Tė rejat e fundit nga shkenca dhe mjekėsia
|
|
Sa herė qė shkenca zbulon diēka tė re pėr kurimin e sėmundjeve hedh sytė pas pėr tė gjetur tė reja tė tjera pėr njė mjekim dhe trajtim sa mė tė saktė tė tyre. Madje, shpeshherė kurimi i tė gjitha sėmundjeve i nėnshtrohet pikėsėspari zbulimeve shkencore. Zbulimet dhe kėrkimet shkencore kanė arritur nė shumė konkluzione tė rėndėsishme pėr trajtimin e problemeve tė shėndetit. Nė kėtė suplement ju do tė gjeni informacione dhe trajtime tė reja pėr shumė sėmundje. Tashmė falė zhvillimit shkencor dhe teknologjisė ėshtė arritur qė shumė sėmundje tė kurohen me sukses. Po ashtu, ky zhvillim shkecnor ka bėrė qė tė gjenden zgjidhje edhe pėr sėmundje pėr tė cilat mė parė nuk ka pasur shėrim.
Uji
Shkencėtarėt gjermanė kanė zbuluar se si brenda njė ore pas konsumimit tė ujit tė pastėr, harxhimi metabolik i energjisė rritet pėr 24 pwr qind, ndėrsa kjo nuk ndodh nėse pihet sasi e njėjtė e tretėsirės fiziologjike. Sipas njė teorie, mendohet se organizmi harxhon energji pėr ta bėrė temperaturėn e ujit tė pirė tė ngjashme me temperaturėn trupore. Megjithatė, edhe pas eksperimenteve me ujė tė ngrohur nė temperaturė 37°C, janė arritur rezultate tė ngjashme nė harxhimin e energjisė. Kėshtu qė mendohet se flitet pėr ndonjė proces tė komplikuar fiziologjik. Studimet kanė treguar se rritja e harxhimit energjik pas konsumimit tė ujit, te meshkujt pasohet me harxhimin e yndyrave, ndėrsa organizmi i femrave i shfrytėzon mė shumė karbohidratet.
Zėri i femrės
Shkencėtarėt amerikanė nga State University of New York kanė pohuar se zėri i femrės nė pjesėn e muajit nė tė cilin ato janė nė fazėn e mbarėsimit ėshtė shumė mė joshės dhe tėrheqės.
Zėrat e femrave nė pjesė tė ndryshme tė ciklit tė tyre menstrual, u janė lėshuar personave me gjini tė ndryshme. Rezultatet kanė treguar se tė anketuarit kanė pohuar se mė seksipilė kanė qenė zėrat nga e njėjta fazė, nė afėrsi tė ovulacionit. Kėto rezultate tregojnė se hormonet seksuale ndikojnė nė laring dhe nė kėtė mėnyrė vjen deri te ndryshimet subtile nė zėrin e femrės, ndėrsa nė kėtė fazė meshkujt ndjejnė tėrheqje shumė mė tė madhe.
Ēokollata
Shkencėtarėt nga Universiteti i Yale pohojnė se konsumi i ēokollatės nė shtatzėni zvogėlon mundėsitė pėr shfaqjen e komplikimeve serioze tė preeklampsisė (ngritja e shtypjes sė gjakut te shtatzėnat qė shoqėrohet me praninė e proteinave nė urinė). Ēokollata pėrmban sasi tė madhe tė teobrominės, e cila stimulon punėn e zemrės dhe kėshtu lėshon dhe zgjeron enėt e gjakut, duke zvogėluar nė kėtė mėnyrė mundėsitė e shfaqjes sė preeklampsisė. Teobromina shfrytėzohet nė mjekimin e dhimbjeve nė kraharor, rritjen e shtypjes sė gjakut dhe nė parandalimin e ngurtėsimit tė enėve tė gjakut. Shkencėtarėt shtojnė se teobromina mund ta rregullojė edhe qarkullimin brenda placentės duke bllokuar nė kėtė mėnyrė stresin oksidativ.
__________________
Carpe Diem!
|