Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Karakteret shpirtėrore > Besimtarėt musliman

Hamdi NUHIJUSunetimi edhe nė spitalet shtetėrore E shtunė, 27 Shtator 2008 14:45



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 04-10-08, 23:00   #1
Hamdi NUHIJUSunetimi edhe nė spitalet shtetėrore E shtunė, 27 Shtator 2008 14:45
 
Avatari i con man
con man
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Aug 2008
Postime: 123

Shfaq Versionin E Printimit Dėrgoje me e-mail kėtė faqe
con man con man nuk ėshtė nė linjė 04-10-08, 23:00
Vleresimi: (0 votes - average)

Hamdi NUHIJUSunetimi edhe nė spitalet shtetėrore E shtunė, 27 Shtator 2008 14:45

Para disa ditėsh nėpėr mediat e Maqedonisė, ministri i shėndetėsisė Bujar Osmani klinikės shtetėrore ne Shkup i dha liēencė pėr aplikimin e fertilizimit artificial. Nė deklaratėn e tij dhėnė mediave ai theksoi se shumė shpejt ligjėrisht do tė kryhet edhe njė obligim fetar i komunitetit musliman te Maqedonisė siē ėshtė sunetimi. Detaje tė mėtutjeshme se si do tė realizohet ky obligim dhe nė ēfarė forme ministri nuk dha.

Ngelet nė intuitėn dhe apasionimin e publicistit qė te gjurmojė rreth kėsaj problematike. Problematik e kėtillė e cila nė syrin e njė qytetari tė thjesht duket sikur ėshtė nė favorin e tij dhe se realizon interesat e tij nė sistemin funksional dhe tė brendshėm etiko-fetar.

Sunetimi pėrveē qė ėshtė njė obligim fetar i komunitetit musliman tė Maqedonisė ajo ėshtė edhe njė simbol i pastrimit shėndetėsor tė meshkujve tė kėtij komuniteti. Historikisht i aplikuar qysh nė kohėn e Profetit Ibrahim, sunetimi lidhė direkt njerėzit me Krijuesin e botrave. Ky akt ose obligim fetar ėshtė i urdhėruar nė Kur`an dhe nė Bibėl! Porse si veprojnė komuniteti krishter nė Maqedoni nė kėtė segment nuk ėshtė temė diskutimi nė kėtė shkrim.

Ky veprim i qeverisė sė Republikės sė Maqedonisė mund tė vėshtrohet nė shumė aspekte dhe segmente. Por, sipas planit esencial dhe kryesor tė orientimit tė kėsaj qeverie dominon segmenti ekonomik dhe ky akt nė kėtė periudhė mund tė jetė njė strategji e qeverisė pėr taksimin edhe tė kėsaj veprimtarie profitabile. Megjithėate mund tė konstatojmė se ėshtė njė hap i mirė i realizimit tė nevojave fetare tė njerėzve tė kėtij vendi nė mėnyrė institucionale. Ky veprim i qeverisė mund tė jetė edhe alibi pėr justifikimin e fertilizimit artificial dhe kyējen e kėtij sistemi nė legalitet. Porse mbi tė gjitha mund tė dėmtoje komunitetin musliman tė kėtij vendi nėse pika e fundit ėshtė e vėrtet. Fertilizimi artifilicial i cili ėshtė i ndaluar fetarisht kėrkon qė tė "kompensohet" pėrmes futjes nė sistem tė njė obligimi fetar tė cilin obligim krejt komuniteti musliman nė Maqedoni e kryejnė. Mendoj se hapat e kėtillė janė mjaft tė rrezikshėm dhe tė frikshėm pėr shumicėn e komunitetit musliman tė Maqedonisė. Sunetimi i muslimanėve tė Maqedonisė ėshtė kryer edhe atėherė kur qeveria nuk ka marrė njė hap tė kėtillė, bile shumė organizata humanitare kėtė obligim fetar pėr njė pjesė tė muslimanėve tė varfur dhe familjeve tė dėshmorėve tė luftės e kanė bėrė falas. Kjo ėshtė njė solidarizim i cili nuk i dihet me kėtė akt tė qeverisė se a do tė vazhdojė mė apo do tė mbyllet nė dyert e spitaleve shtetėrore. Sunetimi nė spitalet shtetėrore mund tė ketė edhe pėrparėsitė e veta si psh: kushte mė tė mira mjekėsore, kostoja ( ndoshta) mė e ulėt ose fikse sa qė tė munden krejt familjet ta pėrballojnė, mbushjen e buxhetit tė shtetit duke paguar taksa tė ndryshme. Por nė anėn tjetėr nuk ėshtė e definuar se si do tė kryhet ky akt dhe mund dukshėm tė dėmtojė komunitetin musliman tė Maqedonisė nė shumė aspekte. Ky dėmtim nuk do tė jetė formal, por ka karakter mė tė thellė dhe me pasoja marramendėse! Ky hap i qeverisė mund tė pasojė edhe me ndonjė hap tjetėr tė taksimit tė taksės vjetore qė japin muslimanėt Bashkėsisė Fetare Islame tė Republikės sė Maqedonisė. Muslimanėt e Maqedonisė duke realizuar njė tė drejtė tė tyre legjitime me aktin e sunetimit nėpėr spitale shtetėrore ato do tė privohen prej shumė tė drejtave tjera qė lindin si pasojė e realizimit tė kėsaj tė drejte. Dėmtimi i muslimanėve me kėtė akt bėhet edhe nė atė formė se sunetimin e muslimanėve mund ta kryej edhe njė kirurg maqedon dhe kėndej mjekėt musliman do tė duhet t`i marrin sėpatat e tyre dhe tė vrapojnė pas specave dhe patatėve nė fusha. Edhe pse ato janė specialist tė kėsaj lėmie dhe me pėrvojė dekadėshe ndoshta do tė detyrohen qė ato tė dalin jashtė sistemit ndėrsa veprimtaria e tyre tė hyjė nė sistem me realizim tė kirurgėve maqedon. Unė jam mėse i bindur se ato mjek musliman tė cilėt nuk kanė qenė rigoroz nė pagesat e kėtij obligimi do tė ngelin shumė keq financiarisht, ndėrsa kirurgėt maqedon mund edhe shumė lehtė tė korruptohen e mos tė flasim pėr lėshim nė pagesė pėr pacientėt e komunitetit musliman. Nga Nikolla Gruevski ndėgjuam se Maqedonia gjatė qeverisjes sė tij paska pėrparuar nė segmentin e korrupsionit dhe prej vendit 105 qė ishte para dy viteve prej shteteve mė tė korruptuara nė botė paska kėrcyer nė vendin 75. Kjo gjė mundet edhe me qenė e vėrtet, por vendi 75 prej shteteve mė tė korruptuara nė botė i jep alibi Nikolla Gruevskit dhe qeverisė sė tij qė tė vazhdojnė mė korrupsionin si nė kohėn e sistemit socialist, ku shefat kishin tė drejtė tė korruptoheshin, ndėrsa puntorėt e thjeshtė duhet tė ishin tė pastėrt nga kjo sėmundje shoqėrore.

Sidoqoft duhet tė presim hapat tjerė tė qeverisė se si do tė veprojė mė aplikimin e sunetimit nėpėr spitale shtetėrore!
__________________
Tokė e qiell po u bashkuen,edhe diellit ju afruen,un te mirat si harroj,sa te vdes e sa te rroj!
Lexime: 58
Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 01:07.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual