 |
01-09-08, 16:45
|
#41
|
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi: 
Postime: 4,753
|
51. Konjunktiviti
Me termin konjunktivit nėnkuptohet inflamacion (iritim) i syve. Kjo mund tė jetė si rezultat i infeksioneve virale dhe bakteriale. Mund tė jetė e shkaktuar prej alergjisė nga materieve kimike (medikamentet, gazra tė ndryshme, klori nga pishinat dhe ngjashėm). Konjunktiviti infektiv (viral ose bakterial) ėshtė ngjitės. Pėrhapet nga njė person te tjetri me kontakt direkt dhe pėrmes sekretit nga sytė.
Konjunktiviti i qelbėzuar ėshtė i shkaktuar nga infeksioni bakterial. Pjesa e bardhė e syrit, brenda nėn kapakun bėhet e kuqe ndėrsa fėmija ankohet nė kruarje dhe dhembje. Prezent ėshtė njė sekret i dendur i bardhė, i verdhė ose i gjelbėrt, ndėrsa kapakėt e syve si zakonisht nė mėngjes pas zgjimit, janė tė ngjitura. Ndonjėherė, fėmijėt me konjunktivit tė qelbėzuar zhvillojnė edhe infeksion tė veshit. Shenjat qė vijojnė sugjerojnė nė komplikim tė tillė: temperaturė e lartė, ngacmueshmėri, gjumė tė keq, humbje oreksi, ose nėse fėmija i tėrheq apo i qėllon veshėt. Periudha e inkubacionit zakonisht zgjat 2-7 ditė. Periudha infektive gjatė tė cilės ėshtė e nevojshme fėmija tė largohet nga qėndrimi ditor zgjat 24 orė pas fillimit tė terapisė me antibiotikė.
52. Meningjiti
Meningjiti paraqet inflamacion i cipave tė trurit, qė e mbulojnė trurin dhe palcėn kurrizore. Mund tė jetė i shkaktuar nga viruset ose nga bakteret. Meningjiti viral zakonisht ėshtė mė i lehtė, ndėrsa meningjiti bakterial paraqet infeksion serioz qė mund tė mbarojė me vdekje nėse nuk jepet shpejtė terapi antibiotike. Nėse fėmija juaj ka qenė nė kontakt mė fėmijė qė ka meningjit, lexojeni me kujdes informacionin qė vijon. Mund tė paraqitet temperaturė e lartė, kokėdhembje e fortė, shtangim i qafės, pėrgjumėsi e shprehur ose shqetėsim, refuzim i ushqimit, pamundėsi qė tu pėrgjigjet pyetjeve tė parashtruara, nėse bėhet fjalė pėr foshnjė , ajo nuk qetėsohet kur e merrni nė dorė. Qė tė diagnostikohet meningjiti mjeku duhet tė bėjė punkcion lumbal: me gjilpėrė hyn nė shtyllėn kurrizore dhe merr pakėz lėng. Lėngu ekzaminohet nėn mikroskop, pėr prezencėn e qelbit dhe baktereve dhe bėhet kulturė, qė tė shihet a ka prezent bakter dhe tė caktohet lloji i bakterit. Trajtimi bėhet nė kushte spitalore dhe pėrfshin dhėnien e antibiotikėve dhe terapi tjetėr suportive
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
01-09-08, 16:46
|
#42
|
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi: 
Postime: 4,753
|
53. Fruthi (Morbilli)
Fruthi-morbili paraqet sėmundje serioze virale nė fėmijėri. Transmetohet pėrmes sekreteve nga hunda dhe goja e tė sėmurėve tė hedhura nė ajėr. Simptomat zakonisht paraqiten 10-12 ditė pas ekspozimit ndaj virusit. Ato pėrfshijnė temperaturė tė lartė, simptoma qė i ngjajnė ftohjes, konjunktivit (inflamacion i syve) dhe shpėrthim i kuq i imėt nė lėkurė nė formė tė pikave qė fillon nga fytyra dhe qafa dhe pėrhapet gradualisht teposhtė duke e mbuluar tėrė trupin. Komplikime tė mundshme pėrfshijnė infeksione tė veshit, pneumoni dhe inflamacion i rrallė i trurit. Periudha e inkubacionit zgjat 10-12 ditė. Fėmijėt zakonisht janė ngjitės nga 1-2 ditė para fillimit tė simptomave, ose 3-5 ditė para zhvillimit tė shpėrthimit nė lėkurė, deri ditėn e katėrt pas shfaqjes sė shpėrthimit. Largimi nga ēerdheja/qėndrimi ditor/shkolla: fėmijėt nuk duhet tė vijnė deri nė ditėn e gjashtė pas fillimit tė shpėrthimit nė lėkurė.
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
01-09-08, 16:46
|
#43
|
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi: 
Postime: 4,753
|
54. Pedikuloza (morrat)
Morrat janė parazitė qė ngjasojnė me insektet pa krahė, jetojnė nė leshrat e trupit. Morrat janė tė shpeshtė nė shkollat, nė qendrat me qėndrim ditor dhe sipėrfaqet tjera, tė cilat janė tė mbingarkuara dhe ku fėmijėt janė nė kontakt tė afėrt mes tyre. Nėse fėmija juaj ka qenė nė kontakt me fėmijė tjetėr qė ka morra, lexojeni me vėmendje kėtė informacion. Morrat nuk mund as tė kėrcejnė e as tė fluturojnė. Transmetohen me kontakt direkt ose nė mėnyrė indirekte, me pėrdorim tė pėrbashkėt tė kapelave, kėsulave dhe krehrave. Femrat i deponojnė vezėt nė flokė edhe atė nė afėrsi tė rrėnjės sė qimes (afėrsia e skalpit) ku ėshtė mė ngrohtė. Vezėt ngjasojnė nė grimca me ngjyrė tė bardhė nė tė pėrhimtė qė janė tė fiksuara pėr rrėnjėn e qimes dhe nuk mund tė hiqen lehtė si zbokthi. Mė shpesh janė tė vendosura nė pjesėn e pasme tė kokės (zverkun) ose pas veshėve dhe mund tė shihen me sy. Morrat e vjetėr janė me ngjyrė mė tė errėt dhe shihen kur lėvizin nėpėr flokė. Te infestimet e rėnda ėshtė prezente njė kruajrje intenzive e skalpit. Fėmijėt me morra shpesh etiketohen, por kjo ėshtė e gabuar pasi qė praktikisht ēdo kush mund tė zėrė morra. Morrat preferojnė lėkurė tė pastėr dhe tė shėndoshė tė skalpit. Higjiena e mirė nuk mund ta mbrojė fėmijėn tuaj nga morrat. Nuk ėshtė e pėlqyeshme dikush tė fitojė morra por sidoqoftė nuk ėshtė diēka fatale. Mėnyra e vetme me tė cilėn morrat vėrtetė mund t’ju dėmtojnė ėshtė nėse pėr shkak tė kruarjes plagėt sekondarisht infektohen.Kur dikush do tė zėrė morra duhet tė trajtohet e tėrė familja. Morrat fshihen nė krehėrat pėr flokė, nė krevatin dhe nė mobiljet e shtėpisė dhe pėrhapen lehtė. mNė tė kaluarėn, por te ne ende ėshtė dukuri e shfaqur qė tė qethen flokėt e kokės dhe tė lyhet me vajgur. Kjo nuk duhet bėrė, pasi qė sot ekzistojnė shampona efikasė qė mund tė gjenden nė barnatoret lokale.
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
01-09-08, 16:46
|
#44
|
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi: 
Postime: 4,753
|
55. Shytat (Parotiti)
Shytat janė sėmundje virale e shkaktuar na virusi mumps, qė shpėrndahet pėrmes sekreteve tė traktit respirator (mukus nga hunda dhe goja). Fėmija juaj ka qenė nė kontakt mė fėmijė qė ka shyta. Fillimisht shfaqet temperaturė e lartė, dhembje koke dhe ėnjtje me ndjeshmėri (mė shpesh nga njėra anė) e gjėndrave pėshtymore pranėveshore tė vendosura nė kėndin e nofullės (para, nėn dhe pas veshėve). Mė rrallė mund tė jenė tė kapura edhe gjėndrat nėnnofullore dhe nėngjuhore (nga njėra anė ose nga tė dyja anėt). Te djemtė pas pubertetit shytat mund tė sjellin deri te inflamacioni i testisėve. Komplikime tjera tė mundshme janė humbja e tė dėgjuarit dhe inflamacion i trurit dhe cipave tė trurit (meningoencefalit). Periudha e inkubacionit zgjat 12-25 ditė pas ekspozimit. Fėmija ėshtė ngjitės pėr tė tjerėt shtatė ditė para fillimit tė ėnjtjes sė gjėndrave dhe nėntė ditė pasi qė tė shfaqet ėnjtja. Largimi nga institucionet me qėndrim ditor: deri 9 ditė pasi qė tė shfaqet ėnjtja e gjėndrave parotide (pranėveshore).
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
01-09-08, 16:47
|
#45
|
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi: 
Postime: 4,753
|
56. Rubeola
Rubeola ėshtė sėmundje virale qė paraqitet nė fėmijėri. Transmetohet pėrmes sekreteve respiratore qė hidhen nė ajėr (mukus nga hunda dhe goja). Nėse gruaja e paimunizuar infektohet me rubeolė, fėmija i saj mund tė vdes para lindjes ose mund tė lind me dėmtime serioze, siē janė katarakta, retardacioni mendor, shurdhėsia, tė metat e zemrės, shpėrthim nė lėkurė dhe zmadhim tė mėlēisė dhe shpretkės. Fėmijėt me rubeolė zakonisht kanė ngritje tė lehtė tė temperaturės, shpėrthim nė lėkurė me njolla tė kuqe me madhėsi mesatare dhe gjėndra tė zmadhuara dhe tė ndjeshme, pas veshėve dhe nė qafė. Tė rriturit mund tė kenė njė ngritje tė lehtė tė temperaturės, kokėdhembje dhe rrjedhje hundėsh. Ata mund tė ankohen nė dhembje dhe ėnjtura tė nyjeve. Infeksioni mund tė kalojė edhe duke mos u shfaqur simptoma tė qarta. Nė raste tė rralla, mund tė vijė deri te inflamacioni i trurit. Periudha e inkubacionit zgjat nga 14-21 ditė pas ekspozimit. Periudha ngjitėse dallohet te rubeola postnatale dhe te ajo kongjenitale. Rubeola postnatale 1 javė para shfaqjes dhe 7 ditė pas shfaqjes sė shpėrthimit nė lėkurė. Rubeola kongjenitale, kėto foshnja llogariten se janė ngjitėse deri nė fund tė vitit tė parė ose derisa nuk fitohen kultura negative nga urina dhe sekretet nazofaringjeale (qė janė marrė pas muajit tė tretė).
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
01-09-08, 16:47
|
#46
|
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi: 
Postime: 4,753
|
57. Sėmundja meningokoksike
(Neiseria meningitidis)
Shkaktar i infektimit tė gjakut (meningokoksemisė) ėshtė bakteri meningokok. Shenjat dhe simptomat janė: Temperaturė e lartė dhe shpėrthim nė lėkurė me gjakosje karakteristike nė lėkurė. Pa tretman, shpejt vjen deri nė shok, komė dhe vdekje; Ky bakter gjithashtu mund tė shkaktojė inflamacion tė cipave tė trurit (meningjit), i cili manifestohet me temperaturė, kokėdhembje, shtangim tė qafės, letargji ekstreme, dhe refuzim tė ushqimit; Pėrveē asaj, sėmundja meningokoksike mund tė komlikohet edhe me infeksion tė nyjeve ose me infeksione nė pjesė tjera tė organizmit.
Periudha e inkubacionit zgjat nga 1-10 ditė. Periudha infektive ėshtė deri 24 orė pas fillimit tė trajtimit. Fėmija i infektuar mund tė kthehet nė ēerdhe/shkollė atėherė kur do tė lejojė mjeku.
Parandalimi dhe trajtimi
Fėmijėt (dhe personeli) qė kanė qenė tė ekspozuar nė infeksionin (kanė qenė nė kontakt me fėmijė tė infektuar), duhet tė parambrohen me antibiotik specifik. Antibiotiku do tė ndihmojė tė eliminohet meningokoku nga hunda dhe nga fyti dhe me atė tė parandalohet pėrhapja e sėmundjes. Antibiotiku jepet gjatė 24 orėve nga pėrcaktimi i diagnozės te rasti i parė, sipas udhėzimeve tė sektorit lokal tė ministrisė sė shėndetėsisė. Derisa ta pranojnė dozėn e parė tė antibiotikut tė gjithė fėmijėt duhet tė largohen nga shkolla.
Nėse fėmija juaj ka qenė nė kontakt me fėmijė tė sėmurė nga infeksioni me meningokok, gjatė muajit tė ardhshėm, mbikėqyreni me vėmendje. Nėse sėmuret ose nėse shfaqet temperaturė e lartė kontaktoni me mjekun. Nėse ai vėrteton se punohet pėr menigokoksike, informoni pėrgjegjėsit nė shkollė, qė tė mund tė ndėrmarrin masa mbrojtėse.
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
01-09-08, 16:47
|
#47
|
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi: 
Postime: 4,753
|
58. Krimbat ( Oksiuriaza)
Krimbat paraqesin larva pejėzore, tė vogla (mė tė vogla se ½ cm nė gjatėsi), tė bardha qė shpesh i investojnė zorrėt. Ata lehtė transmetohen prej personi nė person pėrmes kontaktit me fecesin qė pėrmban vezė. Vezėt mund tė mbahen nė duar, roba, krevat, ushqim etj. Nuk mund tė kalojnė nga kafshėt nė njerėz. Sidomos janė tė shpeshta mes fėmijėve nė shkollė ose nė qendrat ditore. Infeksioni zakonisht karakterizohet me kruarje intezive tė pasdaljes, sidomos i shprehur gjatė natės, kur larvat femra dalin nga rektumi dhe sjellin deri te irritimi. Shpesh larvat mund tė shihen me inspekcion tė regjionit rektal gjatė gjumit. Diagnoza mund tė pėrcaktohet me aplikimin e shiriti nga celofani nė anus, pasi qė tė zgjohet fėmija nė mėngjes, e pastaj ky shirit ekzaminohet nėn mikroskop, qė tė pėrdėftohet prezenca e vezėve.
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
01-09-08, 16:48
|
#48
|
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi: 
Postime: 4,753
|
59. Tuberkulozi
Tuberkulozi ėshtė sėmundje e shkaktuar nga infeksioni bakterial (Mycobacterium tuberculosis). Zakonisht janė tė pėrfshira mushkėritė, nė tė cilat krijohen nyje tė vogla tė tuberkulozit, tė cilėt mė tutje do tė sjellin deri te dėmtimi i indit. Nėse organizmi infektohet pėr herė tė parė-flasim pėr tuberkuloz primar. Organizmi i shėndoshė zakonisht me sukses e mbizotėron infeksionin edhe pa barėra. Nėse pėr shkaqe tė ndryshme, sistemi imunitar nuk arrin ta mbiluftojė infeksionin, organizmi sėmuret nga tuberkulozi i mushkėrive. Bacilet e TB mbeten gjatė (me dekada) nė organizėm. Personi mund tė mos ketė simptoma tė sėmundjes, e mė vonė (pas disa viteve) kėta bacile shkaktojnė njė infeksion tė ri (reaktivim i TB). Shumica e organizmave tė shėndoshė janė mjaftueshėm tė fortė qė tė luftojnė me infeksionin. Me rrezik tė zmadhuar qė tė fitojnė TB janė kategoritė qė vijojnė: Foshnjat, qė kanė imunitet mė tė dobėt; Njerėzit mė tė moshuar, personat me AIDS, ata qė marrin kemoterapi dhe disa barėra tė tjera, sepse gjithashtu kanė imunitet tė dobėsuar.
60. Vaksinimi
Vaksinimi (imunizimi) ėshtė procedurė me tė cilėn mundėsohet mbrojtja nga sėmundjet ngjitėse. Imunizimi ėshtė mėnyra mė e mirė pėr mbrojtjen e fėmijėve nga sėmundjet e rėnda qė mund tė shkaktojnė edhe vdekje. Fėmijėt duhet tė vaksinohen pa pagesė kundėr: Hepatitit B, Tuberkulozit, Paralizės sė fėmijėve, Difterisė, Kollės sė bardhė, Rubeolės. Vaksinat pėrmbajnė shkaktarė sėmundjesh tė dobėsuar ose tė vrarė. Tė pėrgatitur si vaksinė, ata nuk mund tė shkaktojnė sėmundje te fėmija. Me injektimin e vaksinės nė organizmin e fėmijės krijohet mekanizėm mbrojtės natyral, me krijimin e antitrupthave dhe qelizave mbrojtėse. Nėse gjatė jetės fėmija infektohet me sėnundjen kundėr sė cilės ėshtė i vaksinuar, rezistenca e fituar pas vaksinimit do ta mbrojė nga sėmundja e rėndė dhe komplikimet. Pėr mbrojtje komplete dhe tė qėndrueshme tė fėmijės, ėshtė e nevojshme tė jepen njė numėr i ndryshėm i dozave tė vaksinave, nė intervale kohore tė caktuara dhe nė moshė tė ndryshme tė fėmijės. Pėr kėtė qėllim ekziston kalendari i vaksinimit. G Albania
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
|
| Veglat e Temės |
Kėrko nė Temė |
|
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|
Mundesuar nga vBulletin Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0 Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual
Style vBulletin réalisé par: VbSkins-Shop.Com
|
|
|
 |