Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Shkencat Ekzakte > Mjekesia

Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 04-09-08, 12:10   #1
Anėtar i ri
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 104
Rrespekti: 3 arber b_fier is on a distinguished road
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek arber b_fier
Post 6 Semundjet qe skaktojne depresion

Njerėzit me sėmundje kronike kanė mė shumė shanse tė kenė depresion. Depresionet e shkaktuara nga sėmundje kronike shumė herė e acarojnė sėmundjen, sidomos nė qoftė se sėmundja sjell dhimbje, lodhje, ose ndėrpret jetėn shoqėrore. Depresioni mund tė shtojė dhimbjet. Depresioni gjithashtu mund t’i bėjė njerėzit qė tė shkojnė nė izolim shoqėror. Pėrqindja pėr depresionin qė shoqėrohet me sėmundje tė tjera mjekėsore ėshtė tepėr e lartė. Personat qė kanė kaluar njė infarkt zemre depresionohen 40-65 pėr qind. Personat qė vuajnė nga sėmundjet e zemrės (pa infarkt) depresionohen nė masėn 18-20 pėr qind. Sėmundja Parkinson (dridhja e duarve, humbja e ekuilibrit), qė ėshtė mė e shpeshtė tek tė moshuarit shkakton 40 pėr qind depresion. Skleroza po ashtu shkakton 40 pėr qind depresion. Ndėrsa nga sėmundja e kancerit dhe diabeti njerėzit depresionohen nė masėn 25 pėr qind. Mjekėt amerikanė kanė zbuluar njė mėnyre tė re pėr trajtimin e depresionit, qė ka tė bėjė me stimulimin e zonės sė trurit qė lidhet me kėtė sėmundje. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė pėrllogarit se rreth 10 pėr qind e njerėzve nė botė vuajnė nga forma tė ndryshme depresioni, por vetėm njė e treta e tyre i nėnshtrohen ndonjė njė trajtimi. Nė Shtetet e Bashkuara, mbi 21 milionė vetė vuajnė nga depresioni dhe pėr shumė prej tyre barnat nuk bėjnė efekt.

Mjekėt

Tani mjekėt po provojnė njė teknikė e cila duket premtuese pėr trajtimin e disa rasteve tė rėnda depresioni. Depresioni ėshtė jo thjesht ndjenjė dėshpėrimi, por ērregullim qė karakterizohet nga pėrzgjatja e dėshpėrimit. Psikologu Majkėll Mėki pranė klinikės sė Klevelandit nė shtetin Ohajo, thotė se njė prej simptomave kryesore tė depresionit ėshtė vėshtirėsia pėr t’u pėrqendruar, pėr tė menduar qartė, pėr tė kujtuar gjėrat. Ėshtė vėshtirėsia pėr tė pėrcaktuar objektivin, si dhe mungesa e kėmbėnguljes pėr tė arritur atė qė synon. Depresioni prek zakonisht njerėzit nėn 45 vjeē, mosha mė aktive e mė prodhuese, megjithėse nga kjo mund tė preken edhe persona tė moshave tė tjera. Depresioni u sjell bizneseve njė humbje prej miliarda dollarėsh nė vit si pasojė e rėnies sė prodhimit. Gjithashtu kjo sėmundje sjell edhe pakėsimin e tė ardhurave pėr njerėzit qė vuajnė prej saj. Diane Hire, e cila vuan nga depresioni, thotė se shpesh i duket vetja si njė njeri pajetė por nė lėvizje. Asgjė nuk i ngjall interes.

Mėnyra

Doktor Ali Rizai, neurolog nė klinikėn e Klevelandit po kryen njė procedurė pėr tė stimuluar zonėn e trurit qė lidhet me depresionin. Ai thotė se gjuha e trurit ėshtė elektriciteti dhe duke dėrguar rrymė elektrike nė tru, aktualisht neurologėt pėrpiqen tė bllokojmė pjesė tė ndryshme tė trurit ose tė aktivizojmė pjesė tė tjera tė tij. Nė kėtė rast, impulse elektrike janė aq tė lehta sa pacienti nuk i ndjen fare. Kjo procedurė kryhet ndėrsa pacienti ėshtė zgjuar por nėn ndikimin e anestezisė. Mjekėt kanė vendosur njė pajisje me bateri nė gjoksin e pacientes. Pajisja ėshtė e lidhur me fije nėnlėkurė qė zgjaten deri nė trurin e pacientes dhe impulset bėjnė qė ajo tė mos bjerė nė gjendje depresive. Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtė) ėshtė njė nocion komplex pėr simptome tė shumėllojshme. Depresioni pėrfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjendjen vegetative. Depresioni ėshtė gjendje sėmundjeje, gjatė tė cilės vjen deri tek njė mėrzi e pikėlluar e lidhur me gjendje frike, shqetėsim i brendshėm si dhe pengesa nė tė menduarit dhe nė gjumė. Tė menduarit ėshtė i ngadalėsuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth njė teme. Tė gjithė nė njė kohė janė ndjerė tė depresionuar, tė mėrzitur, ose “blu”. Tė depresionohesh ėshtė njė reaksion normal tek humbja, luftat e jetės ose njė vlerėsim i dobėt pėr vetveten. Por disa herė ndenja e trishtimit bėhet tepėr e thellė, duke u zgjatur pėr sasi kohe shumė tė gjatė dhe duke penguar njeriun prej njė jete normale. Disa lloje tė depresionit janė: depresion kryesor, depresion kronik (dysthymia), depresion dypolar, dhe depresion sezonal (SAD).

Shkaktarėt

Nuk ka vetėm njė shkak pėr shfaqjen e depresionit. Kjo ėshtė njė sėmundje shumė komplekse qė mund ndodhi si njė rezultat i disa faktorėve. Pėr disa, depresioni ndodh pas humbjes sė njė tė afėrmi, njė ndryshim nė jetėn e tyre, ose pasi kanė diagnozė tė njė sėmundje serioze mjekėsore. Pėr tė tjerėt, depresioni thjesht ndodh, ndoshta sepse mund ta kenė tek historia e familjes sė tyre. Faktorėt qė janė tė mbėshtjellė tek shkaqet e depresionit, pėrfshijnė: Histori depresioni nė familje. Besohet se depresioni kalon gjenetikisht brez pas brezi, megjithėse mėnyra ekzakte si ndodh kjo ėshtė e panjohur; Hidhėrim prej vdekjes ose humbjes sė njė tė afėrmi; Konflikt personal, si pėr shembull njė grindje me njė pjesėtar tė familjes; Abuzim fizik, seksual, ose emocional; Ngjarje tė rėndėsishme qė ndodhin tek jeta e tė gjithėve, si pėr shembull, ndėrrim banimi, diplomimi, ndėrrim punėsh, martese ose divorc, dalja nė pension, etj.; Sėmundje serioze (ndjenja depresioni janė njė reaksion i zakonshėm tek shumė sėmundje mjekėsore; Disa ilaēe; Abuzim substancash (shumė njerėz qė pinė alkool ose bėjnė drogė kanė depresion; Probleme tė tjera personale (kėto mund tė jenė izolime shoqėrore prej problemeve tė tjera mendore, ose tė pėrzihen nga familja ose njė rreth shoqėror.

Trajtimi

Njė diagnozė dhe trajtim i herėt pėr depresionin mund tė uli stresin dhe gjithashtu riskun e ndėrlikimeve dhe vetėvrasjes. Njerėzit qė trajtohen pėr depresionin qė ndodh nė tė njėjtėn kohė me sėmundjen e tyre kronike shumė herė pėrjetojnė njė pėrmirėsim nė gjendjen e tyre mjekėsore, njė cilėsi mė tė mirė tė jetės sė tyre, dhe kanė mė shumė lehtėsi tė ndjekin planin e trajtimit tė tyre. Nė qoftė se simptomat e depresionit janė tė lidhura me sėmundjen fizike ose si pasojė e ilaēeve, trajtimi mundet tė pėrshtatet ose tė ndryshohet. Nė qoftė se depresioni ėshtė njė problem i veēantė, mund tė trajtohet vetėm. Mė shumė se 80 pėr qind tė njerėzve me depresion mund tė trajtohen suksesshėm me ilaēe, me psiko-terapi ose me njė kombinim tė tė dyjave. Trajtimet me ilaēe anti-depressant mund tė fillojnė tė punojnė brenda disa javėsh. Problemi mė i madh i diagnozės dhe trajtimit tė depresionit ėshtė identifikimi qė dikush po vuan prej saj. Fatkeqėsisht, pothuajse gjysma e njerėzve qė janė tė depresionuar kurrė nuk marrin diagnozė ose trajtim pėr sėmundjen e tyre. Injorimi i depresionit ėshtė i rrezikshėm: mė shumė se 10 pėr qind e njerėzve qė vuajnė nga depresioni bėjnė vetėvrasje. Kur depresioni dėmton jetėn tuaj (pėr shembull kur shkakton probleme me marrėdhėnie, ēėshtje pune, ose grindje familjare) dhe nuk shikoni njė zgjidhje tė pastėr pėr kėto probleme, atėherė duhet tė kėrkoni ndihmė qė tė parandaloni gjėrat qė tė mos keqėsohen, sidomos kur kėto ndjenja zgjasin pėr disa kohė.
Nė qoftė se ju ose dikush qė njihni ka mendime ose ndjenja pėr vetėvrasjen, kėrkoni ndihmė urgjent.



Simptomat e depresionit

Depresioni ndikon nė mėnyra tė ndryshme tek njerėzit e ndryshėm. Mund tė shkaktojė njė numėr tė madh tė simptomave, tė cilat mund tė jenė emocionale, fizike, motivacionale etj. Disa nga simptomat e depresionit vijojnė mė poshtė. Pra, personat qė vuajnė nga depresioni mund:
Tė ndjehen keq shpirtėrisht nė shumicėn e kohės
Tė kenė mėrzi, ndjenjė urrejtje, tė jenė gjithmonė nėn tension
Tė pėrjetojnė ndjenjėn e tė qenurit tė pavlerė dhe tė padobishėm
Tė kenė mungesė tė vetėsigurisė
Tė jenė tė angazhuar me mendime negative/pesimiste
Tė ndjehen tė ngurosur, ndjenjė zbrazėtie dhe tė dėshpėruar
Tė fajėsojnė vetveten dhe tė ndjehen fajtor pėr gjėra pa nevojė
Kanė vėshtirėsi tė koncentrohen apo tė marrin vendime
Tė jenė jashtėzakonisht tė zemėruar dhe tė padurueshėm,
ndryshim nė zakonet e fjetjes, si pėr shembull: vėshtirėsia pėr te fjetur, zgjimi herėt, ose fjetja e tejzgjatur
Tė kenė ndryshim nė mėnyrėn e ngrėnies: hanė shumė dhe shtojnė peshė ose nuk hanė mirė dhe humbin peshė
Nuk kėnaqen me aktivitete
Tė humbin interesimin pėr marrėdhėnie seksuale
Pinė mė shumė se zakonisht cigare, alkool dhe pėrdorin droga tė tjera
Kanė zvogėlim tė energjisė (kanė ndjenjė tė humbjes sė energjisė)
Kanė ulje ose humbje tė interesit nė aktivitetet normale tė pėrditshme
Kanė ndjenjėn e tė qenit tė lodhur gjithmonė
Shkėputen nga tė tjerėt (vetizolohen), nė vend qė tė kėrkojnė ndihmė dhe pėrkrahje
Kanė mendime tė shkreta dhe pesimiste
Kanė ose kryejnė akte tė vetėlėndimit apo vetėvrasjes


Llojet e depresionit
Depresion kryesor
Depresion Dypolar
Depresion Kronik (ose Dysthymia)
Depresion Sezonal
Depresion Psikotik
Depresion pas lindjes


Sėmundjet qė shkaktojnė depresion
Infarkt zemre - 40-65 pėr qind depresionohen
Sėmundje zemre (pa infarkt) - 18-20 pėr qind depresionohen
Sėmundja e Parkinson – 40 pėr qind depresionohen
Sklerozė – 40 pėr qind depresionohen
Kancer – 25 pėr qind depresionohen
Diabet – 25 pėr qind depresionohen

G. Albania
arber b_fier nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON


Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual

Style vBulletin réalisé par: VbSkins-Shop.Com
copyright 2007-2008 © VbSkins-Shop.Com