![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: en el medio de la luna y las estrellas
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 5,912
Rrespekti: 23
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Shmangni dembelizmin. Mos merrni si bėni gjithmonė ashensorin, por zgjidhni shkallėt, nėse doni tė keni mė pak probleme me zemrėn dhe doni tė jetoni gjatė.
Pėrfundimi vjen nga njė grup kėrkuesish nė Spitalin universitar tė Ginevrės, qė kanė ekzaminuar nga njė pikė vėshtrimi gjėrat qė mund tė ndikojnė mbi shėndetin, nėse lihet pas dore ashensori dhe pėrdoren shkallėt. Rezultatet e kėrkimit u prezantuan nė European Society of Cardiology (Monaco, ESC 2008). Sikur tė ngjitėsh qoftė edhe njė palė shkallė nė ditė, pėr njė periudhė tė paktėn pėr tre muaj ndihmon tė jetosh mė gjatė, edhe pse pėr tė pasur sukses tė plotė, vetėm njė pjesė shkallėsh nuk mjafton. Tė zgjedhėsh shkallėt, nė vend tė ashensorit, sipas specialistėve, nuk ndihmon vetėm tė humbasėsh nė peshė, duke pėrmirėsuar edhe muskulaturėn, por edhe tė pėrmirėsohet presioni i gjakut me pasoja pozitive pėr zemrėn. Nė bazė tė tė dhėnave tė mbledhura, tė ngjitėsh e tė zbresėsh nga shkallėt pėrmirėson kapacitetin aerobik, duke ulur me 15% rrezikun e pėrgjithshėm tė lidhur me njė sėrė sėmundjesh, qė mund tė pasojnė me vdekje tė parakohshme. Pėr tė mbėrritur nė kėtė pėrfundim u rekrutuan 77 vullnetarė me njė stil sedentar jete. Hynė nė klasifikim ata persona qė bėnin tė paktėn 2 orė nė javė aktivitet fizik, ose mė pak se 10 kate tė ngjitur nė ditė. Pasi iu nėnshtruan analizve mjekėsore, shkencėtarėt i kėrkuan vullnetarėve pėr tė mbėrritur nė punė gjatė njė viti duke pėrdorur vetėm shkallėt. Pėrgjatė 3 muajve vullnetarėt iu nėnshtruan analizave tė ndryshme, mes tė cilave edhe pėr ndikimin e aerobisė nė shėndet, qė nė kėtė rast ishin lėvizjet e bėra gjatė pėrdorimit tė shkallėve. Kjo gjė u verifikua mes tė tjerash, edhe me sasinė maksimale tė oksigjenit me tė cilin furnizohej zemra. “Njė funksionim i mirė kardiovaskular gjysmon rrezikun e atakut nė zemėr ose tė sėmundjeve qė lidhen me tė”- thanė specialistėt, duke iu refuar pėrfundimit tė analizave. Tė dhėnat e analizave, pas 3 muajve qėvullnetarėt kaluan duke pėrdorur shkallėt ishin shumė tė mira. Philippe Meyer, koordinator i studimit sqaron se nė dukje zgjedhja pėr tė pėrdorur shkallėt nė vend tė ashensorit, mund tė tingėllojė banale, por pėrfundimet shkencore treguan qė ndikimi nė shėndet ėshtė nė niveli tė kėnaqshme, madje edhe tė dukshme. g.shekulli*
__________________
Kerkoje vete fatin...me jeten mos u grind... ![]() ...urrejtja fitohet...dashuria lind... Ne kete univers ku njeriut i diskutohet e drejta per te qene gjalle...cdo gje nis e duket kaq e pakuptimte dhe absurde,madje dhe vete ekzistenca... |
||
|
|
|