Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Shkencat Ekzakte > Mjekesia


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 21-08-08, 23:25   #1
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,453
Rrespekti: 19 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim Kontraceptivėt tė mbrojnė nga kanceri

Njė studim i kryer sė fundmi ka treguar se kontraceptivėt sjellin efekte pozitive edhe pas shumė vjetėsh nga pėrdorimi i tyre

Mund t‘i bėjė mirė dashurisė, por mund tė ketė efekte negative nė shėndet. Pėr plot 50 vjet kjo ka qenė dilema qė ka shqetėsuar studiuesit, tė cilėt kanė lidhur studimet e tyre me rrezikshmėrinė qė mund tė paraqesė pirja e kontraceptivėve. Sipas tyre, kėta tė fundit rrezikojnė shfaqjen e sėmundjeve tė ndryshme, sidomos tė kancerit nė gji. Por tani ka ardhur koha qė tė gjithė tė ndryshojmė mendim. Nga studimet qė janė kryer nė Britaninė e Madhe, vijnė lajme pozitive. Kontraceptivėt qė pėrdorin femrat pėr t‘u mbrojtur nga shtatzėnia e padėshirueshme, jo vetėm qė nuk paraqesin rrezik pėr zhvillimin e kancerit, por ato pakėsojnė nė mėnyrė domethėnėse rrezikun e prekjes nga sėmundja e shekullit.

Lajmi i shumėpritur, i cili i ėshtė pėrgjigjur ēdo dyshimi tė mundshėm, ėshtė botuar nė prestigjiozen "British Medical Journal". Nga analiza e tė dhėnave,tė cilat janė kryer te 46 mijė femra tė moshės 36-vjeēare, rezulton se rreziku pėr kancerin nė zorrė, nė mitėr dhe nė vezore pakėsohet me rreth 12 pėr qind nėse kontraceptivėt merren nga goja. Madje efektshmėria e tyre zgjat pėr njė kohė tė gjatė edhe 15 vjet pas marrjes sė tyre. "Shumė gra dhe veēanėrisht ato tė cilat para shumė vjetėsh (brezi i parė i femrave qė merrnin kontraceptivė me njė dozė mė tė lartė se normale e estrogjenit) do tė jenė mė tė sigurta", thotė profesor Philip Hanaford nga Universiteti Aberdeen, i cili ka drejtuar studimin. "Ulja e rrezikut ėshtė e vogėl, por edhe ky progres mund tė pėrkthehet si avantazh i madh nė fushėn shėndetėsore, pasi janė me miliona femra nga e gjithė bota tė cilat ia kanė besuar veten kontraceptivėve". Studimi nuk jep prova se rreziku i kancerit nė gji mund rritet, ose tė pakėsohet nėse pėrdorimi i pilulave kontraceptive ėshtė i shkurtėr. Shoqata "Family Planning", si dhe shoqata tė tjera britanike pėr kontrollin e lindshmėrisė, kanė rėnė dakord me kėtė rezultat.

Sigurisht nuk mund tė themi qė kontraceptivėt janė mrekullibėrės nė ēdo aspekt. Studime tė tjera, realizuar gjatė kohėve tė fundit, kundėrshtojnė pjesėrisht tė dhėnat e mbledhura nga profesor Hannaford. Sipas tyre, pėrdorimi i kėtyre pilulave mund tė rrisė rrezikun e kancerit nė gji dhe nė organet e tjera. Kėshtu qė ka ende vend pėr debat.

Diskutimi mbi kontraceptivėt ka nisur qė me krijimin e tyre dhe gjithmonė kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes nga ekspertėt e fushės. Prezantimi i kontraceptivit nė 1961 u shoqėruar me njė erė tė re zhvillimesh kulturore, morale dhe fetare: pėr herė tė parė nė histori dukej se aktiviteti seksual mund tė ndahej plotėsisht nga riprodhimi. Kontraceptivėt e tjerė gjithmonė kanė ekzistuar, por nuk garantonin efektshmėri tė plotė. Me marrjen e kontraceptivėve oralė, kryerja e marrėdhėnieve seksuale mori njė tjetėr dimension. Mund tė kėnaqesh seksualisht dhe fizikisht pa sjellė efekte tė padėshirueshme. Vatikani e dėnon, ndėrsa feministet e pėrshėndesin marrjen e kontraceptivėve. Mė nė fund femrat janė ato tė cilat do tė pėrcaktojnė se kur dėshirojnė tė mbeten shtatzėna. Kėshtu qė ato mund ta trajtojnė seksin nė tė njėjtėn mėnyrė qė e trajtojnė edhe meshkujt. Gjithsesi kontraceptivėt mbeten mbrojtėsit mė tė sigurt dhe mė tė pėrdorshėm nė tė gjithė botėn. Sido qė tė jetė, qė nga viti 1961 e deri mė tani e kanė pėrdorur 300 milionė femra dhe sot mbetet metoda mė e kėshillueshme. Tani jemi nė pritje tė njė pilule tė pėrafėrt, e cila do tė ketė efekt te meshkujt

historia

1951

15 tetor 1951, kimisti Carl Djerassi (nė foto), austriaku me origjinė bullgare, krijoi pilulėn e parė kontraceptive orale nė Meksikė


1960

Nė 1960, nė SHBA doli nė shitje pilula kontraceptive. Mė 1 qershor 1961 pilula u prezantua nė tregun evropian



1968

Vatikani e dėnon shitjen e pilulave kontraceptive. Nė vitin ‘69 pilula shitet nė farmaci si ilaē pėr ērregullime tė ciklit


1999

Ministri i Shėndetit nė Japoni, nė 1999 liberalizon shitjen e pilulės kontraceptive. Japonia ėshtė vendi i fundit i zhvilluar, i cili ka liberalizuar pėrdorimin e kontraceptivit


2001

Arrijnė pilulat e krijuara kohėt e fundit, tė cilat nė pėrbėrjen e tyre kanė mė pak hormone. Njė tjetėr revolucion ėshtė pilula qė merret brenda 72 orėve nga raporti qė paraqet rrezik


Llojet

Pilulat nuk janė tė gjitha tė njėjta, ndryshojnė nga lloji dhe nga doza e hormoneve. Ka dyfazore, trefazore etj.


cikli

Estrogjenet e gjendura nė pilulė sigurojnė njė cikėl tė rregull njė herė nė 28 ditė


Si pėrdoren

Pilula e parė merret ditėn e fundit tė ciklit menstrual. Mė pas merret njė nė ditė pėr 21 ditė rresht. Mė pas bėhet njė pauzė 7-ditore, gjatė tė cilės do tė nisė cikli menstrual


Hormonet

Cikli i njė femre rregullohet nga njė sėrė hormonesh qė prodhohen nėn kontrollin e hipotalamusit. Mė tė rėndėsishmit janė FSH (hormoni stimulues i folikulave) dhe LH (hormoni luteinizues), qė sekretohen nga hipofiza

1951

15 tetori ėshtė data e krijimit tė pilulės


100 milionė femra nė botė pėrdorin kontraceptivė

G. shqip
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 13:03.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual