Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti

Helenizmi, frymėzuesi i nacionalizmit agresiv grek



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 26-09-08, 15:51   #1
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim Helenizmi, frymėzuesi i nacionalizmit agresiv grek

Helenizmi, frymėzuesi i nacionalizmit agresiv grek.
26 Prill 2007

Argumenti: Himara-Flamuri Grek

  • Ėshtė vėrtetuar qė rastet e thyerjes apo tė krisjes sė ndėrgjegjes kombėtare kanė mprehur vigjilencėn kombėtare dhe prania e pasojave tė tyre mbi arsyen historike mund tė shkaktojė tronditje tė reja mė tė rėnda se mė parė. “Strategjis” greke e doktrinėspėr “Vorio Epirin” ka dėshtuar.

    Dr. Sulejman Abazi

    Ēfarė kėrkojnė segmentet shovene greke tė pėrfaqėsuara nga Dulet, janullatosit, Bollanot&CO tė cilėt ēirren pėr “vorioepirin” dhe shprehin pretendimet territoriale kundėr Shqipėrisė? Po iu themi qė nė fillim, siē ua kemi thėnė edhe mė parė: Nuk ka “Vorio Epir”, por ka Epir, i cili ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė histori dhe hapėsirė etnike shqiptare. Politika dhe opinioni shkencor shqiptar kėtė konstatim historik, ka ardhur koha ta thonė me zė tė lartė nė gjuhėn shqipe.
  • Pėrballė njė politike tė hapur tė mbarsur me nacionalizėm agresiv dhe imponuese nė ēdo rast, nė qėndrimin grek gjallojnė ēdo ditė e mė shumė pretendimet absurde territoriale, tė cilave tashmė u ka dalė boja. Qarqet shovene me megafonė tė tipit Geixh, Dule, Bollano e njė takėm “historianėsh”, qė guxojnė tė dalin nė ekranet shqiptare dhe tė kėrkojnė ballafaqim pėr gjenezėn pellazgo-epiriote-thesprote-shqiptare nė misionin e tyre kanė dėshtuar. Sido qė po ndodh, kėto zullume politiko-ideologjike me prapavija reaksionare fetare, kurrsesi nuk do tė kalojnė nė heshtje, edhe kur politika zyrtare nė shtetin shqiptar hesht dhe nuk zbaton ligjet kushtetuese tė vendit. Historinė nuk mund ta tjetėrsojnė as Bollanot & CO, e as njė takėm politikanėsh shqiptarė, qė janė tulatur pėrpara presioneve politike greke. Krahasueshmėria me rastin e Kosovės, e bėn kėtė gjakprishur dhe tė tjerė pas tij tė bėjė njė gabim trashanik dhe tė zbulojnė nė opinion dėshtimin e strategjisė shovene greke kundėr Shqipėrisė. Pretendimet territoriale janė njė turp politik, pėr tė gjithė ata qė shesin moral pėr demokracinė dhe standardet e saj. Ky mbetet njė problem i hapur qė kėrkon shpjegim, dhe kėtė duhet ta bėjnė ata qė i fryjnė erėrave shovene nė rajon. Institucionet zyrtare greke nuk njohin ēėshtjen ēame, duke e konsideruar atė “njė ēėshtje tė mbyllur”, ato bėjnė presion mbi emigracionin shqiptar, duke shfaqur anėn mė tė errėt tė dominuar prej llumit tė shoqėrisė greke, nėn hundėn e tyre zhvillohet veprimtari ultranacionaliste nga qarqe tė dyshimta deri paramilitare, tė cilat shfaqin hapur pretendimet territoriale mbi “Vorio Epirin”, si nė rastin e fatkeqit Bollano. Nė kundėrshtim me ligjet shqiptare jepen pensione, serviret fantazma e homogjenitetit dhe dyshtetėsisė, bizneset greke u rrėshqasin ligjeve tė shtetit shqiptar, hapen shkolla greke tė paliēencuara, dhunohen simbolet kombėtare, dhunohen tė drejtat e njeriut, vriten shqiptarė nė mjedise publike dhe nė burgje, dhunohet rendi kushtetues, lėshohen kėrcėnime prej trupave ushtarake, cenohet siguria kombėtare, duke ndėrhyrė hapur nė punėt e brendshme tė shtetit shqiptar. Ēfarė ka mbetur tjetėr pėr t’u bėrė nė shpinė tė Shqipėrisė, zotėrinj pushtetarė dhe politikanė?
    Hipokrizia e politikės greke ėshtė kthyer nė qėndrim institucional megalloman, me pak shanse pėr t’u korrigjuar. Zullumet e saj tė pėrfaqėsuar me emra pushtetarėsh dhe funksionarėsh shtetėrorė, bien shumė nė sy, dhe kjo bėn qė askush tė mos mohojė praninė e „luftės sė ftohtė“ midis dy vendeve. Tė mos gėnjejnė veten as politikanėt shqiptarė dhe ata grekė e as misionarėt e politikės evropiane, tė cilėt po e lejojnė kėtė situatė, duke i bėrė lėshime tė pamerituara politikės greke.
    Por tė mos i shmangemi problemit: CD-ja e politikės greke ka njė „pasuord“ dhe ky pasuord ėshtė i instaluar nė skutat politike tė Athinės. Ai hapet hėrė pas here, duke vėnė nė lėvizje megafonėt e tipit Geixh, Bollano, Dule, Joanullatos & CO, struktura tė tėra antishqiptare, nė mėnyrė qė politika greke ndaj Shqipėrisė dhe kombit shqiptar tė jetė pėrherė nė sulm.
    Pse tė mos e pranojnė: Politika greke ka dėshtuar nė drejtim tė nacionalizmit etniko-fetar kundėr Shqipėrisė. Po e pėrsėrisim, ka dėshtuar. Pararojat e saj politike dhe fetare, PBDNJ, „Omonia“, Kisha Ortodokse Greke dhe organizata terroriste „Mavi“, kanė dėshtuar nė misionin e tyre. Kėta “ambasadorė tė pėrhershėm” tė shtetit grek, janė pjestarė tė kongreseve tė pėrvitshme tė “Vorio Epirit”. Opinioni shqiptar tashmė i njeh. PBDNJ jep natyrėn e njė njeriu tė trullosur qė nuk po gjen vend. Ajo nuk ėshtė ndier rehat nė politikėn shqiptare, duke ndėrruar karriget sa andej kėndej, pėr tė pėrfituar maksimalisht nė misionin e saj antishqiptar. Pėr gjuhėn e hidhur tė Dules me shokė shqiptarėt nuk kanė nevojė pėr pėrkthyes. Diskretitimi i politikės greke i ka kapėrcyer me kohė pėrmasat e marrėdhėnieve dypalėshe dhe „dosja greke“ tashmė ėshtė e hapur nė dorė tė faktorit ndėrkombėtar.
    Dalja e Dules nga koalicioni dhe pėrgjėrimi i tij pėr „interesat e biznesit shqiptar“, dalja e Bollanos, (priten surpriza tė tjera greke nė tė ardhmen), heshtja e disa subjekteve politike nė Shqipėri, janė tė lidhura me dy dėshtime tė ndjeshme tė politikės greke. Tendenca e turravrapit tė qarqeve shovene greke dhe segmenteve dashakeqėse nė politikė, pėr helenizimin e jugut tė Shqipėrisė, tė sinkronizuara me trysninė e ftohtė politike, ekonomike dhe fetare, janė hapėsirat qė mbajnė sot peng ēėshtjen ēame, ēėshtjen e minoritetit dhe emigrantėve shqiptarė dhe vetė marrėdhėniet midis dy shteteve. Nuk po bėjmė ndonjė zbulim tė ri sensasional, pėrveēse i referohemi tė vėrtetės historike.
    Sė pari, rruga e pakthyeshme e pavarėsisė sė Kosovės, ku Greqia ka shprehur hapur qėndrimin e saj kundėr. Pse nuk e dėshiron Greqia kėtė pavarėsi? Ēfarė pretendon Greqia mė tej? Si mund tė pranojė Greqia qė tė ndryshojnė raportet gjeostrategjike nė Ballkan me daljen e njė shteti tė ri shqiptar? Politika greke e di se pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ēėshtja ēame dhe e tėrė kombėsive qė jetojnė sot nė Greqi do tė jetė njė ēėshtje e hapur, qė do t’i kapėrcejė hapėsirat absurde tė „zgjidhjeve dypalėshe“. Janė tė prekėshme nė jetėn politike greke kėrkesat e kombėsisė maqedonase, bullgare, turke dhe tė shumė pakicave tė tjera me prejardhje gjenetike. Nė kushtet e „rrethimit demokratik“, tė cilin Greqia ka kohė qė po e ndien, ēėshtja e helenizmit do tė sfumohet. Greqia duhet tė zhvishet prej tij. Ai ėshtė mashtrimi mė i madh qė po i bėhet historisė sė Ballkanit.
    Sė dyti, intrigues mbetet fakti i ēėshtjes sė zgjedhjes sė Presidentit nė Shqipėri. Politikės greke i kanė interesuar liderėt shqiptarė, sepse nėpėrmjet tyre ajo ka mundur tė ruajė interesat e saj nė Shqipėri. Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet qė ajo tė mos ketė hedhur kartat e saj pėr kreun e shtetit shqiptar. Zhvillimet politike kohėt e fundit dhe kompleksiteti i sajuar, me sa duket, i ka djegur kėto karta dhe kundėrvėnia greke ka filluar tė ndihet ndaj politikės shqiptare, pse jo dhe ndaj qeverisjes sė partisė nė pushtet. Nuk ėshtė ēėshtje „daljeje“ nga koalicioni, nuk ėshtė ēėshtje e njė „Bollanoje“, nuk ėshtė ēėshtje prishjesh nė bregdetin „minoritar“, por shumė mė tepėr se kaq.
    Zhvillimi i ngjarjeve nė hapėsirėn shqiptare dhe maturia shqiptare pėr tė qenė nė unison me faktorin politik ndėrkombėtar pėr ēėshtje tė rėndėsishme, qė kanė tė bėjnė me ēėshtjen tonė kombėtare e kanė nervozuar politikėn greke dhe „pasuordi“ i saj ėshtė vėnė nė lėvizje.
    Nė mėnyrė tė kamufluar, po dhunohen parimet e sigurisė kombėtare. Kėrcėnimet dhe rreziqet nuk janė abstrakte, por janė tė pranishme dhe veprojnė, duke shkaktuar pasoja tė rėnda nė jetėn e vendit. Lufta e ashpėr politike e dy partive tė mėdha nė Shqipėri po krijon hapėsira boshe, tė cilat po shfrytėzohen nga qarqe reaksionare, me synime tė pastra politike, etnike e fetare nė dėm tė shtetit dhe kombit shqiptar.
    Incidentet e shumta qė kanė ndodhur nė kėtė periudhė, janė njė ogur i keq i asaj qė po vepron, i asaj qė pretendohet se nuk duket, i asaj qė nuk gjen dot justifikim pėrpara opinionit shqiptar, i krizės politike permanente qė kėrkojnė shpjegim, i dhunimit tė institucioneve tė sigurisė qė shkaktojnė kaos politik, social dhe ekonomik, i mosfunksionimit tė shtetit dhe rendit kushtetues, i frikės nga njerėz qė i kanė shitur interesat e tyre matanė kufirit, qėndrime kėto qė po diskretitojnė politikisht vendin. Ky mund tė jetė pėrfundimi i gjithēkaje qė bėhet keq nė kėtė vend, nė fund tė fundit, i asaj qė nuk u ka pėlqyer dhe nuk do t’u pėlqejė kurrė shqiptarėve. Kėto momente, pa dyshim, shkaktojnė tensione politike, por nėse shqiptarėve u kėrkohet t’u tregohen gjurmėt, ata shikojnė ujkun parballė. Kėto precedentė politikė i kapėrcejnė kufijtė e konflikteve tė brendshme, dhe nėse shqiptarėt reagojnė ashpėr, shkaktarėt duhet tė binden se diēka nė kėto marrėdhėnie ėshtė mbrapsht.
    Marrėdhėniet midis dy shteteve janė lėnė tė ndjekin rrjedhėn e tyre, por pa menduar se luhatjet po lėnė pasoja shumė tė rėnda nė thellimin e pėrēarjes dhe tė armiqėsisė, pėr tė cilat do tė duhet shumė kohė qė ato tė normalizohen. Marifetet politike tė politikės greke janė kthyer nė njė rrezik permanent, duke e krahasuar atė me njė njeri qė rri me kopaēe nė dorė pas dere dhe pret vetėm rastin tė tė godasė. Ēėshtja e zgjidhjes sė konflikteve midis dy shteteve kėrkon subkoshiencė politike me standarde qytetare, sepse nė tė kundėrt ato nuk mund tė kalojnė kurrsesi pa lėnė gjurmė tė hidhura nė memorjen historike tė popujve qė dėshirojnė tė jetojnė nė fqinjėsi.
    * * *
    „Uthulla e fortė prish enėn e vet“, - kėshtu thonė shqiptarėt. Greqia ka kohė qė e ka kamufluar tė vėrtetėn historike tė kombeve dhe popujve nė Ballkan me globalizimin e helenizimit, i cili nuk ekziston. Grabitja dhe shtrėmbėrimi i historisė ėshtė shkaku qė frymėzon sot ultranacionalizmin grek dhe nxit qarqet shoviniste pėr t’i fryrė erės sė pretendimeve territoriale. Bota e qytetėruar, nėse do ta shpėtojė Greqinė dhe popullin e saj dhe tėrė rajonin ballkanik, duhet tė ndikojė fuqimisht nė shmangien e konceptit helen dhe tė helenizmit. Ėshtė ky koncept qė motivon sot nacionalizmin agresiv grek dhe qėndrimin antidemokratik tė njė shteti tė ashtuquajtur demokratik.




TanPortal - The Information System of TanMedia & Part of Corporation TanMarket.com Beautiful Albania - <font color='red'><h3>Helenizmi, frymzuesi i nacionalizmit agresiv grek</font>
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 20:28.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual