Duke shfaqur rezultatet 1 nga 3 e 3

Temė: Sėmundjet e rėnda, si i pėrjetojnė fėmijėt e Onkologjikut

  1. #1
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,947
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Sėmundjet e rėnda, si i pėrjetojnė fėmijėt e Onkologjikut

    Psikologja e shėrbimit tė Onko-Hematologjisė nė pediatrinė e QSUT-sė tregon eksperiencėn e saj me psikologjinė e fėmijėve

    Janė shumė tė ndjeshėm dhe tė zgjuar. Madje, dinė emrat e ilaēeve mė tė vėshtira dhe tė gjitha procedurat e trajtimit.

    Mundohen me ēdo kusht, qė tė mos bien pre e izolimit nga bashkėmoshatarėt e tyre, pėr shkak tė sėmundjeve tė rėnda qė kanė, por jo tė gjithė ia dalin. Bėhet fjalė pėr fėmijėt e pavionit tė Onko-hematologjisė nė Pediatrinė e Qendrės Spitalore Universitare "Nėnė Tereza", tė cilėt luftojnė ēdo ditė me sėmundjet e rėnda qė kanė.

    Nė intervistėn pėr "Shekullin" psikologja e kėtij pavioni, Jolka Nathanaili rrėfen punėn e saj me mė fėmijėt, tė cilėt mundohen me ēdo kusht tė sfidojnė realitetin dhe tė ndihen njėsoj si tė tjerėt. Por, nga ana tjetėr, ajo rrėfen edhe ēastet mė tė hidhura qė e bėjnė tė harrojė profesionin, kur ndonjėri nga fėmijėt ndahet nga jeta.

    A ka dhėnė efekte shėrbimi psikologjik te pacientėt, duke qenė se nė vendin tonė ky shėrbim ėshtė njė risi dhe ku konsiston ky shėrbim?
    Pėrgjithėsisht, kėto efekte nuk ėshtė se janė tė dukshme pėr njerėzit qė janė jashtė familjes. Pėrgjithėsisht, mund tė dėshmojė familja se ēfarė ndryshimi ndodh te fėmijėt. Ne mundohemi tė lehtėsojmė nėpėrmjet teknikave tė lojės individuale ose nė grup, fėmijėt duhet tė ēlirohen nga ngėrēi psikik, i cili shtohet edhe nga periudha e gjatė e shtrimit tė fėmijės nė spital.

    Psikologu mundohet, qė tė mund tė krijojė njė hapėsirė tė lirė mendore, nė mėnyrė qė tė mund tė ketė akses edhe nė botėn e lojėrave dhe shoqėrisė sė tyre, pasi njė ndėr problemet e shtrimit tė fėmijės pėr njė kohė tė gjatė nė spital ėshtė se ata shkėputen nga bota e tyre, duke mos pasur guximin pėr tė luajtur me shokėt e tyre dhe duke krijuar njė farė izolimi nė vetvete. Roli ynė konkretisht ėshtė qė tė shkatėrrohet, pikėrisht, kjo mbyllje e fėmijėve tė sėmurė nė vetvete.

    Ju jeni psikologe e fėmijėve qė kanė sėmundje tė rėnda, madje shpesh, edhe tė papajtueshme me jetėn. A ndodh qė fėmijėt tė kuptojnė diēka mbi sėmundjen e tyre dhe si reagojnė ata?

    Fėmijėt i kuptojnė shumė mirė gjėrat. Ata janė tė aftė tė mbajnė mend edhe emra ilaēesh nga mė tė vėshtirat, saqė edhe vet unė nuk mundem t'i mbaj mend. Fėmijėt i kuptojnė pothuajse tė gjitha gjėrat qė ndodhin nė trupin e tyre, pavarėsisht se ata nuk shprehen si tė rriturit, por ata kuptojnė. Mendoj se mendimi qė fėmijėt janė tė vegjėl dhe nuk kuptojnė duhet rrėzuar, pasi ata dallojnė edhe tė vėrtetėn nga gėnjeshtra.
    Nė ēfarė formash e shprehin fėmijėt shqetėsimin ndaj sėmundjes sė tyre dhe faktit se nuk janė si tė tjerėt?

    Nė pėrgjithėsi, ata tėrhiqen nga fėmijėt e tjerė, duke u izoluar nė vetvete. Ka raste kur kėta fėmijė mbimbrohen nga prindėrit e tyre. Kur nėnat marrin vesh diagnozėn e rėndė tė fėmijės sė tyre, kanė tendencė pėr ta larguar fėmijėn e tyre nga lojėrat dhe shoqėrisė me fėmijėt e tjerė me qėllim qė tė mos dėmtohen, por kjo ėshtė njė mėnyrė e gabuar, pasi ndihmon nė izolimin e tyre dhe i ndrydhin ata.

    Fėmijėt duhet tė luajnė, nėse e kėrkojnė lojėn, pasi kjo rrit performancėn e tyre dhe nė pėrgjigjen e trajtimeve shėndetėsore. Sigurisht, qė nė repartin tonė janė fėmijė tė sėmundje tė rėnda dhe tė gjata, por ata nuk duhet tė izolohen.

    Loja i ndihmon ata edhe qė mjekimi dhe trajtimi tė jetė mė i lehtė ndaj tyre dhe tė mos dėgjohen tė qarat e larta tė fėmijėve. Pra, loja dhe shoqėria e fėmijėve tė sėmurė i ndihmon qė tė krijojnė qetėsi dhe tė sfidojnė izolimin nga sėmundja.
    Cilat janė momentet mė tė trishtueshme nė punėn tuaj?

    Trishtimi mė i madh ėshtė kur humbet jeta e fėmijėve. Tė implikon kjo tragjedi, pavarėsisht se duhet tė ruajmė njė lloj distance profesionale. Kjo ėshtė diēka qė e kalon cakun e ndėrgjegjes, pasi ti nuk ke mė nė dorė mė jetėn e fėmijės dhe nuk mund tė bėsh mė asgjė pėr tė. Prognozat e vėshtira kanė njė ndikim negativ edhe te stafi mjekėsor pėr humbjet e pashmangshme qė mund tė ndodhin sidomos te fėmijėt.

    Godo kthehet mes pacientėve tė saj
    Tashmė gjendet nė mesin e tyre, e veshur me bluzė tė bardhė. Tė gjithė e mbajnė mend, sepse vetėm pėr disa muaj u largua nga pavioni, ku shėrben prej vitesh me radhė. Behėt fjalė pėr ish-ministren e Shėndetėsisė, Anila Godo, e cila pohon pėr gazetėn se ndihet mirė nė punė e saj, tek u shėrben fėmijėve nė pavionin e Onko-Hematologjisė.

    "Kjo ėshtė puna ime dhe ndihem mirė kėtu. Janė shumė vite eksperience dhe djerse qė kam derdhur kėtu mes fėmijėve", pohon Godo, tek porosit pacientėt e vegjėl qė tė kenė kujdes tek luajnė. Ndėrkohė, ajo theksoi se ėshtė e vendosur me gjithė stafin e saj, qė shėrbimi qė drejton tė pėrmbushė nevojat e pacientėve, pasi ata vuajnė sėmundje tė rėnda.

    Libri i parė, ku fėmijėt mėsojnė pėr sėmundjen qė kanė

    Pėr herė tė parė, nė pavionin e njė spitali, pacientėt do tė kenė mundėsi, qė tė njihen me simptomat e sėmundjes sė tyre, si dhe trajtimin e saj. Nė spitalin e pediatrisė nė Tiranė, nė pavionin e Onko- Hematologjisė, ku janė tė shtruar fėmijė tė moshave nga mė tė ndryshmet, me sėmundje tė rėnda tė gjakut, ėshtė promovuar libri. "Njė libėr pėr ju dhe pėr fėmijėn tuaj".

    Libri synon qė tė thyejė mentalitetin qė kanė prindėrit, pėr tė mos i njohur fėmijėt me diagnozėn e sėmundjes se tyre, si dhe me kurimin e saj. Sipas psikologeve, kjo ėshtė njė metodė qė pėrdoret nė spitalet evropiane, si nė ata tė Francės, pasi nėpėrmjet saj, synohet pėrmirėsimi i gjendjes psikike tė pacientit.

    "Ne jemi pavion i onko - hematologjisė, ku trajtohen sėmundjet si anemitė e thella, sėmundjet e gjakut. Kemi trajtimet e kancerit tė gjakut, sėmundje tė vėshtira, qė duan njė lloj kujdesi. Libri ndėrmjetėson komunikimin, pėr shembull me thėnien e diagnozės familjes ėshtė njė lloj ndryshimi i madh qė ndodh, si dhe pėr fėmijėn", thotė Jolka Nathanaili, psikologe nė pavionin e onko-hematologjisė.

    Libri nė pėrmbajtje tė tij ilustron sėmundjet e rėnda nėpėrmjet figurave dhe kėshillave, tė cilat edhe pse flasin pėr simptoma nga mė tė rėndat nė organizėm, janė tė shpjeguara nė formė humoristike.Shekulli

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  2. #2
    !!!!! Avatari i ina@ina@ina
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    tirane
    Mosha
    24
    Postime
    1,252
    Rrespekti
    244

    Gabim

    e trishtueshme...

    .."Per nje burre dashuria eshte nje pjese e jetes, per nje grua eshte gjithe ekzistenca"...

  3. #3
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,947
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Me vertet eshte.... gjynaf per ata femije...qe sdine ca eshte femini...

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182