Pushimi duhet tė jetė njė moto
Nuk duhet tė qėndroni nė njė vend pėr njė kohė tė gjatė, por duhet tė ecni shumė shpesh. Kur jeni tė ulur, brenda mundėsive duhet t’i mbani kėmbėt pak mė lart se niveli i vendit ku jeni ulur. Nė rastet kur shtriheni pėr tė fjetur, kėmbėt duhet tė rrinė nė njė nivel pak mė tė lartė se ai i shtratit. Duhet tė bėni periudha pushimi gjatė ditės.
Gjimnastika dhe banja
Tė shtrirė duhet tė bėni lėvizje tė lehta tė kėmbėve duke i shtrirė ato mė lart se vendi nė tė cilin ndodheni, gjithashtu duhet tė bėni njė banjė prej 15-30 minutash, gjatė sė cilės tė rrini nė ujė me temperaturė nga 36- 37 gradė. Nėse nuk ėshtė e mundur njė banjė, atėherė ėshtė e kėshillueshme tė mbani kėmbėt nė ujė tė ngrohtė nė po tė njėjtat temperatura.
Klima
Duhet tė evitoni temperaturat e larta si dhe vendet me lagėshtirė. Vendet malore janė mė tė kėshillueshme, por nėse ju zgjidhni detin atėherė janė tė kėshillueshme banjat e gjata dhe shėtitjet nė breg tė detit me ujin gjer te gjunjėt. Mundohuni tė ekspozoni sa mė pak kėmbėt nė diell dhe mbajtjen e tyre sa mė tė shkurtėr nė rėrė. Nė shtėpi mundohuni tė mbani temperatura mes 19-20 gradėve.
Veshjet
Mundohuni tė evitoni veshjet shumė tė ngushta, tė nxehta dhe elastike. Kini kujdes nga kėpucėt shumė tė ngushta, shumė tė larta apo shumė tė ulėta. Mundohuni t’i gjeni sa mė tė rehatshme.
Sporti
Nuk kėshillohen sportet me lėvizje tė vėshtira dhe tė lodhshme. Mė saktė i thuhet jo: tenisit, skive, shpatės, futbollit apo dhe sporteve tė tjera me top, kėrcime dhe vrapimeve tė shpejta. Po, vetėm pėr notin dhe marshimet e lehta nė ajėr tė pastėr.
Higjiena
Mundohuni tė mbani tė pastėr lėkurėn e pulpave dhe tė shputės sė kėmbės duke i larė ato me sapun dhe duke i trajtuar me kremra sa mė ushqyes pėr kėmbėt. Nėse ėshtė e kėshilluar nga mjeku, mund tė pėrdorni dhe ēorape elastike.
Ushqimi
Kini kujdes me dietat qė pėrdorni, mundohuni tė hani sa mė shumė ushqime dhe fibra. Mundohuni tė hani sa mė shumė ushqime tė lehta pėr t’u tretur pa vėshtirėsi. Mundohuni tė evitoni ushqimet pikante, hani sa mė shumė fruta dhe perime dhe pini ujė.
Veshja
Pėr sa i pėrket veshjes sė kėmbėve nuk janė shumė tė kėshillueshme ēizmet, megjithėse kanė shumė vite qė dominojnė nė pasarelat e tė gjithė stilistėve mė tė njohur tė botės. Veēanėrisht pėr ato femra qė rrezikojnė tė kenė varice. Pavarėsisht nga tė gjithė faktorėt, dėmin kryesor e shkaktojnė takat e larta. Megjithėse kanė shumė feminitet, ato shkaktojnė dhe shumė deformime tė kėmbėve dhe tė shtyllės kurrizore. Taka ideale ėshtė ajo 3-4 centimetra.Telegrafi