Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Karakteret shpirtėrore > Besimtarėt musliman

Nata e Kadrit



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 20-09-08, 12:47   #1
Nata e Kadrit
 
Avatari i Loverboy
Loverboy
Str4ngeR
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Postime: 1,783

Shfaq Versionin E Printimit Dėrgoje me e-mail kėtė faqe
Loverboy Loverboy nuk ėshtė nė linjė 20-09-08, 12:47
Vleresimi: (1 votes - 5.00 average)

Es-selamu Alejkum We Rahmetullahi We Berekatuhu

-Paqja, Meshira dhe Bereqeti i Allahut qofte mbi ju-


Vellezer dhe motra te besimit Islam. Meqenese dje kemi hyre ne pjesen e trete apo te fundit te Ramazanit, e pash te arsyeshme ta postoj kete teme e cila ka lidhje me "Naten e Kadrit". C'eshte Nata e Kadrit? Cfare vlere ka kjo nate? Cfare duhet vepruar etj etj...Lexone materialin ne vazhdim:



Allahu i Madheruar thote:

1. Ha, Mimė.

2. Pasha librin sqarues (tė sė drejtės nga e kota)!

3. Ne e zbritėm atė nė njė natė tė bekuar (nė Natėn e Kadrit). Ne dėshiruam t’u tėrheqim vėrejtjen e njerėzit tė jenė tė gatshėm.

4. Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė.

5. Urdhėr i pėrcaktuar nga Vetė Ne. S’ka dyshim se Ne dėrguam tė dėrguar.

6. (E zbritėm) Nga Mėshira e Zotit tėnd; Ai ėshtė Dėgjuesi, i Dijshmi.

(Duhan,1-6)


Allahu i Madheruar dergoi Kur'anin ne kete nate te cilėn Zoti e ka pershkruar si te bekuar. Shprehja “Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė” do te thote se ne ate nate fati i te gjitha krijesave vendoset per vitin e ardhshem.

Ne ate nate shkruhet se kush do te jetoje, kush do te vdes, kush do te shpetohet, kush do te mallkohet, kush do te paracaktohet per ne Xhennet, e kush do te paracaktohet per ne Xhehennem, kujt do t’i dhurohet nderi, kush do te turperohet, ku do te paraqitet thatesia dhe uria, si dhe cdo gje tjeter te cilen e deshiron Allahu i Madhėruar ate vit.

Ajo qe nenkuptohet me idene se fati i te gjitha krijesave shkruhet ne Naten e Kadrit eshte (Allahu e di me se miri) se ne Naten e Kadrit ato barten prej Lewhi Mafhudhit.

Ibni Abasi ka thene:

"Vėrejmė qė njeriu pėrgatit shtrojen pėr tė fjetur, mbjellė farėn dhe vėrtet ai ėshtė prej tė vdekurve (ka pėr qėllim, ėshtė caktuar qė do tė vdesė kėtė vit nė Natėn e Kadrit)"

Kuptimi i fjales “kadr” eshte nderim ose respektim, d.m.th. ajo eshte nate e cila nderohet per shkak te karakteristikave te saj te vecanta, dhe pasi qe personi i cili rri zgjuar gjate kesaj nate behet njeri i nderit.

Eshte thenė se “kadr” do te thote shtrengim, ne kuptimin qe dija se kur eshte saktesisht kjo nate, eshte e fshehur.

Gjithashtu eshte thene se “kadr” do te thote kader, d.m.th., se ne kete nate vendosen urdherat per vitin e ardhshem.

U quajt "Kadr" sepse kjo eshte nje nate e larte tek i Madhi Zot, dhe se ne te falen gjynahet me se shumti dhe mbulohen te keqijat, pra kjo eshte nate e Magfiretit-Meshires.

Per kete dijetaret Islam e quajtėn "feste nder me te respektuarat, nate e paqes, e miresise se pergjithshme, e shperblimit te pashembullt".

Njera prej madheshtive te kesaj nate eshte edhe hapja e dyerve te qiejve per te pranuar lutjet e atyre qe i drejtohen Zotit te tyre qe t'u zgjidhen hallet, per t'u larguar veshtiresite dhe per t'u sjelle gezim.

Eshte kjo nate per te cilen Allahu i Madheruar ka thene se eshte: Me e mire dhe me e vlefshme se nje mije muaj te tjere." Dhe 1000 muaj bejnė 83 vjet e 4 muaj. Duke ditur se jeta mesatare e njerezve ne kete bote nuk i kalon te 74 vjetet, do te thote se kjo nate eshte me me vlere se tere jeta e njeriut.

Ne lidhje me kete, thote Allahu i Madheruar ne Kur'anin Famelarte:

"Ne e zbritėm atė (Kuranin) nė natėn e Kadrit. E ē'tė bėri ty tė dish se ē'ėshtė nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se njė mijė muaj! Me lejen e Zotit tė tyre, nė tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) me tė gjitha vendimet. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit." [El Kadr:1-5].

Per kete Katadeja (Zoti qofte i kenaqur me te) ka thene:

"Allahu ka vlerėsuar dhe zgjedhur disa nga krijesat e Tij, ka zgjedhur nga meleqtė tė dėrguar dhe nga njerėzit Pejgamberė, ka zgjedhur nga fjalėt lutjet dhe prej vendeve xhamitė, ka zgjedhur nga muajt Ramazanin, nga ditėt tė xhumanė (tė premten), kurse nga netėt Natėn e Kadrit. Prandaj, o muslimanė, madhėroni ato qė ka madhėruar Allahu."


Muaji i Ramazanit, muaj ne te cilin u shpall Kur'ani, qe eshte meshire per njerez! Eshte ky muaj i shenjte, ne te cilin Allahu i Madheruar i ka dhene Musait a.s. Teuratin, i ka dhene muslimaneve fitore ne luften e Bedrit. Ne kete muaj Zoti i shenjte i tregoi mrekulline e Tij te Profetet a.s. nepermjet engjullit Xhibril.

Kur ai (Xhibrili) ju shfaq Muhammedit a.s.(njeriut i cili do te ishte Profeti i mbare njerezimit) ne shpelle, ishte muaji Ramazan. E kur Muhamedi a.s. meditonte per Zotin e Madh, ishte Nata e Kadrit.

Vlera e kesaj nate eshte madheshtore, per ate se kjo nate ka deshmuar zbritjen e Kur'anit Famelarte, i cili e drejton te kapurin per te ne rrugen e krenarise e nderit, dhe e ngre ate ne vendet e lavdise e perjetesise.

Populli musliman, te cilet pasojne rrugen e te Derguarit tone Muhammed Mustafase (a.s.), nuk ngre flamuj ne kete nate dhe as harqet per te gezuar, por ai garon ne ngjalljen e kesaj nate me namaz e adhurim, me besim e shprese per shperblim nga Allahu i Madheruar.

Vėlla musliman, e motėr muslimane!


Vertet Nata e Kadrit ka rendesi shumė tė madhe. Ajo eshte paqė qe zgjate deri ne agim. Te tera kėto nenkuptohen nga hadithet e shumta te Pejgamberit a.s. dhe nga porosite e dijetareve qe kuptuan me se miri dhe besuan ate qe porositi i Madhi Zot dhe Profetii Tij. Keshtu njeri prej tyre shprehet:

"Allahu nė kėtė natė cakton veēse mirėsi, ndėrsa nė netėt tjera gjykon pėr tė kėqijat dhe tė mirat"


Menēuria e fshehjes se Nates se Kadrit, u be qe njerezit te fitojne me shume sevape duke e kerkuar ate.

Imam Rraziu thote per kete ne tefsirin e tij:

"Allahu xh.sh. e ka fshehur atė si shumė gjėra tė tjera; kėshtu Ai e ka fshehur kėnaqėsinė (razin) e Tij nė respektin qė i bėjmė, ka fshehur hidhėrimin e Tij pėr mėkatet qė bėjmė, ka fshehur pėrgjigjen nė Dua qė t'i bėhen lutje sa mė shumė; e ka fshehur edhe kėtė natė qė t'i madhėrojmė tė gjitha netėt e Ramazanit e, sidomos, dhjetė netėt e fundit tė tij."
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse t’ju kumtojmė ashtu qartė. ".

(Kur'an: Sure Jasin 36:17)
Lexime: 360
Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-08, 12:57   #2
Str4ngeR
 
Avatari i Loverboy
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 1,783
Rrespekti: 10 Loverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really nice
Gabim Koha e Nates se Kadrit

Ėshtė transmetuar nga i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se ajo natė ėshtė nata e njėzetė e njė, apo e njėzetė e tre, apo e njėzetė e pestė, apo e njėzetė e shtatė, apo e njėzetė e nėntė, apo nata e fundit e Ramazanit.


Imam Shafiu (Allahu e mėshiroftė!) thotė:

"Sipas mendimit tim, e Allahu e di mė sė miri, i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėrgjigjej nė varėsi tė pyetjes qė i drejtohej. Dikush p.sh. i thoshte: A t'a ruajmė atė nė filan natė? Ai pėrgjigjej: Ruajeni nė kėtė natė."


Fjala mė dominuese ėshtė se Nata e Kadrit ėshtė njė nga netėt e dhjetėditėshit tė fundit tė Ramazanit dhe pėr kėtė argumenton edhe hadithi tė cilin e transmeton Aisheja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) se:

"I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė dhjetėditėshin e fundit tė Ramazanit thoshte: Kėrkojeni Natėn e Kadrit nė netėt teke tė dhjetėditėshit tė fundit tė Ramazanit."



Nėse njeriu dobėsohet dhe nuk mundet, sė paku tė mos dorėzohet nė shtatė netėt e fundit, pėr shkak tė hadithit qė ėshtė transmetuar nga Ibėn Umeri i cili ka thėnė:

I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kėrkojeni atė nė dhjetėshin e fundit, e nėse dikush nga ju dobėsohet apo i rėndohet gjendja, sė paku tė mos dorėzohet nė shtatė tė mbeturat."



Ky hadith sqaron edhe fjalėn tij (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė thotė:

"Po shoh se ėndėrrat tuaja janė pėrputhur me njėra-tjetrėn, kėshtu qė kush dėshiron t'a kėrkojė atė (Natėn e Kadrit), t'a kėrkojė nė shtatė netėt e fundit (tė Ramazanit)."


Dhe ajo qė ėshtė e njohur nė Sunnet, ėshtė se njohja e kėsaj nate ėshtė ngritur (e paditur) pėr shkak se njerzit u grindėn, siē transmeton Ubadetu ibėn es Samit (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) se ka thėnė:

"I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli nė natėn e Kadrit dhe pa dy burra prej muslimanėve qė po grindeshin me njėri-tjetrin. Atėherė ai tha: "Unė dola qė t'ju njoftoj pėr natėn e Kadrit, mirėpo filani dhe filani u grindėn, e pėr kėtė shkak ajo u ngrit (njohja e saj u fsheh), e ndoshta kjo ka qenė mė e mirė pėr ju. Megjithatė, ju kėrkojeni atė nė nėntėshin, shtatėshin, dhe pesėshin (e fundit) - ndėrsa nė njė transmetim tjetėr thuhet: nė shtatėshin, nėntėshin dhe pesėshin-."


Vėrejtje:



Janė transmetuar disa hadithe qė na orientojnė nė atė se nata e Kadrit ėshtė nė dhjetėshin e fundit tė Rmazanit, ndėrsa nė disa hadithe tė tjera thuhet se ajo ėshtė nė netėt teke tė dhjetėshit tė fundit. Tė parėt janė pėrgjithėsues ndėrsa tė dytėt tė posaēėm, e siē dihet; e posaēmja paraprihet ndaj tė pėrgjithėshmes.

Pastaj kanė ardhur hadithe qė na orientojnė nė atė se ajo natė ėshtė nė shtatė netėt e mbetura nga Ramazani, por kjo ėshtė e kufizuar me pamundėsinė dhe dobėsinė, kėshtu qė nuk shkakton ndonjė problem.

Kėshtu kemi harmonizim tė haditheve e jo kundėrshtim mes tyre, pėrputhje e jo ndarje.

Si pėrfundim, muslimani duhet ta kėrkojė natėn e Kadrit nė netėt teke tė dhjetėshit tė fundit tė Ramazanit: natėn e njėzetė e njė, e njėzetė e tre, e njėzetė e pesė, e njėzetė e shtatė dhe e njėzetė e nėntė. E nėse dobėsohet apo nuk ka mundėsi nė kėrkimin e saj, atėherė t'a kėrkojė nė shtatėshin e mbetur nga Ramazani: natėn e njėzetė e pestė, tė njėzetė e shtatė dhe tė njėzetė e nėntė. E Allahu e di mė sė miri.

Si e kėrkon muslimani Natėn e Kadrit?


Kjo natė ėshtė nata mė e bekuar. Personi qė e humb atė, vėrtet ka humbur njė tė mirė tė madhe, e nuk ka mundėsi me e humb atė, veēse i ndaluari prej saj. Pėr kėtė shkak, kėrkohet nga muslimani i cili pėrpiqet t'i bindet Allahut, qė t'a ngjallė kėtė natė dhe ta kalojė atė nė adhurim dhe kėrkim tė shpėrblimit tė madh tė saj. Nėse ai e bėn kėtė, atij i fallen tė gjitha mėkatet e mėparshme.

I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė:

"Kushdo qė fal namaz tė natės nė natėn e Kadrit, me Iman (besim tė fortė) dhe duke kėrkuar shpėrblimin, atij do t’i falen tė gjitha mėkatet e mėparshme."

Po ashtu, ėshtė e rekomandueshme tė shtohen lutjet nė kėtė natė. Aisha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) transmeton se ajo kishte pyetur tė Dėrguarin e Allahut, (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!):

"O i Dėrguari i Allahut! Sikur unė t'a dija se cila ishte Nata e Kadrit, si tė lutesha nė tė?

- Thuaj: "Allahume inneke afuun tuhibbul afua fe afu ani" – O Allah! Ti je Falės dhe e do faljen, pra mė fal mua!"

- Vėlla, Allahu tė dhėntė tė mira dhe tė mundėsoftė nė bindjen ndaj Tij, e mėsove tashmė se ēfarė nate ėshtė kjo natė, kėshtu qė ngjalle atė me adhurim dhe largim nga gruaja (nga marrėdhėniet intime) dhe urdhėro familjen tėnde pėr kėtė. Shtoji adhurimet nė tė.

Aisheja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) thotė:

"Kur fillonin tė dhjetat [e fundit tė Ramazanit], Pejgamberi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e shtrėngonte izarin e tij, e kalonte tėrė natėn zgjuar [nė namaz] dhe e zgjonte familjen e tij."



Transmetohet gjithashtu nga Aisha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) se ka thėnė:

"I dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėrpiqej mė shumė [nė adhurim] nė dhjetė netėt e fundit (tė Ramazanit) sesa nė ēdo natė tjetėr."

Shenjat e kėsaj nate:

Dije, o ti rob rrespektues, Allahu tė ndihmoftė e tė pėrkrahtė me Ndihmėn e Tij, se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ka pėrshkruar me disa cilėsi mėngjesin e natės se kadrit, me qėllim qė muslimani ta dijė se cila natė ėshtė ajo:

Transmeton Ubej (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!), se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Mengjesin e natės se Kadrit, dielli lind pa rrezatim, sikur tė ishte tas, derisa tė ngrihet lart."

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) thotė:

Pėrmendėm njė herė Natėn e Kadrit te i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ai tha: "Cili nga ju e kujton hėnėn kur lind? Kur ėshtė nė formėn e gjysmės sė koshit?"


Pėr fjalėn "gjysėm koshi", Kadi Ijad thotė:

" Kjo tregon se kjo natė gjendet nė dhjetėshin e fundit tė mujit, sepse hėna nuk ka mundėsi me qenė nė kėtė gjendje kur lind, por nė fund tė muajit."


Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Nata e Kadrit ėshtė natė bujare, e lirshme, as e nxehtė e as e ftohtė. Nė mėngjesin e saj dielli lind i dobėt dhe me ngjyrė tė kuqe."


Cfarė duhet tė bėjė muslimani e muslimania Natėn e Kadrit?


-Tė bėjė sa mė shumė dua (lutje).

-Tė bėjė teube e istigfar (tė pendohet, pėr mėkatėt dhe tė kėrkojė mėshirė nga i Madhi Zot.

-Tė shtojė tespihėt (tė permendurit dhe tė madhėruarit e Allahut) dhe falėnderimet.

-Tė bėjė salavat pėr Pejgamberin a.s.

-Tė japė sadaka sa tė ketė mundėsi.

-Tė ruhet nga mėkatet e gjymtyrėve (duarve, kėmbėve, syrit, veshit, etj).

-Tė mos i kalojė namazet pa xhemat (pra tė falet sa mė tepėr nė xhami).

-Tė falė namaz nafile dhe tesheh-hud (namaz i natės) mė tepėr se zakonisht etj etj...!



Vėllezėr dhe motra tė nderuara!

Ėshtė bėrė traditė qysh prej kohėsh tė hershme tė flitet pėr Natėn e Kadrit. Nė shtėpitė tona ajo,tashmė,nuk ėshtė e panjohur. Respekti qė ka ēdo muslimanė e muslimane pėr kėtė natė dėshmohet me mbushjen e xhamive nė netėt kur vjen ajo,si dhe me lutjet e ibadetet qė i bėhen Allahut ēdo Natė Kadri.
Lusim Allahun s.v.t. te na mundesoj qe ketyre diteve te ju japin nje perkushtueshmeri me te veqcant ndaj diteve te tjera .



A M I N
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse t’ju kumtojmė ashtu qartė. ".

(Kur'an: Sure Jasin 36:17)
Loverboy nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-08, 14:36   #3
Moderatorė
 
Avatari i *deliza*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Shkup
Seksi: Femer
Statusi: Single
Mosha: 19
Postime: 1,365
Rrespekti: 7 *deliza* has a spectacular aura about*deliza* has a spectacular aura about*deliza* has a spectacular aura about
Gabim

E lexova me shume kujdes materialin dhe flm shume qe na e solle.........Isha e vetedijshme se eshte nje nate shume e medhe dhe me shume vlere, por nuk dija sakte disa gjera.
Allahu te shperblefte..........
__________________
I Love "u"! ,I Love "u"! ,I Love "u"! ,I Love "u"! Hey! Don't get excited I also Love V, W, X, Y, Z
*deliza* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-08, 14:39   #4
Str4ngeR
 
Avatari i Loverboy
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 1,783
Rrespekti: 10 Loverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really nice
Gabim

Amin insha-Allah te gjitheve
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse t’ju kumtojmė ashtu qartė. ".

(Kur'an: Sure Jasin 36:17)
Loverboy nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-08, 14:47   #5
Anėtar i Respektuar
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 1,839
Rrespekti: 8 SuRiAnA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Loverb shum temč e bukur dhe infoo te mira ..te flm Allahu xh .sh te shperbleft me se miri
__________________
Beat me..Hate me..You can never Break me..Will me..Thrill me..You can never Kill me...
'sei una persona dolce e razionale allo stesso tempo, sai cos'e' giusto e cosa non lo e'..sei delicata e forte...je burrneshe me pak fjale'

By : .............
SuRiAnA nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-08, 14:49   #6
 
Avatari i Dj jero
 

Anėtarėsuar: Sep 2008
Vendndodhja: Vlore
Seksi: Mashkull
Postime: 28
Rrespekti: 2 Dj jero is on a distinguished road
Gabim

flm per infon
__________________
party
Dj jero nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-08, 14:55   #7
Str4ngeR
 
Avatari i Loverboy
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 1,783
Rrespekti: 10 Loverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really nice
Gabim

S'ka gje ! Amin insha-Allah te gjitheve na shperblen =)
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse t’ju kumtojmė ashtu qartė. ".

(Kur'an: Sure Jasin 36:17)
Loverboy nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-08, 15:25   #8
Elektron I Lir
 
Avatari i DeViL
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Vendndodhja: Atje ku kam 100% liri
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Mosha: 19
Postime: 1,815
Rrespekti: 7 DeViL will become famous soon enoughDeViL will become famous soon enough
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek DeViL
Gabim

Flm per infon lal. Argjerim sa me te lehte se e di qe e man
__________________
Sofra Durrsake™
DeViL nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-08, 11:37   #9
Str4ngeR
 
Avatari i Loverboy
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 1,783
Rrespekti: 10 Loverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really nice
Gabim

VAZHDIM...



FSHEHTĖSIA E NATĖS SE KADRIT


Zgjedhja e Natės se Kadrit ėshtė nder pėr te gjitha krijesat, sepse ajo ėshtė nate, ne te cilėn shpėrndahet e mira (hajri) pėr te devotshmit. Ajo nuk ėshtė pėrcaktuar te jete vetėm ne njė nate te caktuar, por, ajo lėviz ne te gjitha netėt e vitit, ne te gjitha stinėt e vitit, duke kaluar se bashku me Ramazanin prej njė stine ne tjetrėn.

Nata e Kadrit doli ne skene ne momentet e shpalljes, sepse Kur'ani, nga Levhi Mahfudhi, filloi te zbresė ne kėtė nate, qe njerėzimi te marre pėrkatėsi te fesė se pastėr.

Ajeti:

" Ne e zbritėm atė (Kur’anin) nė Natėn e Kadrit…" (El-Kadr, 1)

D.t.th. filloi zbritja e Kur'anit nga Levhi Mahfudhi, i cili ishte ne boten e fshehte (Alemul Gajbin) dhe se zbritja e Kur'anit ėshtė njė e mire, e cila as me mund e as me dituri te askujt nuk mund te arrihet. Kur'ani rrėfen pėr ngjarje para se te jete krijuar toka dhe vazhdon me ngjarje gjer ne kataklizmė (e pėrtej saj).

Zbritja e shpirtit fisnik, Xhibrilit, ėshtė poashtu prej ēėshtjeve te fshehta (gajb), ne te cilat ne besojmė ashtu siē na ka urdhėruar Allahu.

Nata e Kadrit ėshtė me e mire se 1000 muaj. Ėshtė pėrcaktuar ne 1000 ngase arabet ne kohen e Muhammedit nuk llogaritnin diē ne me shume se 1000, sepse ata nuk i njihnin atėbotė milionat dhe bilionėt, dhe se vlera e Natės se Kadrit, pėrveē tjerash, ėshtė se ne te ka zbritur Kur'ani, i cili ia mėsoi njeriut qėllimin e ekzistimit te tij, udhėzoi ne parimet pėr pėrmirėsimin e gjendjes se tij (ne shoqėri) si dhe mbajtjen pėr programin e jetesės, se pėrcaktuar nga i Madhi ALLAH.


Kur njeriu e kalon Natėn e Kadrit i pėrkushtuar me ibadet pėr Allahun i Madheruar, ai do te arrije kthejlltesine e paqes shpirtėrore.
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse t’ju kumtojmė ashtu qartė. ".

(Kur'an: Sure Jasin 36:17)
Loverboy nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-08, 11:43   #10
Str4ngeR
 
Avatari i Loverboy
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 1,783
Rrespekti: 10 Loverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really nice
Gabim Pėrse Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se 1000 muaj?

Pėrse Nata e Kadrit ėshtė mė e mire se 1000 muaj?


Transmetohet se Ditėn e Gjykimit do te vie njė ēifut, i cili ka adhuruar Allahun e Madheruar 400 vite, dhe njė njeri nga ummeti (populli) i Muhammedit (a.s.)i cili ka adhuruar Allahun e Madheruar 40 vite, duke qene me sevape me shume sesa ai, i cili pat adhuruar Allahun Fuqiplote 400 vite. Ēifuti pyet se perse ky ka sevap me shume? Do t'i thuhet:

" Ju me adhuronit sepse frikėsoheshit nga dėnimi, ndėrsa ummeti (populli)i Muhammed (a.s.)ishin te sigurte nga dėnimi e me adhuronin dhe mu pėr kėtė, ibadeti (adhurimi)i tyre ka me shume sevap."

Kjo me larte, ka te beje rreth kohės se qėndrimit te Muhammedit (a.s.) ne kėtė bote dhe kėtė bazuar ne ajetin:

" Po All-llahu nuk do t’i dėnojė ata, derisa ti (Muhammed) je nė mesin e tyre" (Enfalė 33)
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse t’ju kumtojmė ashtu qartė. ".

(Kur'an: Sure Jasin 36:17)
Loverboy nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-08, 11:48   #11
Str4ngeR
 
Avatari i Loverboy
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 1,783
Rrespekti: 10 Loverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really nice
Gabim

Pėrse Allahu e la sekret kėtė natė?


1- E la sekret kėtė nate ashtu siē i la edhe shume gjera tjera. P.sh: E fshehi kohen e vdekjes, qe te frikėsohet mėkatari, e fshehi emrin e Tij me te madh qe ta adhurojmė dhe lusim me te gjithė emrat, e fshehi pėrgjigjėn e duasė (lutjes) qe njeriu ēdoherė te bej dua (lutje), e fshehi kenaqesine e Tij ndaj ibadetit (adhurimit) te robit qe vazhdimisht ai te vazhdoje ne ibadet (adhurim), e fshehu pranimin e pendimit, qe te vazhdoje njeriu ēdoherė me pendim, e fshehu hidhėrimin e Tij ndaj mėkateve ( e jo vetėm ndaj ndonjė mėkati te caktuar), qe njerėzit te kenė kujdes ndaj te gjitha mėkateve, po kėshtu Allahu e fshehu kėtė nate qe ta respektojmė dhe t'i bėjmė ibadet (adhurim) ne te gjitha netėt e Ramazanit (e sidomos ne dhjete ditėt e fundit te kėtij muaji).


2- Allahu I Madheruar, sikur ka dashur te na thotė:

Po tu behej e qarte njerėzve saktėsia e rėnies se kėsaj nate, duke e ditur pasionin tuaj pėr mėkate, sepse ndoshta epshi juaj do t'ju ftonte qe ne kėtė nate t'i lini mėkatet, me dije se mėkati me dije ėshtė me i rende sesa ai pa dije, dhe mu pėr kėtė shkak e kam fshehur kėtė nate. Allahu sikur ka dashur te thotė se nėse me bėn ibadet (adhurim) gjate kėsaj nate do te kesh shpėrblim sa 1000 muaj ndėrsa nėse me bėn mėkate do ta kesh ndėshkimin sa te 1000 muajve.

3- Ndoshta Allahu I Meshirshem e ka lėnė te fshehte qe njeriu te beje pėrpjekje pėr ta gjetur atė dhe kėshtu te shpėrblehet pėr mund.

4- Nėse robi nuk e din saktėsinė e rėnies se kėsaj nate, ai pėrpiqet qe te beje ibadet ne te gjitha netėt e Ramazanit, dhe meqė zemra nuk i flenė ne asnjė nate ai vazhdon me atė vrull te madh te ibadetit tere netėve te Ramazanit. Allahu I Madheruar mburret para melaikeve (engjujve) duke u thėnė:

" A nuk thoshit ju se po krijoj shkatėrrues e kriminel?! Ja, shikoni angazhimin e tij pėr kėtė nate! "
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse t’ju kumtojmė ashtu qartė. ".

(Kur'an: Sure Jasin 36:17)
Loverboy nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-08, 11:51   #12
Str4ngeR
 
Avatari i Loverboy
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 1,783
Rrespekti: 10 Loverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really nice
Gabim

Kush e ka pare Natėn e Kadrit


Ka thėnė Ibni Rexhebi:

Allahu i Madherishem nuk ia ka zbuluar askujt kėtė nate, as prej te pareve e as prej te fundit, as profetėve, as ditėn e as natėn, ne te cilėn bie kjo natė, me pėrjashtim te Profetit tone, Muhammedit (a.s.).

Muhammedi (a.s.) e pa ne ėndėrr dhe iu be e qarte se ne cilėn nate ėshtė. U zgjua nga gjumi, ai e dinte se kur ėshtė. Deshi qe t'i lajmėronte sahabet (shoket) pėr kėtė, por, dy njerėz u grinden para Muhammedit (a.s.) dhe kėshtuqe harroi andaj urdhėroi qe ta kėrkojnė ne dhjete netėt e fundit. Ne disa hadithe, pamja e saj ne ėndėrr, tregohet e ka ndodhe edhe tek disa njerėz te tjerė.


Ne sahihun e Muslimit, transmetohet nga Ibni Omeri, i cili thotė se disa burra nga shokėt e Muhammedit (a.s.) kishin pare ne ėndėrr Natėn e Kadrit, dhe atė ne te 27-tėn nate. Muhammedi (a.s.) me atė rast kishte thėnė:

" Shoh se ėndrra juaj ėshtė pėrputhur ne 7-in e fundit (natėn e 27-te) andaj kush e kėrkon atė le ta kėrkojė ne 7-in e fundit"."



Imam Neveviu ne koment te sahihut te Muslimit ka thėnė:

" Dije se Nata e Kadrit ekziston dhe se ajo shihet (ne ėndėrr) nga ai, pėr te cilin Allahu i Madheruar shfaq dėshirė ēdo vit ne Ramazan. Kėtė e dėshmon edhe njė numėr i haditheve dhe rasteve te pa numėruara te atyre qe e kane pare."
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse t’ju kumtojmė ashtu qartė. ".

(Kur'an: Sure Jasin 36:17)
Loverboy nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-08, 12:09   #13
Str4ngeR
 
Avatari i Loverboy
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 1,783
Rrespekti: 10 Loverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really nice
Gabim

Disa veēori dhe dobi te kesaj nate


Thotė Allahu i Madheruar:

" Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjujt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje ".
(Kadr 4)


D.t.th: si rezultat i bereqetit te kėsaj nate, shtohet edhe numri i zbritjes se melaikeve (engjujve) ne toke. Melaiket zbresin se bashku me bereqet e mėshirė sikurse zbresin gjate kohės se kėndimit te Kur'anit Famelarte, ose ne ndejat e diturisė, mbi kėrkuesit (studentet) e diturisė i zgjerojnė-vendosin krahėt e tyre, si nder dhe mėshirė pėr ta.



" Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe…".(Kadr 5)

Ka thėnė Muxhahidi:


"Ajo ėshtė e pastėr, shejtani ne te nuk mund te bej ndonjė te lige ose te keqe."


Ndėrsa Sha'biu thotė:


"Bien selam mbi ata qe qėndrojnė ne xhamia (duke u falur) deri ne mėngjes."

Transmetohet nga Ebu Hurejre:

"Vėrtet melaiket ne kėtė nate janė me shume se numri i rėrės".

Ndėrsa ne koment te :


" Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė" (Duhan 4)

Katadeja dhe te tjerėt kane thėnė:

" Ne kėtė nate pėrcaktohen ēėshtjet; caktohen exhelet (vdekjet-lindjet) dhe rizku ".



Ibni Kethiri transmeton nga Ka'bi, i cili ka thėnė:

" Sidretul Muntehaja ėshtė ne kufi-skaj te qiellit te shtate, ne afėrsi te Xhennetit, ajo ėshtė kufiri i ajrit te dunjas dhe Ahiretit. Pjesa e larte e saj ėshtė ne Xhennet ndėrsa trupi dhe degėt janė nen Kursi. Ne te ka melaike, numrin e te cilave nuk e di kush pos Allahut, ne te cilat (dege) e adhurojnė Allahun. Ne ēdo vend ka melaike ndėrsa vendi i Xhibrilit ėshtė ne mes. Allahu e thėrret Xhibrilin qe me te gjitha melaiket, qe banojnė ne kėtė peme, te zbrese ne ēdo Nate te Kadrit, duke i dhėnė ēdo engjulli mėshirė pėr besimtaret. Zbresin me Xhibrilin gjate perėndimit te diellit dhe nuk ka moment gjate Natės se Kadrit e te mos kėtė ndonjė melek ose ne sexhde ose ne Kijam (qėndrimi ne kėmbė gjate namazit) duke u lutur pėr besimtarėt dhe besimtaret. Hyjnė ne ēdo vend pėrveē ne kisha, sinagoga, ne shtėpitė ne te cilat ka puta, ne vendet e ndyta, ne kafenetė e alkoolit, etj. Kėto melaike gjate tere natės luten pėr besimtaret ndėrsa Xhibrili nuk lėshon musliman pa i fol doreperdore. Shenjat e kėsaj pėrshėndetje janė: Rrėqethja e lėkurės, butėsia e zemrės, lotimi i syve, etj. Kėto pra ishin disa nga shenjat e pėrshėndetjes se Xhibrilit".

Pastaj thotė Ka'bi se:

" Ai, i cili thotė tri here " La Ilahe Il-la Allah " gjate kėsaj nate, Allahu i Madherishem me njėrėn prej tyre e fal, me tjetrėn e shpėton nga zjarri ndėrsa me te treten e fut ne Xhennet."


I thamė Ka'b El Ahbarit:

" O Ebu Is'hak! Vetėm te sinqertit (janė ata qe e bėjnė kėtė). Tha: Pse, a thotė kush pos te sinqertėve Natėn e Kadrit
" La Ilahe Il-la Allah "? Pasha Atė, ne dorėn e te Cilit ėshtė shpirti im, pėr munafikun (hipokritin) dhe kafirin (pabesimtarin) kjo nate ėshtė me e rende sesa te bartin mbi supe njė kodėr. I pari i cili ngritėt ne qiell ėshtė Xhibrili, i cili ngritėt derisa te arrije ne pjesėn me te larte te diellit, ku i shtrin krahėt e tij, respektivisht dy krahė te tij te verdhe, te cilėt nuk i shtrin pėrveēse ne kėtė ēast dhe keshtuqe diellit nuk i duken rrezet, pastaj i thėrret melaiket dhe ngritėn. Bashkohet drita e melaikeve dhe drita e krahėve te Xhibrilit, pastaj ngritėn ne mes te qiellit te dynjas dhe tokės, duke kėrkuar falje, duke bere dua pėr besimtaret dhe besimtaret dhe pėr atė, qe ka agjėruar me vetllogaritje dhe sinqeritet."

Me pastaj hyjnė ne qiellin e dynjasė dhe ulen ne grupe. Tubohen melaiket e qiellit te dunjase dhe i pyesin pėr ēdonjėri dhe grua. U tregojnė derisa thonė se ēfarė beri filani, pastaj ēfarė beri filani, si e gjetet filanin kėtė vit? Sa i pėrket filanit, vitin e kaluar ishte namazli i mire ndėrsa ne kėtė vit ka qene bidatxhi (risimtar)- iu pėrgjigjėn. Ndėrsa sa i pėrket filanit- vazhdojnė melaiket-, vitin e kaluar ishte i larguar nga ibadeti kurse kėtė vit ishte prej te devotshmeve keshtuqe edhe istigfari (kėrkimi falje pėr te) i takon kėtij. Filanin e filanen i gjetėm duke e pėrkujtuar Allahun, filanin e gjetėm ne ruku, filanin ne sexhde ndėrsa filanin duke lexuar Kur'an. Kėshtu vazhdojnė duke treguar gjate tere ditės e natės derisa te arrijnė ne qiellin e dyte, ku kalojnė njė dite e nate, sikurse qe kalojnė edhe ne te gjithe qiejt tjerė. Kėshtu vazhdojnė derisa te arrijnė ne Sidretul Munteha, e cila iu drejtohet:

"O banoret e mi! Me tregoni pėr njerėzit, emėrtomėni ata mua, sepse Unė ndaj jush kam te drejte dhe se Unė i dua ata qe i donė Zoti. Ka'b El Ahbari rrėfen se ata ia numėrojnė asaj burrat dhe gratė me emrat e tyre dhe te baballarėve te tyre. Pastaj kthehet Xhenneti kah Sidretul Munteha e i thotė: Me trego ēfarė te treguan banoret tu? Sidretul Muntehaja i tregon. Thotė Xhenneti: Allahu e mėshiroftė filanin e filanin! O Allah! Mi sjell sa me pare mua...Xhibrili arrin ne pozitėn e tij me pare se te tjerėt dhe e lajmėron Allahun se filanin e kishte gjetur ne sexhde, pėr te cilin edhe kėrkon falje Xhibrili. Kur ta dėgjojnė bartėsit e Arshit kėtė nga Xhibrili, thonė: Allahu e mėshiroftė filanin e filanen! Thotė Xhibrili: O Zot! Kėtė person vitin e kaluar e kam gjetur duke vepruar sipas traditės se Pejgamberit (sunnetit) ndėrsa kėtė vit e gjeta duke bere risi (bidate) dhe i larguar nga ajo qo Ti ke urdheruar. Thote Allahu: O Xhibrli! Nese pendohet dhe me kerkon falje pak ēaste para se te vdes do t'ia fal. Xhibrili thotė: Ty te takon falėnderimi o Zoti im! Ti je me i mėshirshmi Mėshirues!, Ti je me i mėshirshėm pėr krijesat Tua sesa ata pėr vetvete, dhe ēka ka ne qiej thonė: Falėnderimi te takon Ty o Mėshirues! Falėnderimi te takon Ty o Mėshirues! Shejtani gjate kėsaj nate nuk mund te del deri ne mėngjes dhe s'ka mundėsi qe askujt t'i shkaktoje asgjė te keqe. Asnjė sihirbaz nuk mund te bej magji."

Sha'biu ka thėnė:

" Nata e saj (pėr nga vlera) ėshtė si dita e saj (Natės se Kadrit) dhe anasjelltas (d.t.th: dita e saj ėshtė sikurse nata e saj) ".

Ferrau ka thėnė:


" Allahu, Natėn e Kadrit, nuk pėrcakton veēse lumturi dhe begati, ndėrsa ne netėt tjera pėrcakton fatkeqėsi dhe dėnime".
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse t’ju kumtojmė ashtu qartė. ".

(Kur'an: Sure Jasin 36:17)
Loverboy nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-08, 12:14   #14
Str4ngeR
 
Avatari i Loverboy
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 1,783
Rrespekti: 10 Loverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really niceLoverboy is just really nice
Gabim

Duaja ne kėtė nate

Transmeton Aisheja, gruaja e Muhammedit (a.s.), se ajo kishte pyetur Muhammedin (a.s.) ēfarė te bėnte nėse do ta gjente-qėllonte natėn e Kadrit? Muhammedi (a.s.) i kishte thėnė:

" Thuaj: O Zoti im! Ti je Falės dhe e do faljen andaj te lutem me fal!"

Transmetohet se Muhammedi (a.s.) thoshte:

" Te kėrkoj mbrojtje me kenaqesine Tėnde ndaj hidhėrimit Tėnd dhe me faljen Tėnde ndaj ndėshkimit Tėnd ".

Pėr te mos i cekur te gjitha duatė e cekura ne libėr, ne sollėm njė dua pėrmbledhėse, te thėnė nga Shejhu Sha'ravi:

" O Zoti im! Te lus pėr ēėshtje te mire, dua te mire, shpėtim te mire, vepėr te mire, jete te mire, vdekje te mire, me pėrforco (ne fenė Tėnde), ma rendo peshoren e veprave te mira te mia. Ma ngrit gradėn, pranoma namazin dhe m'i fal mėkatet. Te lus pėr pozita te larta ne Xhennet…Amin! O Zot! Te lus te ma pėrmirėsosh gjendjen time, te ma pastrosh zemrėn time, te ma mbrosh moralin, te ma ndriēosh zemrėn dhe te mi falesh mėkatet. O Zot! Me shpėto nga zjarri!".



F U N D
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse t’ju kumtojmė ashtu qartė. ".

(Kur'an: Sure Jasin 36:17)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Loverboy : 23-09-08 nė 12:19.
Loverboy nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-08, 22:28   #15
 
Avatari i durrsakja
 

Anėtarėsuar: Sep 2008
Vendndodhja: ATJE KU DUA UNE DHE KU ME DUAN...
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 7
Rrespekti: 0 durrsakja is on a distinguished road
Gabim

shume interesante te gjitha shkrimet...me pelqyen dhe bravo dhe sigurisht flm per kete ..