Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Multimedia > Muzika shqiptare dhe e huaj

Kėngėtarja Alida Hisku, rrėfen jetėn e saj



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 03-08-08, 17:15   #1
*Yll Bote*
 
Avatari i *ena*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Mosha: 28
Postime: 82
Rrespekti: 3 *ena* is on a distinguished road
Gabim Kėngėtarja Alida Hisku, rrėfen jetėn e saj

“Arsyet qė mė larguan nga Shqipėria”


Nė pjesėn e parė tė intervistės sė njė dite mė parė, dhėnė pėr "Tirana Observer", kėngėtarja Alida Hisku ka rrėfyer pėr pjesėn mė tė vėshtirė tė jetės sė saj: atė tė dėnimit pėr tė mos kėnduar mė dhe pėr ditarin e zhdukur. Ndėrsa sot, ajo zbulon pėr herė tė parė prapaskenat e festivaleve tė kėngės. Kush ishin kėngėtaret xheloze dhe ziliqare qė "e pėrēmonin" si "tė papėrvojė" dhe tė vogėl. Cilėt ishin pėrkundrazi, ata njerėz qė e mbėshtesnin dhe qė ajo i vlerėsonte nė mėnyrė tė veēantė. Kėngėtarja e njohur e viteve '70-tė, Alida Hisku, rrėfen pėr veten e saj, jo thjesht si dikush qė nuk e lanė tė shpaloste talentin, por si njė njeri me brengat, emocionet dhe dashuritė e veta. Jeta artistike e viteve '70-tė, xhelozitė dhe fitoret, martesa me burrin e parė nė Shqipėri dhe jeta e re nė Gjermani, vijnė pėr herė tė parė nė njė intervistė pėr "Tirana Observer".
Flitet se dėnimi juaj lidhej edhe me xhelozinė qė shprehnin kolegė tė tuaj nė atė kohė, falė nivelit tėnd profesional. A mund tė na thoni si ėshtė e vėrteta dhe cilėt janė kėto kėngėtare apo kėta kėngėtarė?
Unė i shikoja koleget dhe kolegėt e mi me syrin e tolerancės. Megjithatė pėr mua ka qenė shumė ambicioze Zyliha Sina; e mbante veten pėr tė bukur. Grindje me kėngėtarėt nuk kam pasur, madje as me Zylihanė. Konkretisht nuk mė pėrfillnin shumė, se kam qenė punėtore e shkurtėr, e vogėl; nuk u dukesha ndonjė kafshatė e fortė. Vetėm kur dilja nė skenė e bėja bam. Nuk e di se ē'mund tė bėnin mbrapa shpine, por unė nuk kisha lidhje me asnjė kėngėtar, pėrveē natės kur dilnim nė festival. Me Liljana Kondakēiun dhe mė pas edhe me Ema Qazimin kemi qenė fqinjė, por nuk ėshtė se rrija shumė me to, pėr arsye se isha edhe nė punė. Gjithsesi u mundova qė me to tė kaloja mirė.
A mund tė na thoni si ishte atmosfera nė atė kohė mes grupeve tė artistėve, a kishte harmoni dhe si shiheshin me njėri-tjetrin?
Artistėt ishin ndarė nė dy grupe: profesionistė dhe amatorė. Jo tė gjithė i shikonin kėngėtarėt e rinj me shpirtin e bamirėsisė. Jo tė gjithė iu zgjasnin dorėn pėr t'i ndihmuar. Ka qenė njė mospėrfillje xhelozie; ēdokush e mbante nė vetvete pa e shfaqur dhe mundohej t'u shmangej kėngė-tarėve tė rinj. Unė isha nė grupin e amatorėve, rrija gjithmonė me ata qė ishin tė rinj nė festivale, se me ta merresha vesh mė mirė. Nuk e kam hequr kurrė veten si profesioniste, por gjithmonė jam pėrpjekur tė ul kokėn dhe tė mėsoj, ose ta vjedh nė mėnyrė tė padukshme atė qė doja. Kėshtu, i shkoja Vaēes pas nė dhomat e provave. Nėpėr dasma kėndoja gjithmonė kėngėt e Vaēes. Unė e adhuroja atė. Nuk kam bėrė konservator muzike, por shikoja Vaēen te dhoma e provave, prapa skene, si e hapte dhe si e mbyllte zėrin e "vidhja" nga mėnyra se si ajo punonte me kėngėn.
Cili ishte kėngėtari apo kėngėtarja pėr tė cilin kishit mė shumė rezerva?
Tani nuk i mbaj mend edhe aq mirė emrat, se kanė kaluar shumė vjet, por Lindita Theodhori, pėr shembull, e ka hequr veten mė shumė se ēka qenė, pra ishte pak mendjemadhe.
Nėse kthehemi nė kohė, ēfarė vendimi do tė merrnit nė qoftė se do tė ishit nė situatėn e asaj kohe: pra tė kishin kapur me njė ditar dhe tė thoshin se je armike e partisė?
Nuk besoj se do tė mund tė bėja dot gjė. Nė njė situatė tė tillė je nė dorė tė organizatorit. Ēdo organizatė ka rregullat dhe statusin e vet. Edhe statusi komunist ka rregullat e tij, ashtu si gjykata. Unė kisha thyer ligjin. Nėse do ta shohim mė ndryshe, padyshim ditari ishte gjė private, qė unė e kisha brenda meje dhe tė fshehur. Por ata e kapėn atė dhe nuk e kuptonin ēdo tė thotė tė ishe artiste, kush isha unė! Brenda tyre, sidomos ato tė ashtuquajturat shoqe, kishin ligėsinė. Megjithatė ata nuk mė kapėn gjėrat mė tė rėndėsishme si adresat e miqve e tė tė njohurve tė mi jashtė shtetit, si dhe kėngėt e huaja, tekstet e tė cilave i shkruaja gjithmonė nė njė bllok. Kėshtu, megjithėse mė dėnuan nuk i humba lidhjet e mia. Kėta miq do tė mė ndihmonin mė vonė pėr tė shkuar nė Gjermani.
Kur vendosėt tė iknit nė Gjermani dhe pėrse e bėtė kėtė?
Vendosa tė iki nė vitin 1990. Ishte e pamundur pėr mua tė vazhdoja tė rrija nė Shqipėri. Aq mė tepėr qė isha njė grua e vetme me dy djem, njėri katėr e tjetri dhjetė vjeē dhe e shihja se nuk kishte perspektivė. E parashikova qė do tė vinte demokracia, se atė ėndėrroja tė vinte. Ėndėrroja lirinė nė art, se politika ishte shumė e pistė nga brenda. Ėndėrroja njė vend jo tė robėruar, njė vend mė tė qeshur. Kėshtu, njėra pas tjetrės u bėnė lėvizjet. Mora njė vizė turistike nė vitin '90-tė nė Bullgari. Iu thashė se do tė vizitoja djalin dhe ma dhanė menjėherė. Nė vitin '80-tė kam pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Kongresin Marksist-Leninist tė tė Rinjve tė Partisė Komuniste gjermane. I mora nė telefon njerėzit qė kisha njohur atėherė dhe ata mė dėrguan menjėherė njė faks. Kam ndenjur nė njė hotel nė Budapest, madje nuk kisha as para pėr tė paguar hotelin, por motra e Vaēe Zelės mė mori. Ajo kishte ardhur nė Bullgari tė merrte vizė pėr tė shkuar nė Shqipėri. Hoteli ishte plot me shqiptarė. Mė dhanė direkt vizėn gjermane, me azil politik dhe qė atėherė jam nė Gjermani.
Gjatė kėsaj kohe, ēfarė keni menduar? A keni kėnduar ndonjėherė?
Gjatė kėsaj kohe, prej 15 vjetėsh nė Gjermani kam thėnė shyqyr qė kam kėngėn. Kėnga ka qenė pėr mua si aspirinė. Sa herė qė kam ndjerė dhimbje kam kėnduar me veten time, sa nė kuzhinė e sa nė banjė. Kur mė dhembte shpirti, kėndoja dhe kėndoja nė shqip, pėr tė mos ta harruar gjuhėn dhe kėngėn. Nė shqip iu kėndoja edhe fėmijėve kur doja t'i vija nė gjumė. Kėnga ėshtė pjesė e gjakut tim, ėshtė jetė. Pa kėngė nuk ka Alidė, pa Alidė nuk ka kėngė.
Ēfarė mendoje kur shikoje mė pas festivalet? Cilat fjalė ju vinin ndėr mend?
Jam shtruar dy herė nė spitalin e Neurologjisė me krizė nervore dhe e mbaja veten me ilaēe qetėsuese. Nė atė moment tė shkojnė shumė mendime nė kokė, por nuk ke nė dorė asgjė, madje as nuk mund tė mendosh, por komplet jetėn e lėshon nė dorėn e fatit. U izolova brenda dhe nuk mund tė dilja pėrjashta. Dilja natėn me fshesaxhiet dhe pija cigare e bėja muhabet me to. Ka qenė viti 1982.
Si ndikoi dėnimi nė vitin 1981 nė jetėn tuaj private dhe familjare?
Erdhėn tė gjitha si njė katarakt. Ish-burri im, Gėzimi, ka qenė nė Ansamblin Popullor me mua. Nė atė kohė burrin nuk e lejuan tė ndahej me mua, sepse ecej me moton: Partia i dėnon njerėzit, por nuk i shkatėrron. Lindėm edhe djalin e vogėl, pėr t'i thėnė tė gjithėve se nuk jemi ndarė. Ishte dėshira ime tė kisha edhe njė fėmijė, se e dija qė do tė ndaheshim. Kur digjesh nga qulli i fryn edhe kosit. Ky ishte njė vendim i imi qė e provova vetė dhe e pėsova vetė.
Keni kėnduar ndonjėherė gjatė kėtyre viteve edhe jashtė mureve tė shtėpisė?
Unė kam 15 vjet qė jetoj nė Gjermani. Pėr pesė vjet kam punuar si pastruese hoteli, duke filluar punė qė nė 06.00 tė mėngjesit dhe kur shkoja nė shtėpi pastroja edhe kuzhinėn e restorantin. Kam ndenjur me leckė dhe kovė nė dorė sa pėr tė mbajtur frymėn gjallė dhe fėmijėt e mi. Kisha dy djem me vete. Kujt i bėhej vonė nė darkė pėr koncerte? Shyqyr qė shtrihesha nė krevat. Nuk mu nda puna e krahut: tetė vjet nė Shqipėri pas dėnimit, pastaj edhe pesė vjet nė Gjermani. Jeta ime ndryshoi atėherė kur njoha burrin tim, me tė cilin jetoj edhe sot. Por me gjithė jetėn e vėshtirė ndjehem krenare qė jam shqiptare. Kam qenė 16 vjeē kur kam dalė jashtė Shqipėrisė pėr herė tė parė. Kam parė shumė popuj dhe Shqipėrinė e kam vizituar cep mė cep. Jam ulur gjunjė mė gjunjė nė ēdo shtėpi. Them se jemi populli mė i zgjuar, pavarėsisht se kemi ndenjur 50 vjet nė injorancė dhe tė izoluar, duke parė vetėm nė njė drejtim. Jemi populli mė krenar dhe mė i dashur, jemi ajka e gjithė rruzullit tokėsor.
Sa e lidhur jeni me Shqipėrinė, ēfarė ėshtė pėr ty Shqipėria edhe pse jeni larg?
Vit pėr vit vijmė nė Shqipėri. Djali i vogėl vjen dy herė nė vit. Ėshtė gjaku qė i tėrheq. Tė tre fėmijėt dinė tė flasin mirė shqip. Por tani nuk kam asnjė tė afėrt nė Shqipėri. Prindėrit mė kanė vdekur, kurse motra dhe vėllai janė nė Itali, tė punėsuar si tė gjithė shqiptarėt e tjerė.
A mund tė na thoni diēka mė shumė pėr familjen tuaj tė dikurshme nė Shqipėri?
Nėna ime ka vdekur shumė e re, nė moshėn 48-vjeēare. Ka qenė njė nga krijueset e Filarmonisė sė Shtetit dhe ka kėnduar pėr 16 - 17 vjet me radhė nė Opera. Kam pasur njė vėlla dhe njė motėr mė tė madhe, tė cilėt gjithashtu iu pėrkushtuan muzikės, por asaj klasike.
Keni ndėr mend tė ktheheni ndonjėherė nė Shqipėri?
Nuk ka dyshim qė do tė kthehem, pėr tė qėndruar pėrgjithmonė nė Shqipėri bashkė me bashkėshortin tim, Thomasin, pasi tė dalim nė pension. Ndėrsa fėmijėt kanė filluar jetėn dhe kanė marrė rrugėt e tyre nė Gjermani. Por kthimi dhe jeta ime nė Shqipėri do tė jetė rrėnja, epiqendra e fėmijėve tė mi pėr tė ardhur sa mė shpesh nė vendin e tyre. Kur je i vjetėr ke nevojė mė shumė pėr njerėz se sa kur je i ri. Mikpritja njerėzore qė ėshtė nė Shqipėri nuk ėshtė kėtu. Kur mplakesh tė kthehen tė gjitha kujtimet e fėmijėrisė. Nė Gjermani nuk kam kujtime, ndaj ėshtė mė mirė tė kthehem pėrsėri atje ku kam kujtimet e mia.
A dėgjoni kėngė shqiptare dhe si e vlerėsoni atė tani?
I dėgjoj kėngėt shqiptare e sa herė qė vij nė Shqipėri blej kaseta dhe muzikėn mė tė re qė del. Kėto kėngė shqiptare i sjell nė Gjermani pėr t'i dėgjuar vetė dhe pėr fėmijėt. Shyqyr qė muzika shqiptare doli e lirė, si nė vendet e tjera, por njė gjė mė trishton, se muzika pėr shumė kėngėtarė ėshtė bėrė mjet pasurimi. Nga ana tjetėr, duke qenė njė mjet pasurimi fillon e bėhet pak e pistė, duke futur brenda mėnyrat mė moderne tė muzikės, banalitetin e bastardimin e muzikės, qė e shoh nė shumė nga grupet e reja muzikore, sidomos ato tė Kosovės. Kėnga po nuk pati bazė origjinale nuk jeton shumė gjatė. Shumė kėngė janė kėnduar kohėt e fundit, por vlerėn tonė nuk e kanė arritur, nuk kanė pasur jetė tė gjatė si ne. Ne kemi qenė origjinalė, kemi kėnduar kėngėn e popullit.
Keni marrė duartrokitje nė spektaklin "Kėngėt e Shekullit", si e vlerėsoni faktin se ky spektakėl po mbledh tė gjithė artistėt dhe do tė bėjė vlerėsimin e kėngėve mė tė mira tė shekullit XX?
E thashė qė ky aktivitet qė bėri Tv "Klan" ishte njė aktivitet i nivelit tė lartė, pavarėsisht se ēdo vend ka vlerat e veta. Ėshtė gjėja mė e mrekullueshme dhe e pėrkryer, sepse u mblodhėm tė gjithė. Ky do tė jetė njė arkiv shumė i bukur dhe i ēmuar pėr tė gjithė kėngėtarėt.
A keni pasur kontakte gjatė kėsaj kohe me kėngėtarė dhe artistė shqiptarė? A mund tė na thoni diēka nga bisedat me ta?
Jo, fare. Nuk kam pasur asnjė kontakt me kėta artistė. Pėr mua jeta mori njė drejtim krejt tjetėr. Tė gjitha gjėrat janė rastėsi, sepse si i huaj nuk ke tė drejtė tė planifikosh diēka.
Si ju duk Tirana, tani qė erdhėt sė fundi?
Shumė e bukur, mė pėlqen shumė politika dhe dora e Edi Ramės. Mendoj dhe shpresoj se do e sjelli Tiranėn nė njė qytet tė ndriēuar pėr tėrė Shqipėrinė, me kulturė e shpirt artisti.
Ēfarė kėshille do t'u jepnit kėngėtarėve tė rinj shqiptarė?
Tė kėndojnė gjithmonė me origjinalitet, tė mos e pėrdorin kėngėn si mjet pasurimi, se nuk do tė jenė kurrė tė kėnaqur. Se ajo qė tė kėnaq nuk ėshtė pasuria, por krenaria.
Fotografitė e Bashkengjitur
kengetarja-alida-hisku-rrefen-jeten-e-saj-alidahisku.jpg  
*ena* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-08, 17:19   #2
*Yll Bote*
 
Avatari i *ena*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Mosha: 28
Postime: 82
Rrespekti: 3 *ena* is on a distinguished road
Gabim

Njė koncert nė Shqipėri

Pas shfaqjes nė "100 Kėngėt e Shekullit", kėngėtarja Hisku mendon qė "t'ia shpėrblejė" publikut, qė e ripriti aq ngrohtė, me njė koncert recital, ku tė pėrmbledhė tė gjitha kėngėt dhe interpretimet e saj nė vite. "Kam shumė dėshirė ta bėj njė gjė tė tillė dhe mendoj se do ta realizoj brenda vitit", thotė Hisku, duke shtuar se nė tė njėjtėn kohė po kėrkon me ngulm qė tė gjejė tė gjitha kėngėt e saj, qė fatkeqėsisht janė zhdukur dhe njė pjesė e tyre nuk dihet nėse ekzistojnė mė apo jo. "Kam vetėm njė disk me kėngėt e mia, tė cilin ma kanė dhuruar disa shoqe qė punojnė nė arkivin e Radio Tiranės dhe vetėm kaq. Por edhe ato kėngė janė gjetur me vėshtirėsi tė madhe", thotė e trishtuar kėngėtarja, qė nuk mundi tė shpalosė talentin e saj deri nė fund, e ca mė keq nuk arriti as tė ruante "kujtimet" qė ia zhdukėn barbarisht. Megjithatė, duket se janė po kėto kujtime, tė mira dhe tė hidhura, tė bukura dhe tė trishtuara qė e detyrojnė tė kthehet pas dhe tė pohojė se vetėm pas pak vitesh do tė rikthehet pėrgjithmonė nė vendlindjen e saj.
Fotografitė e Bashkengjitur
kengetarja-alida-hisku-rrefen-jeten-e-saj-20071028203512_artikull.jpg  
*ena* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-08, 17:20   #3
*Yll Bote*
 
Avatari i *ena*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Mosha: 28
Postime: 82
Rrespekti: 3 *ena* is on a distinguished road
Gabim

VLERĖSIME pėr ...



Vaēe Zelėn

Kur isha fėmijė, por dhe mė vonė idhulli im ka qenė Vaēe Zela. Unė e ndiqja atė pas skene apo nė dhomėn e provave pėr ta parė si kėndonte dhe "pėr tė vjedhur" diēka prej saj. Edhe kur kėndoja nė dasma gjithmonė kėndoja kėngėt e Vaēe Zelės.



Robert Radojėn

Robert Radoja ėshtė ai qė "mė drejtoi" nė udhėn e kėngės bashkė e nėnėn time. Gjithmonė kam pasur nė krah
Robert Radojėn,(qė nė atė kohė ka qenė edhe pianist nė Orkestrėn Simfonike) nė turne, nė festivale me tė. E kam pasur si baba.

Irma Libohovėn

Irma Libohova ėshtė pėr mua njė Vaēe e dytė, qė nuk i vjen mė Shqipėrisė, por shumė mė moderne dhe e avancuar, si dhe shumė humanitare. Irma ėshtė shumė e thjeshtė nė aspektin e shoqėrisė, njė grua e mirė pėr shtėpi dhe kėngėtare e mirė pėr skenė.
*ena* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 11:49.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual