Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti

Kisha nė "krizė financiare" apo hajdute?



Rezultati i Sondazhit : A duhen kryer shėrbesat fetare me pagesė?
PO. 0 0%
JO. 2 100.00%
Nuk e di. 0 0%
Ndofta. 0 0%
Votues: 2. Ju nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh

Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 21-07-08, 15:39   #1
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 631
Rrespekti: 4 Bilderberg will become famous soon enoughBilderberg will become famous soon enough
Gabim Kisha nė "krizė financiare" apo hajdute?

Kisha, nė "krizė financiare" apo hajdute ne emer te zotit?

Caktohen ēmime pėr shėrbesat, afishohen tarifat pėr pagėzime, martesa dhe funerale!
Prej disa muajsh kishat ortodokse nė Rrethin e Fierit dhe atė tė Lushnjės kryejnė shėrbesat fetare me pagesė. Madje prej tyre kanė caktuar edhe tarifat pėrkatėse pėr ēdo shėrbesė. Tarifat e vendosura pothuaj nė tė gjitha kishat nė varėsi tė Mitropolisė sė Beratit gjenden tė afishuara nė portėn kryesore tė shumė kishave tė Qarkut tė Fierit. Afishimi i kėtyre tarifave ka sjellė reagim te shumė besimtarė tė fesė ortodokse, ndėrsa priftėrinjtė sqarojnė se bėhet fjalė pėr njė urdhėr tė mitropolisė, pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė financiare.

Afishimi i tarifave

Ēmimet pėr ēdo shėrbesė janė tė afishuara nė fletė formati te dera e ēdo kishe dhe duhet thėnė se ēmimet janė tė pandryshueshme nga njėra kishė nė tjetrėn. Katėr janė shėrbesat pėr tė cilat kishat kėrkojnė lekė. Kėshtu, njė ceremoni pagėzimi kushton 2 mijė lekė. Tė njėjtin ēmim ka edhe shėrbesa pėr njė ceremoni mortore. Ndėrsa pagesa pėr martesa ėshtė 3 mijė lekė. Njė shėrbesė tjetėr fetare e quajtur Trisai me Grurė kushton 1 mijė lekė. Renditja e shėrbimeve nė afishet e ēmimeve, nė pothuaj tė gjitha kishat e Qarkut tė Fierit, ėshtė e njėjtė. Si fillim ėshtė pagėzimi, mė pas martesa, pėr tė vijuar me varrimin dhe pėrfunduar me Trisainė me Grurė.

Besimtarėt

Banorėt e fshatit Bubullimė tė komunės me tė njėjtėn emėr nė rrethin e Lushnjės kanė reaguar ashpėr kundėr afishimit tė ēmimeve pėr shėrbesat kishtare. Fshati Bubullimė numėron mė shumė se 3500 banorė, 95 pėr qind e tė cilėve janė tė fesė ortodokse. Besimtarėt e kėtij fshati kanė kėrkuar nėpėrmjet kryepleqve tė lagjeve qė tė ndėrhyhet pėr heqjen e afisheve tė ēmimeve nga dyert e kishave. Trifon Koēi, njė besimtar nga Bubullima, thotė se "ēdo besimtar qė do tė jap lekė, i dhuron ato konform rregullit, por nuk ka kusht pėr kėtė. Mund tė arrish tė dhurosh edhe gjithė pasurinė pėr kishėn, por jo tė kėrkohen lekė prej saj pėr njė meshė". Miti Nasi, njė tjetėr besimtar nga Bubullima, thotė se "afishimi i ēmimeve si nė dyqan ėshtė i papranueshėm. Ne kemi shkuar nė kishė pėrpara vitit 1967 dhe tani pas vitit 1990, por asnjėherė nuk na janė kėrkuar para pėr njė meshė, qoftė pėr vdekje, apo dhe pėr ndonjė ceremoni tjetėr". Mbrėmjen e sė hėnės besimtarėt e fshatit Bubullimė janė organizuar dhe kanė vendosur t‘i dėrgojnė njė peticion Mitropolisė sė Beratit, si dhe Kryepeshkopatės.

Priftėrinjtė

Nė kishėn Shėn Mikaili, qė ndodhet nė fshatin Bubullimė tė Lushnjės, roja Kozma Lushi tė tregon se tarifat pėr shėrbesat janė afishuar rreth gjashtė muaj mė parė. Prifti i kėsaj kishe, Gori Ndreka, thotė se ky urdhėr ėshtė lėshuar nė fund tė vitit 2007 nga Mitropolia e Beratit, nga ku varen tė gjitha kishat e Fierit, Lushnjės, Beratit, Skraparit e pak zonave tė tjera. "Me anėn e njė urdhri tė brendshėm detyrohemi ne si priftėrinj qė tė afishojmė ēmimet pėr shėrbesat. Ne nuk detyrojmė besimtarėt, por u themi se kemi tarifa. Unė konkretisht nuk kam pasur shqetėsim prej besimtarėve, por dua tė them se nuk kam kryer dhe shumė shėrbesa me kėtė formė tė re", thotė At Gori Ndreka. Edhe nė kishėn Shėn Gjergji tė qytetit tė Fierit ėshtė vendosur e njėjta afishe ēmimesh. Prifti i kėsaj kishe, Ilia Bita, thotė se "u bė njė mbledhje ku na u komunikua njė urdhėr i tillė. Jemi tė detyruar ta zbatojmė, pasi ne si priftėrinj dhe tė gjithė punonjėsit e kishės nuk kanė me ēfarė tė paguhen".


Biznesi - Prifti, sekser i shėrbimeve funerale


Banorėt e fshatit Bubullimė tė Lushnjės thonė se tė gjitha ceremonitė mortore janė tė kontrolluara nga kisha dhe nga prifti. Sipas banorėve, prifti tė ofron pėrveē vendit tė varrimit pranė kishės edhe automjetin e arkivolin. "Ne zakonisht u drejtohemi zyrave tė shėrbimit funeral nė Kolonjė apo Lushnjė, por nėse na duhet qė ta varrosim tė vdekurin nė varrezat e kishės, duhet patjetėr qė tė pranojmė shėrbimin funeral tė priftit. Kjo ėshtė taksative dhe shpesh herė ka sjellė reaksion dhe debate", thotė Kristaq Nasi, njė banor i Bubullimės. Edhe prifti Gori Ndreka e pranon se zhvillon njė aktivitet tė tillė pėr besimtarėt dhe familjet ortodokse. Prifti Ndreka sqaron se "nė asnjė mėnyrė unė nuk kam ushtruar presion, por unė operoj me licencėn e njė zyre tė shėrbimit funeral. Shėrbimet funerale qė unė ofroj janė shumė mė tė lira se ato qė ofrojnė aktivitetet e tjetra private. Nuk ka asgjė tė kundėrligjshme nė kėtė mes, pasi unė kam njė licencė qė e kam marrė nga subjekti me tė cilin bashkėpunoj".


(marre nga gazeta shqip: Gazeta Shqip

Gjithashtu te njetin lajm e gjeni edhe te Korrieri: Gazeta Korrieri )

__________________________________________________ ________________________________
Pyetja qė vjen natyrshėm per kete aktivitet tregtar fetar, eshte: Po taksat... nė shtet ...i pagun Kisha, siē i pagun ēdo biznes tjetėr me karakter fitimprurės? Apo ka ndonjė pėrjashtim hyjnor qė parashikohet nė legjislacion?
Fotografitė e Bashkengjitur
kisha-ne-krize-financiare-apo-hajdute-30-dite.gif  kisha-ne-krize-financiare-apo-hajdute-feja-ort.jpg  
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-08, 15:40   #2
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 631
Rrespekti: 4 Bilderberg will become famous soon enoughBilderberg will become famous soon enough
Gabim

Pislliqe te ketij lloji kemi edhe ne Kishen katolike!!

E Marte, 04 Dhjetor 2007


Veprimtaria financiare e Kishes Katolike ne Shqiperi nuk do te tatohet. Ministri i Financave, Ridvan Bode, nenshkroi dje ne emer te Qeverise shqiptare, nje marreveshje me Seline e Shenjte mbi disa ceshtje ekonomike dhe tatimore. Nunci Apostolik, Arqipeshkvi Giovanni Bulaitis, i cili nenshkroi ne emer te Selise se Shenjte, ka shprehur mirenjohjen e Kishes Katolike dhe te Papes per bashkepunimin shume te mire me Ministrine e Financave te Shqiperise dhe nenshkrimin e kesaj marreveshjeje, e cila cliron nga detyrimet tatimore Seline e Shenjte. Ne marreveshje parashikohet qe Kisha Katolike, mund te siguroje lirisht dhe te marre ndihma materiale ose te financuara nga besimtare dhe dhurues, edhe jashte vendit. Subvencionet financiare te cfaredolloji dhe cdo e ardhur tjeter e ligjshme nuk do t'i nenshtrohen asnjelloj takse apo tatimi. Kisha Katolike eshte e perjashtuar nga taksa mbi pasurine, ndertesat ne pronesi ose ne perdorim te kishes, enteve te saj apo institucioneve te saj kur ato perdoren per veprimtarite e njohura te kishes dhe jo per arsye fitimi. Pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme te kishes ose te enteve te saj, te cilat perdoren per veprimtari jo fitimi, jane te perjashtuara nga pagimi i takses se trashegimise ose te kalimit te pasurise, ne rastin e dhurimeve. Delegacioni i Selise se Shenjte perbehej edhe nga kreu i Kishes Katolike ne Shqiperi, Arqipeshkvi i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise, imzot Rrok Mirdita dhe Arqipeshkvi i Shkodres, imzot Angelo Massafra.



Marre nga Koha Jone: Koha Jone Online
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-08, 16:45   #3
Moderatorė
 
Avatari i Bianca SK
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Al calduccio nel cuore della mia famiglia....
Seksi: Femer
Mosha: 21
Postime: 1,523
Rrespekti: 9 Bianca SK is a glorious beacon of lightBianca SK is a glorious beacon of lightBianca SK is a glorious beacon of lightBianca SK is a glorious beacon of lightBianca SK is a glorious beacon of light
Gabim

Mua nuk me pelqejne keto tarifat qe mund te vendosen per te kryer sherbesat... Personalisht nuk kam pare ndonjehere te kerkohen tarifa,te pakten ne dioqezen time jo... Njerezit tek ne hedhin lek sipas deshires...(flas per kishen katolike une)
__________________
....Errare humanum est, perseverare diabolicum....

....Excusatio non petita, accusatio manifesta....

...Beati monoculi in terra coecorum...
Bianca SK nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks

Tags
apo, financiare, hajdute, kisha, krizė



Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 14:11.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
LinkBacks Enabled by vBSEO 3.1.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual