Sipas rezultateve tė para jozyrtare, koalicioni i shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės ka fituar njė deputet, ndėrsa paraprakisht fitore nė Preshevė ka arritur PVD e Riza Halimit.
Nė bazė tė tė dhėnave tė para tė bazuara nė shtabet partiake, Riza Halimi, kandidati i koalicionit tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės ka fituar si deputetė nė kėtė zonė.
Kjo konfirmohet edhe nga organizata pėr monitorimin e zgjedhjeve CESID, e cila bėn tė ditur se shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės kanė fituar njė mandat deputeti.
Rezultatet paraprake bėjnė tė ditur se nė planin lokal nė komunėn e Preshevės, shumicėn e votave e ka fituar Partia pėr Veprim Demokratik (PVD) edhe atė 5.422 vota, nė vend tė dytė ėshtė Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka fituar 4.417 vota, Bashkimi Demokratik i Luginės (BDL) ka fituar 1.980 vota, Grupimi Qytetar PDSH-BDL ka fituar 1.600 vota, Lėvizja Kombėtare Shqiptare (LKSH) rreth 600 vota.
Ende nuk dihet se si janė rezultatet e para nė komunėn e Bujanocit, mirėpo jozyrtarisht bėhet e ditur se shumicėn e votave e ka fituar Partia pėr Veprim Demokratik (PVD), ndėrsa pas saj radhitet koalicioni i partive serbe. Nė vend tė tretė ėshtė Partia Lėvizja e Progresit Demokratik.