Duke shikuar rezultatet 1 ne 3 nga 3

Teme: Tiroidet, shenjat dhe trajtimi mjekėsor

  1. #1
    мαи ωιтн α мιѕѕιои Avatari i Loverboy
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    WorLd 0f dReAms
    Postime
    12,845
    Forca e Rrespektit
    2331

    Default Mbifunksionimi i tiroides, rreziqet qė shfaqen nga jodi i tepėrt

    Mbifunksionimi i gjėndrės tiroidale ėshtė shkaku mė i zakonshėm qė ka mė tepėr tiroksinė nė trup. Tepėr tiroksinė nė trup mund tė ketė edhe nė rastin e tiroiditit i cili ėshtė infektim kohėshkurtėr i gjėndrės tiroidale.




    Kurse kur gjėndra tiroidale prodhon mė pak tiroksinė kemi hipoterozė. Nė kėtė rast ka njė metabolizėm tė ulėt dhe trupi ndodhet nė njė gjendje xhiroje tė ulėt.

    Tek disa njerėz djersitja ėshtė jonormale dhe tregon pėr njė problem shėndeti, ē’ka do tė thotė se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonė qė pacientėt me tiroide tė trajtohen tek mjeku specialist, pasi sa mė shumė kalon koha aq mė shumė probleme tė tjera shėndeti dalin qė do kėrkojnė mė shumė kohė pėr t’u kuruar krahasuar me rastin kur kėrkohet ndihmė nga doktori qė nė rastin mė tė parė kur djersitja ėshtė e madhe.

    Mbitiroidizmi mund tė zbulohet me vėshtirėsi.

    Simptomat qė shkaktohen nga teprica e tiroksinės shpesh mund tė jenė tė paqarta dhe tė vėshtira pėr t’u veēuar nga shqetėsimet e tjera. Kėshtu qė mjeku duhet ta ketė gjithnjė ndėrmend sėmundjen e gjėndrės tiroidale nėse dikush nuk ndihet mirė pėr ndonjė shkak. Mjeku duhet tė jetė dorėlėshuar me bėrjen e analizave pėr tė kontrolluar metabolizmin.

    Faktoret
    Streset e papritura, ose tė zgjatura shpesh shoqėrohen me rritje tė funksionit tė tiroides. Mjekėt shpjegojnė si mund ta kuptoni nėse vuani nga kjo sėmundje dhe si trajtohet ajo. Sipas tyre, ka shumė diskutime nė lidhje me faktorėt shpėrthyes tė kėsaj sėmundjeje. Nga studimet e bėra ka rezultuar se streset e papritura ose tė zgjatura, marrja e jodit me shumicė, apo dhe faktorėt autoimune, janė disa ndėr shkaktarėt qė ēojnė nė funksionin e shtuar tė gjėndrės tiroide. Traumat psikologjike janė konsideruar si shkak nė shumicėn e rasteve. Dietat me rėnie nga pesha tė shoqėruara me marrjen e hormoneve tė tiroides mund tė pasohen me kėtė sėmundje.

    Njė shkak tjetėr ėshtė marrja e jodit nė sasi tė madhe. Por dhe stimujt e tepėrt nga hipofiza, si pasojė e njė tumori tė mundshėm tė saj, mund tė jenė pėrgjegjėse pėr rritjen e funksionit tė tiroides. Sėmundja ėshtė mė e shpeshtė te gratė sesa te burrat nė raporte 5:1. Tiroidja ėshtė njė sėmundje e trashėgueshme. Nė 1/4-1/5 tė rasteve, pacientėt kanė njerėz tė afėrt qė vuajnė nga kjo sėmundje. Nė disa raste sėmundja zhvillohet pa u kuptuar pėr muaj dhe vite dhe njė ditė prej ditėsh, ajo shpėrthen papritur.

    Fillimisht shenjat e sėmundjes nuk janė specifike dhe nuk mund tė dallohen nga ato tė pacientėve, qė vuajnė nga ērregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumėsia, djersėt, rrahjet e shpejta tė zemrės, intolerancė ndaj tė nxehtit, lodhje, rėnie e flokėve, oreks i shtuar dhe rėnia nga pesha shpejt dhe tepėr, janė disa nga shenjat qė tregojnė pėr praninė e kėsaj sėmundjeje.

    Gjėndra tiroide ėshtė e zmadhuar 2-4 herė nė volum dhe po t’i vihet dora sipėr shpesh dėgjohet njė si trill ose gėrhitje e lehtė qė flet pėr vaskularizimin e tepėrt dhe qarkullimin e shtuar tė gjakut. Nė 1/4 e tė sėmurėve shihet njė zmadhim dhe dalje tė kokėrdhokėve tė syve me njė ėnjtje tė kapakėve, shenjė kjo, e cila kur pėrparon merr njė zhvillim tė pavarur dhe me perspektivė jo shumė tė favorshme. Rrahjet e zemrės tė shpejtuara janė shenja e detyrueshme e sėmundjes dhe e veēanta e tyre ėshtė prania e tyre edhe nė gjumė.

    Pasojat
    Tė sėmurėt me hipertiroidizėm shpesh ankohen pėr vėshtirėsi nė frymėmarrje pas njė sforcimi tė lehtė, kjo si pasojė e dobėsisė sė muskujve tė frymėmarrjes. Ata mund tė kenė shenja tė dobėsisė kockore nga humbjet e kalciumit dhe fosforit, kanė njė dridhje fine tė duarve qė konstatohet vetėm kur preken nga jashtė. Lėkura, si organi i rregullimit tė temperaturės sė trupit, merr njė rėndėsi tė veēantė nė sėmundjen e tiroides. Nė funksion e shtuar tė saj, ajo ėshtė e ngrohtė, e butė dhe e njomė. Floku ėshtė i hollė, i thyeshėm, bie shpejt dhe thinjet para kohe.

    Thonjtė janė tė thatė dhe nė pjesėt e tyre fundore fillojnė e ēahen. I sėmuri mund tė ketė ėnjtje nė pjesėn e poshtme tė kėrcinjve. Barra ka njė ndikim tė favorshėm mbi kėtė sėmundje. Nė kėto kushte mjekimi i saj mund tė bėhet me doza tė vogla antityroidienė dhe qetėsues, por duhet tė kihet kujdes, pasi kėto ilaēe kalojnė barrierėn placentate dhe mund tė dėmtojnė fėmijėn duke frenuar tiroiden e tij.

    Organet e tjera tė organizmit ndikojnė nė funksionin e shtuar i tiroides. Lėvizshmėria e zorrės ėshtė e shpejtuar dhe rreth 1/3 e pacientėve kanė diarre. Nė disa raste mund tė ketė dėmtim tė funksionit tė mėlēisė me rritje tė transaminazave dhe tė bilirubinės nė gjak. Hormonet e rritura tė tiroides kanė ndikim edhe nė metabolizmin e yndyrave dhe tė sheqernave. Vėrehet shpesh njė ulje e kolesterolit, rritje e sheqerit nė gjak, qė shoqėrohet me daljen e tij nė urinė, ndėrsa diabeti i sheqerit ėshtė gjetur nė 2-3 pėr qind e kėtyre tė sėmurėve.

    Mjekimi :
    Mjekimi i funksionit tė shtuar tė tiroides ka pėr qėllim tė bllokojė prodhimin e tepėrt tė hormoneve tė saj. Ky bllokim mund tė bėhet nė mėnyra tė ndryshme, nė varėsi tė shumė faktorėve dhe kushteve qė kanė lidhje me vetė tė sėmurin, me formėn e sėmundjes ose sipas praktikave tė vendeve ose qendrave tė ndryshme tė mjekimit. Aktualisht mė i pėrdorshėm ėshtė mjekimi me barnat antityroidienė.

    Kėta janė preparate, tė cilėt ndėrhyjnė nė hallka tė ndryshme tė procesit metabolik tė jonizimit organik tė jodit dhe tė formimit tė hormoneve tė tiroides ose duke penguar konvertimin periferik te thyroxinės (T4) nė trijodtyroninė (T3), e cila mendohet se ėshtė forma aktive e hormonit tiroid. Krahas kėtyre, njė vend tė rėndėsishėm zėnė dhe pėrdorimi i barnave me veprim qetėsues nė drejtim tė sistemit nervor, ngadalėsimit tė rrahjeve tė zemrės, siē janė si dhe rregulluesit e metabolizmit tė proteinave dhe vitaminoterapia.

    Nė disa vende i japin pėrparėsi trajtimit kirurgjikal tė kėsaj sėmundjeje. Kjo konsiston nė heqjen e pjesės mė tė madhe tė tiroides, duke lėnė pėrafėrsisht 1/10 e saj. Kjo metodė mjekimi rekomandohet nė ato raste kur gjėndra tiroide ėshtė tepėr e madhe dhe ka shenja tė kompresionit me pengesa nė frymėmarrje dhe gėlltitje, kur ajo ėshtė tepėr e fortė dhe pėson njė rritje tė menjėhershme dhe kur mosha e pacientit nuk ėshtė nėn 25 vjeē.

    Faktorėt qė ndikojnė nė shtimin e funksionit

    Streset e papritura, ose tė zgjatura
    Marrja me shumicė e jodit
    Traumat psikologjike
    Dietat me rėnie nga pesha tė shoqėruara me marrjen e hormoneve tė tiroides
    Faktorė autoimune (qė lidhen me problemet e sistemit imunitar)
    Marrja pa kriter e medikamenteve pėr trajtimin e strumave (sėmundje e tiroides)

    Simptomat

    Nervozizėm
    Pagjumėsi
    Djersė
    Rrahje tė shpejta tė zemrės
    Lodhje
    Rėnie e flokėve
    Oreks i shtuar
    Rėnie e shpejtė nga pesha
    Vėshtirėsi nė frymėmarrje
    Dridhje tė duarve
    Ēarje nė pjesėn fundore tė thonjve
    Ėnjtje nė pjesėn e poshtme tė kėrcinjve.

    //gazeta-albania

    " Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse t’ju kumtojmė ashtu qartė. ".

    (Kur'an: Sure Jasin 36:17)

    ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ
    (`*•.ø(`*•.ø♥ø.•*“)ø.•*“ )
    ♥«“ •.* I LOVE ALLAH *•“Ø`»♥
    (ø.•*“(ø.•*“♥`*•.ø)`*•.ø )
    ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ

  2. #2
    мαи ωιтн α мιѕѕιои Avatari i Loverboy
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    WorLd 0f dReAms
    Postime
    12,845
    Forca e Rrespektit
    2331

    Default Tiroidet, shenjat dhe trajtimi mjekėsor

    Tek disa njerėz djersitja ėshtė jonormale dhe tregon pėr njė problem shėndeti, ēka do tė thotė se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet



    Sėmundja e mbitiroidizmit qė mund tė njihet edhe si: tiroidet, hipertirozė, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund tė japė simptoma tė ndryshme. Shqetėsimet mund tė vijnė fshehtas dhe shumė vetė mendojnė se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi nė punė apo lodhja e zakonshme. Shpeshherė kemi tė bėjmė me njė gjėndėr tė shkatėrruar tiroidale.

    Tek mė tė rinjtė shihen shpesh shqetėsime si: tė djersitura, tė shkaktuara nga njė prodhim i shtuar nxehtėsie, ndjenjė tė nxehti, tė shkaktuara nga njė prodhim i shtuar nxehtėsie, ē’rregullime tė menstruacioneve, pėr shkak tė prishjes se balancės hormonale, dobėsi muskulore, shkaktuar nga njė konsumim nė rritje tė energjisė dhe degjenerim tė muskulaturės, gulēimė zemre dhe rritje tė pulsit rėnie nga pesha, pėr shkak tė konsumimit nė rritje tė energjisė, drithėrima, pėr shkak se shtohet ndjeshmėria pėr disa lėndė nė sistemin nervor, bark, pėr shkak se ushqimi kalon mė shpejt pėrmes zorrės, nervozizėm, gjumė tė keq, lodhje dhe shqetėsim problem me lėkurėn, midis tė tjerash thonjtė mund tė shkėputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rėnia e flokėve.

    Tek mė tė vjetrit mund tė mbizotėrojė njėra apo dy prej simptomave, pėr shembull, rėnie nė peshė apo gulēim. Koncepti strumė pėrshkruan kėshtu dukjen dhe nuk ėshtė ndonjė sėmundje e caktuar. Zmadhimi i gjėndrės tiroidale mund tė ketė shkaqe tė ndryshme dhe duhet trajtuar nga mjeku.

    Mbi funksionimi

    Mbi funksionimi i gjėndrės tiroidale ėshtė shkaku mė i zakonshėm qė ka mė tepėr tiroksinė nė trup. Tepėr tiroksinė nė trup mund tė ketė edhe nė rastin e tiroiditit i cili ėshtė infektim kohėshkurtėr i gjėndrės tiroidale.

    Kurse kur gjėndra tiroidale prodhon mė pak tiroksinė kemi hipoterozė. Nė kėtė rast ka njė metabolizėm tė ulėt dhe trupi ndodhet nė njė gjendje xhiroje tė ulėt. Tek disa njerėz djersitja ėshtė jonormale dhe tregon pėr njė problem shėndeti, ē’ka do tė thotė se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet.

    Duhet gjithmonė qė pacientėt me tiroide tė trajtohen tek mjeku specialist pasi sa mė shumė kalon koha aq mė shumė probleme tė tjera shėndeti dalin qė do kėrkojnė mė shumė kohė pėr t’u kuruar krahasuar me rastin kur kėrkohet ndihmė nga doktori qė nė rastin mė tė parė kur djersitja ėshtė e madhe. Mbitiroidizmi mund tė zbulohet me vėshtirėsi.

    Shenjat

    Simptomat qė shkaktohen nga teprica e tiroksinės shpesh mund tė jenė tė paqarta dhe tė vėshtira pėr t’u veēuar nga shqetėsimet e tjera. Kėshtu qė mjeku duhet ta ketė gjithnjė ndėrmend sėmundjen e gjėndrės tiroidale nėse dikush nuk ndihet mirė pėr ndonjė shkak. Mjeku duhet tė jetė dorėlėshuar me bėrjen e analizave pėr tė kontrolluar metabolizmin.

    Tiroidet, si kurohen nė pyje dhe bregdet. Sėmundjet e kėtyre gjėndrave janė tė lidhura me funksionin e prishur tė tyre nga shumė faktorė. Sėmundja qė do mjekim klimaterik ėshtė tireotoksikoza e gradės sė mesme dhe tė rėndė, por pa ērregullime tė thella. Kanė efekt tė mirė vendet klimaterike nė pyje dhe bregdet.

    Sėmundja

    Sėmundja ėshtė mė e shpeshtė te gratė sesa te burrat nė raporte 5:1. Tiroidja ėshtė njė sėmundje e trashėgueshme. Nė 1/4-1/5 tė rasteve, pacientėt kanė njerėz tė afėrt qė vuajnė nga kjo sėmundje. Nė disa raste sėmundja zhvillohet pa u kuptuar pėr muaj dhe vite dhe njė ditė prej ditėsh, ajo shpėrthen papritur.

    Fillimisht shenjat e sėmundjes nuk janė specifike dhe nuk mund tė dallohen nga ato tė pacientėve, qė vuajnė nga ērregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumėsia, djersėt, rrahjet e shpejta tė zemrės, intolerancė ndaj tė nxehtit, lodhje, rėnie e flokėve, oreks i shtuar dhe rėnia nga pesha shpejt dhe tepėr, janė disa nga shenjat qė tregojnė pėr praninė e kėsaj sėmundjeje.

    Gjėndra tiroide ėshtė e zmadhuar 2-4 herė nė volum dhe po t’i vihet dora sipėr shpesh dėgjohet njė si trill ose gėrhitje e lehtė qė flet pėr vaskularizimin e tepėrt dhe qarkullimin e shtuar tė gjakut.

    Nė 1/4 e tė sėmurėve shihet njė zmadhim dhe dalje tė kokėrdhokėve tė syve me njė ėnjtje tė kapakėve, shenjė kjo, e cila kur pėrparon merr njė zhvillim tė pavarur dhe me perspektivė jo shumė tė favorshme. Rrahjet e zemrės tė shpejtuara janė shenja e detyrueshme e sėmundjes dhe e veēanta e tyre ėshtė prania e tyre edhe nė gjumė.

    Shqetėsimet qė sjell keqfunksionimi i tiroides:

    - Dobėsi muskulore, shkaktuar nga njė konsumim nė rritje tė energjisė dhe degjenerim tė muskulaturės

    - Rrahje zemre dhe rritje tė pulsit

    - Rėnie nga pesha, pėr shkak tė konsumimit nė rritje tė energjisė

    - Drithėrima, pėr shkak se shtohet ndjeshmėria pėr disa lėndė nė sistemin nervor

    - Diarre, pėr shkak se ushqimi kalon mė shpejt pėrmes zorrės

    - Nervozizėm, gjumė tė keq, lodhje dhe shqetėsim

    - Problem me lėkurėn, midis tė tjerash thonjtė mund tė shkėputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rėnia e flokėve // keshilla

    " Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse t’ju kumtojmė ashtu qartė. ".

    (Kur'an: Sure Jasin 36:17)

    ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ
    (`*•.ø(`*•.ø♥ø.•*“)ø.•*“ )
    ♥«“ •.* I LOVE ALLAH *•“Ø`»♥
    (ø.•*“(ø.•*“♥`*•.ø)`*•.ø )
    ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ

  3. #3
    мαи ωιтн α мιѕѕιои Avatari i Loverboy
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    WorLd 0f dReAms
    Postime
    12,845
    Forca e Rrespektit
    2331

    Default Njė gjėndėr tiroide, 100 probleme

    Gjėndrat tiroide janė organi mė i madh endokrinė tek njė person i rritur. Sekretojnė tiroksinė (T4) dhe trijodtironinė (T3), hormone tė cilat janė shumė tė rėndėsishme pėr njė zhvillim normal dhe funksionim tė organizmit.



    Ato hyjnė nė tė gjitha qelizat e organizmit tonė, rregullojnė metabolizmin nė pėrgjithėsi, shtojnė forcėn e zemrės, mbėshtesin funksionin e qelizave tė trurit, nxitin tė qėndruarit zgjuar, kujtesėn dhe pėrqendrimin si dhe rregullojnė gjumin…

    Kėto hormone luajnė rol tė madh edhe nė riprodhim dhe janė shumė tė rėndėsishėm nė mbajtjen e njė shtatzėnie normale.

    Sėmundjet e gjėndrave tiroide mund tė ndahen nė katėr grupe

    o Sėmundjet qė shfaqen gjatė sekretimit tė shpejtė, apo tė ngadalėsuar tė hormoneve, pėrkatėsisht hipotireoza dhe hipertireoza.

    • Sėmundjet e shkaktuara me ngritjen e gjėndrave dhe presionin e tyre nė organet pėrreth.

    • Ndryshime nė tė shikuar. Janė shumė tė shpeshta, kryesisht janė beninje dhe kėrkojnė vėzhgim.

    • Kanceri ėshtė sėmundja mė e rrallė e gjėndrave tiroide.

    Prej sėmundjeve qė shkaktohen nga gjėndrat tiroide, mė sė shumti vuajnė femrat, sidomos ato midis moshės 20 dhe 50 vjeēe. Rrezikut mė tė madh i ekspozohen edhe personat me dispozicion gjenetik, prandaj atyre ju kėshillohet kujdes mė i madh, e nėse planifikojnė shtatzėninė, kontrolli i rregullt i hormoneve tė gjėndrave tiroide, si para, po ashtu edhe gjatė saj. Nė mesin e faktorėve tė rrezikut mjekėt theksojnė edhe moshėn e shtyrė.

    Konsumoni jod dhe selen

    Pėr fat, secili prej nesh mundet tė kontribuojė nė ruajtjen apo mbrojtjen e funksionit tė gjėndrave tiroide, sė pari nė bazė tė mėnyrė sė tė ushqyerit si dhe me shmangien e situatave stresuese. Ushqimi dhe mėnyra e duhur nė kėtė rast thekson konsumin e duhur tė jodit dhe selenit. Nevojat ditore tė njeriut pėr jod janė shumė tė vogla, por me rritjen e njeriut edhe ato rriten. Kėshtu qė njė personit tė rritur i nevojiten 150-200 mikrogramė brenda ditės, ndėrsa shtatzėnave dhe gratė qė i ushqejnė me gjirin e tyre fėmijėt u nevojiten 200 dhe 250 mikrogramė nė ditė. Burimi mė domethėnės ėshtė kripa e kuzhinės, mė pas frutat e detit dhe perimet me lėvozhgė tė fortė.

    Pėr sa i pėrket selenit, burimi mė i mirė ėshtė mishi, peshku, drithėrat dhe prodhimet e qumėshtit, arrat braziliane, ndėrsa nevojat ditore pėr njė person janė nga 70 deri 100 mikrogramė selen.

    Ju djersiten duart?

    • Kjo ėshtė njėra nga simptomat e shpeshta tė hipertireozės, e cila shfaqet kur gjėndrat tiroide sekretojnė mė shumė hormone.

    • Nervozizmi, tė qarit dhe ērregullimi nė gjumė shfaqen shumė shpesh.

    • Cikli menstrual mė nuk ėshtė i rregullt.

    Kurrsesi tė humbisni nė peshė?

    • Rritja nė peshė mundet tė tregojė nė hipotireozė, pasojė e sekretimit tė zvogėluar tė hormoneve tė gjėndrės tiroide.

    • Kėtė problem e theksojnė lodhja, depresioni, ėnjtja rreth syve./kosovasot/

    " Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse t’ju kumtojmė ashtu qartė. ".

    (Kur'an: Sure Jasin 36:17)

    ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ
    (`*•.ø(`*•.ø♥ø.•*“)ø.•*“ )
    ♥«“ •.* I LOVE ALLAH *•“Ø`»♥
    (ø.•*“(ø.•*“♥`*•.ø)`*•.ø )
    ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-12, 19:21
  2. Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-11, 17:49
  3. Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-07-11, 18:46
  4. Pergjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-12-09, 18:06
  5. Vendet mė tė famshme pėr turizėm mjekėsor
    Nga elbruna ne forum Lajme Mjekėsore
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-09, 15:34

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181