Shumica e fėmijėve qė nga mosha 2 vjeē fillojnė tė kontrollojnė urinimin. Mirėpo, pėr disa fėmijė, pėr arsye tė zhvillimit kjo munde tė zgjasė mė tepėr.
Pėr tė urinuarit e pa vullnetshėm mund tė flasim atėhere kur fėmija, edhe pas moshės pesė vjeē, urinon nė shtrat sė paku dy herė nė muaj.
Tė urinuarit e fėmijėve, referuar gjuhės mjeksore si Enuresis (ICD-10), ėshtė njė problem i shpesht te fėmijėt e moshės ndėrmjet 5 deri 12 vjeē.
Tė urinuarit nė shtrat ėshtė mė i shpeshtė se sa mendohet deri tani.

Ja disa fakte :
Vlerėsohet se nė SHBA, 5-7 milion fėmijė vuajn nga ky problem.
Ndėrsa nė Britani, 500 mijė fėmijė ndėrmjet moshės 5-16 vjeē kane problem me tė urinuarit e pakontrolluar.
studimet tregojn se 10% e fėmijėve tė moshės 7 vjeē, 5% e femijėve 10 vjeē dhe 1% e tė rriturve kanė probleme tė kontrollimit te urinimit.
Pra, vetėm 1-2% e femijėve e mbartin edhe kur te rriten kėtė problem! Sidoqoftė, disa fėmije zhvillojnė probleme psikologjike dhe tė sjelljes tė tilla si turp, ndjesi tė vetėvlerėsimit tė ulėt dhe inatit qė shkaktohet nga kjo gjendje.
Tipet e Enuresis:

Enuresis diurna-Tė urinuarit e fėmijės gjate orėve kur ėshtė zgjuar.
Enuresis nocturna-Qe njėherėsh ėshtė edhe lloji mė i shpeshtė i tė urinuarit, nėnkupton tė urinuarit e femijės gjatė kohės kur ėshtė nė gjumė.
Tipi pimar-Fėmija ėshtė pesė vjeē, a po mė i rritur dhe asnjėher nuk ka pasur kontroll tė plotė tė tė urinuarit. Me fjalė tė tjera nuk ka zgjatur asnjėher mė tepėr se 3 muaj pa u lagur se paku dy herė nė javė.
Tipi sekondar-Humbje e kontrollit tė tė urinuarit pasi fėmija ka patur kontroll tė tillė.

Pėrjetimet e fėmijės dhe tė prindėrve

Tė urinuarit e pavullnetshėm mund tė ketė pasoja nė vetėbesimin e fėmijės, nė raportet ndėrpersonale me bashkėmoshatarėt dhe prindėrit, nė shkollim (si arritje tė ulėta nė shkollė), gjithashtu stimulon ndjenjėn e tė qenurit i ndotur , i turpėruar dhe ndjenjen e fajėsisė. Prindėrit shpesh ndjehen fajtorė se nuk e kanė edukuar mirė fėmijėn. Shpesh ndjehen se ata janė tė vetmit qė po ju ndodhė dhe ngurrojnė tė flasin me tė tjeret pėr kėtė gjėndje pėr shkak tė turpit.
Gjendja e tendosur nė familje ėshtė e zakonshme; fėmijėt dėnohen, ndėrsa prindėt ndjehen fajtorė. Edhe pse me rritjen e fėmisė, si duket tek shumica, ky problem zgjidhet, studimet tregojn se tek fėmijėt mund tė mbesin pasoja siē janė shmangje e raporteve ndėpersonale, tė punėsimit, sens tė ulėt tė vetėvlerėsimit, etj Kjo gjendje e tė urinuarit te fėmijės mund tė ndodhė pėr disa arsye, tė cilat inshaAllah do ti prekim shkurtimisht nė vijim.
Faktorėt gjenetikė dhe familjarė.
Vlerėsohet se urinimi i fėmijės ka tė ngjarė qė tė jetė trashėguar nga familja. Pėrafėrsisht, 75% e fėmijėve qė kanė problem tė pamundėsisė sė kontriollimit tė urinimit, kanė njė prind ose vėlla apo motėr qė ka ose ka pasur problem tė ngjashėm.
Hormonet
Studimet tregojnė qė fėmijėt qė lagen mundė tė kenė mungesė tė hormonit noctural aurginine vasopresin (AVP). Ky hormon ndihmon nė rregullimin e fshikėzės sė urinės nga stėrmbushja.
Megjithate ka fėmije qė kanė probleme me tė urinuarit e pakontrolluar dhe nuk kanė probleme me kėtė hormon!
Gjumi i thellė

Disa fėmijė kanė gjumin shumė tė thellė sa qė nuk e ndjejnė kur kanė nevojė qė tė zgjohen pėr tė shkuar ne tualet. Megjithatė, studimet e fundit tregojnė qė fėmijėt qė urinojnė nė shtrat nuk e kanė gjumin mė tė rėndė apo mė tė thellė sesa fėmijėt qė kanė kontroll tė tė urinuarit.
Ushtrimi i parakohshėm.
Le ti kthehemi moshės, nė tė cilėn secila nėnė ndjehet e lodhur nga larja e pelenave, ndėrsa presioni i familjarėve qė ia kujton asaj se fėmija e ka kohėn kur duhet tė bėhet i "pastėr", bėhet gjithnjė mė i fuqishėm. (S. Nikoliē)
Disa nga nėnat, nga shtytjet e tilla pėr ta kontrolluar fėmija i tyre pastėrtinė e tė urinuarit, fillojnė shumė herėt me ushtrimin pėr pastėrtinė e fėmisė.
Nėse fillohet shumė herėt me edukimin e pastėrtisė sė fėmisė, atėhere nuk do te ketė asnjė efekt. (S. Nikoliē)
Pėrkundrazi, shumė studjues mendojnė se do tė ketė kundėr efekt pra do te shkatojė pengesa psikologjike te fėmijės.
Shkaqet neurologjike.

Disa femijė mund tė kenė sistem nervorė qė nuk ėshtė zhvilluar nė mėnyrė adekuate pėr tė pėrcjellė sinjalet ndėrmjet fshikėzės dhe trurit. Pėr kėta fėmijė ėshtė vetėm ēėshtje kohe derisa truri i tyre tė zhvillohet mjaft pėr tė zgjidhur kėtė problem.
Nė shumė raste, tek fėmija nuk mund tė zbulohen shkaqe fizike qė shkatojnė tė lagurit tė fėmisė. Nė raste tė tilla mund tė flasim pėr shkaqe psikologjike.

Shkaqet psikologjike

Nganjėherė tė urinuarit nė shtrat mund tė ndodhė si pėrgjigje ndaj stresit, siē mund tė jetė njė konflikt emocional ose ankth qė pėrjeton aktualisht fėmija.
Psikologėt dhe profesionistė tė tjerė tė shėndetit mendorė, vazhdimisht tėrheqin vėmendjen qė fėmijėt fillojnė tė urinojnė nė shtrat pėrgjatė periudhave tė konflikteve ne shtėpi apo nė shkollė.
Konfliktet e prindėrve apo divorci, mbėrritja e njė bebeje tė re, ndėrrimi i shkollės, konfliktet me moshatarėt, humbja e njė personi tė dashur mund tė shkaktojnė tek fėmija mos kontrollimin e tė urinuarit.
Fėmija mund tė ketė shqetėsime emocionale qė mund te vijnė nga raporte tė paqėndruara dhe tė ftohta ndėrmjet anėtarėve tė familjes dhe mund tė ndjehet fajtorė ose i pa dėshiruar dhe nė mėnyrė te pavetėdijshme kjo gjendje shfaqet nė urinim tė pa kontrolluar tek ai, si reagim ndaj kėsaj gjendjeje.

Shumė herė femijėt nuk janė te vetėdijshėm pėr gjendjen e tyre emocionale dhe s'mund tė besojnė qė ka lidhje ndėrmjet gjėndjes sė tyre shpirtėrore dhe urinimit tė pavullnetshėm.

Duhet tė kėrkoni ndihmėn e mjekut , nėse :

* Fėmija juaj ėshtė 6-7 vjeē dhe nuk ka qenė asnjėher nė gjendje tė qėndrojė i terur gjatė njė nate.
* Fėmija juaj shqetėsohet pėr faktin qė e lagė shtratin (edhe nėse ėshtė mė i vogėl se 6 vjeē).
* Fėmija juaj ka filluar tė urinojė nė shtrat pasi ka qendruar pėr disa muaj disa muaj i terur (nuk ka urinuar natėn pėr njė periudhė disa mujore).
* Ju jeni i/e shqetėsuar dhe i/e frustruar qė fėmija juaj urinon nė shtrat.
* Fėmija juaj urinon nė rroba edhe gjatė ditės.
Nėse, nga rastet e pėrmendura mė lart, vlen pėr fėminė tuaj, atėherė juve duhet qė tė kėshilloheni me mjekun.

Trajtimi - disa teknika mjekimi

Pasi tė jeni kėshilluar me mjekun qė tė siguroheni se gjendja e fėmisė tuaj nuk ka bazė fizike, mund tė aplikoni teknikat e mėposhtme, tė cilat janė teknikat mė tė njohura qė pėrdoren pėr kurimin e problemeve me Enuresis.
Tė zgjuarit e planifikuar
Me anė tė kėsaj teknike, prindėrit zakonisht i zgjojnė fėmijėn herė pas herė (2-3 herė) gjatė natės pėr ta dėrguar nė tualet pėr te urinuar. Fėmija duhet tė orvatet qė tė urinojė nė banjo ēdo herė, por nėse dėshton nuk duhet tė qortohet ose tė dėnohet. Koha ndėrmjet zgjimeve ėshtė e ngjeshur dhe e ndihmon fėmijėn qė tė zgjohet nė mėngjes me shtrat tė terur.

Zvoėglimi i lėngjėve

Kufizimi i lėngjeve, dy tre orė para se tė flejė fėmija, mund tė parandalojė urinimin e pavullnetshėm. Mirėpo, disa ekspertė frikėsohen se zvogėlimi i lėngjeve mund tė dėmtojė shėndetin e fėmijsė, prandaj pėrdorimi i kėsaj teknike kėrkon patjetėr kėshillimin paraprak me mjekun.

Terapia e alarmit

Fėmija zgjohen gjatė natės (pėrmes ndonjė zileje), sa po te kenė pikuar pikat e para tė urines. Nėpėrmjet ketij alarmi fėmijėt duhet tė mėsojnė qė, sa po tė ndizet alarmi (alarmi ndezet kur fėmiju fillon tė urinojė), tė zgjohen pėr tė shkuar nė banjo.

Medikamentet

Medikamenti qė perdorėt shumė dhe qė ka rezultuar mė i suksesshmi, njihet si Desmopressin acetate (DDAVP) dhe ndihmon nė neutralizimin e hormonit tė AVP-SE.

Disa kėshilla

Nėse arsyet e tė urinuarit tė pa vullntshėm te fėmijėt kanė bazė psikologjike atėhere duhet:
* Qė tė identifikoni shqetėsimet psikologjike qė po kalon fėmija.
• Tė stimuloni rritjen e vetėvlerėsimit tek fėmija
* Tė mos e fajsoni fėmijėn qė urinon nė shtrat se edhe pėr atė ėshtė e vėshirė dhe mund tė rėndoni gjėndjen e tij emocionale.
* Mos ta qortoni dhe denoni fėmijėn nėse urinon sėrish, sepse edhe nje ditė mė tepėr ne urinim tė pavullnetshėm ėshtė dėnim pėr tė.
* Lavdėrojeni fėmijėn tuaj pas njė nate pa urinim tė pavullnetshėm, nė mėnyrė qė ta pėrforconi dėshirėn e tij pėr te qenė i terur.
* Tė kėshilloheni me psikologun, sepse ai mund t’ju ndihmojė nė eksplorimin e problemeve familjare dhe tė fėmisė.
* Sillu me butėsi me fėminė e mos u sille me vrazhdėsi. Kujto sjelljet e buta tė Pejgamberit (s.a.ė.s) ndaj fėmijėve, mos e bėn fėminė tė ndjehet i pa vlerė dhei pa dėshiruar nga ju, sepse kėsaj i frikėsohet mė shumė ai.
* Lutju Allahut (s.ė.t) qė tė bėjė tė mundur qė ta kaloni kėtė sfidė, sepse Pejgamberi( s.a.ė.s) ka thene "Arma mė e fortė e besimtarit ėshtė lutja". Poashtu ka thėnė (s.a.ė.s) se se tre llojeve tė njerėzve nuk i kthehet duaja apo lutja mbrapa dhe njėri nga ata jeni ju :
“Duaja e nėnės pėr fėmijėn e saj…”
Pasi t’i keni marrė hapat e lartpėrmendur, atėherė mbėshtetju Krijuesit tend, Zotit tė Gjithėsise, Shėruesit tė Vėrtetė, Allahut (subhanehu ėe tela) ashtu siē mbėshteten robėt e Tij te devotshėm: "Na mjafton Allahu, Ai ėshtė Mbrojtėsi mė i mirė"
Pastaj mos harroni se pėr ēdo vit 15% e fėmijėve qė kanė problemin e tė urinuarit tė pa vullnetshėm shėrohen nga ky problem .