Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Shkencat Ekzakte > Ekonomi & Biznes > Marketingu


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 08-09-08, 02:43   #1
Moderatorė
 
Avatari i *deliza*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Shkup
Seksi: Femer
Statusi: Single
Mosha: 19
Postime: 1,365
Rrespekti: 7 *deliza* has a spectacular aura about*deliza* has a spectacular aura about*deliza* has a spectacular aura about
Gabim Reklamat ne internet

Reklamat ne internet



Reklamat me internet mund tė ēojnė nė njė rritje tė konsiderueshme tė tė ardhurave, tė numrit tė konsumatorėve dhe tė pėrhapjes sė emrit tė kompanisė. Jo vetėm kaq, por ato janė njė kanal marketimi me kosto tė ulėt qė bizneset e vogla mund ta shfrytėzojnė pėr tė depėrtuar direkt tek konsumatorėt dhe pėr tė shitur prodhimet.
Reklamat nė internet janė mėnyra efikase pėr t'ja pėrcjellė mesazhin klientėve tė mundshėm, duke ju lejuar qė tė depėrtoni nė njė klientelė mė tė madhe dhe duke ulur ndjeshėm shpenzimet e marketimit. Ndryshe nga shumica e programeve tė marketingut qė janė tė vėshtirė pėr t'i ndjekur, reklamat me internet tė japin njė ide tė drejtpėrdrejtė tė fitimit nga investimi i bėrė nė marketing si dhe ndihmojnė pėr tė ndėrtuar njė bazė mė tė madhe klientėsh dhe tė ardhurash.
Klientėt e sotėm e vizitojnė internetin jo vetėm pėr lajme nga teknologjia apo pėr tė blerė, por edhe si njė burim pėr tė njohur produkte dhe shėrbime tė ndryshme. Studimet e reja tė kompanive "Kelsey Group" dhe "ConStat" tregojnė se 70 pėrqind e tė rriturve amerikanė e pėrdorin internetin si burim informacioni kur kėrkojnė tė blejnė produkte dhe shėrbime nė zonėn ku banojnė, nga 60 pėrqind qė ishte kjo shihėr nė vitin 2003. Reklamat me internet jo vetėm ndihmojnė pėr tė shtuar trafikun nė njė faqe tė caktuar interneti por edhe ndikojnė pozitivisht nė shitjet me mėnyra tradicionale, pasi shėrbejnė si burim pėr tė pėrhapur emrin e kompanisė.
Kompani tė mėdha dhe madje kandidatė presidencialė me fushata tradicionale marketingu kanė zgjedhur rrugėn e reklamave me internet. Gjatė pėrgatitjeve pėr zgjedhjet e vitit 2004, kandidati demokrat Howard Dean grumbulloi mė shumė se 60 pėrqind tė fondeve tė tij pėrmes internetit.
Firma studimore "eMarketer" parashikon se mė shumė se 12 miliard dollarė do tė shpenzohen kėtė vit pėr reklamėn me internet, dy herė mė shumė se sa ajo qė u shpenzua nė vitin 2004. Por si e arrijnė suksesin kompanitė nė kėtė fushė reklamimi? Tre janė hapat mė tė rėndėsishėm qė ēojnė nė suksesin e kėsaj lloj reklame: Njohja e audiencės, testimi i vazhdueshėm dhe ndjekja hap pas hapi e rezultatit.

Njohja e audiencės
Kur pėrpiqesh tė mėsosh rreth audiencės tėnde ka rėndėsi tė imagjinosh se ku duhet ta gjesh atė dhe cili ėshtė mesazhi qė i pėrshtatet asaj mė shumė. Pėrcaktimi i karakteristikave demografike tė audiencės, si profesioni, industria, tė ardhurat, madhėsia e kompanisė ku punon etj., ėshtė hapi i parė pėr ta kuptuar mė mirė atė. Kjo tė lejon tė zgjedhėsh Internet-faqet e duhura si dhe tė krijosh njė program specifik, i cili t'u pėrshtatet sa mė mirė karakteristikave demografike qė pėrmendėm.
Pėr tė ulur shpenzimet e njohjes sė audiencės, duhet tė kėrkoni klientė me interesa tė caktuara, tė cilėt mund tė jenė mė afėr jush se sa mendoni ju vetė. Ndoshta kėta janė kolegė tė punės ose miqtė tuaj – ata mund t'ju japin mendimet e tyre drejtpėrdrejt dhe me sinqeritet mbi atė se ē'mendojnė pėr reklamat tuaja nė interent dhe e bėjnė kėtė pa shumė shpenzime. Nėse nuk e keni kėtė mundėsi, atėhere provoni tė lidheni direkt me audiencėn duke pėrdorur databazėn tuaj tė klientėve dhe duke u dėrguar atyre me e-mail njė anketė tė shkurtėr. Nėse jua lejon buxheti, ju mund tė paguani edhe njė kompani anketimesh pėr kėtė qėllim.

Testimi i vazhdueshėm
Menjėherė sapo tė keni identifikuar publikimet dhe Internet faqet qė viziton audienca juaj, pėrcaktoni buxhetin tuaj dhe objektivat qė kėrkoni tė arrini pėrmes reklamave me internet. Buxheti dhe objektivi juaj duhet pėrcaktuar qartė, pavarėsisht nėse qėllimi juaj ėshtė tė shtoni numrin e atyre qė do tė regjistrohen nė site-in tuaj, tė shtoni trafikun e vizitorėve apo numrin e blerėsve nė internet.
Fillojeni me testime tė vogla pėr tė kaluar mė pas nė njė fushatė mė tė madhe. Njė gjė duhet patur kujdes: shumė reklamues e fillojnė me fushata tė mėdha reklamimi, tė cilat nuk i arrijnė objektivat.
Pasi tė keni pėrcaktuar mirė objektivat dhe afatet kohore, ėshtė koha qė tė zgjidhni Internet-faqet e reklamimit. Pėrsėri, testimi ėshtė i rėndėsishėm pėr tė pėrcaktuar rezultatin e arritur si dhe pėr tė krijuar reputacionin si kompani. Muaj pas muaji testoni faqe tė ndryshme pėr tė gjetur nėse mesazhi juaj dhe reklamat pėr tė cilat paguani po ēojnė nė shtimin e shitjeve.

Ndjekja e rezultatit
Bukuria e reklamės me internet ėshtė sasia e informacioneve qė ju mund tė grumbulloni nga fushata juaj. Kur ju e keni vėnė nė vijė fushatėn e reklamave me internet, kompania qė ju ofron shėrbimin e reklamės ju bėn njė raport, ku ju tregon se sa sukses ka pasur fushata juaj. Megjithatė, shumė analistė marketingu bėjnė njė gabim duke analizuar vetėm rezultatin. Ka rėndėsi qė ata tė bėjnė njė hap mė tej pėr tė pėrcaktuar se ēfarė veprimesh ka bėrė blerėsi kur ka hyrė nė faqen tuaj tė internetit. A ėshtė larguar ai nga site-i juaj menjėherė pasi ka klikuar reklamėn? Apo ka qėndruar mė gjatė aty duke lėnė emrin nė formular ose duke blerė diēka? Kjo mund tė gjendet duke pėrdorur programe tė tillė si Urchin, Web Trends ose WebSideStory.
Shikojini me kujdes tė gjitha shifrat, sidomos ato qė kanė tė bėjnė me koston e blerjeve. Duke bėrė kėtė, ju do tė filloni tė kuptoni kontributin qė jep fushata juaj e reklamės me internet nė strategjinė tuaj tė pėrgjithshme tė marketimit.
__________________
I Love "u"! ,I Love "u"! ,I Love "u"! ,I Love "u"! Hey! Don't get excited I also Love V, W, X, Y, Z
*deliza* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 10:12.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual