Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Multimedia > Muzika shqiptare dhe e huaj

Parodi



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 02-10-08, 21:21   #1
Anėtar i ri
 
Avatari i shaban cakolli
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Postime: 106
Rrespekti: 3 shaban cakolli is on a distinguished road
Gabim Parodi

:UNĖ DHE ĒIFTELIA

Ēifteli, moj , dru prej mani,
A po e sheh si erdh zamani?
Ndryshoi bota, ndėrroi insani,
Shihe , koha ēka na bani !

Erdhi surlja , erdh tupani –
Mua po m’ thonė :”Nuk po t’ banė zani!”
-Tash je plakė e t’ kanė ra dhėmbėt,
Askush ma s’ ti dėgjon kėngėt !...

-S’ t’i dėgjon kush, kangėt e trungut,
Kaloi koha e Ali Bungut!
Kaloi koha e “kangėve t’ forta”,
S’ do ma kush “kangė t’ kallamojta”!

-Kėngėve t’ vjetra u ka dalė boja,
S’ i do zemra, s’ i kėndon goja !
S’i do syri, s’i do veshi ,
Tash duamė kėngė, ku pėrzihet leshi !

-Nuk duamė “Shotėn – mashalla”,
Duamė “Ēyēeka” e “Tallava”!
Kėngė “ moderne” po donė bota –
Ku kėndon kėrthiza, ku kėndon botha!...

-Ēiftelisė i ka dalė moda,
Nuk ka vend ma nėpėr oda !
Nuk po duamė ma “cimilima”,
Pėr heronj e as pėr trima !...

-Cimilim, as giri – giu,
As e preu, e as e griu!...
Tash po kėndojmė n’ demokraci –
“Rok” e “Rep”, pornografi !...

N’ vend t’ ēiftelisė – sintisajzeri,
N’ vend t’ rapsodit – roker kuleri !
Nėpėr dasma e festivale –
Kėngė rrugaēėsh – kėngė banale!...

Haj, medet, moj ēifteli,
Ēka na gjet mua dhe ty!
S’ do me sy kush t’ na shikon,
As n’ muze, as nė pension!
Demir KRASNIQI
Fotografitė e Bashkengjitur
parodi-ff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f3.jpg  
shaban cakolli nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-08, 21:23   #2
Anėtar i ri
 
Avatari i shaban cakolli
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Postime: 106
Rrespekti: 3 shaban cakolli is on a distinguished road
Gabim

M

ORI NAXHI UNĖ E DUA LIZĖN

Kėnga e parė –

Oh, mori nan- e,
Diēka du’ me t’ than-e –
Nuk e du’ Kosovėn,
S’e du’ fakultetin,
Nuk e due Zizėn,
Se ma soll kiametin!
Por e dua Lizėn -
Qė ma bani vizėn!

Prej poteres s’ Zizės –
Ujk , mu ka ba shpija!
Se pėr sytė e Lizės –
M’ dogji dashuria !
Soll pėr hatėr t’ vizės –
Qė m’ nxori prej krizės !
Veē pėr sytė e Lizės –
Ia dhashė dysh, unė, Zizės !

Nėpėr klube t’ natės –
U njoha me Lizėn!
Pėr inati t’ babės –
Zoti ia ruajt kthizėn !
Nga meraku i vizės –
Pėr hatėr t’ devizės!
Pėr me dalė prej krizės –
Jam ba rob i Lizės !

Kėnga e dytė –

Moj nan-e, moj nan-e,
A po vjen nė Zvicėrr-e?
-Unė po vijė , po s’ kam me se,
S’ ka kush ma banė vizėn-e?!

Jam njoftu’ me Lizėn-e,
Ajo ta banė vizėn-e !
Liza na i banė vizat-e,
Zoti e ruejt nga mizat-e !


Po banė nana:”Haj medet,
Qysh bajmė darsėm nė gurbet?!”
-Hajt, moj nan-e, mos ki dert,
Na qet Liza n’ selamet !

Do t’ bajmė darsėm pėr merak –
Me gjermanė e me zezak!...
S’e harxhojna as nji rrogė,
Se me thasė, po bajna drogė!...

Hajde, nanė, e ruenaj thminė –
Ta banė Liza, garancinė!
Hajde, nanė, pėrkundna djepat –
T’ i ndreqė Liza, tana letrat !

-Kėnga e tretė-

Haj, shyqyr, moj, haj shyqyr –
Na ka dalė nana, azil !
S’ ka ma gėzim e ma shyhret,
Se me marrė nuse n’ gurbet !

Ka dalė nana, nė oborr –
Nusja e mirė, por synin qorr!
Po rrehė nana , me shuplakė –
Nusja e mirė, por koka plakė !

Vallėzon nana, me nji kambė –
Nusja e mirė, s’ i kish tre dhambė!
Po hanė nana, kikirika –
Nusja e mirė, por kish perika!

Po knon nana – zanin pushkė,
Nusja e mirė, po ish kanė vejushkė!
-Hajt, moj nan-e, mos ki gajle –
Liza e ka penzinė e madhe!...

-Kėnga e katėrt-

Kalle, kalle, ndiz fitilin –
Nanės tonė, ia dhanė azilin!
Nanės tonė, ia dhanė azilin,
Of, aman, aman, aman!



Kalle, kalle, qitja flakėn –
E lamė t’ renė, e morėm plakėn!
E lamė t’ renė, e morėm plakėn,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj, mashalla –
Plaka , moj, erdh te na !

Of, of, of, sa mirė ta bana –
Qi nuk t’ lash n’ Kosovė, te nana,
Qi nuk t’ lash n’ Kosovė, te nana,
Of, aman, aman, aman!

Edhe nana, e ka ditė –
Pėr gurbet, ty, qė t’ ka rritė,
Pėr gurbet, ty, qė t’ ka rritė,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj, mashalla –
Nana, moj, erdh te na!

S’ ka ma gėzim e ma shydet,
Se me e marrė nanėn, n’ gurbet,
Se me e marrė nanėn, n’ gurbet,
Of, aman, aman, aman!

S’ ka ma vėshtirė e ma kiamet -
Babėn, n’ shpi , me e lanė vet,
Si e pastė ba, ai, e pastė gjetė,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj mashalla -
Nana, moj, erdh te na !
Shote, moj , mashalla –
Baba, mbet tuj kja!

-Kėnga e pestė-

Na , n’ llokum e majna Lizėn,
Po, po, e majna !
Soll qė i bani djalit vizėn,
Po, po, e majna !

Na, Lizėn e majna n’ molla,
Po, po, e majna !
As nji ditė s’ asht kanė te shkolla,
Po, po, e majna !
Ojna, ojna,
Nė Zvicėrr, do t’ shkojna !
Zvicrrėn do ta kallim -
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna !
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na Lizėn e majna n’ arra,
Po, po, e majna !
Soll qė i ka flokėt me lara,
Po, po, e majna !

E majmė Lizėn, n’ kikirika,
Po, po, e majna !
N’ vend tė flokėve – i blejmė perika,
Po, po, e majna !
Ojna, ojna,
Nė gurbet do t’ shkojna !
Gurbetin e kallim -
Plakat do t’ ja u marrim !
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

E majmė Lizėn, n’ t’ kuq tė vojės,
Po, po, e majna !
Se s’ i kish tre dhambė tė gojės,
Po, po , e majna!

Djali jem , kish pasė nafakė ,
Kish pasė nafakė –
Vet i ri e nusja plakė,
E nusja plakė !
Ojna, ojna,
Nė Evropė, do t’ shkojna!
Evropėn e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna,
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na, Lizės ja kėqyrim kthizėn,
Ja kėqyrim kthizėn –
Veē pse i bani vėllait vizėn,
Ja bani vizėn !

Na, Lizės ja kėqyrim barkun,
Ja kėqyrim barkun –
Veē pse i nxori nanės, hakun,
Ia nxori hakun !
Ojna, ojna,
Nė Evropė, do t’ shkojna !
Evropėn e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim !
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na, Lizės ja kėqyrim kamėn,
Ja kėqyrim kamėn –
Se n’ gurbet na e qiti nanėn,
Na e qiti nanėn !

Na, Lizės ja kėqyrim thembrėn,
Ja kėqyrim thembrėn –
Veē pse i plasi babės, zemrėn,
Ja plasi zemrėn !
Ojna, ojna,
Nė Evropė, do t’ shkojna!
Evropėn e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana!

Na , Lizėn e majmė n’ sherbet,
E majmė n’ sherbet –
Se na e hupi vėllain n’ gurbet,
O, vėllain n’ gurbet !

Na, Lizėn e kruejm si lopėn,
E kruejm si lopėn –
Veē pse i dha vėllait, Evropėn,
Ja dha Evropėn !
Ojna, ojna,
N’ krejt dynjanė do t’ shkojna!
Dynjajen e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana!

Na, Lizės ia kėqyrim synin,
Ja kėqyrim synin –
Shpijės tonė, ia futi drynin,
Ia futi drynin!
Ojna, ojna,
Nė Evropė, do t’ shkojna!
Evropėn e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana,tjarana!
Tiriliu, tiriliu, tiriliu, tiriliu!
Garagiu, garagiu, garagiu, garagiu!
Tralala, tralala, tralala, tralala!
T’ lumtė na ! T’ lumtė na !
T’ lumtė na ! T’ lumtė na !

Gjilan, 2005. Demir KRASNIQI
shaban cakolli nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 23:40.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual