![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Sportistėt qė fituan medaljet e para nė Olimpiadė |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Sportistėt qė fituan medaljet e para nė Olimpiadė
Vleresimi:
(0 votes - average)
Fillimi i Olimpiadės Botėrore ka sjellė dhe fituesit e parė tė saj. Pas njė ceremonie madhėshtore tė hapjes sė Lojėrave Olimpike nė Pekin, ka filluar gara e vėrtetė mes lojtarėve tė akomoduar nė kėtė vend nga e gjithė bota. Medalja e parė nė kėto lojėra i ka shkuar ēekes Katerina Emmonia nė garėn e qitjes. Ndėrsa medalja e ēiklizmit ka shkuar pėr Spanjėn. Kurse Kina arriti tė marrė medaljen e parė vetėm nė peshėngritje pėr femra. Por ky eveniment sportiv ndėr mė tė mėdhenjtė nė botė dhe historik pėr Kinėn ka kaluar jo pak pa probleme. Polica ka arrestuar pesė aktivistė manifestues, njė gjerman, tre amerikanė dhe njė kanadez, militantė tė fushatės pėr njė Tibet tė lirė. Dita e parė ka shėnuar dhe njė pėrgjakje nė Kinė. Njė turist amerikan ka mbetur i vdekur pas njė sulmi tė njė qytetari kinez. Ky i fundit sulmoi dy turistėt amerikan, njėri prej tė cilėve humbi jetėn. Agjencia e lajmeve kineze "Xihua" bėn tė ditur se atentatori pas krimit ėshtė vetėvrarė. Ndėrkohė, me qindra protestues amerikanė janė grumbulluar pranė selisė diplomatike tė Kinės nė Uashington.
Vlerėsimet Kina ka marrė vlerėsimet maksimale pėr organizmin e ceremonisė sė ēeljes sė Lojėrave Olimpike. Ceremonia, e cila sipas orės lokale nisi nė 08:08 dhe sipas orės nė vendin tonė 14:08, u zhvillua nėn masa tė rrepta sigurie. Zona pėrreth tribunės me 91 mijė njerėz u izolua nga lėvizja e lirė e qytetarėve. Para nisjes sė ceremonisė, 100 mijė policė nė detyrė bllokuan ēdo rrugė dhe rrugicė qė tė ēonte drejt stadiumit Foleja e Zogut. Pėrfaqėsuesit e medias u mbajtėn nėn njė kontroll mjaft tė rreptė dhe mė pas u hipėn nėpėr autobusėve qė tė ēonin drejt stadiumit. Gjatė zhvillimit tė ceremonisė, nė rrethinat e stadiumit gjendeshin me qindra ambulanca dhe zjarrfikės. Ndėrkohė, nė ndihmė tė policisė, nė gatishmėri tė plotė ishte edhe ushtria. Ata qė kishin bileta hyrjeje u lejuan menjėherė qė tė futeshin nė stadium. Autoritetet kineze, nė deklaratat e bėra pas ceremonisė u shprehėn se organizimi ishte njė krenari pėr mbarė popullin kinez. Lojėrat Shteti kinez ka investuar 43 miliardė dollarė pėr lojėrat. Ceremonia e hapjes dhe e mbylljes nė total do tė kushtojė 100 milionė, dyfishin e edicionit tė Athinės. Edhe pse ėshtė ndaluar qarkullimi i mijėra makinave, smogu ka mbuluar gjithė qytetin. Pas mbylljes sė ditės sė parė tė Lojėrave Olimpike, vendi mikpritės, Kina rezulton tė jetė e para nė listėn e fitimit tė medaljeve tė arta. Atletėt e saj arritėn tė fitojnė dy medalje ari nė ditėn e parė. Ajo pasohet nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Koreja e Jugut, tė cilat arritėn tė marrin nga njė medalje ari. Olimpiada, medalja e parė, Ēekisė Shteti i ēekisė arriti tė marrė medaljen e parė nė qitje nė Olimpiadė. Ēekja Katerina Emmomonos arriti tė dali nė vendin e parė nė garėn e qitjes dhjetė metra me karabinė. Medalja e parė nuk arriti t'i shkonte dot Kinės, ku u vu re zhgėnjimi i madh i lojtarit kinez Du Li. Medalja e ēiklizmit, Spanjės Ēiklisti spanjollė Samuel Sanchez ėshtė shpallur kampion olimpik nė ēiklizmin e rrugės, duke lėnė pas italianin David Rebellin dhe zviceranin Fabian Cancellara. Nė pėrfundim tė 245 kilometra tė garės 28-vjeēari zėvendėsoi nė kėtė trofe italianin Paolo Bettini. Kina fiton medaljen e parė nė peshėngritje Chen Xiexia ka marrė dje medaljen e parė tė artė pėr Kinėn nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit, duke fituar garėn e peshėngritjes pėr femra deri nė 48 kg. Kampionia e botės nė fuqi ngriti nė total 212 kilogram. Nė vendin e dytė u rendit Turqia dhe nė tė tretin taivanezja me 196 kilogram. Kina me medalje ari qė nė ditėn e parė Me 688.2 pikė, kinezi Pang Wei fitoi garėn olimpike tė qitjes me pistoletė 10 m. Ai doli para koreano-jugorit Jong Oh, 684,5 dhe koreano-veriorit Kim Jong-su (683), ditėn e djeshme nė Pekin. Me kėtė rezultat Kina qė nė ditėn e parė arrin tė marrė medaljen e dytė tė artė . "Pekin 2008", rumunia Dimitur fiton tė artėn nė Xhudu Rumunia Alina Dumitru i ka dhuruar vendit tė saj medaljen e parė tė artė pėr kėtė vend. Atletja ballkanase ka fituar nė kategorinė deri nė 48 kilogramė nė xhudo pėr femra. Ndėrsa medalja e argjendtė ka shkuar pėr kubanezen Janet Bermoj, ndėrsa vendin e tretė e ka zėnė japonezja Rioko Tani. Not, norvegjezi rekord nė 100 metra bretkosė Notari norvegjez, Alexander Dale Oen ka pėrmirėsuar rekordin e tij evropian nė 100 metra bretkosė, me kohėn 59:41. Gjatė garės eliminatore, dje nė Pekin, Oen vendosi rekordin e ri, duke lėnė pas gjithė kundėrshtarėt. Rekordi i mėparshėm i 23-vjeēarit ishte 59:94. Haier: Shkollė pėr ēdo medalje tė artė Ēdo medalje ari nga atletėt kinezė nė Lojėrat Olimpike do tė jetė njė shpresė pėr fėmijėt e varfėr. Sponsori i Lojėrave tė Pekinit, Haier ka bėrė tė ditur se do tė ndėrtojė nga njė shkollė nė zonat e varfra rurale pėr ēdo medalje ari qė atletėt kinezė do tė fitojnė nė olimpiadė. Projekti i Haier ėshtė quajtur "Projekti shpresė" (Project Hope). Dhurata e parė pėr fėmijėt e varfėr kinezė ka ardhur nga peshėngritėsja Chen Xiexia, e cila fitoi edhe medaljen e parė tė artė nė olimpiadė. Bie rrufeja, plagosen 32 futbollistė amatorė Ngjarje e pa zakontė ka ndodhur nė njė fushė futbolli, por kėtė herė jo nga dora njerėzore, por nga qielli. 32 persona janė plagosur rėndė si pasojė e shpėrthimit tė njė rrufeje nė njė fushė futbolli nė Gjermani. 32 futbollistė e rinj janė tmerruar nga skena e habitshme por njėkohėsisht dhe e frikshme qė u ka ndodhur duke u stėrvitur pranė njė fushe sportive. Aksidenti ndodhi dy ditė mė parė teksa disa futbollistė amatorė po stėrviteshin nė fushėn e blertė. Rrufeja goditi njė shtyllė ndriēimi dhe mė pas flakėt u zgjatėn drejt lojtarėve. Bėhet e ditur se 9 nga tė plagosurit janė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Ndėrsa 23 tė tjerėt ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn. Nis olimpiadėn me rekorde dhe medalje ari Micheal Phepis e ka nisur me medalje ari dhe pėr mė shumė me rekord Olimpiadėn "Pekin 2008". Notari 23-vjeēar nuk ka patur asnjė kundėrshtar nė 400 metra stil i pėrzier, pasi ka pėrshkruar pistėn nė 4:07:22, duke pėrmirėsuar rekordin e tij tė katėr viteve mė parė nė Lojėrat Olimpike tė Athinės. Qėllimi kryesor i notarit amerikan ėshtė tė fitojė tetė medalje ari nė Pekin dhe tė thyejė rekordin e Mark Sptiz, qė fitoi shtatė medalje ari nė Lojėrat Olimpike "Mynih 1972". Nė vendin e dytė dhe tė tretė u rendit hungarezi Laszlo Cseh dhe italiani Luka Martin. Nė kėtė mėnyrė mbyllet dita e parė e konkurrimit nė Olimpiadėn e Pekinit, duke nxjerrė si fituese kryesuese Kinėn me dy medalje. Ajo pasohet nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Koreja e Jugut, tė cilat arritėn tė marrin nga njė medalje ari. To
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
Lexime: 128
|
|