|
**Fabulous Moderatore**
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: *...en los requerdos mas lindos...*
Seksi:
Statusi: 
Postime: 6,297
|
Si ndryshon trupi ynė gjatė 24 orėve
|
|
Nė orėn shtatė bie zilja. Disa prej nesh "kėrcejnė" menjėherė nga shtrati pėr tė vazhduar me punėt mėngjesore, ndėrkohė qė tė tjerė janė mė tė ngadaltė. I japin vetes mė shumė kohė tė ambientohen me ditėn e re dhe ēohen dalėngadalė brenda njė kohe prej 15 minutash. Por, ndėrsa mėnyrat e zgjimit dhe rifillimit tė ditės janė tė ndryshme, organizmi, te tė gjithė, ndodhet nė tė njėjtėn situatė: ai ka kohė qė ėshtė i pėrgatitur pėr kėtė moment, pra pėr zgjimin. Dy orė para momentit tė hapjes sė syve gjėndrat mbiveshkore nisin tė prodhojnė kortizolin, hormonin e stresit, nivelet e tė cilit arrijnė njė pikė maksimale tė pėrqendrimit tė gjakut mes orėve tetė dhe dhjetė tė mėngjesit. Ky hormon na ndihmon pėr tė pėrballuar stresin e rizgjimit. Ashtu sikundėr ne, edhe trupi ėshtė i pėrfshirė nė shumė aktivitete tė pėrditshme, qė ndryshohen vazhdimisht, shpesh pa dijeninė tonė: niveli i hormoneve qė ngjitet dhe zbret, ndryshimi i temperaturės dhe tensionit, organe qė nė varėsi tė orės bėhen aktivė, apo pushojnė pak nga aktiviteti i tyre. Madje, nė kėtė ndryshim tė madh pėrfshihet edhe gjatėsia e trupit. Nė zgjim jemi disa milimetra mė tė gjatė, sepse pozicioni horizontal qė kemi gjatė orėve tė natės u ka dhėnė mundėsi vertebrave qė tė ēlodhen dhe tė rihidratohen, e kėsisoj ato kanė krijuar distancė njėra nga tjetra.
Nė shumė raste, kėto ndryshime tė vogla, apo tė mėdha, ndjekin njė ritėm tė caktuar gjatė 24 orėve. Jeta nė tokė i ėshtė pėrshtatur ndryshimit tė orėve dhe kėmbimit tė ditės me natėn brenda 24-orėshit, i ėshtė pėrshtatur dritės dhe errėsirės e ėshtė e pamundur qė organizmi ta injorojė njė ritėm tė tillė tė pėrcaktuar qė nga zanafilla, por qė pėr arsye tė ndryshme ndryshon herė pas here. Por nuk bėhet fjalė pėr ndryshime drastike. Po ta vėzhgosh nga afėr dhe sė brendshmi trupin tonė, zbulojmė se nė mėngjes herėt temperatura ėshtė e ulėt, rreth 36 gradė Celsius. Tė ulėta janė edhe ritmet e rrahjes sė zemrės, presioni arterial. Tė gjitha kėto nisin tė ndryshojnė dhe tė rriten me vėnien tonė nė lėvizje. Nė mėngjes jemi ende nėn efektin e acetilocolinės, njė molekulė e sistemit nervor parametrik, e cila ėshtė aktive, kryesisht gjatė natės: vazot e gjakut janė mė tė mbyllura dhe gjaku rrjedh mjaft ngadalė. Ajo ka tendencė qė tė koagulohet shpejt. "Goditja" e rizgjimit ndihmohet nga adrenalina, qė vė nė punė aparatin kardiovaskular. Kjo lloj mėnyre funksionimi bėn tė mundur shtimin e mundėsisė dhe probabilitetit pėr infarkte apo iktus. Por le tė rikthehemi te trupi, i cili qė nė mėngjes pak e nga pak nis tė funksionojė: metabolizmi aktivizohet dhe temperatura trupore nis tė ngrihet, ndėrkohė qė aparati tretės ndodhet nė kulmin e punės. Edhe pėrgjumja dhe ai lloj hutimi qė na ka shoqėruar gjatė fazės sė parė tė ngritjes nga gjumi zhduket dalėngadalė dhe ne jemi nė zotėrim tė tė gjitha aftėsive tona intelektuale dhe tė aftėsisė thithėse tė trurit. Por, performanca e trurit nuk varet vetėm nga momenti i ditės, por edhe nga variable tė tjera, tė tilla si sasia e orėve tė gjumit tė natės, vakti i fundit i tė ngrėnit. Mendohet se temperaturat mė tė larta e pėrshpejtojnė funksionimin e trurit, duke pėrshpejtuar transmetimin e sinjaleve nervore. Nga ora njė e drekės stomaku nis tė "ankohet". Ėshtė ora e tė ngrėnit. Nė tė vėrtetė orari i vakteve nuk varet nga njė orė biologjike e brendshme mė tepėr se sa ėshtė nevojė biologjike e organizmit. Ky i fundit, pėrmes mėngjesit e ka tė nevojshme tė rifitojė energji, pėrmes drekės rikuperon forcat, ndėrsa pėrmes darkės mbush stomakun pėr tė shkuar mė pas nė gjumė i qetė. Nė rast se vaktet janė tė rregullta, janė pikėrisht ato qė i pėrcaktojnė kohėn disa funksioneve si: sekretimi i hormonit grelina nga ana e stomakut, qė ndodh rreth 30 minuta para orės sė zakonshme tė drekės, apo tė darkės. Qėllimi i tij ėshtė pėrgatitja e trurit, mėlēisė, veshkave dhe pankreasit pėr procesin e tretjes. Pas tė ushqyerit, nivelet e grenalinės bien. Shpesh dreka akuzohet si gjumėsjellėse, veēanėrisht kur ėshtė njė drekė e pasur me makarona, pra me karbohidrate. Njė drekė e tillė sigurisht mund tė sjellė njė pėrgjumje tė lehtė, me njė lloj humbjeje pėrqendrimi dhe fashitje tė reflekseve. Kjo tendencė mund tė varet nga njė lloj lidhjeje e shkurtėr mes dy proceseve tė kundėrta. Nga njėra anė ėshtė mekanizmi i gjumit, qė si njė kronometėr mat kohėn qė nga zgjimi. Sa mė shumė qė kalon koha, aq mė i madh bėhet te ne "borxhi" i gjumit dhe ky mekanizėm e ēon nevojėn pėr tė nė nivele maksimale. Nga ana tjetėr, ėshtė njė mekanizėm gatishmėrie, qė ndodhet nė minimumin e tij, rreth orės tre tė natės, pėr tu shtuar mė pas me kalimin e orėve e pėr tė arritur njė pikė gjatė orėve tė paradites. Pikėrisht ky mekanizėm kundėrshton atė tė pėrgjumjes. Pas mesditės "borxhi" i gjumit ėshtė kaq i madh, saqė shpesh e tejkalon tendencėn pėr tė ndenjur zgjuar. Pėr tė kundėrshtuar pėrgjumjen, qė shpesh na shoqėron pas ngrėnies sė vaktit tė drekės, dikush kėshillon bėrjen e njė pauze tė shkurtėr, e njė pushimi qė tė jep mundėsinė e rikuperimit tė gatishmėrisė, humorit dhe prodhimtarisė. Bėhet fjalė pėr pushime shumė tė shkurtra 10-15 minutėshe. Nėse do tė flihet mė shumė, tė themi njė orė, apo edhe mė, rrezikojmė qė tė ndihemi mė tė lodhur e mė tė kėputur se mė parė. Duke filluar nga ora 14.00-15.00, organizmi regjistron edhe maksimumin e aktivitetit tė tij dhe njėherazi tė prodhimit tė adrenalinės, molekula e sistemit nervor simpatik. Aparati kardiovaskular shfaqet nė gjithė efikashmėrinė e tij: vazot e gjakut janė tė hapura ndaj fluksit tė gjakut qė qarkullon lirshėm, duke ēuar njė sasi tė madhe oksigjeni nė zemėr. E njėjta gjė vlen edhe pėr rrugėt ajrore dhe mushkėritė: pasdite merret frymė mė lehtėsisht. Pjesa e parė e pasdites ėshtė edhe momenti kur vihen re nė shkallėn e tyre mė tė lartė shqetėsimet nė mėnyrėn e tė sjellurit, tė karakterizuara nga agresiviteti. Madje, sipas disa studimeve, ky ėshtė edhe momenti i ditės kur ndodh edhe numri mė i madh i vetėvrasjeve. Sipas specialistėve, shkak pėr kėtė ėshtė pėrsėri adrenalina, akumulimi i saj. Mė pas, rreth orės 18.00-19.00, temperature trupore, qė ka qenė gjatė gjithė ditės nė rritje, arrin pikun e saj, pra shkon nė 36-37 gradė Celsius. Ndėrkohė shėnohen edhe kulme tė tjera, tė tilla si tolerancė ndaj dhimbjeve, fleksibiliteti muskulor, shpejtėsia e reflekseve apo koordinimi motorik. Kur bie drita ėshtė momenti i pushimit dhe hipofiza nis tė prodhojė hormonin e melatoninės, qė ka nė organizėm ndikime tė ndryshme: tregon se kur ėshtė momenti pėr tė fjetur, ēon nė njė ulje tė ngadaltė tė temperaturės dhe stimulon kundėrpėrgjigjen imunitare dhe infeksioniste. Pėr kėtė arsye nata ėshtė momenti kur organizmi mbrohet mė mirė se ditėn nga sėmundjet dhe infeksionet. Melatonina ka njė kulm tė sajin rreth orės tre, mė pas nis tė bjerė, ndėrkohė qė rritet niveli i kortizolit. Gjatė natės aktivizohet edhe njė molekulė tjetėr: acetilkolina, qė siē e kemi parė, redukton ritmin e rrahjeve tė zemrės e presionin arterial dhe ngushton mushkėritė. Pėr kėtė arsye, krizat e astmės janė mė tė shpeshta gjatė orėve tė natės. Ky moment ėshtė i keq edhe pėr kė vuan nga djegiet e stomakut, dhembjet e tė cilave ndihen shumė pėr shkak tė maksimumit tė prodhimit tė lėngjeve gastrite. Funksionimi tretės i stomakut reduktohet dhe tretja vetė ėshtė shumė mė e ngadaltė. Edhe veshka prodhon shumė mė pak urinė, por kjo sasi ėshtė mjaft mė e koncentruar. Gjatė 24 orėve funksionimi i trupit tonė nuk bėn gjė tjetėr veēse ndryshon nė varėsi tė ritmeve dhe orareve tė mirėpėrcaktuara. Pasja parasysh e kėtyre lėvizjeve ėshtė thelbėsore, jo vetėm pėr tė kuptuar mė mirė fiziologjinė tonė, apo pėr tė pėrmirėsuar aktivitetin e pėrditshėm, por edhe pėr tė pėrmirėsuar diagnostikimin dhe pėr tė pėrcaktuar terapitė. Qė kėtej lindin disiplina tė reja, si kronofarmakologjia, qė synon gjetjen e njė ekuilibri tė drejtė mes kohėve tė sėmundjes, atyre tė ilaēeve dhe kohės qė i duhet organizmit pėr ta tretur e konsumuar mjekimin, si dhe shmangia e efekteve anėsore. Njė rezultat i rėndėsishėm nė kuadrin e kronofarmakologjisė ėshtė arritur nga njė ekip mjekėsh gjermanė pėr sa i pėrket trajtimit tė artritit reumatik me njė ilaē kortizonik tė dozuar nė kohė, qė pihet nė orėn 22.00, por qė nis tė japė efekt dhe tė thithet nga organizmi nė orėn tre tė natės. Kėto lloj ilaēesh janė dhėnė gjithmonė nė mėngjes, duke qenė se ajo orė ėshtė edhe piku i hormoneve tė kortizonit. Sot, pas kėrkimeve shkencore, kemi zbuluar se pacientėt me kėtė lloj patologjie nuk e kanė pikun e kėtij hormoni nė mėngjes, por nė orėn tre tė natės. Pėrfundimi i studimit nėnvizon qartė njė fakt: njohja dhe administrimi i funksionimit tė brendshėm, sipas orėve, tė trupit tonė ndihmon jashtėzakonisht nė njė jetėsė tė shėndetshme, por edhe nė njė kurim tė efektshėm tė sėmundjeve.
__________________
Ti auguro che in questo magico natale
una pioggia di stelle porti la luce nel tuo cuore,
cosi da illuminare la tua strada e quella dei tuoi cari...
Auguri...!
|