![]() |
|
|
#1 | ||
|
Moderatorė
|
Carl Ritter von Ghega (Karl Gega, Carlo Ghega) lindi mė 10 janar tė vitit 1802 nė Venedik, vdiq mė 14 mars tė vitit 1860 nė Vjenė. Ishte inxhinier me prejardhje shqiptare, ndėrtues i hekurudhės sė Semmering-ut prej Gloggnitz deri nė Mürzzuschlag nė Austri.
Prindėrit e tij kishin prejardhje shqiptare. Ai studioi nė Padova (Itali), ku ai nė moshėn 17 vjeēare e mori titullin Doktor i shkencave matematikore. Karrierėn si inxhinier e filloi me ndėrtime rrugėsh dhe ujėsjellės nė Venedik. Ndėr tė tjera ndihmoi nė ndėrtimin e rrugės “Strada d’alemagna”, rrugės nga Treviso pėr nė Cortina d'Ampezzo. Prej vitit 1836 deri mė 1840 ishte udhėheqės i ndėrtimit pėr pjesėn e rrugės hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri nė Brünn (Brno). Gjatė kėsaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore nė Angli dhe nė shtete tė tjera evropiane. Nė vitin 1842 Ghega u emėrua udhėheqės planifikimi pėr tė gjithė Jugun e shtetit Austro-hungarez dhe pėr kėtė arsye ndėrmori njė udhėtim studiues nė Amerikė. Njohuritė nga kjo ekspeditė Ghega nuk i pėrdori vetėm pėr planifikimin e hekurudhės sė Semmering-ut, por i publikoi edhe nė dy vepra. Ghega publikoi shumicėn e shkrimeve tė tij jo vetėm nė gjuhėn gjermane por nė tė njėjtėn kohė edhe nė italisht dhe frėngjisht. Pas kthimit tė tij nga Amerika u ngarkua me planifikimin dhe ndėrtimin e hekurudhės nė drejtim tė jugut, nga Mürzzushlag, nėpėr Grac dhe prej aty deri nė Trieste. Tejkalimi i malit tė Semmering-ut llogaritej nga shumė bashkėkohės tė tij si shumė i rėndė edhe si i pamundur. Ai mė vitin 1844 mbaroi planin, i cili parashihte kalimin e malit pa rrota me dhėmbė apo sajlla(litarė) por me lokomotiva normale. Para se tė vendosej pėr ndėrtimin e hekurudhės, Ghega nisi me konstruksionin e njė lokomotive, e cila mund ti pėrballonte pjerrtėsitė e tilla. Hekurudha filloi mė 1848 tė ndėrtohet. Para mbarimit tė saj mė 1854 ai e fitoi titullin “Ritter” (Kalorės) (1851). Nė vitet 1853/1854 Ghega planifikoi tėrė rrjetėn e hekurudhave tė tė gjithė monarkisė Habsburgase. Nė vitet mė pas ju dha detyra e planifimkit tė rrugės hekurudhore nė Siebenbürgen mirėpo ai nuk arriti tė pėrfundoj kėtė projekt. Ghega vdiq mė 14 mars 1860 nė Vjenė nga pasojat e sėmundjes sė tuberkulozit. Ceremonia fetare ėshtė zhvilluar nė Katedralen kryesore tė Vjenės, Shėn-Stefan (Stephansdom), kurse trupi u varros nė varrezat e Währinger-it ne Vjenė. Mė 1887, kur kėto varreza u shpėrngulėn, sarkofagu me eshtrat e Ghegės u vendos nė panteonin e njerėzve mė te shquar tė Austrisė, pranė Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit tė kanalit tė Suezit). Ps.Duke pare emrin ai duhet te jete nga Zadrima(krahine e ndare ne dy pjese,Lezhe dhe Shkoder.Eshte e vetmja krahine qe perdor edhe sot keto emra.Mirepres kritika)
__________________
Nuk ka fe mbi atdhe. Feja e shqiptarit asht shqiptaria. |
||
|
|
|
| Sponsored Links |
|
|
#2 | ||
|
Vogėlushe
Anėtarėsuar: Jul 2008
Statusi:
![]()
Postime: 633
Rrespekti: 15
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Mire shume...por per sa i perket emrit, nuk e di keshtuqe po mar si baze fjalen tende. Shkelqefshin gjithmone Lezhjanet dhe Shkodranet.
__________________
Nje shpirt pa turbullire eshte udha e shuarjes se nje ylli.
|
||
|
|
|
|
|
#4 | ||
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: meqe jam emigrant ne Gerqi ..... jam i shitur!!!
Seksi:
Postime: 2,155
Rrespekti: 24
![]() |
Kush ishte Karl Gega...
(nga Tomor Dani ) Karl Gega, figurė e shquar shqiptare e teknikės hekurudhore nė shek. xix, ndėrtuesi gjenial i hekurudhės sė semmeringut Karl Gega lindi nė Venedik me 10 janar 1802 (dikush e shkruan 1800) dhe vdiq nė Vjenė, mė 14 mars 1860, duke pasė vrarė veten prej dėshpėrimi. Tė parėt e Karlit kishin mėrguar nė Venedik sė bashku me shumė bashkatdhetarė tė ikur nga Shqipėria Veriore, pas pushtimit osman. Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe. Mbasi kreu njė kolegj pėr filizofi e matematikė me pėrfundime shumė tė mira, nė moshėn 15 vjeēare u regjistrua nė Universitetin e Padovės. Vetėm mbas njė viti u diplomua nė degėn e inxhinierisė. Mė 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjetėt, merr titullin "Doktor nė matematikė". Iu kushtua ushtrimit praktik tė inxhinierisė nė shėrbim tė hekurudhave tė Mbretėrisė Lombardo-Venete (krahinė e Perandorisė Austriake), duke u marrė edhe me trasimin e rrugėve, kanaleve dhe ndėrtimin e godinave tė mėdha. Ai punoi nė hapjen e rrugės sė madhe malore nė provincėn e Belunos. Gjatė periudhės 1824-30 nė provincėn e Trevisos, nė njė pjesė rruge drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike. Nga 1830-33 ishte inxhinier nė Rovigo dhe pastaj deri nė vitit 1836, u caktua nė departamentin e ujėrave pranė drejtorisė sė bujqėsisė nė Venedik. Nė vitin 1840 u gradua dhe u bė zėvendės nė Drejtorinė e ndėrtimeve pėr mbarė Tirolin. Aty projektoi rrugėn malore qė kalon nėpėr Val Sugana, pastaj atė qė kalon nėpėr Oberinnthal, tek Qafa e Finstermünsenit dhe bėri projektin e urės sė varur mbi Etsh pranė Mores. Nė vitin 1848, si inspektor i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Ndėrtimeve, drejton ndėrtimin e hekurudhave tė Jugut deri nė Laihah. Nė kėtė kohė bėri njė udhėtim tė gjatė studimi nė Gjermani, Belgjikė, Francė e Angli dhe, me t'u kthyer, hyri pėrsėri nė shėrbimin e hekurudhave shtetėrore dhe u mor me trasimin e linjės hekurudhore tė Semmeringut, tunel i gjatė 1430 metra. Asokohe diskutohej lidhur me mundėsinė e trasimit tė njė hekurudhe me aderencė tė thjeshtė. Kėsaj zgjidhjeje ai iu kushtua mbas njė udhėtimi tė ri nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Angli. Mė 1849 u bė drejtor i Seksionit tė Ndėrtimit tė Hekurudhave dhe mė 1850 drejtor i drejtorisė sė pėrgjithshme pėr ndėrtimin e hekurudhave shtetėrore nė Vjenė. Zgjidhja e problemit tė hekurudhės sė Semmeringut nga Karl Gega u kundėrshtua nga shumė specialistė, mbasi asohohe diskutohej shumė rreth vėshtirėsive qė lokomotiva tė ngjitej nė atė lartėsi me aderencė tė thjeshtė, por eksperienca provoi se ishte njė gjė e mundshme, siē e kishte parashikuar ai, qė lokomotiva me tren tė pėrshkonte njė pjerrėsi 25 ‰ dhe rreze 180 metra. Enkas pėr hekurudhėn malore tė Semmeringut u shpall njė konkurs midis konstruktorėve tė lokomotivave pėr tė ndėrtuar njė lokomotivė mė tė fuqishme, sepse zgjidhja e problemit kushtėzohej edhe prej forcės tėrheqėse tė lokomotivės. Nė vitin 1860 pėrfundoi kjo linjė qė ėshtė shėmbulli parė i hekurudhave malore. Pėr tė pasur njė ide rreth kėsaj pune vigane, po japim disa shifra: gjatė linjės sė kėsaj hekurudhe u ndėrtuan 16 ujėsjellėsa, me gjatėsi tė pėrgjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatėsi tė pėrgjithshme prej 4520 metra. Pėrveē kėtyre u ndėrtuan disa qindra ura tė vogla dhe njė mori muresh mbrojtėse pėr sigurimin e trenave nga shėmbjet e dheut. Pėr tė gjitha kėto u hodhėn nė erė 1500000 m3 shkėmbinj, u zhvendosėn 3500000m3 dhé , u stivuan 65000000 tulla dhe u ngritėn 80000 blloqe guri. Duhet pasur parasysh se asokohe, pėr shpimin e formacioneve shkėmbore, s'kishte mjete tė tjera veē turjelave me dorė. Edhe nė ndėrtimin e ujėsjellėsave dilnin shumė vėshtirėsi, meqė nė atė kohė nuk njiheshin vinēat e mėdhenj; ndėrtimi i atyre shtyllave madhėshtore qė arrinin deri 45 metra lartėsi dhe njė gjėrėsi deri 20 metra, bėhej nėpėrmjet skelave tė luhatshme. Por vėshtirėsitė e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit kryesor, qė ėshtė si tė thuash pika kulminante e kėsaj hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, nė lartėsi 818 metra mbi nivelin e detit. Ky tunel, pėr arsye tė gjatėsisė sė tij, nuk u shpua vetėm horizontalisht e nga tė dy anėt, por edhe vertikalisht nė gjashtė vende, pėr tė hapur galeri porsi puse, nga tė cilat nxirrej dheu e gurėt. Mjerisht, tė dhėnat e jetės dhe tė veprimtarisė sė Karl Gegės na kanė arritur mjaft tė gjymtuara, aq sa nuk e kėnaqin kurreshtjen e ligjshme pėr ta njohur tėrėsisht. Vitet e fundit tė Karl Gegės qenė tė mbushura plot me brenga e hidhėrime. Pak kohė pėrpara se tė pėrfundonte ndėrtimin e hekurudhės sė Semmeringut, qeveria austriake e dėrgoi atė nė Sibenburg qė tė ndėrtonte njė rrjet hekurudhor tė ri. Nė tė vėrtetė, kjo ishte njė manovėr e bėrė me paramendim pėr ta larguar sė andejmi, pikėrisht nė njė kohė kur po pėrfundonte vepra e tij kryesore. Ai u mėrzit e u shqetėsua shumė pėr kėtė luftė qė po i bėhej prapa krahėve. Mjaftonte njė lajthitje banale e teknikėve, qė dy anėt e tunelit tė mos takoheshin nė pikėn e dėshiruar, por t'i shmangeshin njėra tjetrės, nė drejtime tė kundėrta. Gjithēka mund tė ndodhte nė mungesė tė tij. Ndodhej nė Vjenė kur dikush i tha se dy anėt e kundėrta tė tunelit tė Semmeringut paskeshin devijuar gjatė shpimit pa u takuar. Ky lajm e tronditi tej mase Karl Gegėn. Me dėshtimin e kėsaj vepre, nė tė cilėn ai kishte derdhur tė gjithė pėrvojėn e njohuritė, sikur po i gremisej sedra dhe krenaria e tij. Ndoshta vdekja iu duk mė e lehtė se sa poshtėrimi, pėrqeshja dhe pėrbuzja e kundėrshtarėve, prandaj pėrfundoi nė vetėvrasje, nė njė banesė tė Vjenės, nė rrugėn "Kulla e kuqe", nr. 6. Ndėrkohė tuneli i Semmeringut kishte pėrfunduar me sukses, por Karl Gega nuk arriti tė gėzonte pėrurimin e veprės sė tij madhore. Karl Gega u vendos nė panteonin e njerėzve tė mėdhenj. Shtatė vjet mė vonė, d.m.th. nė 1867 eshtrat e tij u vendosėn pėrfundimisht nė njė varr pėrmendore. Edhe nė stacionin e Semmeringut, pas dy vjetėsh, iu ngrit njė pėrmendore nė kujtim tė kėtij nismėtari tė hekurudhave malore. Vite mė vonė u emetuan pulla poste dhe kartmonedha me fytyren e Karl Gegės. Ndėrkohė filluan shtrembėrime tendencioze lidhur me kombėsinė, gjoja italiane apo gjermane tė kėtij personaliteti. Por nė vetė qarqet e kulturės austriake nuk munguan autorė objektivė, qė e kanė vėnė nė dukje origjinen e tij shqiptare, siē ėshtė p.sh. rasti i Friedrich Wallisch, i cili, nė librin me titull "Neuland Albanien", botuar nė Stuttgart 1931, thotė nė faqen 113: "Karl Gega, ndėrtuesi gjenial i hekurudhės sė Semmeringut, ka qenė me prejardhje shqiptare, siē dėshmon vetė mbiemri i tij "Gega", qė do thotė nga Shqipėria Veriore". Karl Gega ka lėnė shkrime pėr teknikėn hekurudhore si "Pamje e pėrgjithshme e pėrparimeve nė hekurudha, 1840-1850" (botim 3, Vjenė 1853), "Mbi ndėrtimin e urave nė Ameriken Veriore dhe kalkulimi i aftėsive bartėse tė urave Howe" (botin 2, ebd 1855). Gjithashtu ai shpiku njė zhalon tė pėrmirėsuar si edhe njė oktantė me nonius pėr trasimin e kurbave. I tij ėshtė koncepti i gjatėsisė virtuale tė njė hekurudhe. marre nga: .dardania.com
__________________
Foto te Shqiptareve te Shquar|Sofra Korcare|Kronologjia e Historise se Shqiperise|Kostumet dhe veshjet Kombetare(foto-pictures)|Harta te territoreve Shqiptare|Eksperimenti i Filadelfias| Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga bledikorcari : 17-12-08 nė 22:35. |
||
|
|
|
|
|
#5 | ||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Dec 2008
Seksi:
Statusi:
![]() Mosha: 23
Postime: 344
Rrespekti: 6
![]() ![]() |
Shume interesante dhe te ben me te vertet te ndihesh krenar per personalitete te tille me origjine shqiptare...
Ky eshte dhe nje informacion me teper per nxenesit e shkolles se mesme profesionale Karl Gega ne Tirane, qe te dine me shume per kete personalitet gjenial... |
||
|
|
|
|
|
#7 | ||
|
Shqipetar aktiv
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne planetin toke
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 2,334
Rrespekti: 27
![]() |
Veretete figure e madhe boterore me influence te larte ne infrastrukture duke e revolucionuar ate. Gjeni dhe personalitet i madh qe i shtohet bijeve/ave te mohuar te shqiperise.
Sa shume i dhame botes, sa pak u kujtuam per veten...
__________________
Po, edhč hāna do t' a dijė, Edhč dielli do t' két pį, Se pėr qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk kį !ili Rrnosh e kjosh, prį moj Shqypnķ, Rrnosh e kjosh gjithmonė si vera, E me dije e me Lirķ Pėr jetė t' jetės tė rrnoftė tż ndera - At. Gjergj Fishta "O As Erim Em Eneq Ratpiqsh" "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia" - Isa Boletini |
||
|
|
|
![]() |
| Bookmarks |
| Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests) | |
| Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
| Sponsored Links |
| Search Google |
| I ri nė faqe? | Keni nevojė pėr ndihmė? |