Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti

“Varianti” i Bollanos, mė ligjor dhe mė antigrek



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 19-08-08, 18:14   #1
Moderatorė
 
Avatari i braziljania
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: paradite ne klase,pasdite rreth e rrotull forumit
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 4,593
Rrespekti: 15 braziljania is a glorious beacon of lightbraziljania is a glorious beacon of lightbraziljania is a glorious beacon of lightbraziljania is a glorious beacon of lightbraziljania is a glorious beacon of light
Post “Varianti” i Bollanos, mė ligjor dhe mė antigrek

Nga Mero Baze
Ka disa ditė qė udhėheqėsi i pakicės greke nė Shqipėri, Vasil Bollano, ėshtė rikthyer nė vėmendje tė medias bashkė me kthimin e emigrantėve nga Greqia. Rasti kėtė radhė janė pronat dhe pronarėt e vjedhur nė Bregdetin e Rivierės shqiptare. Propozimi i zotit Bollano ėshtė hedhja poshtė e Ligjit 7501 dhe ndarja e tokės sipas pronarėve tė vjetėr, por legjitimitetin e dokumenteve ta caktojė fshati. Kjo ide, pak a shumė e formuluar “haxhiqamilēe” nė opinion publik, nuk ėshtė se ka ndonjė bazė ligjore apo lobim parlamentar qė tė realizohet. Por si ide nuk ėshtė se ėshtė e padrejtė. Kthimi i tokės te pronarėt legjitimė, natyrisht pėrmes njė procesi ligjor transparent dhe jokorruptiv, do tė ishte njė fitore e madhe pėr Shqipėrinė dhe zoti Bollano mund tė jepte njė kontribut nė kėtė drejtim. Problemi ėshtė se konfuzioni politik nė Shqipėri rreth pronave dhe mė pas abuzimet e politikanėve nė pushtet me to, kanė shkuar aq larg, sa ne nuk kemi mė shans as tė ėndėrrojmė qė pronarėt e vjedhur do tė marrin pronat. Nė vitin 2008, nėn mbėshtetjen e kryeministrit Berisha nė Grykėn e Kėlcyrės ėshtė ndarė tokė me Ligjin 7501 nė emėr tė disa fshatarėve dhe brenda javės ėshtė transferuar si pronė e njė biznesmeni qė i pėrket pakicės greke nė Shqipėri, i quajtur Harri Lena. Pronarja e kėsaj toke ėshtė gjallė, por s’mund tė bėjė asgjė. Natyrisht, skena tė tilla mund tė shohė dhe Bollano nė Himarė. Dhe ai mund tė shikojė se si mbin ndonjė pronar i ri nė trojet e himarjotėve dhe fillon e ndėrton fshatra turistikė, tė dhėna si kompensim pėr kasolle nė Llogora. Nė kėtė pikė, pra, ėshtė i motivuar dhe zemėrimi i pronarėve tė shoqatės “Bregdeti”, dhe ideja e Bollanos qė prona do t’i kthehet tė zotit. Por mundėsia politike pėr kėtė nė Shqipėri thuajse po shkon drejt zeros. Kryeministri, Sali Berisha, mbrojti dje Ligjin 7501 dhe i dha fund kėtij debati, po tė kemi parasysh se po kaq fanatikė pėr ta mbrojtur kėtė ligj kriminal janė dhe socialistėt.

Por problemi qė vjen nga Himara nuk ėshtė njė problem qė nuk realizohet dot, se ngrihet nga njė lider qė thotė se udhėheq pakicėn greke nė Jug tė Shqipėrisė. Problemi qė vjen nga Himara ėshtė njė problem qė nė radhė tė parė iu intereson shqiptarėve dhe banorėve tė bregdetit, qofshin kėta tė Palasės, Dhėrmiut, Vunoit, Himarės, Qeparoit, Borshit e Sarandės. Pėrtej kėsaj hapėsire ai ėshtė njė problem qė ka rėndėsi pėr gjithė Shqipėrinė. Paradoksi ėshtė se pėr njė problem qė iu intereson thellėsisht shqiptarėve, madje dhe familjeve tė mėdha shqiptare, interesohet njė lider qė ėshtė shpallur si prijės i pakicės greke dhe pėr interesat e kėsaj pakice interesohet dhe i mbron realisht kryeministri Berisha. E them kėtė, pasi, nėse do tė shkojmė me variantin Bollano, si variant kombėtar, dhe toka t’i kthehet tė zotit, ne do tė kemi kthimin e pronarėve legjitimė nė bregdetin e Shqipėrisė, qofshin kėta qytetarė qė ndjehen grekė apo shqiptare, ashtu siē do tė kishim kthimin e pronarėve legjitimė tė Libohovės dhe Gjirokastrės nė Dropull, kthimin e familjeve tė mėdha tė Delvinės nė Fushėn e Vurgut, Vrinės dhe gadishullin e Ksamilit, kthimin e pronave tė familjes Kėlcyra nė Kėlcyrė Pėrmet, Berat e Fier e kėshtu me radhė. Pra, varianti Bollano si variant politik ėshtė shumė proshqiptar. Ai realisht ia heq tokėn qė kanė marrė me Ligjin 7501 gjithė pakicės greke nė Dropull nė Vurg dhe nė njė pjesė tė bregdetit, por natyrisht njeh si pronarė legjitimė atė pjesė tė pakicės greke qė ka qenė e tillė. Ka fshatra tė pakicės greke, si Dropulli, Derviēiani, Livadhja e ndonjė tjetėr, qė kanė pasur banorėt e tyre tė pasur dhe kanė jetuar si tė tillė bashkė me shqiptarėt brenda Shqipėrisė. Nė kėtė aspekt, varianti i Bollanos nuk ėshtė se ėshtė ndonjė variant i keq, as ligjor dhe as politik. Ai ėshtė vetėm njė variant qė dėmton realisht pakicėn greke nė Shqipėri dhe qė dėshmon njė dimension tė panjohur tė zotit Bollano, qė ka tė bėjė me interesa tė tij konkrete nė Himarė dhe jo me interesat e pakicės greke nė Jug. Garanti real i pakicės greke ėshtė realisht Ligji 7501, i mbrojtur me fanatizėm nga kryeministri, Sali Berisha. Ai variant i Berishės i bėn pjesėtarėt e pakicės greke pronarė nė tokat e familjeve tė mėdha shqiptare, bėn qė shumė nga pjesėtarėt e kėsaj pakice tė faktorizohen si pronarė pėrmes lehtėsisė qė krijon ky ligj kriminal antishqiptar.

Pėr kėtė arsye e shikoj pa vend zemėrimin e madh ndaj Bollanos. Zemėrimi real i pronarėve shqiptarė duhet tė jetė me ata qė mbrojnė Ligjin 7501 dhe jo me ata qė duan ta hedhin poshtė kėtė ligj dhe t’i kthejnė tokėn pronarėve. Ne nuk kemi problem as grekėt pronarė, as shqiptarėt pronarė, ne kemi problem zaptuesit e tokave tė pronarėve, qė janė nė Tiranė dhe po bėhen pronarė nė Bregdetin e Vlorės. Kemi problem sekserėt qė po blejnė tokat e familjes Vlora dhe qė qajnė pėr Ismail Qemalin qė i kanė ndėrruar dhe mbiemrin. Kemi problem zaptuesit e pasurive dhe jo ata qė duan tė kthehen nė tokėn e tė parėve. Nė kėtė aspekt, Bollano tregon vetėm faktin qė ai ėshtė i interesuar pėr tokat e tij nė Himarė dhe jo pėr tė ardhmen e pakicės greke. Por ky ėshtė problem i tij. Problemi ynė ėshtė legjitimiteti i pronės dhe pėr koincidencė politike, ajo nuk favorizon politikisht pakicėn greke nė Shqipėri. Kjo gjė as na gėzon, as na mėrzit, por Bollano s’ka pse bėhet hero i kėsaj ngjarjeje, duke qenė se realisht ėshtė minuesi real i interesave tė pakicės greke nė Shqipėri.


Gazeta Tema*-*GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
__________________
...............Life is what we make it..................
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks



Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 14:50.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
LinkBacks Enabled by vBSEO 3.1.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual