”Ėshtė rast i vetėm nė botė qė nė kėtė moshė tė depėrtoi aq shumė nė probleme mjaft serioze siē ėshtė rasti me Valmirin. Ai e ka njė mendjembrehtėsi tė rrallė dhe aftėsi tė jashtėzakonshme pėr tė gjurmuar nė shkencėn e Matematikės” shprehet me krenari mr Armend Shabani, asistent i FSHMN-Matematikė nė Prishtinė.



Shkruan: Fatmir Shatri, matematicient

Tė shkruash nė kėso rastesh pėr ta informuar opinionin e gjerė pėr njeriun qė po rritet nė mesin tonė, dhe pėr punėn qė ai po bėnė nė fushėn e Matematikės, ėshtė nder dhe krenari pėr mua e pėr ēdo njeri qė ia donė tė mirėn popullit dhe atdheut tė vet. Ėshtė fjala pėr Valmir Krasniqin, gjeniun nga fusha e Matematikės, i cili pėr moshėn qė ka, ka bėrė diēka qė askush deri me tani nuk ka arritur ta bėjė jo vetėm nė trojet tona por edhe mė larg. Ai me punėn qė ka bėrė deri me tani, u ka hapur shtigje tė reja matematicientėve qė tė qojnė pėrpara me njė vrull tė madh lėmi tė caktuara shkencore.

Valmiri vjen nga fshati Begaj (ish Novosella e Begut), komuna e Vushtrrisė, ku edhe ka lindur mė 9.12.1989. Shkollėn fillore dhe tė mesme i ka mbaruar nė Vushtrri. Ka regjistruar fakultetin e Matematikės nė vitin shkollor 2008/2009, dhe tani ėshtė student i vitit tė dytė nė kėtė fakultet.

Ky djalosh ka disa punime shkencore me recension ndėrkombėtar nė fushėn e Analizės matematike dhe atė nė lėminė e teorisė sė funksioneve tė Eulerit (funksionet gama), ku ka arritur tė bėjė aplikimin e disa funksioneve tė tilla nė zgjidhjen e inekauacioneve, punė kjo qė nuk ka arritur ta bėjė askush nga matematicientėt mė tė shquar qė i njeh historia e njerėzimit. Punimi i parė i Valmirit nga kjo fushė ėshtė “Disa veti tė p-gama funksioneve”, i cili nė thelb ka pėrgjithėsimin e kėtyre funksioneve. Ky punim do tė botohet nė njė revistė profesionale tė nivelit tė lartė shkencor nė Tajvan, nė fillim tė vitit. Prezantimi i kėtij punimi ėshtė bėrė nga autori nė seminarin javor tė Matematikės (nėn udhėheqjen e prof.dr.Naim Braha), nė Qershorin e kaluar.

Ėshtė realitet mahnitės se Valmiri ka arritur qė vetėm brenda vitit 2009 t’i bėjė disa punime nga teoria e funksioneve gama, prej tė cilave njėmbėdhjetė janė tė pranuara nga recensentėt ndėrkombėtar, botimi i tė cilave pritet tė bėhet brenda vitit tė ardhshėm nė revista tė caktuara profesionale. Ai pohon se ka edhe punime tė tjera, tė cilat janė gati pėr dėrgim nė ndonjė revistė profesionale. Esenca e kėtyre punimeve ėshtė pėrgjithėsimi i rezultateve tė hulumtimeve tė matematicientėve me renome botėrore, si Horst Alzer nga Gjermania (i ka mė shumė se 200 punime shkencore), Fenk Qu Bai (i ka mė se 80 punime shkencore) nga Kina, Kristian Berg nga Danimarka ,etj.

Duke e parė aftėsinė e jashtėzakonshme tė Valmir Krasniqit nė punėn e tij hulumtuese, i kanė afruar bashkėpunim profesor me famė botėrore, siē ėshtė rasti i Toufik Mansur nga Izraeli, me tė cilin Valmiri ėshtė bashkautor i tri punimeve nga fusha e gama funksioneve.

Valmiri ėshtė bashkautor edhe me disa mėsimdhėnės vendor tė Matematikės, dhe atė me Mr. Armend Shabanin, Dr. Naim Brahėn dhe Faton Merovcin, tė gjithė mėsimdhėnės nė FSHMN nga Prishtina.

Shkencėtari ynė i ri me respekt tė madh flet pėr mėsimdhėnėsit e vet qė e kanė ndihmuar nė aspektin metodologjik dhe profesional pėr kompletimin e punimeve si dhe pėrkthimin e tyre nė gjuhėn angleze, nė mesin e tė cilėve janė Dr. Ramadan Zejnullahu, ligjėrues, Mr. Armend Shabani,asistent dhe Dr. Naim Braha, ligjėrues.

Pėr aftėsinė e jashtėzakonshme hulumtuese tė Valmirit, flasin me respekt dhe krenari mėsimdhėnės dhe kolegė tė tij,e nė veēanti me njė mburrje tė posaēme flet mr Armend Shabani, ku nė mes tjerash shprehet:

”Ėshtė rast i vetėm nė botė qė nė kėtė moshė tė depėrtoi aq shumė nė probleme mjaft serioze siē ėshtė rasti me Valmirin.Ai e ka njė mendjemprehtėsi tė rrallė dhe aftėsi tė jashtėzakonshme pėr tė gjurmuar nė shkencėn e Matematikės”.

Kėto pak fjalė qė i shkrova mė sipėr, mendoj se janė njė myzhde pėr popullin shqiptar nė pėrgjithėsi dhe pėr neve matematicientėt nė veēanti se edhe nė mesin tonė po rritet njė gjeni i rangut tė shkencėtarėve tė mėdhenj qė me respekt i kujton historia e shkencės, e nė tė njėjtėn kohė konsideroj se kjo duhet tė jetė njė sinjal pėr Qeverinė tonė, se personave tė tillė siē ėshtė Valmiri duhet t’iu krijojė kushte pune dhe t’i ndihmojė financiarisht, ashtu siē bėhet nė tė gjitha vendet e botės sė civilizuar.

Si pėrfundim lirisht mund tė them se kush e kupton ēka ėshtė emancipimi kombėtar dhe avancimi nė botėn moderne, duhet tė krenohet me Valmir Krasniqin dhe tė punojė qė tė pėrparojė duke shfrytėzuar talentin e rrallė qė ka ai. //mesazhi