Kompleksi - Ventus - Sport Center - Pishina
Duke shfaqur rezultatet 1 nga 11 e 11

Temė: Andropauza

  1. #1
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,997
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Andropauza

    Andropauza eshte sindroma klinike e shkaktuar nga ulja nivelit te hormonit te testosteronit.
    Me kalimin e moshes meshkujt dhe femrat manifestojne simptoma te lidhura me uljen e prodhimit te hormoneve sexuale. Keto ndryshime jane te pashmangshme dhe konseguencat e tyre ndryshojne nga njeri person te tjetri. Te femrat ulja e prodhimit ovarian te estrogjenit eshte pak a shume i shpejte,ndodh,ne harkun e disa muajve ose te nje viti,rreth moshes 50 vjec.Ndersa te meshkujt ulja e prodhimit te hormoneve sexuale eshte shume me graduale e vazhdon me dekada. Ata nuk kanekufi te qarte si femrat me ndalimin e menstruacioneve. Pas moshes 30 vjecare prodhimi testoteronit hormonit seksual primar mashkullor peson renie graduale,por progressive.Llogaritet qe niveli i tij bie rreth 10% cdo dekade pas kesaj moshe.Teatosteroni I lidhur me SHBG-ne(globulina lidhese e hormonit sexual)rritet dhe testosterone biologjikisht aktiv pra jo I lidhur me SHBG-ne eshte ai qe zvoglohet ne gjak.Si pasoje indet trupore qe stimulohen nga testosterone marrin me pak nga ky I fundit dhe si pasoje shfaqen problem fizike dhe mendore.Ne ditet e sotme shihet nje rritje e numrit te te rinjve qe preken nga andropauza.Kjo per arsye te ndryshimit te menyres se jeteses,mjedisit rrethues.Pervec renies se testosteronit kemi dhe renie te hormoneve tiroide,te rritjes dhe DHEA-s.Andropauza eshte zbuluar qe ne vitet 1940,por duke qene se mungonin testet sensitive per testosteronin , keto zbulime su vazhduan me tej.Vec kesaj meshujt sot jetojne me shume.
    SIMPTOMATOLOGJIA
    Simptomat jane te shumta,por jo specifike.Ato prekin:
    -Sistemin kardiovaskular duke u manifestuar me afsh,skuqje fytyre,djersitje.
    -Humorin.Personi behet irritues,nervoz,vuan nga pagjumesia,ka mungese energjie dhe motivacioni,perqendrim te ulur,deficit ne memorien afatshkurter,depression.
    -Sferen sexuale.Kemi ulje te deshires dhe aktivitetit sexual,ereksione modeste apo mungese te tyre,ulje te fuqise se ejakulacionit,reduktim te volumit te ejakulacionit.
    -Verehen dhe humbje te forces muskulare,zvoglim te mases muskulare,humbje flokesh e qimesh,obezitet abdominal
    -Efekte metabolike.Reduktim te kolesterolit te mire dhe kolesterolit HDL,rritje te kolesterolit LDL gje qe sjell rritjen e riskut per semundje kardiovaskulare.Kemi dhe rritje relative te indit dhjamor si dhe osteoporoze me rritje te riskut per fraktura.
    FAKTORET KONTRIBUES te kesaj simptomatologjie jane te njejta me faktoret e riskut te semundjeve kardiovaskulare:hipertensioni,hiperkolesterolemia, diabeti,konsumi abuziv I alkolit,dieta inadekuate,mungesa aktivitetit fizik,mosha dhe natyrisht pirja e duhanit.
    Te gjithe faktoret e lartpermendur te riskut vascular pervecse prodhojne alteracione ne muskulaturen e lemuar te trupave kavernoze,shkaktojne dhe ulje progressive te niveleve te testosteronit.
    MJEKIM
    Mjekimi I andropauzes behet nepermjet terapise zevendesuese te testosteronit,gje qe rikthen shumicen e simptomave dhe konseguencave.Kjo terapi u perdor fillimisht ne vitet 40-50 jo me shume sukses,sepse ne ate kohe perdorej hormon sintetik methyltestosterone,I cili shkaktonte kancer melcie dhe semundje zemre.Ndaj kjo terapi u quajt e rrezikshme dhe su perdor per nje kohe te gjate deri ne vitet 1980.
    Sot kjo terapi perdoret gjeresisht per mjekimin e andropauzes,por nen kujdesin e mjekut.Ne fillim te terapise behen vizita cdo tre muaj per te vlersuar perqendrimet e testosteronit dhe ecurine e mjekimit.Terapia me testosterone ka perfitimet e saj positive:nivele te larta energjie,fluence verbale,fuqi,rritje te mases muskulare,zvoglim te dhjamosjes trupore,rritje te densitetit kockor dhe efekt antidepresiv.Problemi ne mjekim mbetet ne faktin qe eshte e veshtire matja e niveleve te tostosteronit.Keto teste jane shume sensitive dhe laboratore te ndryshem nxjerrin rezultate te ndryshme.vec kesaj matja testosteronit ka karakteristika individuale tek pacientet dhe varet nga momenti I matjes.
    Efektet ansore vihen re kur teprohet me testosteronin.ato jane:
    Apne gjumi,atrofi testikulare,policitemi,akne,dhimbje koke,rritje agresiviteti.Abuzimet me testosterone shihen sidomos te sportistet.Ka dhe mendime se perdorimi testosteronit shkakton kancer prostate,por perkrahesit e tij thone qe e nxit kete te fundit vetem kur ekzistojne fillimisht qeliza kanceroze.Ndaj duhet pasur shume kujdes ne ekzaminimin e pacienti para fillimit te terapis.
    Literaturar.Jeffrey Dach-low testosterone diagnosis&treatment.the male andropause /dr.Aldo Miola-andropausa. Imjeku


    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  2. #2
    Anėtar i Nderuar
    Anėtarėsuar
    Feb 2009
    Postime
    8,808
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    2576

    Gabim Andropauza, periudha kur burri hyn nė krizė

    Nė moshėn 40-vjeēare niveli i testosteronit ulet dhe “menopauza mashkullore” bėhet njė rrezik konkret. Lodhje, depresion, ulje e dėshirės seksuale. Pėr meshkujt kjo ēėshtje mbetet ende tabu. Si mund ta pėrballojnė meshkujt kėtė periudhė tė vėshtirė? Ja disa kėshilla tė njė mjeku specialist

    Pėr tė trajtuar kėtė ēėshtje shumė delikate pėr meshkujt, njė pacient, i cili vuan nga andropauza, i ėshtė drejtuar njė mjeku nė Universitetin e Peruxhas, specialist nė andrologji dhe urologji. Doktori, pėrveēse do tė na tregojė rreth profesionit tė tij, do tė flasė mė gjerė edhe pėr meshkujt qė e kanė tė vėshtirė tė pranojnė problemet seksuale. Ai do tė shpjegojė gjithashtu fenomenin dhe do tė japė mė shumė informacione pėr tė kapėrcyer barrierat psikologjike.

    Lidhur me kėtė ēėshtje profesor, pse femrat shkojnė vazhdimisht te gjinekologu, ndėrsa meshkujt nuk vizitohen rregullisht tek andrologu?

    Ėshtė ēėshtje tabuje. Le tė bėjmė njė hap prapa, 150 vite mė parė, kur nuk kishte specialist gjinekologjie, ishte mjeku ambulant qė i bėnte tė gjitha. Para 150 vjetėsh lindi gjinekologjia, ndėrkohė qė 30 vjet mė parė lindi andropauza. Nė tė ardhmen nuk do tė ketė ēėshtje tė tipit tabu. Tani nė tė gjitha qytetet e mėdha mund tė gjesh tė paktėn njė androlog.

    Nė ē’moshė shfaqet andropauza?

    Ėshtė diēka qė varion, femra mund tė preket prej menopauzės nga mosha 48 deri nė 53 vjeēe. Te mashkulli ky fenomen mund tė shfaqet shumė para kohe. Nėse njė mashkull ka pėsuar njė traumė dhe i janė dėmtuar testikujt nė njė aksident automobilistik, nė qoftė se nuk i nėnshtrohet njė terapie hormonale zėvendėsuese, andropauza bėhet vėrtet shqetėsuese. Sa mė i madh tė jetė deficiti i hormoneve, aq mė tė mėdha janė komplikacionet dhe jo vetėm nė nivelin e libideve qė duhen kontrolluar (testosteroni dhe testosteroni i lirė janė pėrgjegjės tė libidit tė lirė).

    Pėr ta sqaruar mė mirė, andropauza nuk prek tė gjithė meshkujt?

    Ka meshkuj qė kanė mbudhur tė 80-at dhe kryejnė njė aktivitet tė rregullt seksual, janė tė shėndetshėm, kanė bėrė njė jetesė tė mirė dhe nuk ėshtė e thėnė qė tė preken nga andropauza. Menopauza te femrat ėshtė diēka e sigurt, ndėrsa te mashkulli nuk ėshtė e thėnė qė tė jetė. Ėshtė rast i veēantė qė lidhet me njė sėmundje ose njė traumė. Meshkuj si Charlie Chaplin kanė pasur fėmijė nė moshė goxha tė madhe. Natyrisht qė nuk ėshtė diēka matematike qė njė burrė, i cili i ka mbushur tė 60-at tė ketė andropauzė, mund tė ketė njė rėnie tė dėshirės seksuale, gjė qė lidhet edhe me problemet fizike. Mund tė ndodhė qė gruaja tė bėhet mė e ftohtė me kalimin e viteve, atėherė mashkulli mund tė mendojė se vuan nga andropauza. Por me njė stimul tė pėrshtatshėm ēifti mund tė ketė njė jetė seksuale normale.

    Nė sa pėr qind tė meshkujve mund tė shfaqet ky problem?

    Mund tė prekė 10 pėr qind tė meshkujve adultė, kryesisht gjashtėdhjetėvjeēarėt. Por kur prek mė tė rinjtė atėherė po qė ėshtė me tė vėrtetė njė problem: njė 40-vjeēar tė cilit i bie dėshira seksuale, do tė thotė se mund tė ketė mungesė hormonesh dhe kjo gjė e bėn tė bjerė nė depresion.

    Si mund ta pėrballojmė?

    Duhet studiuar pacienti me analiza hormonale specifike, nga pikėpamja metabolike dhe nėse ka andropauzė, duhet tė bėjė njė analizė mineralometrike (si njė lloj grafie kockore) pėr tė parė gjendjen e kockave. Individi qė ėshtė prekur nga andropauza i ndryshon toni i zėrit, sepse kordat vokale kanė ndikim hormonal. Te meshkujt qė po plaken, tipike ėshtė shtimi i barku, zgjerimi i brinjėve. Pėr ta kapėrcyer sa mė lehtė kėtė gjendje duhet tė bėjnė gjimnastikė.

    Me ēfarė terapie kurohet andropauza?

    Nuk pėrdoren mė terapi qė mund tė jenė tė rrezikshme pėr prostatėn. Nėse gjendja e prostatės ėshtė normale, atėherė mund t’i nėnshtrohet njė kure hormonale me bazė xhelin, i cili aplikohet nė shpatull nė mėngjes pas ngritjes nga gjumi dhe dushit. Nė tri minuta ilaēi fillon tė pėrhapet nė tė gjithė trupin. Bėhet fjalė pėr njė xhel me bazė testosteronin e lirė qė modifikonin simptomat e andropauzės. Gjithēka duhet tė kryhet sipas porosive tė mjekut.

    •shqip•



  3. #3
    I'm offline Avatari i MasteR
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Vendndodhja
    Invisible...
    Postime
    9,528
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    1367

    Gabim Si ta pėrballojmė andropauzėn?



    Andropauza ėshtė sindroma klinike e shkaktuar nga ulja nivelit tė hormonit tė testosteronit. Simptomat janė plogėshti, kėputje, probleme me gjumin dhe me aktivitetin seksual.
    Mjekėt shprehen se meshkujt mund tė mjekohen pėrmes hormoneve. Terapia sjell pėrmirėsim tė humorit, ulje tė nervozizmit, pėrmirėsim tė cilėsisė sė gjumit dhe jetės seksuale si dhe rritje tė masės muskulore.

    Nė ē’moshė shfaqet andropauza?

    Ėshtė diēka qė varion, femra mund tė preket prej menopauzės nga mosha 48 deri nė 53 vjeēe. Te mashkulli ky fenomen mund tė shfaqet shumė para kohe.

    Nėse njė mashkull ka pėsuar njė traumė dhe i janė dėmtuar testikujt nė njė aksident automobilistik, nė qoftė se nuk i nėnshtrohet njė terapie hormonale zėvendėsuese, andropauza bėhet vėrtet shqetėsuese.

    Sa mė i madh tė jetė deficiti i hormoneve, aq mė tė mėdha janė komplikacionet dhe jo vetėm nė nivelin e libideve qė duhen kontrolluar (testosteroni dhe testosteroni i lirė janė pėrgjegjės tė libidosė sė lirė).

    Andropauza nuk prek tė gjithė meshkujt

    Ka meshkuj qė kanė mbudhur tė 80-at dhe kryejnė njė aktivitet tė rregullt seksual, janė tė shėndetshėm, kanė bėrė njė jetesė tė mirė dhe nuk ėshtė e thėnė qė tė preken nga andropauza. Menopauza te femrat ėshtė diēka e sigurt, ndėrsa te mashkulli nuk ėshtė e thėnė qė tė jetė. Ėshtė rast i veēantė qė lidhet me njė sėmundje ose njė traumė.

    Natyrisht qė nuk ėshtė diēka matematike qė njė burrė, i cili i ka mbushur tė 60-at tė ketė andropauzė, mund tė ketė njė rėnie tė dėshirės seksuale, gjė qė lidhet edhe me problemet fizike. Mund tė ndodhė qė gruaja tė bėhet mė e ftohtė me kalimin e viteve, atėherė mashkulli mund tė mendojė se vuan nga andropauza. Por me njė stimul tė pėrshtatshėm ēifti mund tė ketė njė jetė seksuale normale.

    Andropauza mund tė prekė 10 pėr qind tė meshkujve adultė, kryesisht gjashtėdhjetėvjeēarėt. Por kur prek mė tė rinjtė atėherė po qė ėshtė me tė vėrtetė njė problem: njė 40-vjeēar tė cilit i bie dėshira seksuale, do tė thotė se mund tė ketė mungesė hormonesh dhe kjo gjė e bėn tė bjerė nė depresion.

    Si mund ta pėrballojmė?

    Duhet studiuar pacienti me analiza hormonale specifike, nga pikėpamja metabolike dhe nėse ka andropauzė, duhet tė bėjė njė analizė mineralometrike (si njė lloj grafie kockore) pėr tė parė gjendjen e kockave.

    Individi qė ėshtė prekur nga andropauza i ndryshon toni i zėrit, sepse kordat vokale kanė ndikim hormonal. Te meshkujt qė po plaken, tipike ėshtė shtimi i barku, zgjerimi i brinjėve. Pėr ta kapėrcyer sa mė lehtė kėtė gjendje duhet tė bėjnė gjimnastikė.

    Me ēfarė terapie kurohet andropauza?

    Nuk pėrdoren mė terapi qė mund tė jenė tė rrezikshme pėr prostatėn. Nėse gjendja e prostatės ėshtė normale, atėherė mund t’i nėnshtrohet njė kure hormonale me bazė xhelin, i cili aplikohet nė shpatull nė mėngjes pas ngritjes nga gjumi dhe dushit.

    Nė tre minuta ilaēi fillon tė pėrhapet nė tė gjithė trupin. Bėhet fjalė pėr njė xhel me bazė testosteronin e lirė qė modifikonin simptomat e andropauzės. Gjithēka duhet tė kryhet sipas porosive tė mjekut. /Telegrafi/

    Tė investosh pėr pamjen tėnde, do tė thotė tė paguash pėr tė tėrhequr vėmendjen e tė tjerėve...
    Ndėrsa tė investosh pėr arsimin dhe kulturėn tėnde, do tė thotė t'i bėsh tė tjerėt tė 'paguajnė' pėr vėmendjen tėnde!!

  4. #4
    Anėtar i Nderuar Avatari i Hostel
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Google maps aty e gjen nese kerkon
    Postime
    4,157
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    397

    Gabim Titulli: Si ta pėrballojmė andropauzėn?

    Viagra,viagra shiko berlusconin 74 vjec e nuk e di c'eshte andropausa

    And I was shakin' at the knees
    Could I come again please.
    Yeah the ladies were too kind
    You've been - thunderstruck, thunderstruck

  5. #5
    I'm offline Avatari i MasteR
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Vendndodhja
    Invisible...
    Postime
    9,528
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    1367

    Gabim Pe: Si ta pėrballojmė andropauzėn?

    Mir qe eshte dhe kjo

    Tė investosh pėr pamjen tėnde, do tė thotė tė paguash pėr tė tėrhequr vėmendjen e tė tjerėve...
    Ndėrsa tė investosh pėr arsimin dhe kulturėn tėnde, do tė thotė t'i bėsh tė tjerėt tė 'paguajnė' pėr vėmendjen tėnde!!

  6. #6
    βeℓℓe ā๓e Avatari i Love
    Anėtarėsuar
    May 2010
    Vendndodhja
    uith maj bejbi ^_^
    Postime
    8,429
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    26
    Rrespekti
    25

    Gabim Misteret e burrit nė andropauzė

    Andropauza, ose klimaksi mashkullor, ėshtė njė shqetėsim shėndetėsor shumė kritik pėr burrat dhe pėr gratė qė i duan kėta burra.
    Ajo shfaqet nė ēdo moshė duke filluar nga 30 vjeē e lart. Shpesh, ajo shfaqet fshehurazi dhe jo tė gjithė burrat e vuajnė nė tė njėjtėn mėnyrė. Vetėm15% e burrave e vuajnė andropauzėėn nė mėnyrė tipike, me ndryshim tė theksuar te karakterit, ashtu siē do ta pėrshkruaj mė poshtė.
    Andropauza ėshtė krizė e thellė vitalitetit dhe e virilitetit (burrėrisė).
    Shkak i andropauzės ėshtė rėnia e nivelit tė hormonit mashkullor- testosteronit nė gjak
    Shenjat e saj mė tė dukshme janė dy :
    * Burri humbet dėshirėn pėr seks.
    * Burri humbet aftėsinė ta forcojė penisin e vet (impotenca)
    Hormoni testosteron, lidhet ngushtė me sjelljen agresive dhe me sjelljen seksuale tė burrave.
    Nė eksperimente ėshtė vėrtetuar se majmuni Rhesus, qė bėhet kryetari nė njė koloni majmunėsh, ka nivelin mė tė lartė tė testosteronit nė gjak, nga tė gjithė majmunėt e tjerė meshkuj nė koloni. Kjo tregon se testosteroni ėshtė njė hormon me shumė pėrgjegjėsi.
    Kėshtu ndodh dhe nė shoqėrinė njerėzore, ai qė ka mė shumė testosteron nė gjak, ai zė kreun e vendit.
    Po ta marrim kėtė majmun qė ka zėnė majėn e piramidės dhe ta vendosim nė njė koloni ku nuk e njohin, ai do tė sillet si njė mashkull shafran, pa burrėri. Pėr tė riafirmuar veten si i fortė nė kėtė ambient tė ri, ai duhet tė rritė nivelin e testosteronit nė gjak. Kjo ėshtė e domosdoshme. Vetėm kėshtu, ai do ta rritė ndjenjėn e sigurisė. Po njė soj ndodh edhe me burrat.
    Njė kafshė e gjinisė mashkullore, qė ėshtė mundur nė njė dyluftim, pėson ulje tė nivelit tė testosteronit nė gjak dhe ky nivel vazhdon tė mbetet i ulėt. Nė qoftė se kėtė mashkull, nė kėtė gjendje me testosteron tė ulėt, e futim nė njė kafaz me njė femėr qė ai mund ta dominojė dhe me tė cilėn do tė bėjė jetė seksuale aktive, menjėherė, niveli i hormonit do t’i ngrihet, ashtu siē do t’i ngrihet edhe shpirti i tij.
    Burrat e fuqishėm janė “sexy”. Diktatorėt, udhėheqėsit, njerėzit e shquar, duhet tė falėnderojnė natyrėn qė u dhuroi testosteronin pa kursim. Tė gjithė kemi njohur e dėgjuar pėr njerėz seksualisht tė shquar, qė nė tė njėjtėn kohė, janė edhe mė tė suksesshmit nė fushėn ku punojnė.
    Prodhimi i testosteronit tek meshkujt e arrin kulmin nė moshėn 18 vjeēe. Pas kėsaj moshe, vjen rėnia graduale, deri sa burri vdes.
    Por jo tek tė gjithė burrat ulja bėhet graduale. Ka burra qė pėsojnė rėnie tė ndjeshme e tė shpejtė tė hormonit, veēanėrisht, midis moshės 40 dhe 55 vjeē. Sa mė i moshuar tė jetė burri, aq mė i madh ėshtė ankthi qė sjell rėnia e nivelit tė hormonit testikular.

    Ēfarė ndjen njė burrė nė andropauzė?
    Ai humbet dėshirėn pėr punė. E mundojnė mendime fikse. Nė mes tė natės, nė ankth, ai ecėn pėr orė tė tėra. Kapitja, lodhja kronike dhe dhimbjet e kokės ia shterojnė energjitė dhe ulin aftėsitė e tij pėr punė. Shokėt e punės, ose tė zyrės venė re se diēka nuk ėshtė nė rregull.
    Ai pėrpiqet ta kundėrshtojė kėtė opinion. Gjendja e tij shpirtėrore e detyron t’i ofendojė shokėt. Kolegėt dhe miqtė fillojnė tė shqetėsohen. A do tė jetė i zoti t’ua dalė mbanė punėve? pyesin ata. Kundėrshtarėt, i shfrytėzojnė kėto sjelljeje, si armė kundėr tij.
    Ai e ndjen se jeta e tij ka marrė tatėpjetėn. Ka humbur sigurinė dhe ėshtė i shqetėsuar. Ai ėshtė nė ankth nga kalimi i moshės. Sa mė shumė moshohet, aq mė shumė ankthi frenon prodhimin e hormonit mashkullor, qė atij i duhet aq shumė pėr tė pėrforcuar besimin. Jeta e tij seksuale po shkatėrrohet, sepse ajo varet shumė nga niveli i testosteronit nė gjak.
    Le tė pėrpiqemi t’u pėrgjigjemi dy pyetjeve:
    a-Sa pėrqind e burrave, ndjejnė prishjen e ekuilibrit fizik, emocional dhe seksual prej andropauzės?
    b-Cila ėshtė mosha e tmerrit?
    Studimet mė tė reja tregojnė, se mbi 15 pėrqind e burrave vuajnė rėnien e menjėhershme dhe tė shpejtė tė testosteronit, e cila shoqėrohet me simptomat shkatėrruese tė klimakterikut. Nė 85 pėrqind tė burrave, ndryshimi hormonal ėshtė i ngadalshėm, ndonėse, me variacione tė mėdha. Ka burra qė e ndjejnė andropauzėėn shumė fort, ndėrsa disa tė tjerė nuk e ndjejnė fare. Disa tė tjerė, kanė lėkundje jo tė mėdha nė nivelin e hormoneve dhe lėkundjet e gjendjes shpirtėrore tė tyre janė mė uniforme. Kėto ndryshime nuk ndjehen shumė dhe simptomat, gradualisht, zhduken pa mjekim.
    Ndryshe nga menopauza e grave, klimaksi i burrave ėshtė i papėrcaktuar, i papritur dhe fare pak i njohur.
    Mosha mesatare kur fillon andropauza ėshtė 53-54 vjeē. Rėndėsi ka dekada e katėrt. Tre tė katėrtat e tė gjitha rasteve fillojnė nė 41 deri 50 vjeē dhe nė disa raste tė rralla rreth tė gjashtėdhjetave.
    Simptomat e klimakterikut shfaqen nė grupe. Burri nuk ngrihet njė mėngjes tė bukur dhe, menjėherė, ndjehet i sėmurė, siē ndodh me gripin. Njė ose dy simptoma mund te shfaqen pėr disa ditė. Ato pasohen nga shumė shenja tė tjera. Mė vonė tė gjitha kalojnė dhe ai ndjehet mirė. Pas disa javėve, ose muajve, fillon njė valė tjetėr e shfaqjes sė shenjave. Nė tė gjithė kėtė konfuzion, burrit, i shkon mendja se vuan nga disa sėmundje, qė nuk lidhen me njėra-tjetrėn.

    Simptomat
    Pėr ta pėrmbledhur, do tė rendis ankesat mė tė shpeshta qė ka njė burrė nė andropauzė:
    -Lodhje, kėputje dhe dhimbje tė lehta nė mėngjes.
    -Nervozizmi, irritabiliteti, momentet depresive, shpėrthime nė tė qara, pagjumėsia, prishje e kujtesės, shqetėsim dhe shkatėrrim i pėrgjithshėm. Tė gjitha kėto janė shenjat nervore tė klimaksit mashkullor.
    -Bije aftėsia seksuale.
    Burri humbet vetė-besimit se mund tė performojė mirė seksualisht. Ai pėrpiqet t’i bėjė bisht marrėdhėnies seksuale me gruan. Ai kėrkon tė gjejė sebepe qė tė mos shkojnė nė shtrat me gruan. Shumė herė fajin pėr paaftėsinė e tij seksuale ia ngarkon gruas, qė gjasme nuk ėshtė tėrheqėse dhe nuk e josh pėr seks. (Njė burrė nė klimaks, qė nuk e arriti dot ereksionin, u largua nga aktiviteti seksual, me pretekstin se nuk i pėlqeu qė gruaja atė ditė kishte hequr qimet).
    Ēdo burrė nė klimaks, sajon, shpesh, sebepe tė tilla. Burri mendon se njė partnere me moshė tė re do ta ndihmojnė tė ndjehet burrė, ndaj dhe pėrpiqet ta gjejė atė.
    -Si pasojė e pleksjes sė gjithė kėtyre faktorėve, nė shtėpi dhe nė punė, shpesh, krijohen situata tė papėlqyera.
    -Burri mund tė ketė shumė shenja qė lidhen me prishjen e qarkullimit tė gjakut: Ai ka momente qė i merren mentė, ka afshe tė nxehta, tė ftohta, djersitje, dhimbje koke, mpirje dhe miza nė anėsitė, duar dhe kėmbėt i ka tė ftohta, pulsi shpeshtohet dhe ai ndjen goditje tė shpeshta nė zėmėr. Kėto tė fundit, e trembin atė tmerrėsisht. Ai mendon se ka pėsuar goditje nė zemėr.

    Simptomi mė shqetėsues ėshtė “prishja e stabilitetit psikologjik”
    Burri nė klimaks dhe i pa diagnostikuar, sillet nė mėnyrė tė tmerrshme. Episodet e temperamentit tė keq, qė janė njė shenjė e zakonshme tek klimakteriku, hapin mjaft probleme pėr tė, nė punė dhe me shokėt e tij. Nė rastet mė ekstreme, ato e ēojnė nė zėnie e rrahje, deri nė vdekje.
    Kėto episode tė temperamentit tė keq, u ndodhin po njė soj edhe klimakterikėve me edukim tė lartė dhe ambiciozė, pavarėsisht, se kanė qenė shumė tė suksesshėm nė jetė (kujtoni parlamentin, ku shumica e deputetėve janė dhe sillen si klimakterikė). Burri nė andropauzė mbrohet me panik ndaj kėrcėnimeve qė synojnė tė ulin prestigjin e tij, madje, edhe kur ato nuk ekzistojnė nė tė vėrtetė.
    Njė bos, qė fillon tė shfaqė simptomat emocionale tė klimakterikut, bėhet njė tmerr pėr punonjėsit e tij. Ai bėhet njė personalitet shpėrthyes, gjithmonė i gabuar, i padrejtė, njeriu mė i urryer nė institucion, ose kompani.
    Ai nxitohet kur merr vendime tė rėndėsishme, qė lidhen me fatin e vendit ose tė biznesit privat. Vendimet qė ai merr, janė nė vartėsi tė gjendjes sė tij shpirtėrore( optimiste, ose pesimiste).
    Ky shkatėrrim i karakterit, qė ndodh tek njė burrė qė mė parė ka qenė krejt normal, ėshtė e papėlqyeshme edhe pėr atė vetė.
    Ata kėto sjellje ua faturojnė grave, marrėdhėnieve plot telashe, ose situatave shumė tė kėqija tė gatuara nga gratė e tyre, qė janė, po ashtu, nė menopauzė.
    Por e vėrteta nuk ėshtė kjo. Pakėnaqėsitė seksuale e tė zakonshme tė grave nė menopauzė, mbingarkohen edhe mė shumė nga problemet e burrave tė tyre nė andropauzė. Por, kėto probleme tė burrave, fatkeqėsisht, njihen pak.

    Si ndihmohen burrat nė andropauzė?
    Kėrkesa pėr “njė ilaē” qė tė rikthejė rininė seksuale, ėshtė aq e vjetėr sa dhe Bibla. Burrat qė e kanė pasur mundėsinė, nė kohėt e lashta i kanė pėrpirė topet e majmunėve.
    Ata mendonin se duke ngrėnė testikujt e kafshėve, do tė ngrinin fuqinė e tyre seksuale, por mė kot. Kėto gjėndra, nuk kishin efekt fizik tek ata. Edhe kur e merrnin hormonin mashkullor si testosteron tė pastėrt, rezultatet nuk ishin tė mira.
    Me sa duket, faktori psikologjik ėshtė mė me rėndėsi se ai fizik. Pėr disa burra, mjekimi me testosteron, pėr njė sėrė arsyesh, jep pėrmirėsim fizik dhe psikologjik. Sapo rivendoset aftėsia seksuale e suksesshme dhe sapo burri bindet pėr burrėrinė e tij, mjekimi nuk ka mė nevojė tė vazhdojė.
    Ka njė diskutim shkencor lidhur me zėvendėsimin me testosteron. Sasia e testosteronit qė u jepet burrave tė moshuar, mendohet se shpejton rritjes e qelizave kanceroze. Kjo bėhet mė shqetėsuese, kur dimė se njė e katėrta e tė gjithė burrave mbi 40 vjeē, kanė kancer tė pa diagnostikuar tė prostatės.
    Ai ėshtė i fjetur dhe gjendet rastėsisht nė biopsi. Sot, pėrqindja e rasteve tė diagnostikimit tė kancerit tė prostatės ėshtė rritur shumė, nė sajė tė metodave tė reja dhe efektive tė diagnostikimit. Ėshtė e domosdoshme, qė ēdo burrė qė do tė fillojė mjekimin me testosteron, tė kryejė njė ekzaminim tė kujdesshėm fizik dhe kimik.
    Kur konstatohet kanceri fillestar i prostatės, ky duhet tė mjekohet pėrpara, se tė fillojė mjekimin hormonal tė andropauzės.Sot, ka barna shumė tė mira qė e rigjallėrojnė jetėn seksuale tė burrave. Burrit nė klimaks po t’i kthehen dėshira pėr seks dhe ereksionet e penisit, atij i kthehet vitaliteti dhe burrėria, pra shenjat e andropauzės minimizohen ndjeshėm. Ja pse
    Viagra, Cialis dhe Levitra e tė tjera preparate, janė barna tė mrekullueshme qė duhet t’i pėrdorin burrat nė andropauzė, gjithnjė, tė kėshilluara prej mjekut.
    Nuk ėshtė e lehtė t’i vėsh gishtin ēdo burri nevrik nė moshė tė mesme dhe tė thuash “Aha, kjo ėshtė menopauza mashkullore!”.
    Me aq sa dimė sot, vetėm 15 pėrqind e burrave janė kandidatė pėr ndryshimin zhurmėmadh, qė lidhet me uljen e nivelit tė hormonit testosteron.
    Jemi me fat, qė sot dimė mė shumė dhe nesėr do tė dimė edhe mė shumė, pėr misteret e burrave nė andropauzė.

    Dr. Adem Harxhi
    New York Korrik 14, 2011
    Kur gazeta “The New York Times” dikur pyeti: “A ka menopauzė te burrave? Letrat vėrshuan nga gratė e moshės sė mesme. Ja si shkruante nė kėtė gazetė, njė grua :
    “Fatkeqėsisht doktorėt, psikiatrit, burrat nė pėrgjithėsi, e kanė lėnė andropauzėn nėn qylym, atje ku vetė burrat e kanė fshehur. Ata terrorizohen kur duhet tė tregojnė pėr gjendjen qė lidhet me sjelljet e tyre jashtė kontrollit. Kėto sjellje, ata, lehtėsisht dhe pa mėshirė ua faturojnė grave. Ata nuk flasim pėr kėtė, as midis tyre”.

    Termi: Andropauzė
    Termi Andropause ėsthė ndėrtuar nga dy fjalė greke, - andro qė do tė thotė “mashkull” dhe
    pauses qė do tė thotė “ndal”. Po tė nisesh nga kuptimi origjinal, ne mund ta pėrkufizojmė andropauzėn si njė rrethanė nė tė cilėn fillon rėnia e “burrėrisė”. Qėkur u pėrdor pėr herė tė parė nė literaturėn mjekėsore, ajo ėsthė quajtur ndryshe edhe si “menopauza mashkullore”. Gjithsesi ky term nuk ėshtė dhe aq i saktė dhe vetėm shton mjegullėn mbi ekzistencėn e saj dhe mbi pėrdorimin e barnave pėr trajtimin e reduktimin e simptomave tė saj.

    Jetė tė gjatė djalit, o gjysh!
    Babai mė i vjetėr nė botė ėshtė indiani Nanu Ram Jogi, i cili nė moshėn e thyer 91 vjeēare theu dhe njė rekord, duke u bėrė babai mė i vjetėr nė botė. Nė vitin 2007, Ram Jogi u bė babai (me provė) i njė bebeje, qė ishte fėmija i tij i 21-tė. Babai 91 vjeēar u shpreh para disa muajsh pėr mediat britanike qė akoma nuk e kishte mbyllur me riprodhimin dhe se kishte nė plan edhe ti martonte vetė fėmijėt e tij.
    Nanu Ram Jogi, fshatar nė krahinėn indiane tė Raxhasthanit, e kishte tė vėshtirė tė mbante mend tė tėrė fėmijėt e tij ėt lindur me 4 gratė e veta, por me pėrafėrsi kujtonte se kishte 12 djem, 9 vajza dhe nja 2 duzina me nipėr.

    Sa janė burrat nė menopauzė
    Sipas tė dhėnave rreth 30% e burrave e pėrjetojnė andropauzėn kur janė nė tė 50-at, edhe pse shumica e tyre nuk e dinė ose nuk duan ta dinė qė po kalojnė atė fazė. Mbi 5 milionė amerikanė nuk prodhojnė testosteronin e mjaftueshėm , ēka ai ēon ata nė andropauzė tė parakohėshme. Nė Australi, 1 nė 200 burra nėn moshėn 60 vjeē dhe 1 pėr ēdo 10 burra mbi 60 vjeē raportojnė tė kenė nivele tė ulėta testosteroni.

    Kundėrshtitė
    Ka mjekė tė cilėt mendojnė qė andropauza nuk ėshtė njė koncept i vlefshėm, meqė burrat mund tė riprodhohen dhe nė moshė tė thyer. Sistemi riprodhues i burrave, gjthiėsesi nuk pushon sė funksionuari totalisht, prandaj nuk manifestohen rėnie tė menjėhershme tė nivelit hormonal, gjė qė karakterizon gratė kur kalojnė nė menopauzė. Nė disa burra para tė 60-ve ka njė humbje tė plotė tė dėshirės, ereksionit dhe aftėsisė pėr tė pasur orgazmė.
    Ka tė tjerė mjekė qė nuk duan ta trajtojnė si andriopauzė, por thjesht si rėnie tė nivelit tė testosteronit. Kundėrshtitė jkanė ende tė gjalla nė Europė dhe nė Amerikė. Ndryshe nga “menopauza”, termi “andropauzė” nuk ėshtė akoma i njohur nga Organizata botėrore e Shėndetėsisė dhe klasifikimi i vet mjekėsor ICD-10.
    Burimi: Sekrete Bukurie


    .................................................. .................................................. ...................... ღƸ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒღ The greatest show after the BigBang.... you & i ღƸ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒღ
    Likes Loverboy liked this post

  7. #7
    Interist Forever Avatari i ReNdEx
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Vendndodhja
    Rrugve
    Mosha
    27
    Postime
    12,183
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    1905

    Gabim Pe: Misteret e burrit nė andropauzė

    Sa shum info paske ardh me ide te reja kam then une ti o vjen e svjen hic

    Interist Forever Vlonjat Me Zemer
    Likes Love liked this post

  8. #8
    System Engineer Avatari i eGo0sTyle
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Vendndodhja
    Somewhere on this Wonderful Planet.
    Postime
    3,786
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Rrespekti
    193

    Gabim Pe: Misteret e burrit nė andropauzė

    Kto jan gjera te verteta por ka dhe ndodh ndonjeher ndonje komplikacion dhe para kohe qe te ve ne
    kete lloj gjendje por qe kalon prap vetvetiu...

    We can't do anything about the past to make the present better...
    What's done is done. But we could always do something in the present to make a better future..

  9. #9
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,997
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Pe: Misteret e burrit nė andropauzė

    Citim Postimi origjinal ėshtė bėrė nga eGo0sTyle Shiko postimin
    Kto jan gjera te verteta por ka dhe ndodh ndonjeher ndonje komplikacion dhe para kohe qe te ve ne
    kete lloj gjendje por qe kalon prap vetvetiu...
    Andropauza eshte e njejta gje si menopauza tek femrat...Njehere qe hyre ne ate rruge nuk kthehesh me ku ke qen...
    Edhe pse tek meshkujt prodhimi i spermatozoideve mund te vazhdoj deri ne diten e fundit te jetes, kjo nuk do te thote qe kane te njejten cilesi dhe sasi si ato te nje burri te ri.... Pra cdo gje plaket, dhe me mosh duket dhe ne zonen gjenitale, nje i moshuar ska me te njejten deshire seksuale si nje ri ( pervec atyre pleqve perversa qe e kane mendjen e semure, dhe kjo nuk ndryshon me me kalimin e kohes.. Aq kohe sa zbret niveli i testosteronit, ulet dhe deshira por dhe performancat seksuale.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  10. #10
    Kate 💖 Avatari i ida angel
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    ^.^
    Mosha
    29
    Postime
    8,261
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    2055

    Gabim Pe: Andropauza

    Perjetimi i andropauzes tek meshkujt eshte e njejta gje si perjetimi i menopauzes tek grate ,madje ndodh qe andropauza shoqerohet me depresion te rende aq sa mund te coj dhe ne vdekje .Ne nje emision qe kam degjuar mbi perjetimin e andropauzes me beri pershtypje imuniteti i meshkujve ne kete faze..imunitet shume i dobet ...bien shume moralisht dhe vuajne nga pleqeria e parakohshme.Kjo ka nje faze qe zgjat me nje hark kohor 10 vjet mos gaboj ....(50 -60 vjeē ) ...tipike eshte mungesa e vetbesimit dhe vetvlersimit ....nga kjo pastaj fillojne problemet apo shqetsimet e tjera qofte dhe organike pasi bie imuniteti i trupit .Lum kush e kalon me sukses kete faze ,madje thuhet qe meshkujt nese kalojne te 60'tat ...(faze ku mbyllet andropauza) ''kane hedhur lumin'' thuhet ketej nga Vl...me pak fjale e kane kaluar me sukses dhe jetgjatesia e tyre vazhdon .Po te vini re ,ka nje moshe te caktuar te meshkujt qe ka rritje te vdekshmerise se tyre ....zakonisht tek 55-60vjec....e gjitha lidhet me fazen e andropauzes .


    I love you daddy
    :flamuri:
    Likes Katia liked this post

  11. #11
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,997
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Pe: Andropauza

    Citim Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ida angel Shiko postimin
    Perjetimi i andropauzes tek meshkujt eshte e njejta gje si perjetimi i menopauzes tek grate ,madje ndodh qe andropauza shoqerohet me depresion te rende aq sa mund te coj dhe ne vdekje .Ne nje emision qe kam degjuar mbi perjetimin e andropauzes me beri pershtypje imuniteti i meshkujve ne kete faze..imunitet shume i dobet ...bien shume moralisht dhe vuajne nga pleqeria e parakohshme.Kjo ka nje faze qe zgjat me nje hark kohor 10 vjet mos gaboj ....(50 -60 vjeē ) ...tipike eshte mungesa e vetbesimit dhe vetvlersimit ....nga kjo pastaj fillojne problemet apo shqetsimet e tjera qofte dhe organike pasi bie imuniteti i trupit .Lum kush e kalon me sukses kete faze ,madje thuhet qe meshkujt nese kalojne te 60'tat ...(faze ku mbyllet andropauza) ''kane hedhur lumin'' thuhet ketej nga Vl...me pak fjale e kane kaluar me sukses dhe jetgjatesia e tyre vazhdon .Po te vini re ,ka nje moshe te caktuar te meshkujt qe ka rritje te vdekshmerise se tyre ....zakonisht tek 55-60vjec....e gjitha lidhet me fazen e andropauzes .
    Andropauza, ( sic dhe menopauza) faktikisht eshte nje turbullim hormonal, i cili e trazon trupin nga te gjitha sistemet....
    Mashkull, mbi 45 vjec jan 2 elementet kryesore qe jane faktore risku per semundjet e zemres dhe infraktin... ( pra nqs nje burre qe i ka kaluar 45, ben infrakt, e ka pasur dhe nga mosha dhe nga gjinia + problemet ne zemer).
    Tek femra eshte me vone, nga 55, ( ne fakt ne fund te menopauzes, varet nga secilia femer se ka femra qe hyn ne menopauze qe ne 35, me rralle..por ndodh), sepse estrogjeni ka cilesi mbrojtese ndaj semundjeve te zemres. Hyn ne menopuaze, ulet sasia e estrogjenit fillojne dhe problemet tek femrat....
    Prandaj aq kohe sa trupi nuk eshte me i ekuilibruar nga ana hormonale, fillon te bjeri dhe te shfaqen semundjet.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •