Duke shfaqur rezultatet 1 nga 15 e 15
Like Tree3Likes
  • 1 Post By Legally_Sweet
  • 1 Post By LeVoyageur
  • 1 Post By NeVertiti

Temė: Poezi te huaja te perkthyera...

  1. #1
    Anėtar Aktiv Avatari i milva
    Anėtarėsuar
    Oct 2009
    Vendndodhja
    Ku kendohen seranatat..
    Postime
    544
    Rrespekti
    75

    Gabim Poezi te huaja te perkthyera...

    Ju lutem adhuruesve te poezive ketu tek kjo teme te shkruajne poezi te zgjedhura te autoreve te ndryshem...


    Ne mundsh

    Ne mundsh ta ruash arsyen
    Kur bota humb fillin,e fajin ta hedh ty...
    Dhe vetes t'i besosh,
    Sa here te ty dyshojne
    E s'te perfillin,por
    Edhe dyshimet drejt t'i gjykosh;
    Ne mundsh te rrish ne pritje
    Nga pritja pa u lodhur
    E kur te urrejne,urrejtje te mos ushqesh
    Madje,
    Ndaj shpifjeve te rrish pa folur,me thjeshtesi
    Me to pa rene ndesh...
    Ne mundsh te mendosh,
    Por jo gjer ne shkaterrim,
    Te enderrosh, por jo si rob enderrimesh...
    Ne i detyrofsh dot muskul e nerv
    Edhe puls e zemer te te sherbejne,
    Edhe kur gjithcka duket e kote e te qendrosh,
    Kur s'ka asgje vec vullnetit,
    Qe vec nje fjale
    "Qendro!" gjithnje te thote...
    Nese armiku ose miku
    S'te bejne dot te vuash
    Dhe gjithcka e cmon per aq sa meriton;
    Ne mundsh te mbushesh minutat aq te renda
    Me vepra qe peshojne,
    Dije dhe mos ki asnje dyshim
    "E jotja" do te jete Bota,me c'ka brenda,
    Dhe burre do te jesh
    Biri im!...



    Joseph Rudyard Kipling


  2. #2
    Anėtar Aktiv Avatari i milva
    Anėtarėsuar
    Oct 2009
    Vendndodhja
    Ku kendohen seranatat..
    Postime
    544
    Rrespekti
    75

    Gabim Titulli: Poezi te huaja te perkthyera...

    Nje buzeqeshje

    Nje buzeqeshje asgje nuk na kushton
    Por atij qe ia jep jeten i pasuron
    Ajo lumturon ate qe e merr
    Pa varferuar ate qe nga buza e embel e nxjerr!

    Ajo nuk zgjat vecse nje moment
    Por kujtimi i saj shpesh te le pa mend
    Asnje s'eshte i pasur per t'a anashkaluar ate
    Dhe asnje s'eshte i varfer per t'mos e merituar ate

    Ajo eshte shenje e ndjeshme e miqesise
    Eshte drite dhe pasqyrim i miresise
    Ajo i jep guxim me te dekujaruarit
    Dhe ngushellim me te trishtuarit....

    Ajo nuk blihet,nuk merret hua
    Ajo edhe nuk vidhet
    As jepet hua dhe as shitet
    Sepse ajo ka vlere vecse ne castin...
    ...qe jepet....


  3. #3
    neomamma Avatari i ida angel
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    ^.^
    Mosha
    29
    Postime
    8,229
    Rrespekti
    2063

    Gabim Titulli: Poezi te huaja te perkthyera...

    U prehsh ne paqe baba!

    Ike dhe me le ne nje moshe te re
    Do doja te kisha dhe nje shanc te vetme per te te treguar sesi ndihem
    Por une e di ,nuk e kam k'te mundesi
    Ti ma bere jeten shume te lumtur per aq kohe sa ishe gjalle

    Jam krenare qe ti ke qen babai im
    Jam krenare qe ti ke qen me mua

    Tani u prehsh ne paqe
    Takohemi ne udhetimin tim te fundit
    Je babai i mrekullushem qe kam patur .


    I love you daddy
    :flamuri:

  4. #4
    Anėtar Aktiv Avatari i milva
    Anėtarėsuar
    Oct 2009
    Vendndodhja
    Ku kendohen seranatat..
    Postime
    544
    Rrespekti
    75

    Gabim Titulli: Poezi te huaja te perkthyera...

    Kroi

    Rrotull nje uje krejt akull
    Sec murmurit se larti
    M'u neper dege te molles
    Nga shushuritja e fleteve
    Rrjedh nje t'pergjumur i embel...



    Perkthyer nga Safo Poeteshe greke.


  5. #5
    Anėtar i ri Avatari i uliks
    Anėtarėsuar
    Oct 2009
    Vendndodhja
    I rrethuar nga malet
    Postime
    205
    Rrespekti
    50

    Gabim Titulli: Poezi te huaja te perkthyera...

    Milva te lutem te me mirkuptosh, por nuk mund te ri pa vene ne dukje se ne poezine e nobelistit te mesiperm, eshte haruar pa vendosur......
    Ne mundesh
    fitoret qe ke korur ti flijosh
    si ne kumar, ne nje te veteme loje
    te rezikosh te humbesh e prape t'ja fillosh
    dhe humbjen te mos e zesh ne goje....
    (jo per gje,por eshte dhe periudhe bastesh)


  6. #6
    Anėtar Aktiv Avatari i milva
    Anėtarėsuar
    Oct 2009
    Vendndodhja
    Ku kendohen seranatat..
    Postime
    544
    Rrespekti
    75

    Gabim Titulli: Poezi te huaja te perkthyera...

    Citim Postimi origjinal ėshtė bėrė nga uliks Shiko postimin
    Milva te lutem te me mirkuptosh, por nuk mund te ri pa vene ne dukje se ne poezine e nobelistit te mesiperm, eshte haruar pa vendosur......
    Ne mundesh
    fitoret qe ke korur ti flijosh
    si ne kumar, ne nje te veteme loje
    te rezikosh te humbesh e prape t'ja fillosh
    dhe humbjen te mos e zesh ne goje....
    (jo per gje,por eshte dhe periudhe bastesh)
    Te kuptoj uliks,por poezia eshte shqiperuar dhe pershtatur per tekstet shkollore nga i madhi Robert Shvarc dhe sigurisht qe ka edhe redaktime! Te pershendes!


  7. #7
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Vendndodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    8,472
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Louis Aragon



    Nėpėr tė gjitha dyert ti mė ike

    Nė tė gjitha shkretėtirat mė le



    Nė agim tė kėrkova dhe nė mesditė tė humba

    Kudo qė vajta ti nuk qe gjėkundi

    Kush mund ta pėrshkruajė Saharanė e njė dhome pa ty

    Turmėn e tė dielės ku s’tė ngjan askush

    Njė ditė mė tė zbrazėt se moli qė zgjatet nė det

    Heshtjen ku tė thėrras e ti nuk mė pėrgjigjesh



    Ti mė le dhe njėherėsh pranė meje ke mbetur

    Mė le gjithkund mė ike nga sytė

    Nga zemra e ėndrrave

    Mė le si njė frazė e mbetur pėrgjysmė

    Si njė send i hedhur rastėsisht si njė karrige

    Si njė vend pushimi nė tė dalė tė verės

    Si njė kartolinė e harruar nė sirtar

    Ēdo gjest mė shkėput nga ti

    Si njė gjethe qė bie nga pema

    Vėshtrimi yt mbi mua tė gjorin

    Qe njė psherėtimė ku unė mungoja

    Si nuk t’u dhimbs hija jote qė te kėmbėt rrinte


    Pėrktheu: Anton Papleka






    MARINA IVANOVNA CVETAJEVA


    Dhe e putha djaloshin nė kokė,

    S’ia gjeta dot buzėn, s’e di!

    E prapė siē dihet me kohė,

    Ti je e mirė, dashuri.



    Njė ēikėz verė tė gėzuar

    Dhe tej e hedh qyrkun, e flak,

    Oh, siē ėshtė thėnė e shkruar,

    I ēmendur do ndizesh ti, gjak.



    Veē , jo-pėr kohėn qė patėm

    Dashuria s’u bė dot grua!

    Vetė Venera, si mori sėpatėn,

    Shkrepėn ashkla kudo nė katua.



    Me ferrin me akull e murtajė,

    Me dimrin vuri kurorė.

    Dashuria dy krahėt e saj

    I do me ēizme tė forta pėr borė.



    Pa shih ē ’krijim i adhuruar,

    Ti thurma litarin, se ē ’fat,

    Dhe ulu sipas pėrvojės sė shkruar

    Siē shtrihet vajza nė krevat.



    Dhe mirupafshim vonė a herėt,

    Nė prapė do shihemi tok,

    Kur ne tė mėsojmė qė djemtė

    T’i puthim mė mir’ se nė kokė.


    Pėrktheu: Qazim Shemaj


  8. #8
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Vendndodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    8,472
    Rrespekti
    25

    Gabim Pe: Poezi te huaja te perkthyera...

    Tė bėrtasėsh

    Ēdo gjė u bė e thjeshtė,

    I braktisa peisazhet e mjegullta e tė gėnjeshtėrta,

    I braktisa gjestet e shpėlara dhe ditėt e zbrazura,

    I hodha mandimet e pafytyra dhe mbllaēitjet.



    Tė gjitha i flaka tej sinorėve tė tokės

    Dhe nisa tė bėrtas.

    Ndėrsa dikur pėshpėrisnin pėr mua vesh mė vesh,

    Pėshpėrisnin dhe shkruanin ėmbėl e qetė.



    I shtriva larg kufijtė e bėrtitjes.



    Ia hoqa vdekjes mendimin pėr jetėn.

    Se ky mendim m'i fshihte horizontet.



    Vetėm njė bėrtitje.



    Dhe pėrnjėherėsh u zhdukėn plot fantazma:

    Ndaj sot e tutje nuk shuhet mė kurrė

    Ajo ēka meriton tė rrosh nė jetė.



    Tani e di se vera e pėrflakur

    Kėndon nėn pirgjet e acarit e tė ngricės,

    Kėndon ngaherė.



    E di se nėn mburojat e armiqėsisė

    Valojnė e ziejnė dhe nė zemėr hyjnė

    Pranvera, vera, vjeshta, dimri,

    Dhe njerėzit dhe yjet,

    Nga gėzimi dridhen duke njohur

    Tė ngrohtėn afėrsi.



    Bėrtitja ime lakuriqe ngjitet

    Nė shkallėt e padukshme tė njė shprese.



    Dhe flaka lakuriqe nuk mė djeg,

    Por trupit tim i bėn vaksinėn e fuqisė delikate

    dhe tė ashpėr.



    Ja molla piqet dhe hedh poshtė ngricėn

    Dhe vapa akullin e rreptė zap e bėn;

    Le tė fluturojė britma

    Qė gjumi mos t'u prishet ėndėrruesve

    Qė flenė pėrmbi bar tė fjalėve,

    Tė fjalėve tė plotfuqishme

    Qė qartėsinė ia japin qiellit.



    I bindur jam se ēdo sekondė

    Fėmija dhe stėrgjyshi i dashurisė sime,

    I shpresės dhe i lumturisė

    Si shatėrvan shpėrthejnė

    Nga britma ime.



    Gjer nė zenit bėrtitja ime ngrihet

    Dhe dėshiron tė bėhet njė jehonė,

    Jehonė dhe binjake e zenitit.

    Shqipėruar nga Dritėro Agolli





  9. #9
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Vendndodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    8,472
    Rrespekti
    25

    Gabim Pe: Poezi te huaja te perkthyera...

    GIOVANNI GIUDICI


    Vendose nė vargje jetėn,

    shkruaje Besnikėrisht, pa heshtur pėrAsnjė veēanti,

    pamjen e tė gjallėve

    Por mos harro se shikimi nuk ėshtė

    Dije, as fuqi, por qesharake

    Njė dėshirė tjetėr qė tė jesh vetvetja.

    Poshtė dhe sipėr botės lidhen

    Bashkėfajėsi tė brendėsisė, duke shigjetuar shikime

    Paktesh. Dhe tė pranishmit shfaqen

    Nė cepin e parmakėve tė ndėrmjetėm:

    I duartrokasin, i vajtojnė tė dyja kuptimet

    E sublimes – poshtėrsinė, famėn.

    Pastaj shkruaj nė vargje se vdekja

    Ėshtė mė e mundshme sesa lindja

    Dhe nė ēdo rast qėnia mė shumė se fjala…




    Shqipėroi: Arjan Th. Kallēo


  10. #10
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Vendndodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    8,472
    Rrespekti
    25

    Gabim Pe: Poezi te huaja te perkthyera...

    "Heshtja"- [Fyodor Ivanovich Tyutchev]

    Hesht, ėndrrat, ndjenjat mos i shfaq,
    Fshehur thellė e thellė mbaji.
    Atje nė shpirt, nė thellėsi,
    Tė rrinė bashkė qetė e qetė.
    Tė heshtura, si yje nėpėr natė.
    Si ėndėrrimet, mbetur shkretė.

    A mund tė jehojė zemra ?
    A mund tė thuhet ėndrra ?
    Tė kupton kush, si jeton,
    Fjala e thėnė, tė mashtron.
    Duke folur ti gėnjen,
    Hesht, se fjala nuk tė vlen.

    Jeto me shpirtin tėnd tė thellė,
    Njė botė e tėrė, atje do tė jetė.
    Njė botė e shpirtit plot magji,
    Qė s’mund tė duket kursesi.
    Dita, dritėn e ka pėrpirė,
    Ajo ndrin veē nė errėsirė.

    Pėrkthyer nga Aleko Ballauri


  11. #11
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Vendndodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    8,472
    Rrespekti
    25

    Gabim Pe: Poezi te huaja te perkthyera...

    Them : Bėj - Oktavio Paz


    Midis asaj qė shoh dhe them,
    midis asaj qė them dhe nuk them,
    midis asaj qė nuk them dhe ėndėrroj dhe harroj,
    poezia.
    Rrėshqet
    midis po-sė dhe jo-sė
    thotė:
    atė qė une nuk them,
    nuk thotė
    atė qė une nuk them,
    ėndėrron
    atė qė unė harroj.
    Nuk ėshtė njė e thėnė,
    ėshtė njė e bėrė.
    Ėshtė njė e bėrė
    qė ėshtė njė e thėnė.
    Poezia
    thuhet dhe dėgjohet,
    ėshtė e vertetė.
    Dhe porsa them:
    ėshtė e vėrtetė,
    zhduket.
    Mos ėshtė kėshtu me tė vėrtetė?

    Ide e prekshme,
    fjalė
    e paprekshme:
    poezia
    shkon dhe vjen
    midis asaj qė ėshtė.
    End pasqyrime
    dhe i ēend prapė.
    Poezia
    mbjell sy nė fletė,
    mbjell fjalė nė sy.
    Sytė flasin,
    fjalėt vėshtrojnė,
    vėshtrimet mendojnė.
    Dėgjoj
    mendimet,
    shoh
    ato qė themi,
    prek
    trupin e idesė.
    Sytė
    mbyllen,
    fjalėt
    hapen.



  12. #12
    Alis Volat Propriis Avatari i Legally_Sweet
    Anėtarėsuar
    May 2011
    Vendndodhja
    In a world of my own
    Postime
    5,146
    Blog Entries
    1
    Rrespekti
    3472

    Gabim Pe: Poezi te huaja te perkthyera...

    Mos u zhduk- Yevgeny Yevtushenko

    Mos u zhduk... Duke u zhdukur nga mua,
    e ēmishėruar vetvetes ju zhduke.

    Vetja jote kėshtu u tradhėtua
    me pandershmėri prostitute.

    Mos u zhduk... Tė zhdukesh ėshtė lehtė,
    tė ringjallesh pėr tjetrin s’ka se si.

    Vdekja tė tėrheq shumė thellė,
    tė vdesėsh nuk ėshtė mėnēuri.

    Mos u zhduk. Harro hijen e tretė.
    S’ka tė tretė. Dy janė dashurive.

    Bashkė do shkojmė nė gjyqin e shenjtė,
    kur gjaku t’na thėrrasė pėr pėrgjigje.

    Mos u zhduk... e kemi shlyer mėkatin,
    fajtorė s’jemi ne, as damkosur.

    Tė denjė jemi unė dhe ti pėr tė falur
    nė-mos-dashje ē’kemi plagosur.

    Mos u zhduk. Tė zhdukesh ėshtė ēast,
    por si do takohemi nėpėr shekuj?

    Ē’sozi kemi nė botė, ti fantazmė
    dhe unė? - Fėmijėt tanė tė qeshur.

    Mos u zhduk. Jepma dorėn tėnde,
    nė tė jam shkruar unė - i besoj sekretit.

    Dashuria e fundit ėshtė e tmerrshme,
    S’ėshtė dashuri, por frikė e humbjes sė tjetrit.

    Perktheu: Visar Zhiti

    NeVertiti likes this.
    *~~An eagle uses the storm to reach unimaginable heights...~~*

  13. #13
    RDM33 Avatari i LeVoyageur
    Anėtarėsuar
    Jul 2011
    Vendndodhja
    Me kembe te ngulura mire mbi......re :-)
    Postime
    2,740
    Rrespekti
    1396

    Gabim Pe: Poezi te huaja te perkthyera...

    Ana Ahmatova

    AMANET SHTEPINE E BARDHE
    ME KOPSHTORE



    Amanet shtepine e bardhe me kopshtore!
    Po i falem rishmi jetes t'me rrembeje.
    S'jam pishman per ato vjersha qe shkrova
    si askund nje grua tjeter me gjithesej.
    Mirembec! Mos e mergo te lumen mike,
    Me te gjithe parajsen ngritur mbi humbake;
    te jap fjalen - ate vlug qe nuk ma dite
    Do te dal ta shes pazarit per merak.


    TRI GJERA GJITHSEJT



    Tri gjera gjithsejt ai deshi nder vite:
    te kenduarit, mbremave, pallojt e bardhe
    dhe hartat e ndera te Amerikes.
    S'duronte te vegjlit kur zinin e qanin,
    As cajin e mjedres s'e caste aq shume;
    Si vdekjen e kishte histerizmin e grave
    Dhe gruaja e tij isha une.


    AMANET SHTEPINE E BARDHE
    ME KOPSHTORE



    Amanet shtepine e bardhe me kopshtore!
    Po i falem rishmi jetes t'me rrembeje.
    S'jam pishman per ato vjersha qe shkrova
    si askund nje grua tjeter me gjithesej.
    Mirembec! Mos e mergo te lumen mike,
    Me te gjithe parajsen ngritur mbi humbake;
    te jap fjalen - ate vlug qe nuk ma dite
    Do te dal ta shes pazarit per merak.

    ---------- Post added at 07:50 ---------- Previous post was at 07:48 ----------

    Herman Hesse

    Kėngė Dashurie


    O ti qė po ta them nuk po di
    Se ē'pate bėrė me mua.
    Nga ditėt largohem tani,
    Se vetėm natėn dua.

    E art' ėshtė nata pėr mua
    Si asnjė ditė pastaj.
    Atje ėndėrroj pėr njė grua
    Dhe flokėt e verdha tė saj.

    Atje ėndėrroj lumturinė
    Qė prej njė vėshtrimi u stis
    Dhe kėngė dėgjoj tė mė vinė
    Qė nga i largti Paradis.

    Atje shikoj retė dhe rri
    Kundroj gjithė natėn sa dua.
    O ti qė ta them nuk po di
    Se ē'pate bėrė me mua.


    Kėngė pėr tė dashurėn nė pranverėn e ftohtė


    Nė paradhomėn e ftohtė ora troket,
    Shkon tetė, nėntė, dhjetė.
    S'i numėroj, po rri pėrgjoj
    Sa ngadalė koha rėshqet.

    Dhe shkojnė si erė me bor' e stuhi,
    Si trumbė zogjsh nė fluturim
    Po se si shkojnė, s'dua ta di.
    S'mė dhimben gjė, s'mė hynė nė sy,
    Se janė orė qė shkojnė pa ty.


    Sepse tė dua



    Sepse tė dua, i egėrsuar,
    Po vi tek ti nė kėto nete.
    Me qė ti kurrė s'mė ke harruar
    Dhe shpirtin tėnd mora me vete.

    Me mua ėsht' e mė pėrket pėrfare.
    Tė mira, tė liga, kėtu do t'i shkojė.
    Prej dashuris' sime pėrvėlimtare
    S'ka engjėll qė mund tė tė ēlirojė.

    Nėnės sime


    Kaq shumė kisha pėr tė tė thėnė
    Po mbeta larg e larg mėrguar
    Nė kėto ditė, e dashur Nėnė,
    Mė mirė ti mė ke kuptuar.

    Pėr ty dhuratėn kam menduar
    Edhe punuar gjat' e gjatė,
    Porse mė mbet kėtu, nė duar.
    Ti mbylle sytė kėtė natė.

    Por ndjej se, duke e lexuar,
    Mė zbutet dhimbje e kėsaj zije.
    Mirėsia jote e patreguar
    Mė lidh me ty me mija fije.
    Edhe ēdo natė e njėjta ėndėrr

    Nė ėndėrr ti mė rri kaq larg
    Si mė rreh zemra, ta dish!
    O Nėnė, Nėnė, vallė s'di
    Tek unė si tė vish?
    E njėjta ėndėrr net pėr net!
    Si mė rreh zemra, ta dish!
    O Nėnė, Nėnė, pėrse nuk do
    Kėtu, tek unė, tė vish?
    Nė fushat

    Nė qiell enden retė pafund,
    Nė fushat fryjnė e fryjnė thėllime,
    Nė fushat endet e endet gjithkund
    Fėmia i humbur i nėnės sime.
    Nė rrugė era fryn gjethet e thata,
    Nė pemė zogu klith me vajtim,
    Atje, matanė malesh tė larta,
    Ndodhet, diku, atdheu im.


    Ngadalė vdes



    Dalngadalė vdes ai qė bėhet skllav i zakonit,
    qė pėrsėrit tė njėjtat gjėra ēdo ditė,
    qė nuk ndryshon rrugė,
    qė nuk rrezikon,
    qė nuk ndryshon ngjyrėn e veshjeve,
    qė nuk i flet atij qė nuk e njeh.
    Dalngadalė vdes ai qė nuk pėrmbys tryezėn,
    qė ėshtė i pakėnaqur nga puna,
    qė nuk rrezikon sigurinė nga pasiguria pėr tė ndjekur njė ėndėrr,
    qė nuk i lejon vetes asnjėherė nė jetė tė thyejė rregullat e vendosura.
    Dalngadalė vdes ai qė nuk udhėton,
    qė nuk lexon,
    qė nuk dėgjon muzikė,
    qė nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
    Dalngadalė vdes ai qė shpėrfill krenarinė e tij,
    qė nuk i lė tė tjerėt ta ndihmojnė,
    qė i kalon ditėt duke u qarė pėr fatin e tij tė keq,
    qė ankohet pėr shiun qė nuk pushon.
    Dalngadalė vdes ai qė i shmanget projektit para se tė fillojė,
    qė nuk pyet pėr gjėrat qė nuk i di, dhe
    qė nuk pėrgjigjet pėr gjėrat qė di.
    E shmangim vdekjen me doza tė vogla,
    duke kujtuar gjithmonė se tė jesh gjallė
    kėrkon njė pėrpjekje shumė mė tė madhe
    se thjeshtė fakti qė marrim frymė.
    Vetėm durimi i paepur
    do tė na bėjė tė arrijmė
    lumturinė mė tė madhe

    NeVertiti likes this.
    I live 'cause... i love!
    What does not kill me makes me stronger!!!

  14. #14
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Vendndodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    8,472
    Rrespekti
    25

    Gabim Pe: Poezi te huaja te perkthyera...

    Eja kėnga ime…

    Eja kėnga ime, s’kemi ē’rrimė
    Mes kėsaj rrėmuje pa kuptim,
    Vrasėsi ku hiqet pėr viktimė
    Dhe viktimės i kėrkon shpagim.

    Ku tė pėrdhunuarat gjykohen,
    Me tė rrugės ligj, nga prostitutat,
    Ku tė marrė e t’urtė pėrgojohen
    Dhe servilėt, porsi minj nga skutat,

    Dalin rrahin gjokset dhe mburren,
    Se luftuan vrimash si heronjtė,
    Kuajve tė ngordhur tek u turren,
    Pėr t’u hequr me tėrbim patkonjtė.

    Ku gjithkush klith e shfryn paprerė,
    Me njė duf qė, mėshirona, o Zot!
    Eja kėngė e dashur! Kaq poterė,
    Unė e ti nuk e durojmė dot,

    Se jo pakėz jeta na ka vrarė…
    Ndaj, le t’ikim, ku s’na sheh njeri:
    Ndoshta larg, nė pyjet magjistarė,
    Do tė gjejmė prehje, qetėsi!

    JORGO BLLACI
    (1938-2001)

    LeVoyageur likes this.

  15. #15
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Vendndodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    8,472
    Rrespekti
    25

    Gabim Pe: Poezi te huaja te perkthyera...

    Thesari im

    Nėse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
    Ēfarė pretendon se do shikoje?

    Cilin pėrbindėsh mendon se fsheh?
    Po tė zhgėnjej, por nuk mė njeh.

    Nuk ka nevojė pėr tė trokitur
    Hyr, shih, kėrko, mbet' e habitur.

    Mure tė zbrazėt lyer pa ngjyra
    Fotografi, por pa fytyra.

    Diku e hedhur afėr shtratit
    Ėshtė nje kuti e tersit, e fatit.

    E mbushur plot ėshtė me kujtime.
    Brenda gjithė historia ime.

    Janė fjalėt qė kam thėnė aty,
    gjithkush qė njoha, pėrfshi ty.

    Gjithēka qė bėra, e qė vetėm i ėndėrrova
    Vendet ku shkela, ku jetova.

    Janė zėnkat tona dhe mėritė
    Janė puthjet netėve pa dritė.

    Veset e mia qė aq urreve
    Mėrgimi i ngadaltė i reve.

    Dėnimet qė vuajta pėr ty
    Herėt kur s’tė pash nė sy.

    Jetėt qė pa ty jetova
    Tė tjera femra qė dashurova.

    Janė dhe sekretet qė s’tė kam thėnė
    E amanetet qė tė kam lėnė.

    Fėmijet qė kurrė nuk mė lindėn
    Epshet qė vrava se nuk mu bindėn.

    Ka letra, qė pėr ty i shkrova
    Nė zarfet qė kurrė s'ti dėrgova.

    E nėse gjithcka pėrmbys do kthesh
    Sekretin mė tė madh do gjesh.

    E kam fshehur nė fund fare
    Po s'e zbulove, s’ke pare gjė fare.

    Nxirre mes duarsh nė shtrėngim
    Atė mė tė shtrenjtin sendin tim.

    Balsamin qė plagėt shėronte
    kur kjo djall jete mė kafshonte.

    Para fytyrės ngadalė afroje
    Dhe mbylli sytė, pastaj zbuloje.

    E kur ngadalė ta kesh zbuluar.
    Veē njė pasqyrė do gjesh nė duar.

    Do shohėsh veten, reflektim
    Se ti , ishe thesari im
    !

    CHARLES BAUDELAIRE




Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182