"Aspirina mund tė ndihmojė nė shėndetin e grave mbi moshėn 40 vjeē duke parandaluar goditjet dhe atakun e zemrės. Gjithashtu edhe pėr gratė e reja nė mbipeshė aspirina ėshtė e dobishme. Nė testet e piketuara pėr meshkujt fizikanėt zbuluan nė vitin 1988 se aspirina ndihmon nė parandalimin e atakut kardiak fillimisht te meshkujt...

Por lindi pyetja “A do tė funksionojė aspirina edhe pėr femrat”? Kėrkimet pėr tė gjetur pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje filluan menjėherė. Ekipi kėrkues nė Harward Brigham dhe Women’s Hospital u bind pėr shumė rezultate tė arritura pėr zemrėn, mushkėrinė dhe gjakun; si dhe u hartua njė test i ngjashėm dhe pėr gratė. Nė kėtė kohė lindi dhe Women’s Health Study. Gjurmuesi i parė Julie Buring dhe kolegu i tij angazhuan 40000 gra profesionaliste pėr shėndetin, tė cilat ishin rreth moshės 45 vjeē dhe u testuan pėr 10 vjet. Gjysma e grave morėn ēdo ditė njė tabletė, e cila pėrmbante 100 miligram aspirinė. Gjysma tjetėr e grave morėn njė qetėsues tė padėmshėm pak tė hidhėt, identik me tė dhe nė tė njėjtėn sasi. Por nė tė njėjtėn kohė nė kėtė test u pėrfshi edhe vitamina E. Gjysma e grave mori vitaminė E dhe gjysma tjetėr jo. Pas kursit tė testimit rekomanduesit kombėtarė dhe udhėrrėfyesit nė pėrgjithėsi iu pėrqasėn kėtij zbulimi. Kjo nuk ishte e lehtė, por efekti shumė i mirė qė jepte aspirina te meshkujt bėri qė dhe gratė ta pėrdornin aspirinėn pėr tė parandaluar atakun kardiak. Kėtu zė vend dhe njė fjalė e urtė angleze “ēfarė ėshtė e mirė pėr patokun, ėshtė e mirė dhe pėr patėn”. Me pak fjalė, aspirina e dha efektin e saj si te meshkujt ashtu edhe te femrat. T’i rezervosh vetes energji, ėshtė zgjedhja mė e mirė. Anėt e errėta tė aspirinės Kur arrin nė zemėr aspirina ka aftėsi tė parandalojė mpiksjen e gjakut. Ky grumbull i qelizave tė kuqe tė gjakut, pllakėzave tė gjakut dhe proteinat fijėzore mund tė bllokojnė enėt e gjakut qė ushqejnė zemrėn dhe trurin. Marrja e shumtė e aspirinave mund tė shkaktojė rrjedhje gjaku nė zorrė apo nė organe tė tjera tė brendshme. Kjo mund tė shkaktojė hemorragji. Rezultatet e institutit kėrkimor shpallėn edhe rreziqet qė sjell aspirina veēanėrisht te gratė. Edhe gjatė testimit tė bėrė pėr aspirinėn pati raste ku gratė patėn hemorragji pas marrjes sė aspirinės. Por nė disa raste rrjedhja e gjakut ėshtė me probleme serioze jo pėr ata qė marrin aspirina, por dhe pėr ata e kanė tė nevojshme transfuzionin e gjakut. Efektet e shėndetshme tė aspirinės Aspirina ėshtė pranuar se ndihmon meshkujt dhe femrat nė kėto situata: Si do tė kuptohet kjo? Nė terma tė pėrgjithshėm, njė aspirinė nė ditė ėshtė e njė ide e mirė pėr njė grua tė shėndetshme mbi moshėn 65 vjeē, por jo pėr gratė nė moshė mė tė re. Aspirina pėrpiqet tė parandalojė atakun kardiak apo rritjen e rrahjeve tė zemrės, edhe pėr ata persona qė nuk vuajnė nga sėmundjet e zemrės. Aspirina ėshtė e rekomanduar pėr shumė gra dhe burra me sėmundje zemre apo shqetėsime tė tjera tė kėsaj natyre. Por a mund tė pėrdoret aspirina nga tė gjithė? Shumė faktorė ndikojnė qė aspirina tė mund tė na ndihmojė, dėmtojė apo tė shkaktojė efekte tė tjera. Njė nga kėta faktorė ndikues ėshtė mosha juaj. Faktorėt e tjerė varen nga organizmi i gjithėsecilit. Pra pėrdorimi i aspirinės duhet tė paraprihet nga njė konsultim me mjekun dhe nga njė analizė e pėrgjithshme e gjakut, kjo pėr tė parė a jeni tė predispozuar pėr tė patur atak kardiak apo nuk rrezikoni diēka tė tillė. Por njė studim nė Amerikė ka folur pėr njė mėnyrė tjetėr se si tė parandalohen kėto sėmundje. Sipas kėtij studimi, gratė tė cilat ushtroheshin 4 herė nė javė nuk pinin duhan, kishin njė peshė tė pėrshtatshme trupore, njė dietė tė shėndetshme dhe pinin vetėm njė gotė verė nė ditė, ishin mė tė shėndetshme sa gratė qė nuk zbatonin kėtė praktikė. Kėto gra nuk patėn as efekte anėsore nga pėrdorimi i aspirinės. Ēfarė ėshtė aspirina, dhe si njihet nė mjekėsi Aspirina emrin e saj tė vėrtetė e ka acid salicilik dhe gjatė metabolizmit tė vet transformohet nė salicilat. Salicilati lidhet me albuminėn,qė ka aftėsi tė lidhė edhe ilaēe tė tjera. Ajo qė mė shumė pėrmendet nė rastet kur kėshillohet kujdes nė pėrdorim e shumė ilaēeve ėshtė qė aspirina tė mos jepet nė tė njėjtėn kohė me warfarin (antikoagulant qė bllokon njė enzimė nė metabolizmin e vitaminėn K, qė duhet pėr tė formuar faktorėt e ndryshėm pėr mpiksjen e gjakut). Njė pėrdorim i aspirinės me warfarin psh mund tė japė rrezik tė madh pėr faktin se lidh albuminėn (gjė qė e bėn edhe warfarini) por nė kėtė rast kemi njė kompeticion pėr lidhjen me albuminėn mes 2 ilaēeve dhe pėrqendrimi i warfarinit qė ėshtė aktiv mund tė rritet si pasojė e spostimit tė sasisė sė lidhjeve mė shumė drejt aspirinės. Aspirina ul rrezikun e kancerit Shkencėtarėt thonė se sipas njė studimi tė ri gratė qė marrin rregullisht aspirinė mund ta pakėsojnė rrezikun pėr t’u prekur nga kanceri nė gjoks. Nė kėtė studim morėn pjesė 3 mijė gra nga New Yorku, dhe rezultoi se ato gra qė merrnin aspirinė ishin mė pak tė rrezikuara pėr tė patur kancer nė gji, se sa ato qė nuk merrnin aspirinė. Kėshtu mjekėt arritėn nė pėrfundimin se marrja e njė aspirine nė ditė mendohet se pakėson rrezikun e kancerit tė gjirit me rreth 25 pėr qind dhe se njė tip i veēantė tė kancerit tė gjirit qė kushtėzohet nga hormoni i estrogjenit. Mjekėt thonė se aspirina duket se zhduk prodhimin e hormonit tė estrogjenit nė gji. Estrogjeni ėshtė pjesėrisht faktori qė shkakton 70 pėr qind tė kancerit tė gjirit. Tė gjitha dhimbjet qė kuron aspirina Dhimbjet e kokės janė tė padurueshme pėr cilindo si dhimbjet poshtė vetullave ashtu edhe nė tėmthat. Substanca qė i lehtėson dhimbjet u zbulua pikėrisht 103 vjet mė parė. I njohur si acid acetilsalicilik, aspirina ka njė histori tė suksesit tė rrallė. Efektet pėr lehtėsimin e dhimbjeve tė acidit salicilik njiheshin qė nė kohėt e lashta. Sipas mjekut Gebel, shumė pacientė qė pėrdorin aspirinėn pėr tė luftuar migrenėn janė plotėsisht tė kėnaqur edhe pėr faktin se ajo ka pak efekte anėsore kundrejt paracetomolit, i cili mbart mė shumė rreziqe pėr dėmtimin e veshkave, aspirina ka pak tregues pėr efekte tė padėshirueshme anėsore. Mjekėt tregojnė se aspirina ka edhe cilėsi tė tjera si pakėsimin e inflamacionit dhe ul temperaturat e larta, por ajo ėshtė e dobishme nė parandalimin e atakeve nė zemėr dhe tė sėmundjeve tė tjera kardiovaskulare. Dy aspirina nė ditė pėr zbokthin dhe shiatikun Pėrdorimi i dy aspirinave nė ditė largon dhimbjet e nervit shiatik. Nė vendin tonė, si kurė apo masazh pėrdoren pomada tė krijuara nė mėnyra popullore, siē ėshtė dhe pėrzierja e 100 gramėve jodi, 30 gramė vajguri, 4 lugė gjelle vaj ulliri, 30 kokrra aspirinė dhe rozmarinė, pomadė e cila mund tė pėrdoret gjate 10 ditėve. Gjithashtu nėse shkrini dy aspirina brenda sasisė sė shampos me tė cilėn do tė lani flokėt kjo ju ndihmon pėr tė larguar zbokthin. Specialistėt kėshillojnė qė kjo lloj maske tė pėrdoret 6 herė nė muaj, pėr pesė muaj rresht.



Tiranaobserver