|
Anėtar i Respektuar
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi: 
Postime: 2,630
|
Rėndėsia dhe dobitė e qumėshtit tė gjirit
|
|
Rėndėsia dhe dobitė e qumėshtit tė gjirit
Hulumtime tė ndryshme botėrore dėshmojnė se nuk ekziston ushqim qė e zėvendėson qumėshtin e gjirit tė nėnės. Kėshtu deklaron edhe Dr. Roch Lurins, profesor i pediatrisė nė Universitetin Ronshister nė Nju-Jork tė SHBA-sė, duke thėnė: Duhet ta dinė femrat se qumėshti i gjirit ėshtė ushqimi mė i preferuar i fėmijės dhe e mbron atė nga shumė epidemi. Me gjithė zhvillimin teknologjik, askush nuk ka arritur tė zbulojė ushqim tė ngjashėm me qumėshtin e gjirit. Nuk ekziston nė sipėrfaqe tė tokės ushqim biologjik qė zėvendėson qumėshtin e gjirit.
Shtypi britanik pohon duke thėnė: Qumėshti i gjirit vazhdon tė jetė mė i leverdishmi pėr fėmijėn deri nė moshėn dyvjeēare, duke e ndihmuar fėmijėn edhe me ndonjė ushqim pėrkatės qė nga mosha katėrmuajshe.
Profesor Sejid Kutbi, Allahu e mėshiroftė: thotė: Allahu i detyroi femrat ti ushqejnė fėmijėt e tyre nė njė fazė dyvjeēare, ngase Allahu i Lartėsuar e di se kjo fazė zhvillimore e fėmijės ėshtė shumė e dobishme pėr fėmijėn nga aspekti shėndetėsor dhe psikik. E kanė vėrtetuar shumė hulumtime shėndetėsore dhe psikiatrike botėrore se faza dyvjeēare zhvillimore ėshtė faza e detyrueshme e zhvillimit pėr shėndetin e fėmijės. Allahu ėshtė i Gjithėmėshirshėm ndaj robėrve tė Tij e sidomos ndaj kėtyre fėmijėve tė vegjėl, tė cilėt kanė nevojė pėr mėshirė dhe pėrkujdesje.
Dobitė nga pėrdorimi i qumėshtit tė gjirit dhe dėmet nga qumėshti artificial mund ti ndajmė nė disa lloje:
Njė: Dobitė shėndetėsore nga qumėshti i gjirit pėr vetė foshnjėn:
-Qumėshti i gjirit ėshtė i sterilizuar, i gatshėm dhe nuk pėrmban mikrobe.
-Me qumėshtin e gjirit nuk mund tė krahasohet asnjė qumėsht artificial, qoftė edhe qumėshti i lopės, deles apo i devesė, ngase qumėshti i gjirit ėshtė i pėrgatitur qė ti mbulojė tė gjitha nevojat e foshnjės qė nga lindja e deri nė kohėn e vetushqyerit.
-Qumėshti i nėnės pėrmban proteina dhe sheqer tė mjaftueshėm pėr moshėn e foshnjės, kurse proteinat qė pėrmban qumėshti i kafshėve i dėmtojnė organet e tretjes te foshnjat, ngase qumėshti i kafshėve ėshtė i pėrgatitur qė tu pėrshtatet tė vegjėlve tė kafshėve. Kėto lloje qumėshti pėrmbajnė elemente tė cilat nxisin alergjinė dhe bėjnė qė fėmija qė nga mosha dymujore tė fitojė alergji, kurse qumėshti i gjirit dobėson alergjinė nė lėkurė, diarre, etj..
-Qumėshti i nėnės pėrmban komponentė tė ndryshėm e tė detyrueshėm pėr ta ushqyer foshnjėn si nga sasia ashtu edhe nga lloji. Elementet qė pėrmban ky lloj qumėshti e favorizojnė dhe e zhvillojnė foshnjėn fazė pas faze. Qumėshti nė fazat e para pas lindjes ka shije tė ėmbėl dhe shuan etjen e foshnjės. Nė kėtė fazė qumėshti quhet kulloshtėr, veprimi kryesor i tė cilit ėshtė tu shėrbejė organeve tretėse dhe ta mbrojė fėmijėn nga alergjia. Sa mė shumė rritet fėmija, aq mė shumė shtohet edhe pėrmbajtja e elementeve tė qumėshtit dhe yndyrave, tė cilat i janė pėrshtatur moshės sė foshnjės.
-Temperatura ku ruhet qumėshti i gjirit ėshtė shumė e pėrshtatshme pėr tė gjitha fazat zhvillimore tė foshnjės dhe mund tė merret (thithet) nga fėmija nė ēdo kohė.
-Ndalohet qė foshnja e porsalindur tė fillojė pėrdorimin e lėngjeve, si glukoza, ēaji i nanės etj., sepse dėmtojnė stomakun e foshnjės dhe bėjnė qė foshnja tė ngopet, duke larguar foshnjėn nga marrja e qumėshti tė gjirit tė nėnės.
-Qumėshti me shishe (biberon), qoftė edhe i gjirit, e bėn foshnjėn ta braktisė gjirin e nėnės.
-Qė nga viti 1939, Dr. Sicil Viljamis e konsideron gjidhėnien artificiale krim dhe vrasje. Organizata Shėndetėsore Botėrore nė vitin 1988 nė njė deklaratė pohon se mbi dhjetė milionė foshnje kanė humbur jetėn si rezultat i mosushqimit nga qumėshti i gjirit.
-Qumėshti i gjirit e furnizon fėmijėn me hekur dhe vitamina, tė cilat i mundėsojnė tretjen e ushqimeve. Qumėshti i gjirit ėshtė muri mbrojtės nga sėmundje tė ndryshme. Ai pėrmban sulmues tė ndryshėm tė sėmundjeve, si Macrophage, i cili bėn mbytjen e baktereve dhe viruseve. Qumėshti i gjirit pėrmban 80% tė tyre, tė cilat e mbrojnė foshnjėn nga sėmundja e anemisė. Nga urtėsia e Allahut xh.sh. ėshtė se nėna, me ndihmėn e Allahut, pėrmes qumėshtit tė gjirit prodhon antitrupa (trupa imune), tė cilat i vijnė nė ndihmė fėmijės duke e mbrojtur nga sėmundjet e ambientit rrethues.
Foshnja gjatė ditėve tė para tė lindjes ėshtė epiqendėr e sulmeve tė ndryshme si rezultat i baktereve, por qumėshti i gjirit ėshtė prodhues i disa baktereve kundėrhelmuese, qė quhen lactobacillus, tė cilat ndihmojnė nė tretjen e ushqimit dhe pėrmes saj zvogėlohen sėmundjet e kapsllėkut, barkqitjes, alergjisė, etj.. Qumėshti i gjirit e mbron foshnjėn edhe nga diarreja, infeksionet nė veshkė, tė vjellėt, prostata, problemet nė frymėmarrje etj..
-Qumėshti i gjirit forcon shtresėn e zorrėve tė fėmijėve tė vegjėl.
Dy: Dobitė psiko-fizike dhe edukative tė qumėshtit tė gjirit
-Fėmija qė rritet duke u ushqyer me qumėsht gjiri ėshtė mė i zhvilluar sesa fėmija qė rritet me shishe (biberon).
-Gjidhėnia ėshtė faktor psikologjik, pasi dihet se nėna e cila mban foshnjėn nė gji pėr disa muaj me radhė veē ushqimit i jep fėmijės edhe kujdesin dhe pėrgatitjen, tė cilat mjekėt i quajnė faktorė qė forcojnė lidhjet nėnė-fėmijė dhe me ndikime mjaft pozitive pas moshės sė fėmijėrisė. Pėrmes gjirit fėmija pėrfiton cilėsitė e nėnės. Nga kjo pikėpamje juristėt islamė nuk preferojnė qė tė merret qumėshti i gjirit nga ēdo femėr e sidomos nga ato femra qė njihen si mėkatare apo me sėmundje tė ndryshme trashėguese. Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: Gjiri ndryshon natyrshmėrinė.
-Qumėshti i gjirit ndikon nė rritjen e fėmijėve tė shėndetshėm jo vetėm fizikisht, por edhe mendėrisht. Shkencėtarėt thonė se tė ushqyerit e fėmijėve me qumėsht gjiri gjatė nėntė muajve tė parė tė jetės sė tyre i bėn ata mė inteligjentė kur tė rriten. Shkencėtarėt amerikanė tė mjekėsisė thonė se rritja e kėsaj inteligjence varet nga numri i muajve qė njeriu ėshtė ushqyer me qumėsht gjiri gjatė periudhės sė dhėnies sė qumėshtit tė gjirit nga e ėma. Pas njė studimi me mė shumė se njė mijė e pesėqind gra qė nga periudha e shtatzėnisė deri nė kohėn kur fėmijėt e tyre arritėn moshėn tridhjetė vjeēare, shkencėtarėt citojnė disa arsye qė personat e ushqyer me qumėshtin e gjirit gjatė nėntė muajve tė parė tė foshnjėrisė kanė njė shkallė mė tė lartė inteligjence sesa tė tjerėt.
-Personaliteti i fėmijės fillon tė formohet qė nga fėmijėria. Njeriu mban nė vetvete njė grup mendimesh pėr sende, ndjenja dhe veprime, pėrmes tė cilave percepton gjėrat dhe me anė tė tyre formon metodė tė veēantė tė njohjes sė ambientit qė e rrethon. Kėto ndjenja formojnė personalitetin e tij dhe mė pas rregullojnė shoqėrinė qė nga vegjėlia e tij e hershme, atėherė kur fėmija fillon tė ketė pamjet e ndryshme dhe lidhjet e tij me tė tjerėt si dhe tė shprehė ndjenjat e tij pranė tė tjerėve. Fėmija nė muajt e parė fillon tė perceptojė disa zėra, tinguj, tė cilėt mė tepėr i dallon gjatė muajit tė gjashtė tė zhvillimit, kohė kur kontakton mė shumė me rrethin, kurse gjatė periudhės dyvjeēare fillon kontaktet edhe pėrmes bashkėbisedimit.
Tre: Dobitė shėndetėsore pėr nėnėn nga gjidhėnia
-Gjidhėnia ėshtė shumė e dobishme pėr vetė gjidhėnėsen (mėndeshėn). Ndėr kėto dobi ėshtė edhe pengimi i kancerit nė gji dhe mitėr. Shkencėtarėt suedezė gjatė hulumtimeve tė tyre pohojnė se virusi Papilloma shkakton dėme nė lėkurė dhe ėshtė sėmundje me pėrmasa tė mėdha, mirėpo vendosja e vetėm njėrit prej materieve tė gjirit nė lėkurė, qė quhet Namilt, zvogėlon dėmet e kėtij virusi. Sipas statistikave botėrore, 6.3% tė femrave nė shtetet e zhvilluara i ekspozohen kancerit nė moshėn 70 vjeēare, kurse nė shtetet e varfra 2.7%.
-Gjidhėnia rehabiliton mitrėn dhe zvogėlon gjakderdhjen gjatė lehonisė. Gjidhėnia e mbron nėnėn nga dobėsimi i eshtrave si dhe ndihmon nė shtyrjen e kohės sė sterilitetit.
-Mjekėt preferojnė qė nėna ta ushqejė me gji fėmijėn kur tė dėshirojė fėmija, ngase thithjet e fėmijės ndikojnė nė lirimin e djersėve tė nėnės. Vėzhgimi i tė thithurit ndikon nė verifikimin e urinimit tė fėmijės. Nėse nėna merakoset pėr fėmijėn se apo ngopet apo jo, atėherė le ti vėzhgojė urinimin.
-Shkencėtarėt nė Afrikėn e Jugut thonė se kanė gjetur prova se nėnat me HIV pozitiv (tė infektuara me SIDA), qė i ushqejnė fėmijėt vetėm me qumėshtin e gjirit, ka mė pak mundėsi tua kalojnė infeksionin e tyre fėmijėve qė pinė qumėsht gjiri sesa fėmijėve qė i ushqejnė me qumėsht nė shishe apo me ushqime tė tjera. Njė studim me mė shumė se 2700 gra ka arritur nė pėrfundimin se vetėm 4% e fėmijėve qė ushqeheshin vetėm me ushqim gjiri merrnin virusin HIV. Kjo na jep tė kuptojmė se 96% e fėmijėve tė cilėt ushqehen ekskluzivisht vetėm me ushqim gjiri janė tė mbrojtur nga virusi HIV.
Sadat Rrustemi
__________________
Pa ty bota e humb kuptimin, pa ty dielli e humb shkelqimin, pa ty dita nuk errsohet, pa ty nata nuk kalohet, pa ty endrra nuk enderrohet, pa ty jeta jo, jo nuk kalohet!!!
|