Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Moda dhe estetika

Me diellin nė flokė



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 28-10-08, 07:03   #1
Struga
 
Avatari i polisi_tajrush
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne Mergim
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 717
Rrespekti: 4 polisi_tajrush will become famous soon enough
Gabim Me diellin nė flokė

Click the image to open in full size.
Tė kesh ngjyrė tė qartė si ari. Kjo ėshtė tendenca e re e stinės. Njė tendencė qė ka rregullat e saj: ngjyra duhet tė jetė natyrale, nė harmoni me fytyrėn. Kurse fijet kanė sekretet e tyre. Ja tė gjitha kėshillat e ekspertėve tė parukerisė

Tė hirta, si Nicole Kidman apo ngjyrė mjalti, si Sarah Jessica Parker? Kjo pak rėndėsi ka. Ajo qė vlen vėrtet kėtė verė ėshtė ngjyra e verdhė nė flokė. Pėr ta fituar, mund tė ndryshosh tėrėsisht ngjyrėn ose tė mbushėsh kokėn me fije. Tė lėsh flokėt nė duart e parukierit ose t’u besosh duarve tė tua. Edhe kėtė mund ta bėsh, por gjithmonė duke ndjekur kėshillat e ekspertėve. Edhe nėse ke fatin tė jesh bionde natyrale, mund ta shkėlqesh floknajėn me nuanca mė tė qarta, pėr mė shumė dritė. Por kujdes: pėr tė qenė vėrtet nė modė, duhet tė kesh parasysh qė ngjyra tė ngjajė sa mė shumė natyrale, e pasur me reflekse, por pa kontraste tė forta, gjithmonė me shkėlqim.



Reflekse nga duart e tua

Praktike dhe tė thjeshta pėr t’u pėrdorur, produktet pėr lyerjen e kokės nė shtėpi tė japin mundėsinė tė kesh rezultat tė njėjtė me atė qė mund tė pėrfitosh nė sallonin e parukerisė. Por vetėm me disa kushte.

Duhet tė lexosh dhe tė ndjekėsh me kujdes udhėzimet. Me produktet vetėpėrdoruese, qė hapin ngjyrėn me dy ose tre tone, duhet bėrė kujdes. Janė tė pėrshtatshme vetėm nė ato raste kur ngjyra bazė ėshtė gėshtenja e hapur. Nuk duhet tė pėrdoren nėse floku ka ngjyrė gėshtenjė tė errėt ose tė zezė. Ndryshe, rrezikon tė pėrfundosh me flokė ngjyrė tė kuqe nė portokalli. Si alternativė pėr flokėt e errėt, shėrbejnė fijet. Pėr tė mos bėrė gabime, duhet zgjedhur njė produkt qė krijon efekte tė lehta, shumė pranė ngjyrės sė flokut natyral. Ekspertėt thonė se ėshtė thelbėsore qė floku tė mos jetė i trajtuar mė parė. Lyerjet e mėparshme, permanenti apo ēfarėdolloj trajtimi tjetėr, shton mundėsitė qė rezultati final tė duket fals. Nėse do qė tė shmangėsh reflekset portokalli, fijet duhet tė realizohen njė muaj pas lyerjes sė fundit tė flokėve.



Shkėlqe ngjyrėn natyrale

Nėse nuk guxon tė bėhesh befas bionde, ekziston njė teknikė qė tė lejon tė arrish rezultate shumė natyrale: quhen highlights, janė fije shumė tė holla. Goditje drite, qė pėrshtaten shumė mirė me ngjyrėn bazė dhe tė japin pėrshtypjen sikur flokėt janė ēelur nga drita e diellit dhe jo nga parukieri. Kush ka njė ngjyrė natyrale bionde hiri, mund ta ngrohė ngjyrėn duke vendosur nė fillim njė bazė bionde tė hapur. Pastaj tė realizojė highlights tė arta dhe ngjyrė mjalti tė pėrziera sė bashku.

Njė zgjidhje tjetėr ėshtė i ashtuquajturi “efekti kalifornian” i look-ut, i cili pėrftohet me njė teknikė qė i ngjan zverdhjes sė flokėve nė mėnyrė graduale nga dielli. Domethėnė jo njė ngjyrė bionde uniforme nė tė gjithė gjatėsinė, por njė efekt biond qė fillon nga rrėnjėt, tė cilat lihen pak mė tė errėta sesa majat.



Tė ruash tonin perfekt

Nėse sapo je bėrė bionde, ki parasysh se tonet e ngrohta tentojnė tė zbehen, ndėrsa ato tė ftohtat, si platini dhe argjendi, humbasin shkėlqimin. Problemi zgjidhet nė dy kohė. Para se tė ēelėsh ngjyrėn e flokut, trajtoje me produkte rigjeneruese, qė veprojnė nė thellėsi dhe mbyllin luspat, duke e bėrė sipėrfaqen e flokut si pasqyrė. Pas lyerjes, ekspertėt kėshillojnė pėrdorimin e shampove dhe balsameve specifike pėr flokė biondė, qė ndihmojnė nė theksimin e shkėlqimit dhe nė zgjatjen e ngjyrės. Janė produkte qė duhet tė pėrdoren rregullisht. Jo vetėm qė mbajnė ngjyrėn mė gjatė, por zvogėlojnė rrezikun qė ngjyra bionde tė marrė njė nuancė metalike. Ki parasysh edhe qė flokėt e lyer kanė nevojė njėherė nė javė pėr njė maskė ushqyese.

Click the image to open in full size.
Tė mbrosh ngjyrėn nga dielli

Sigurisht qė nuk kemi ndėrmend t’ju kėshillojmė qė pėr tė ruajtur ngjyrėn nga rrezet e diellit tė mos shkoni nė plazh. Kjo as na shkon ndėrmend. E megjithatė flokėt biondė janė vėrtet shumė tė ndjeshėm ndaj veprimit tė rrezeve UV, sepse pėrmbajnė mė pak melaninė, pigmenti qė mbron edhe lėkurėn. E nėse i shtohet kėsaj edhe efekti i dekoloruesit, atėherė ėshtė e sigurt qė nė shtator vėshtirė se flokėt e tua do kenė ndonjė ndryshim nga njė mullar kashte. Ka njė zgjidhje edhe pėr kėtė. Tė mbrosh kokėn nė mėnyrė skrupuloze me njė produkt specifik tė pasur me filtra UV. Mė tė pėrdorshmit janė produktet spraj, tė cilėt jo vetėm qė janė praktikė, por nuk e rėndojnė flokun. Nėse fijet janė shumė tė thata, mė mirė zgjidh njė vaj solar, qė e ushqen dhe e mbron flokun nga kripa. Ē’pret? Bėhu bionde dhe shijo njė verė ndryshe./R Jeta/
__________________
NJĖ ĖSHTĖ SHQIPĖRIA

Menjat flamur Perėndia
Me dorė t'vet e ka shkru
Pėr shqiptarėt dot t'jetė Shqipnia
Kush e prek,qoftė mallku...!
polisi_tajrush nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 00:33.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual