Kėshilla pėr kėmbėt
Kur ecėn me taka tė larta, thembra e humbet elasticitetin. Tė ecėsh zbathur ose pa taka, qoftė edhe nėpėr shtėpi, ėshtė njė ushtrim i mirė pėr kėmbėt e stėrmunduara nga takat.
Nė lidhje me higjienėn dhe frymėmarrjen e kėmbėve, ėshtė mirė qė nė stinėn e ngrohtė, tė heqėsh dorė nga kėpucėt e mbyllura, sidomos burrat.
Pėr qarkullimin e mirė tė gjakut nė nivelin e kėmbėve, duhen evituar banjat e nxehta dhe tė shpeshta tė kėmbėve. Le tė zėvendėsohen me banjat me ujė tė freskėt
Pėr tu dhėnė kėmbėve freski, duhen masazhuar me krem qė ka pėrmbajtje alkooli dhe duhet filluar nga majat e gishtave deri lart.
Kryqėzimi i kėmbėve nuk rekomandohet, pasi prish normalitetin e qarkullimit tė gjakut, i cili kur kėmbėt kryqėzohen, grumbullohet nėn gju.
Poshtė dyshekut, pikėrisht aty ku pushojnė kėmbėt, mund tė vendosni diēka tė vogėl, jobezdisėse, e cila e ngre pak nivelin e pozicionimit tė kėmbėve dhe ndihmon qarkullimin e mirė tė gjakut.
Duhet evituar prerja thellė e thonjve, pasi shkakton shpesh probleme tė rėnda, qė shpesh shkojnė deri aty sa kėrkojnė ndėrhyrje kirurgjikale kur thoi hyn nė mish duke shkaktuar plagė tė vogla, por tė rėnda.
Pak aktivitet sportiv, vrap ose ecje e thjeshtė ndihmon nė qarkullimin e gjakut. Pėrkundrazi. qėndrimi i gjatė nė kėmbė, qoftė edhe duke bėrė ecejake tė vogla, ėshtė i dėmshėm pėr kėmbėt.
Cdodite