![]() |
|
|||||||
| Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kalendari | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Interesimi i islamit per familjen |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Interesimi i islamit per familjen
Vleresimi:
(0 votes - average)
Familja ėshtė njė grup i vogėl,i perbere prej burrit,gruas dhe fėmijėve ndėrsa shoqėria ėshtė grupi i kėtyre familjeve,te cilat ne shtrirjen e tyre horizontale formojne popull ndėrsa ne atė vertikale formojne histori pėr ata qe vijnė pas tyre.
Islami i ka kushtuar rėndėsi te madhe familjes sepse te qenurit e saj ne rregull nenkupton te qenurit e jetės ne rregull.Poashtu edhe e kundėrta e saj nenkupton njė gjė tillė (mosqenia e saj ne rregull d.t.th. mosqenia e jetės ne rregull.) Mu pėr kėtė,gjejmė Kur'anin dhe Sunnetin -si dy burime bazore te Islamit- t'i kenė kushtuar rėndėsi te madhe familjes,duke mos lėnė te vogėl e te madhe qe ka te beje me familjen pa e sqaruar ne hollesi; duke filluar nga bazat e formimit te saj,shkaqet e vazhdimesise ,mėnyrėn e praktikimit te saj dhe obligimet reciproke ne mes anėtarėve te saj.Meqė dy bashkeshortet,burri e gruaja,pasqyrojne berthamen e familjes,shohim se Islami bashkeshorteve u kushton rėndėsi te madhe sepse ata janė protagonistet kryesor ne koordinimin e familjes dhe edukimin e saj me njė edukate,ne te cilėn interesi personal,cilėsitė e huliganizmit e vrazhdesise janė te refuzuara qysh ne start.Me te familja zhveshet nga 'shiblat"(njollat) e injorances,paditurise,krimit derisa arrin te bėhet njė familje fisnike e cila me vonė do tė jetė baze e njė shoqerie te ndershme e te lumtur. Bazuar ne kėto fakte,Islami parashtroi rendesine e marteses dhe nxiti atė ne shpirterat e dy gjinive;si ndjenjė se njeri pėr tjetrin ėshtė i domosdoshem dhe plotesues.Mu pėr kėtė gruan e bėri pjesė te burrit ne mėnyrė qe te jemi te vetėdijshėm se diē asnjeher nuk mund te pavaresohet e tė mos kėtė nevojė pėr pjesen e vet andaj nisur nga kėto parime burri nuk mund te paramendohet pa grua.Ndėrsa burrin e bėri baze pėr gruan pėr t'ia bėrė me dije njeriut se nuk mund t'i ike asgjė bazes se vet.Thotė Allahu s.w.t"Ai (All-llahu) ėshtė Ai qė ju krijoi prej njė vete, e prej saj pėr t'u qetėsuar pranė saj "(A'raf 189).
__________________
Riesci quasi a sentirlo, ![]() l'instante in qui la tua vita cambiera ![]() per sempre!!!!!!!!!!!!! |
|
|
Lexime: 27
|
|
|
|
#2 |
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: rreth e rrotull forumit
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,382
Rrespekti: 14
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Veta ose nefsi ėshtė Ademi a.s ndėrsa pala (shoqja) ėshtė Hava.Kurani ne rreshtat e vet potencon se bashkeshortet janė shprehje qe nenkuptojne njė unitet,pajtueshmeri dhe lidhje ndijore(shqisore),veprore,shpresore dhe mirkuptimi.Thotė Allahu s.w.t"..ato janė prehje(mbulesė) pėr ju dhe ju jeni prehje pėr ato.."(Bekare 187).
Nga ajeti nenkuptojme se bashkeshortet janė sikur njė trup i vetėm ,te cilin e mbulon njė rrobe e vetme. Kurani famelarte ve ne pah lidhjen natyrore ne mes dy bashkeshorteve ,madje duke e bėrė si shenjė e ekzistimit te Allahut s.w.t dhe shenjė e begative te Tij te shumta.Thotė Allahu s.w.t"Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumenta pėr njerėzit qė mendojnė." (Rrum 21). Allahu s.w.t e nderoi njeriun e nuk e bėri si krijesat tjera,natyren e te cilave e percaktoi te palogjike.Jetes se njeriut i caktoi ligj,qe e ruan nderin e tij (si krijese e vecuar) duke e larguar nga skandali seksual pėr ta ruajtur nderin e tij e kėshtu edhe kerametin (vleren) me te cilėn u shqua njeriu;duke bėrė lidhjen mes gruas e burrit lidhje te ndershme ,lidhje te bazuar ne pajtimin e te dyve ,me akt(kurore-niqah) i cili pėrmban oferten dhe pranimin ,deshmitaret qe te dėshmojnė pėr bashkeshortesine e tyre si dhe mehrin si garance pėr te drejtėn e gruas ne mėnyrė qe te vazhdoje drejtėsia mes tyre. Kėshtu islami familjes ia jep vendin e merituar duke ruajtur trashegimine(pasardhesit)nga humbja ,gruan nga amorali dhe duke rrethuar jetėn bashkeshortore me mure te meshires ,dashurisė ,mirkuptimit e ndersjelljes.Kėto cilėsi personifikojne familjen e cila jeton nėn butesine ėmore(nenore) dhe perkujdesjen aterore.
__________________
Riesci quasi a sentirlo, ![]() l'instante in qui la tua vita cambiera ![]() per sempre!!!!!!!!!!!!! |
|
|
|
|
|
#3 |
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: rreth e rrotull forumit
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,382
Rrespekti: 14
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Pejgamberi a.s nxiti pėr martese dhe ndaloi braktisjen e kėtij institucoini te shenjtė ne jetėn e njeriut.Buhariu dhe Muslimi transmetojne nga Enesi r.a i cili thotė :erdhen tre veta ne shtepite e grave te pejgamberit a.s te pyesin pėr ibadetin e pejgamberit a.s.Kur u informuan me te,ndien ne vete se sikur ata kanė bėrė pak andaj thanė:ku jemi ne ne raport me pejgamberin a.s,te cilit i janė falur mėkatet e mėparshme dhe ato te mevonshmet.Atėbotė tha njeri prej tyre:sa me pėrket mua(tash e tutje) do tė falem tėrė naten.Tjetri tha:unė do tė agjeroj (ēdoherė) e nuk do tė ha (prishi agjėrimin kurrė),ndėrsa i treti tha:unė do tiu largohem grave e nuk do tė kam mardhenie me to.
Erdhi pejgamberi a.s e tha:ju jeni ata qe thate kėshtu e kėshtu?Vallahi unė me se shumti ia kam friken dhe drone Zotit por unė agjeroj e ha ,falem e pushoj(flej) dhe martohem me gratė(kam mardhenie).Kush i largohet sunnetit tim nuk ėshtė prej meje". Muslimi transmeton se pejgamberi a.s ka thėnė:dunjaja (e tera) ėshtė knaqesi ndėrsa knaqesia me e mirė e saj ėshtė gruaja e sinqertė".Pejgamberi a.s poashtu thotė"besimtari nuk ėshtė shperblyer me ndonjė te mirė me te madhe,pas takvase-devotashmerise ndaj Allahut,sesa gruan e ndershme,te cilėn kur e urdheron e respekton,kur e shiqon e gezon ,kur i betohet pėr diē e permbush(betimin me sinqeritet) ndėrsa kur ėshtė larg saj e ruan veten e saj(nderin e tij) dhe pasurinė e tij".(ibni Maxhe.Ne Zevaid thuhet se ne senedin e tij ėshtė Ali iben Zejd el Xhud'an i cili ėshtė i dobėt dhe Uthman ibn ebi Atike,pėr te cilin polemizohet.Hadithi n e transmeton edhe Nesaiu nga ebu Hurejrete por ka heshte -duke mos treguar rangun e tij-.Hadithi ka perforcues-shahid- nga hadithi i Abdullah ibni Omerit r.a.Allahu e di me sė miri!) Pejgamberi nxiti martesen e hershme pėr mashkullin dhe femren,ne mėnyrė qe ti eliminoje pasojat negative te cilat i sjell dashuria e shfrenuar dhe ilegale.Mu pėr kėtė thotė pejgamberi a.s"nuk kemi pare diē me te mirė pėr dy te dashuruar sesa martesen".(ibni Maxheh.Ne librin ez Zevaid thuhet se senedi i tij ėshtė sahih dhe trasnmetuesit janė te besueshsem.Pėr me shumė shiqo komentimin e haditheve te ibni Maxhes nga Sendiu). Poashtu thotė pejgamberi a.s"o turme e te rinjve! Kush ka mundėsi prej jush pėr martese le tė martohet sepse ajo(martesa) ule shiqimet,ruan organet e kush nuk ka mundėsi atėherė le ta agjeroj sepse ai (agjėrimi) pėr te ėshtė mburoje". Pejgamberi a.s porositi pėr martese pėr te gjithė,e ne veēanti pėr ata qe kanė mundėsi. Ne njė hadith tjetėr thotė pejgamberi a.s"kush ėshtė ne gjendje qe te martohet (ka mundėsi materiale) por nuk martohet ,ai nuk ėshtė prej meje". Ky vėrtetė ėshtė njė kėrcėnim i qartė pėr atė qe ka mundėsi te martohet por nuk martohet,madje pėr te tillin,qe ka mundėsi te martohet por nuk martohet tha se ėshtė prej vellezerve te shejtanit dhe prej njerzve me te keqinje.Martesen e konsideroi si shenjė e dashurisė ndaj tij a.s.Thotė Muhammedi a.s " kush e deshiron natyrshmėrinė time le tė veproje sipas sunnetit tim,dhe prej sunetit tim ėshtė martesa".
__________________
Riesci quasi a sentirlo, ![]() l'instante in qui la tua vita cambiera ![]() per sempre!!!!!!!!!!!!! |
|
|
|
|
|
#4 |
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: rreth e rrotull forumit
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,382
Rrespekti: 14
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Pejgamberi a.s ndaloi ēdo mjet,mėnyrė,formė apo veprim qoftė,i cili te shpie ne shuarjen e ndjenjes seksuale.Njė ditė i erdhi njė njeri e i tha:A me lejon te tredhem?Tha pejgamberi a.s: agjero( e mos e be atė) dhe kėrko nga Allahu nimetet e Tij"
Ndėrsa sa i pėrket monasticizmit(murgerise apo kallugjerise),ne islam ajo ka njė kuptim qe ummetit ia siguron njė dobi te madhe e nuk perkufizohet ne largimin nga martesa.Pejgamberi a.s percaktoi kuptimin e murgerise ne islam e tha:ēdo ummet ka murgeri e murgeria e islamit ėshtė xhihadi ne rrugėn e Allahut". Ne porosine e pejgamberit a.s kushtuar Seid el Huderiut thuhet"ke kujdes pėr xhihadin sepse ai ėshtė murgeria e islamit.Mos iu largo dhikrit te Allahut dhe leximit te kur'anit (kurrė) sepse ai ėshtė shpirti yt ne qiell e dhikri ėshtė (shpirti yt ) ne toke". Me kėtė peejgamberi a.s demanton thėniet e atyre qe nuk deshirojne martese,duke ua bėrė me dije se kjo shkakton ndaljen e prodhimit te races njerzore,pėr ēka muslimanet kanė nevojė shumė,sidomos ne xhihad.Ata qe braktisin martesen me arsye se janė te varfer ,atyre u themi se kurani ua demanton kėtė"Dhe martoni tė pamartuarat (tė pamartuarit) edhe robėrit e robėreshat tuaja qė janė tė ndershėm e tė ndershme. Nėse janė tė varfėr, All-llahu i begaton nga mirėsitė e Tij, All-llahu ėshtė bujar i madh, i Gjithėdijshėm."(Nur 32). Ndėrsa pejgamberi a.s thotė"martoni gratė sepse ato u vijnė me pasuri (bereqet). Me kėtė na u bėhet e qartė se ummeti islam nuk duhet ta kėtė pėr baze gjatė marteses pasurinė a varferine sepse,sa te varferve qe u martuan Allahu ua hapi dyert e rrizkut e u bėn shumė te pasur. Ummeti ėshtė i obliguar me martese pėr shumė shkaqe: -Qetesimi shpirtėror dhe trupor -Shtimi i ummeti qe te jetė ummet i fortė para armiqve te tij.Thotė pejgamberi a.s"martohuni me ato qe janė te dashura dhe qe lindin shumė se unė do tė mburrem me ju para ummeteve (tjera) ne ditėn e Gjykimit". Vėrtetė,obligim i ummetit,person apo shoqeri qoftė,ėshtė qe ineteresimin e tyre tia kushtojne marteses duke mos lėnė vend pėr dyshim nga shejtani apo armiqt( te cilėt e duan pakesimin apo shfarsjen e muslimaneve nga dheu.) me pretekst se koha nuk ėshtė njėherė,pasi ti perfundoje studimet ose kur te behem i pasur. Vėrtetė sadakaja me e mirė dhe shpenzimi me i frytshem do tė ishte ofrimi ndihmė njė te riu qe deshiron te martohet sepse ne kėtė mėnyrė pakesohen te keqiat ndėrsa muslimaneve u shtohet forca,nderi e krenaria. Marrė nga revista "el fetwa,nr:100, INTERESIMI I ISLAMIT PER FAMILJEN, Teologjia, Forumi Islam, Forumi Krishtere, Libraria Islame, Muhamedi a.s, Muslimanet, Mysliman, I Krishter, Jezu Krishti, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Protestande, Hinduizmi, Budizmi
__________________
Riesci quasi a sentirlo, ![]() l'instante in qui la tua vita cambiera ![]() per sempre!!!!!!!!!!!!! |
|
|
|