![]() |
|
|||||||
| Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kalendari | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Shqipėria nė flakė! |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
PrEsIdEnT
|
Rinis ne Shqiperi venja e zjarreve nga qytetaret e saj,kur Shqiperia nuk ka mjete te perballoj keto flake.
Gjate ketyre diteve zjarret kane qene te shume! Shqipėria nė flakė, digjen 3 banesa, evakuohen turistėt dhe bllokohen rrugėt 10 zjarrvėnės pėrfundojnė nė polici Ajo qė kishim frikė ėshtė duke ndodhur, madje edhe mė frikshėm sesa e kishim menduar. Zjarret kanė lėnė pyjet e kullotat dhe u janė sulur zonave tė banuara duke vėnė nė rrezik jetė njerėzish e duke shkatėrruar qindra ekonomi familjare. Nė Fier dhe Vlorė zjarret kanė bėrė kėrdinė dje duke djegur pėrveē pyjeve, edhe shtėpi, hotele dhe stane me gjithė bagėti. Zjarri ka hyrė deri brenda nė qytet nė Orikum tė Vlorės, ndėrsa nė Fier ėshtė dashur tė evakuohet njė fshat i tėrė dhe qindra pushues. Zjarret e rėna mesditėn e sė hėnės nė pyllin me pisha tė bregdetit tė Fierit kanė shkaktuar dėme nė pemė, banesa, si dhe bagėti. Ndėrkohė qė ėshtė rrezikuar seriozisht fshati Darėzezė, mbi 5000 banorė tė zonės dhe pushues janė evakuuar. Burimet nga Komuna Dėrmėnas bėjnė tė ditur pėr gazetėn "Shqip" se mbi 60 hektarė pyll me pisha janė djegur plotėsisht nė territorin e fshatrave Seman e Darėzezė. Rreth mesditės sė djeshme, disa vatra zjarri janė identifikuar njėkohėsisht nė pyllin pranė bregdetit tė Semanit, si dhe nė atė tė Darėzezės. Mėsohet se me tė shpejtė zjarri ka pėrparuar duke pėrfshirė tė gjithė sipėrfaqen me pisha. Banorė tė fshatit Darėzezė tregojnė se pėr mė shumė se katėr orė fshatarėt janė pėrpjekur tė ndalojnė pėrparimin e flakėve drejt banesave. Kur kanė ndier vėshtirėsi nė lokalizimin e flakėve, ata kanė lėnė gjithēka dhe i janė shmangur zjarrit i cili pėrparonte. Situata ėshtė bėrė mė alarmante pasdite, kur ėshtė djegur plotėsisht pylli i Darėzezės, qė zinte njė sipėrfaqe prej mė shumė se 50 hektarėsh. Bashkė me pyllin janė djegur plotėsisht edhe katėr stane ku ndodheshin me qindra krerė bagėti. Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnė se mbi 500 lopė e dele janė djegur, ndėrkohė qė nuk u kanė shpėtuar flakėve as objektet e ndodhura nė afėrsi tė pyllit. Burimet nga reparti i zjarrfikėsve tė Fierit tregojnė se 10 shtėpi janė djegur. "Ato ndodheshin nė njė zonė informale brenda territorit tė pyllit dhe janė shkrumbuar plotėsisht. Gjithashtu, ėshtė djegur edhe njė hotel luksoz qė ndodhej nė brezin me pisha tė Darėzezės", tha Xhevat Mėrnica, kreu i Repartit tė Mbrojtjes nga Zjarri nė Prefekturėn e Fierit. Ndėrsa pylli i Darėzezės po shkrumbohej, flakėt kanė pėrparuar nė drejtim tė fshatit Povelēė. Nė kufijtė e kėtij fshati, nė disa sipėrfaqe oborresh tė mbi 50 banesave, zjarri ka shkaktuar dėme nė tė mbjella. Kryeplaku i fshatit, Kudret Sema, duke u mbėshtetur nga forcat e shpėtimit, si dhe nga policia e Fierit ka bėrė tė mundur evakuimin e banorėve tė zonės. Mbi 5 mijė banorė kanė lėnė banesat e tyre duke iu shmangur flakėve tė zjarrit. "E patėm mjaft tė vėshtirė evakuimin, pasi banorėt nuk braktisnin shtėpitė dhe pasurinė e tyre. Na ėshtė dashur ti marrim edhe me forcė", tha drejtori i policisė sė Qarkut Fier, Arjan Bozhaj, i cili qė nga mesdita e sė hėnės ka qenė nė vendin e pėrfshirė nga flakėt. Ndėrkohė, nga bregdeti i Darėzezės janė larguar edhe njė pjesė e pushuesve, tė cilėt lanė nė shtėpitė dhe hotelin e djegur gjithēka qė kishin marrė me vete pėr pushime. Dėmet janė tė konsiderueshme, ndėrsa forcat zjarrfikėse tė ardhura nga Patosi, Lushnja, Berati, Tepelena dhe Kavaja kanė mundur tė bėjnė lokalizimin e flakėve vetėm rreth orės 18:00. Pėrveē zjarrfikėsve, pėr tė shuar flakėt janė mobilizuar edhe punonjės tė policisė dhe banorė tė zonės. Policia e Fierit njoftoi nė mbrėmje se janė shoqėruar si tė dyshuar pėr zjarrvėnie tetė persona. Policia sqaroi se zjarri i djeshėm nė pyllin me pisha tė bregdetit tė Fierit nuk ka qenė aksidental, por i vėnė me dashje. Fier Dy tė arrestuar pėr zjarrvėnie Nė njė komunikim me median, zėdhėnėsja e policisė sė Fierit, Valbona Meēo, bėri tė ditur se uniformat blu tė Fierit u kanė vėnė prangat pėr zjarrėvėnie dy personave. Ata janė Dine Abazi, 58 vjeē, nga fshati Riban i Mallakastrės dhe Fiqiret Murrizi, 60 vjeē, nga Lushnja. Mėsohet se 58-vjeēari nga Mallakastra i ka vėnė flakėn pyllit tė fshatit Riban, paraditen e sė hėnės. Ndėrsa 60-vjeēari nga Lushnja akuzohet se ėshtė autor i vėnies sė zjarrit nė kurorėn me ullishta tė qytetit tė Lushnjės, pronė e vėllezėrve Ēela. VLORĖ Zjarri i vėnė fillimisht nė kullota dogji dy shtėpi dhe rrezikoi 60 tė tjera Njė zjarr i qėllimshėm pėrfshin Orikumin e Dukatin Zjarri ka pėrfshirė Orikumin paraditen e djeshme. Qė nga ora 10:00 e deri pas orės 15:00, zjarret kanė qenė aktive nė thuajse tė gjitha zonat e qytezės. Sipas informacioneve, zjarri ka ardhur nga fshati Dukat, ku sipėrfaqe tė mėdha kullotash ishin pėrfshirė nga flakėt. Zjarri nė Fushė-Dukat ka pėrfshirė mbi 10 banesa, dy prej tė cilave janė shkrumbuar tėrėsisht. Terreni i vėshtirė ka bėrė qė zjarrfikėsit ta kenė shumė tė vėshtirė hyrjen nė zonė. Dy banesa janė shkrumbuar tėrėsisht, ndėrsa disa tė tjera kanė pėsuar dėme tė pjesshme nga zjarri. Pas kėsaj zjarri ka pėrfshirė qytezėn e Orikumit, ku nė kodra janė pėrfshirė kullota tė tėra, stane, toka tė mbjella etj. Zjarrfikėset kanė mbėrritur nė Orikum rreth orės 10:30, ndėrsa nuk kanė mundur tė shuajnė tė gjitha vatrat e zjarrit qė ishin pėrhapur me shpejtėsi si pasojė e erės sė fortė qė frynte nga Jugu. Gjithashtu, thatėsira dhe shkurret e shumta kanė favorizuar shtimin e flakėve. Banorėt e qytezės janė alarmuar, ndėrsa janė rrezikuar rreth 60 banesa. Zjarrfikėseve u janė bashkuar edhe shumė forca tė ushtrisė dhe policisė, tė cilat me mjete rrethanore si lopata, degė shkurresh etj., janė pėrpjekur tė ndėrhyjnė nė kėmbė aty ku ka qenė e pamundur ndėrhyrja e automjeteve zjarrfikėse pėr shkak tė terrenit tė vėshtirė. Me dhjetėra hektarė janė pėrfshirė nga flakėt, duke shkaktuar kėshtu dėme materiale tė mėdha nė qytezėn turistike dhe zonat pėrreth saj. Periferia e Orikumit, nė drejtim tė fshatit Dukat pothuajse e gjithė kodrina dhe banesat pėrreth saj janė pėrfshirė nga flakėt. Nė Orikum, tri banesa janė dėmtuar pjesėrisht, ndėrsa mbi 50 tė tjera janė rrethuar nga flakėt, duke mbajtur aty peng disa banorė. Rreth 15 persona janė asfiksuar nga tymi i dendur, por ērregullimi ka qenė momental dhe mė tej banorėt janė rehabilituar pa pasur nevojė pėr ndėrhyrje nga mjekėt. Ndėrkohė, asnjė banor nuk ėshtė dėmtuar si pasojė e djegieve, edhe pse zjarri ka qenė i pėrmasave tė mėdha nė zonė. Vetė banorėt e turistėt qė pushonin nė Orikum kanė ndėrhyrė me kova me ujė e mjete tė tjera tė ndihmojnė nė shuarjen e flakėve, ndėrsa mjetet zjarrfikėse, nga tė cilat vetėm tri kanė qenė funksionale punonin nė zonat ku vatrat e zjarrit kanė qenė mė tė mėdha. Fillimisht u nxorėn nga banesat e tyre shumė banorė dhe mė tej zjarrfikėsit, ushtria dhe policia kanė bėrė tė mundur izolimin e zjarrit. Pas orės 15:00, situata ka qenė mė e qetė, ndėrkohė qė dhjetėra zjarrfikės, ushtarė e policė kanė qėndruar nė Orikum pėr tė mbajtur nė fre zjarrin e vendosur fillimisht nė tri vatra tė mėdha. Pamjaftueshmėria e automjeteve zjarrfikėse ka vėshtirėsuar situatėn. Zjarri ishte i shpėrndarė nė zona tė ndryshme, ndėrsa hapeshin vatra me shpejtėsi tė madhe pėr shkak tė erės. Ndėrsa zjarri ka qenė i qėllimshėm, policia ende nuk ka asnjė tė identifikuar pėr kėtė zjarrvėnie, e cila i ka shkaktuar Orikumit dėme tė mėdha materiale nė kėtė periudhė ku qyteza ėshtė e mbushur me pushues. BILANCI I ZJARREVE FIER U dogjėn plotėsisht 10 shtėpi banimi U dogj plotėsisht njė hotel luksoz U dogjėn rreth 500 krerė bagėti tė imėta e tė trasha U evakuuan rreth 5000 banorė tė zonave tė prekura U shkrumbuan 60 hektarė pyll pishe VLORĖ U dogjėn plotėsisht dy shtėpi banimi Pėsuan dėme tė pjesshme 8 shtėpi banimi U evakuuan qindra banorė tė Orikumit U dogjėn dhjetėra hektarė kullota e tė mbjella QARKU I TIRANĖS Digjet njė servis nė kryeqytet Njė zjarr pėrfshiu mėngjesin e sė hėnės njė servis makinash pranė Qytetit tė Nxėnėsve nė Tiranė, ndėrkohė qė nuk ka dėme nė njerėz, por vetėm dėme materiale. Me tė marrė njoftimin, pranė servisit kanė mbėrritur menjėherė shėrbimet zjarrfikėse tė mbėshtetura nga forcat e rendit qė pasi bėnė evakuimin e banorėve tė zonės dhe rrethimin e saj, mundėsuan shuarjen e flakėve tė zjarrit. Burime nga policia e Tiranės bėnė tė ditur se zjarri shkaktoi dėme materiale nė njė automjet tip autobus qė ndodhej pėr riparim nė servis, ndėrsa nuk ka persona tė lėnduar. Sipas kėtyre burimeve, grupi hetimor ka nisur punėn pėr zbardhjen e shkaqeve tė kėtij zjarri dhe nga tė dhėnat e para rezulton se shkėndija ka ardhur nga njė defekt nė sistemin elektrik tė mjetit. Zjarr pa dėme nė Kavajė Njė vatėr zjarri, shkaqet e tė cilit ende nuk dihen, ėshtė shfaqur rreth orės 14.20 tė ditės sė sotme nė kodrat e fshatit Harizaj tė Komunės Lekaj, nė rrethin e Kavajės. Burime zyrtare nga policia e Tiranės thanė se nė vendngjarje kanė shkuar menjėherė shėrbimet zjarrfikėse, tė cilat po ndihmohen nga banorėt e zonės. Sipas burimeve, flakėt e zjarrit qė kanė pėrfshirė njė sipėrfaqe me barishte, janė vėnė nėn kontroll. Policia tha se po hetohen shkaqet e zjarrit.
__________________
Ditet ndryshonje Stinet ndryshonje por jo Njerzit La vita e fatta di scale c'e chi scende e c'e chi sale! Io le ho salite sempre! |
|
|
|
|
|
#2 |
|
PrEsIdEnT
|
Zjarrfikėsit e Fierit: Nuk kemi mjete
Tė tjera vatra zjarri, ndėrsa pylli i Semanit vazhdon tė digjet. Arrestohen katėr veta Ndėrkohė qė pylli i Semanit vazhdon tė jetė nė flakė, tre zjarre tė tjera janė shfaqur dje nė territorin e Qarkut tė Fierit. Zjarrfikėsit njoftuan se vatrat e reja tė zjarrit, tė cilat nuk janė shuar dot deri nė mbrėmje vonė, kanė qenė nė Patos, Lalar dhe Kasnicė. Situata bėhet edhe mė alarmante kur zjarrfikėsit thonė se nuk kanė mjetet e duhura nė dispozicion pėr pėrballimin e kaq shumė zjarreve nė tė njėjtėn kohė. Njė duzinė automjetesh zjarrfikėse janė dėrguar dje paradite nė servise, pasi kanė pėsuar mjaft dėmtime nga kapėrcimi i situatės sė rėndė tė dy ditėve me zjarr nė Darėzezė dhe Seman. Sipas kreut tė Repartit tė Shpėtimit dhe Mbrojtjes nga Zjarri nė Prefekturėn e Fierit, Xhevat Mėrnica, mėsohet se 12 mjete zjarrfikėse, mes tyre edhe mjetet e emergjencave, janė duke iu nėnshtruar njė servisi kapital. "Pas vėnies nėn kontroll tė situatės sė rėndė me zjarret nė Darėzezė dhe Seman, tė gjitha zjarrfikėset u dėmtuan teknikisht. Duhet pranuar se pėr to nuk kemi as pjesė kėmbimi dhe servisi qė po i nėnshtrohen nuk premton shumė. Nė rast tė pėrsėritjes sė situatės, me keqardhje duhet tė deklaroj se ėshtė e papėrballueshme. Nuk mund tė pretendosh qė me mjetet e prodhuara 50 vjet mė parė tė mund tė pėrballosh zjarre me pėrmasa tė tilla", ka thėnė pėr gazetėn "Shqip" Xhevat Mėrnica. Edhe prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj, ka pranuar gjendjen e rėndė teknike ku ndodhen repartet zjarrfikėse. Sipas tij ėshtė bėrė kėrkesė pėr mjete tė reja, qoftė edhe pėr njė zjarrfikėse, por deri mė sot ka vetėm premtime. Prefekti ka pohuar gjithashtu se edhe ndihma qė ka ardhur me mjete nga Lushnja, Mallakastra apo dhe Berati ka qenė e vonuar si shkak i largėsisė sė kėtyre zonave, por edhe i infrastrukturės sė rėnduar. Prefekti Bejdaj, i vendosur nė krye tė Shtabit tė Emergjencave nė Fier ka folur dje edhe nė lidhje me shkaqet e zjarreve tė ditėve tė fundit. Prefekti i ka cilėsuar tė qėllimshme zjarret qė shkaktuan mjaft dėme nė zonėn e Semanit dhe atė tė Darėzezės. "Dyshojmė se zjarret janė vėnė pėr shkak tė konflikteve pėr pronėsinė e sipėrfaqeve tė pyjeve", tha prefekti. Tė njėjtin dyshim kanė edhe autoritetet e policisė lokale si dhe zjarrfikėsit, tė cilėt po sigurojnė tė dhėna nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave dhe nga Hipoteka e Fierit pėr ekzistencėn e pronarėve tė pyjeve tė djegur. Ndėrkohė, mėsohet se policia ka arrestuar katėr persona tė tjerė pėr zjarrėvėnie, ndėrkohė qė katėr punonjės tė Komunės Dėrmėnas ndiqen penalisht nė gjendje tė lirė. Zėdhėnėsja e Policisė sė Qarkut tė Fierit, Valbona Meēo, nė njė prononcim pėr mediat, ka deklaruar se u janė vėnė prangat katėr autorėve tė dyshuar pėr zjarrėvėnie. Sipas saj konfirmohet se janė arrestuar nėn akuzėn e "shkatėrrimit tė pronės me anėn e zjarrit" shtetasit Shefqet Agalliu, Ēlirim Agalliu, Jonuz Muēaj dhe Haxhi Duraj. Gjithashtu si specialisti i emergjencave, ai i zjarrfikėseve, vrojtuesi dhe inspektori i pyjeve nė Komunėn Dėrmėnas po ndiqen penalisht nė gjendje tė lirė pėr veprėn penale "tė shpėrdorimit tė detyrės".
__________________
Ditet ndryshonje Stinet ndryshonje por jo Njerzit La vita e fatta di scale c'e chi scende e c'e chi sale! Io le ho salite sempre! |
|
|
|
|
|
#3 |
|
PrEsIdEnT
|
Tri zjarre djegin ara me grurė dhe shtėpi
Tri zjarre brenda 24 orėve kanė shkrumbuar nė juglindje tė vendit hektarė me grurė dhe njė banesė. Zjarret qė kanė pėrfshirė zonėn vetėm brenda pak ditėve kanė djegur mbi 16 hektarė sipėrfaqe tė mbjella me grurė nė zonėn e Drithasit, ku nė orėn 10:00 sipas policisė, flakėt kanė shkatėrruar sėrish kulturat nė sezonin e korrjes. Tė paktėn 10 hektarė janė djegur kėtė herė pas zjarrit qė la pa grurė pesė fermerė disa ditė mė parė. Zjarri nė zonėn e Drithasit ka rėnė nė njė autokombajnė qė ėshtė djegur plotėsisht bashkė me sipėrfaqet e mbjella. Sipas policisė, zjarri ka rėnė kur shtetasi Marenglen Potka nga Fieri ka qenė duke punuar me autokombajnėn e tij nė parcelėn e mbjellė me grurė nė pronėsi tė Shpėtim Kupes nga fshati Drithas nė afėrsi tė Maliqit. Sipas tė dhėnave nga dėshmitarėt, por edhe pronari i tokės qė ka qenė nė vendin e ngjarjes, pjesa e motorit tė mjetit korrės ėshtė rrethuar nga flakėt papritmas, ndėrsa drejtuesi 25-vjeēar nga Fieri dhe vetė pronari nga Drithasi kanė ndėrhyrė pėr tė shuar flakėt nė makinė, por pėr tė mos rrezikuar mė tej jetėn janė larguar, duke lėnė makinėn tė digjet. Ndėrkohė nė njė hark tė shkurtėr kohor njė tjetėr zjarr ka pėrfshirė fshatin Podgorie. Njė fėmijė 6-vjeēar, qė ka luajtur me shkrepėse, ka shkaktuar zjarr nė oborrin e shtėpisė, ku ka pasur bar tė thatė dhe mė pas ka rrezikuar banesėn e tij dhe tė fqinjėve. Ndėrkaq zjarri i tretė ėshtė regjistruar nė fshatin Zėmblak tė Korēės, ku ėshtė djegur shtėpia e Irjat Bylykbashit 74 vjeē. Shkak i zjarrit ėshtė bėrė njė cigare e hedhur pa kujdes. Zjarret Durrės Njė zjarr ka rėnė dje edhe nė lagjen nr.8 tė qytetit tė Durrėsit ku janė djegur disa ullinj dhe shkurre. Policia shoqėroi njė fėmijė 16 vjeē nga lagja nr.7 e qytetit, i cili dyshohet se shkaktoi zjarrin pasi ndezi njė grumbull plehrash. Vlorė Njė vatėr e re zjarri ėshtė shfaqur nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm nė Dukat tė Vjetėr nė afėrsi tė Llogorasė. Pėr shkak tė erės, pėr fikjen e zjarrit ėshtė kėrkuar ndihma e avionit qė ka ardhur nga Italia, ēka ka rezultuar me sukses tė plotė. Gjirokastėr Njė zjarr ka rėndė dje nė fshatin Kordhocė, 3 kilometra larg qytetit tė Gjirokastrės. Zjarri ka rrezikuar njė magazinė bidonėsh plastikė, por falė ndėrhyrjes sė shpejtė tė zjarrfikėsve dhe policisė ėshtė vėnė nėn kontroll pa shkaktuar dėme.
__________________
Ditet ndryshonje Stinet ndryshonje por jo Njerzit La vita e fatta di scale c'e chi scende e c'e chi sale! Io le ho salite sempre! |
|
|
|
|
|
#4 |
|
PrEsIdEnT
|
Fier, tetė vatra zjarri njėkohėsisht
Pasditja e sė mėrkurės ka qenė tronditėse pėr Qarkun e Fierit. Tetė vatra zjarri kanė rėnė njėkohėsisht nė rrethet Lushnjė, Fier e Mallakastėr. Ndėrsa njė banesė ėshtė djegur plotėsisht nė fshatin Kurjan tė komunės me tė njėjtėn emėr nė rrethin e Fierit, njė antenė e kompanisė celulare "Vodafon" nė Lushnjė, traversat hekurudhore tė linjės Rrogozhinė-Lushnjė po nė kėtė rreth, si dhe dhjetėra hektarė tokė bujqėsore, ullishta dhe pyje janė shkrumbuar dhe rezultojnė tė kenė pasur dėme tė mėdha. Sipas burimeve zyrtare tė Shtabit tė Emergjencave nė Prefekturėn e Fierit, bėhet e ditur se pasditen e sė mėrkurės dhe pėrgjatė gjithė natės duke aguar e enjtja janė riaktivizuar vatra tė shumta zjarri. Dje nė mėngjes forcat e shpėtimit dhe ato tė policisė kanė mundur tė lokalizojnė e tė vėnė nėn kontroll situatėn e zjarrit nė Darėzezė e Seman, ndėrkohė qė janė njoftuar se nė fshatin Kurjan njė banesė kishte marrė flakė. Pėrfshirja nga flakėt e banesės njėkatėshe jo vetėm qė ka djegur pjesėn mė tė madhe tė saj, por ka shkaktuar djegien e njė prej oborreve dhe ballkoneve edhe tė tri banesave tė tjera. Banorėt e fshatit kanė qenė ata qė kanė luftuar si fillim me flakėt qė mė pas u shuan pas mbėrritjes nė vendin e ngjarjes tė automjetit zjarrfikės. Reparti i mbrojtjes nga zjarri bėn tė ditur se shkak i djegies sė banesės ka qenė shkėndija elektrike. Por, ndėrsa automjeti zjarrfikės ka qenė duke u kthyer nga fshati Kurjan, ėshtė lajmėruar pėr njė zjarr tjetėr qė kishte pėrfshirė sipėrfaqen me ullishta nė lagjen "Banaj" tė qytetit tė Patosit. Edhe ky zjarr ėshtė vėnė nėn kontroll, por pasi kishte djegur mbi 12 ha tokė e ullishta. Nė tė njėjtėn kohė njė zjarr u njoftua edhe nė fshatrat Kasnicė dhe Lalar, ku ishin djegur mbi 8 ha tokė e pyll me pisha. Ndėrkohė, dy zjarret e rėna nė rrethin e Lushnjės kanė rrezikuar djegien e antenės sė kompanisė celulare "Vodafone" dhe kanė pėrfshirė nė njė gjatėsi prej 200 metrash traversat e drunjta tė hekurudhės Rrogozhinė-Lushnjė.
__________________
Ditet ndryshonje Stinet ndryshonje por jo Njerzit La vita e fatta di scale c'e chi scende e c'e chi sale! Io le ho salite sempre! |
|
|
|
|
|
#5 |
|
PrEsIdEnT
|
Alarm zjarri pėr bjeshkėn e Koritnikut
Edhe nė Kukės shfaqen zjarret. Nė mesditėn e tė enjtes persona ende tė paidentifikuar i kanė vėnė zjarrin bjeshkės mė tė madhe e mė tė pasur tė krejt zonės verilindore, asaj tė Koritniku nė Komunėn Tėrthore. Zjarri ėshtė vėnė re nga policia kufitare, e cila ka njoftuar menjėherė Komisariatin e Kukėsit, ndėrsa ky i fundit ėshtė pėrpjekur tė kontaktojė me faktorėt e tjerė pėr tė izoluar vatrėn e zjarrti dhe pėr ta shuar atė. "Kemi dėrguar me urgjencė dy grupe tė policisė nė terren pėr tė bėrė shuarjen apo tė paktėn pėr tė minimizuar dėmet", tha drejtori i policisė sė Kukėsit, Muharrem Furriku, ndėrsa shtoi se pėrpjekja e policisė duhet mbėshtetur nga faktorėt vendorė pėr tė pasur rezultat. Koritniku shtrihet nė njė lartėsi nga 1700 deri 2300 metra mbi nivelin e deti dhe pėrbėhet nga masive shekullore tė pishės. Aty nuk ka rrugė automobilistike, ndėrsa udhėtimi mė kėmbė nga rruga mė e afėrt ėshtė tė paktėn 3 orė. Nga ana e vet kryetari i komunės, Remzi Veseli, tregon se pasdite, sapo ka marrė lajmin, ka mbledhur forca njerėzore dhjetėra persona nga komuniteti, si dhe tė gjithė administratėn pėr tė shuar zjarrin. Bjeshkėt e Koritnikut, me njė sipėrfaqe prej mbi 4 mijė hektarė, pėrbėjnė masivin e vetėm tė paprekur nga zjarret e viteve tė shkuara.
__________________
Ditet ndryshonje Stinet ndryshonje por jo Njerzit La vita e fatta di scale c'e chi scende e c'e chi sale! Io le ho salite sempre! |
|
|
|
|
|
#6 |
|
Administrator
|
Me kete teme me kujtove "forumin ne flake".
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh... Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
|
|
|
|
|
|
#7 |
|
PrEsIdEnT
|
Viktima e parė, njė 82-vjeēar. Rrezikon edhe Pylli i Sodės Njė 82-vjeēar nga fshati Vrahogoranxi i Komunės sė Dropullit tė Poshtėm nė rrethin e Gjirokastrės, ėshtė asfiksuar nga tymi dhe flakėt qė kishte ndezur vetė pėr tė djegur barin e thatė nė kopshtin e tij. Ngjarja ka ndodhur tė premten rreth orės 17:00, kur plaku 82-vjeēar, Gligor Baxho, qė jetonte i vetmuar tentoi tė pastronte me djegie kashtėn dhe mbetjet e thata tė bimėve nė kopshtin e tij, nė periferi tė fshatit Vrahogoranxi, por zjarri i ndezur prej tij doli jashtė kontrollit dhe ka rrezikuar seriozisht tė djegė shtėpitė e fshatit. Sipas zėdhėnėsit tė policisė, njė njoftim ka mbėrritur rreth kėsaj ore nė sallėn operative tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Gjirokastėr, nėpėrmjet njė telefonate nga banorėt e alarmuar prej afrimit tė zjarrit dhe rrezikun qė u kanosej prej tij banesave tė kėtij fshati. Krahas zjarrfikėsve, nė vendngjarje ka shkuar grupi i gatshėm dhe grupi operativ hetimor, si dhe disa forca tė tjera tė policisė, qė pėr momentin kanė qenė nė fshatin fqinj Radat, duke shuar njė zjarr qė kishte nisur qysh njė ditė mė parė. Nė rrethanat e rrezikut tė shtrirjes sė zjarrit nė brendėsi tė pjesės sė banuar tė fshatit, nga ana e policisė ėshtė kryer evakuimi i banorėve prej kėtyre banesave, qė rrezikoheshin nga zjarri dhe pas tri orėsh ėshtė bėrė e mundur shuarja e zjarrit. Ndėrhyrja e zjarrfikėsve dhe policisė ka qenė vendimtare pėr tė shpėtuar disa banesa, ku flakėt e zjarrit kishin hyrė deri nė oborret e jashtme. Sipas policisė, nga deklarimet paraprake tė banorėve tė kėtij fshati rezultoi se zjarri ka nisur nga bahēja e shtetasit Grigor Baxho dhe si pasojė e erės sė fortė zjarri ėshtė pėrhapur me shpejtėsi nė njė sipėrfaqe tė madhe. Pas shuarjes sė zjarrit dhe largimit tė rrezikut pėr banorėt, policia ka nisur kėrkimin e shtetasit Grigor Manthio Baxho, pasi ai, sipas hetimeve paraprake, ishte i dyshuari kryesor pėr vėnien e zjarrit. Rreth orės 20:30, punonjėsit e policisė kanė nisur kėrkimet pėr kėtė shtetas dhe rreth orės 21:30, inspektorėt e policisė sė rendit tė Komisariatit tė Policisė Gjirokastėr kanė mundur tė konstatojnė se nė kopshtin nga ku kishte nisur tė pėrhapej zjarri gjendej trupi pa jetė, i djegur nga flakėt e zjarrit qė ai kishte ndezur vetė. Sipas banorėve tė fshatit, autori i zjarrit dhe njėkohėsisht viktima e tij, Grigor Baxho, pėr shkak tė moshės sė kaluar nuk shikonte dhe nuk dėgjonte mirė. Nga veprimet e para hetimore tė kryera rezultoi se viktima, para se tė shfaqej vatra e zjarrit, ka qenė duke kullotur bagėtitė i vetėm te bahēja e tij, ku kishte qenė dhe fillimi i vatrės sė zjarrit. Gjithashtu, nga veprimet e para hetimore rezultoi se viktima kishte qenė pirės i rregullt i duhanit dhe nuk pėrjashtohet mundėsia qė shkaku i rėnies sė zjarrit tė ketė qenė edhe nga pakujdesia dhe pėr shkak tė moshės sė thyer, shikimit dhe dėgjimit tė kufizuar nuk ka mundur dot tė largohet dhe pėr pasojė ėshtė djegur nga flakėt e zjarrit. Aksidenti i ndodhur tė premten nė mbrėmje nė Vrahogoranxi shėnon vatrėn e katėrt tė zjarreve tė stinės nė Gjirokastėr dhe njėkohėsisht edhe viktimėn e parė tė stinės sė rrezikshme tė zjarreve nė kėtė rreth. Vlorė, rrezikohet nga flakėt Pylli i Sodės Zjarrfikėsit shuajnė edhe dy zjarre tė tjerė tė ndezur me dashje Njė zjarr i rėnė dje paradite nė fshatin Nartė tė Vlorės ka rrezikuar tė pėrfshijė edhe Pyllin e Sodės. Ndėrkohė, zjarrfikėsit e qytetit bregdetar nuk kanė gjetur paqe edhe pas shmangies sė kėtij rreziku, pasi vatra tė tjera zjarresh u konstatuan nė zona tė tjera. Vlora ėshtė pėrfshirė sėrish dje nga disa zjarre, tė cilat kanė qenė tė pėrhapura nė fshatra tė ndryshėm tė rrethit. Zjarri i parė ka rėnė nė zonėn e fshatit Nartė, ku vatra ėshtė zgjeruar duke rrezikuar edhe Pyllin e Sodės. Ndėrhyrja e zjarrfikėsve ka bėrė qė zona tė mbahet nėn kontroll, duke shuar tėrėsisht zjarrin nga kjo zonė dhe duke evituar kėshtu rrezikun e flakėve nė Pyllin e Sodės. Mė tej, zjarre janė shėnuar edhe nė fshatrat Babicė e Risili, ku fshatarėt e kėtyre zonave, me qėllim pėr tė hapur tokė tė re, kanė ndezur zjarre. Pėr shkak edhe tė erės, zjarret janė pėrhapur, duke kėrkuar domosdoshmėrisht ndėrhyrjen e zjarrfikėsve pėr ti shuar. Sipas tė dhėnave tė zjarrfikėsve, nė kėto zona janė rrezikuar kasolle tė ndryshme, stalla e pemė frutore tė mbjella nga kėta fshatarė. Sipas zjarrfikėsve, zjarret vendosen qėllimisht nga fshatarėt pėr tė mundėsuar kėshtu hapjen e tokave tė reja. Ndėrhyrja e zjarrfikėsve ėshtė kryer dje nė tri vatra nė zona tė ndryshme tė rrethit. Ndėrkohė, shefi i zjarrfikėsve pėr Qarkun e Vlorės, Petrit Ēarēani, tha se pėr Vlorėn janė nė gatishmėri ēdo ditė njė numėr prej 20 efektivėsh, ndėrsa nė ēdo turn qėndrojnė nė gatishmėri 9 efektivė, tė cilėt nė rast tė rreziqeve tė mėdha ndihmohen edhe nga policia apo ushtria. Aktualisht nė eficencė, nė total, janė tre automjete zjarrfikėse pėr Vlorėn, ndėrsa nė tė gjithė qarkun, nė total, janė shtatė tė tilla. Sipas kreut tė zjarrfikėsve, po synohet qė tė mbahet nėn kontroll situata dhe tė ndėrhyhet nė tė gjitha rastet nė kohė sa mė tė shpejtė. Ai bėn thirrje qė edhe qytetarėt tė bėhen tė kujdesshėm nė ndezjen e zjarreve, pasi temperaturat e larta dhe era i favorizojnė ato dhe dalin jashtė kontrollit. Vlorė Gjykata lė nė burg zjarrvėnėsit Gjykata e Vlorės ka lėnė nė burg katėr tė arrestuarit pėr zjarrvėnie nė javėt e fundit nė kėtė rreth. Nė seancat gjyqėsore tė zhvilluara dje janė prezantuar pėrpara togave tė zeza katėr personat e arrestuarve gjatė ditėve tė fundit, tė cilėt akuzohen pėr shkatėrrim tė pronės me zjarr. Arrestimet i referohen zjarreve nė Dukat e Orikum, si dhe zjarreve nė fshatrat Oshtimė e Trevllazėr. Qerim Cenoaliaj, Jorgo Gjikoka, Klement dhe Badi Lamaj janė vlerėsuar nga gjykata me masėn e sigurisė "arrest nė burg" deri nė pėrfundim tė hetimeve. Katėr tė arrestuarit do tė qėndrojnė pas hekurave deri nė pėrfundim tė gjykimit dhe marrjen e vendimit nga gjykata, ndėrsa janė dhėnė direktiva qė gjykatat dhe prokuroria tė jenė mė tė ashpra ndaj kėtyre personave qė dyshohen si zjarrvėnės, pėr tė dhėnė dėnime tė ashpra. Kukės Digjen kullotat nė Komunėn Tėrthore Ende pa u shuar mirė vatra e zjarrit nė masivin e Koritnikut nė Komunėn Tėrthore, njė zjarr tjetėr ka pėrfshirė territoret e fshatrave. Kėsaj here janė kullotat me bar dhe shkurre tė ulėta qė janė pėrfshirė nga flakėt nė vendin e quajtur Arat e Gjata. Burime tė komunės bėjnė tė ditur se deri nė orėt e pasdites sė shtunė ishin djegur rreth 20 hektarė kullota, duke i shkaktuar njė dėm tė ndjeshėm komunitetit. Nė ndihmė tė banorėve pėr shuarjen e zjarrit kanė shkuar edhe specialistė tė Pyjores etj. Sipas policisė lokale mendohet se zjarri ėshtė shkaktuar me qėllim nga persona tė caktuar. Burimi i cituar shton se nė orėt e mesditės janė shoqėruar pesė persona, tė cilėt janė marrė nė pyetje pėr ngjarjen, por ende zjarrvėnia mbetet pa autor. Ky ėshtė rasti i parė i zjarrit nė kullotat e fshatrave tė Komunės Tėrthore, ku njė pjesė e banorėve janė ende tė angazhuar me shuarjen e zjarreve nė bjeshkė.
__________________
Ditet ndryshonje Stinet ndryshonje por jo Njerzit La vita e fatta di scale c'e chi scende e c'e chi sale! Io le ho salite sempre! |
|
|
|