Duke shikuar rezultatet 1 ne 3 nga 3
Like Tree2Likes
  • 2 Post By Tuana

Teme: Si lindi kozmetika ose bėrja e tualetit

  1. #1
    Nada é por acaso! Avatari i Tuana
    Antarėsuar nė
    Mar 2012
    Postime
    2,112
    Forca e Rrespektit
    1611

    Default Si lindi kozmetika ose bėrja e tualetit

    Ēdo femėr kalon orė tė tėra para pasqyrės, por arti i makijazhit qė duket njė traditė moderne, ėshtė njė rit i kulturave tė hershme
    Histori
    A e dini qė femrat kalojnė rreth njė vit tė gjithė jetės sė tyre duke bėrė makijazhin ose ndryshe tualetin? Sot ėshtė e rrallė tė shohėsh njė femėr qė nuk aplikon “elementėt magjikė”, tė cilėt pėrmirėsojnė pamjen e jashtme, duke e shtjetėrsuar plotėsisht fytyrėn dhe duke i dhėnė bukurisė njė tjetėr kuptim.





    Pėrkufizimi

    Fjala kozmetikė vjen nga fjala greke kozmetikos dhe nėnkupton teknikėn e tė veshurit dhe zbukurimit, aftėsinė e rregullimit, duke qenė se kosmos ėshtė sinonim i rregullit.

    Artikujt kozmetikė janė substanca qė pėrdoren pėr tė pėrmirėsuar pamjen ose pėr t’i dhėnė trupit njerėzor kundėrmim mė tė kėndshėm. Sipas pėrkufizimit amerikan, artikujt kozmetikė janė ato substanca qė aplikohen nė trupin e njė njeriu pėr pastrim, zbukurim, rritje tė tėrheqjes ose pėrmirėsim tė pamjes sė jashtme, pa ndikuar nė strukturėn ose funksionet e trupit.

    Origjina

    Historia e kozmetikės daton tė paktėn 6000 vjet mė parė dhe ka qenė e pranishme nė ēdo shoqėri nė botė. Disa mendojnė se arti i tualetit tė trupit ėshtė forma mė e hershme e ritualit nė kulturėn njerėzore, duke filluar qė 100,000 vjet mė parė nė epokėn afrikane tė gurit tė mesėm. Provat pėr kėtė vijnė nga pėrdorimi i pigmenteve tė kuqe minerale qė i lidhin substancat me homo sapiensin nė Afrikė.

    Prova e parė arkeologjike e origjinės sė kozmetikės ėshtė gjendur nė rrėnojat e varreve tė faraonėve tė Egjiptit tė lashtė, por mendohet se praktikohej edhe nė Greqinė e lashtė.

    Tek egjiptianėt, zhvillimet e hershme kryesore pėrfshinin vajin e bimės sė kastorit i pėrdorur si balsam mbrojtės. Nga romakėt pėrdoreshin kremrat e lėkurės tė bėrė prej dyllit tė bletėve, vajit tė ullirit dhe ujit tė trėndafilit. Mė vonė nė shekullin e 19 u pėrdor vazelina dhe lanolina. Nė vitin 1911 dhe mė pas njė element tepėr i rėndėsishėm i kozmetikės ishte kremi Nivea.

    Edhe grekėt e lashtė e aplikonin bėrjen e tualetit. Artikujt kozmetikė pėrmenden nė Testamentin e Vjetėr, nė vargun e Dy Mbretėrve qė tregojnė pėr Xhizebelėn qė ngjyrosi qepallat e saj rreth 840 vjet pėrpara Krishtit. Po ashtu nė Tanakh-ėn e hebrenjve, qė ėshtė homologia e Biblės sė krishterė, pėrshkruhen trajtime tė ndryshme bukurie.

    Tualeti ka pasur ulje-ngritjet e tij nė historinė perėndimore. Pėr shembull, nė shekullin e 19, Mbretėresha Viktoria e shpalli zyrtarisht bėrjen e tualetit si tė pahijshme, vulgare dhe tė pranueshėm vetėm pėr aktorėt.

    Gjatė shekullit 16, cilėsitė personale tė femrave qė pėrdornin makijazh, ēuan nė rritjen e kėrkesės pėr produktet kozmetike nė klasėn e lartė.

    Aktualisht, firma mė e madhe kozmetike nė botė ėshtė L’Oreal, qė u themelua nga Eugen Shuller (Eugene Schueller) nė vitin 1909. Lyerja moderne e flokėve u shpik nė vitin 1907 nga Shuller, po ashtu ai shpiku nė vitin 1936 kremin kundėr diellit. Nė fillim ngjyra e errėt e lėkurės ishte karakteristike e fshatarėve qė merreshin me bujqėsi, pasi femrat me klas ishin sa mė tė zbehta tė ishte e mundur.

    Kundėrshtimi

    Gjatė viteve ‘60-‘70, shumė femra perėndimore tė ndikuara nga feminizmi vendosėn ta kundėrshtonin pėrdorimin e kozmetikėve. Kėshtu, u krijua lėvizja antikozmetikė, sipas aktivistėve tė sė cilės, artikujt e tualetit i bėnin femrat e klasit tė dytė tė dukeshin si objekt ****i, qė humbnin mė kot kohė duke bėrė tualet. Gjatė viteve ‘70, ishte pėrhapur koncepti qė gjatė ditės tė mos pėrdorej makijazh, ndėrsa gjatė natės po.

    Tregu

    Produktet e bukurisė janė ndėr artikujt mė tė kėrkuar prej femrave dhe nuk kanė mbetur pas nė zhvillimet teknologjike tė fundit. Kėshtu, edhe produktet e makijazhit janė bėrė pjesė e tregut ndėrkombėtar online. Kėrkesa e madhe nga shumė breza dhe kultura ka bėrė qė kompanitė e mėdha tė krijojnė produkte pėr shije nga mė tė ndryshmet.

    Edhe meshkujt

    Gjithashtu vihet re se shumė gjėra po ndryshojnė nė lidhje me kulturėn e tė bėrit tualet. Dikur njė atribut i femrave, historia bashkėkohore po tregon se numri i meshkujve qė kanė filluar gradualisht tė pėrdorin artikujt kozmetikė ėshtė gjithnjė e mė shumė nė rritje.

    Etika

    Gjatė shekullit 20, popullariteti i kozmetikės u rrit me hapa tė shpejtė. Artikujt e tualetit po pėrdoren masivisht edhe nga vajzat nė moshė tė vogėl. Pėr kėtė ėshtė hapur njė debat publik, qė del kundėr pėrdorimit tė makijazhit nė moshė tė re. Kritikėt thonė se bukuria natyrore nuk duhet tė konkurrohet prej produkteve artificiale, pasi kjo ėshtė dukshėm e pakrahasueshme./G.sh/





    Wherever you stand, be the soul of that place.


  2. #2
    Anėtar i ri Avatari i lovely
    Antarėsuar nė
    Nov 2013
    Postime
    125
    Forca e Rrespektit
    200

    Default Titulli: Si lindi kozmetika ose bėrja e tualetit

    thone qe " Frosina e Janines" ,u rrembye nga muktar pashai ,per nje ndjesi te forte dashurie dhe per kete u cua ne tempullin e estetikes,ku u pastrua me cerete dhe u ngjye me mjalt dhe profume perkatese te cilat e lane te pamend jo vetem "Muktar pashain ,por dhe te atin e tij.
    nga ajo dite qe ajo refuzoi dashurine e te atit lindi shprehja :"kush nje trendafile prek cpuar gjembash le te vdese"...

    mos e merrni per dobesi heshtjen time se nese une flas ,ju nk do te mund t'a perballoni

  3. #3
    plak gjufurrak Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    35
    Postime
    12,982
    Forca e Rrespektit
    5713

    Default Titulli: Si lindi kozmetika ose bėrja e tualetit

    Mu duk interesant fakti se si nuk permendet Kina asku. Jo vetem si nje vend me civilizim shume te lashte, por atje ne koherat e lashta ishte zhvilluar nje lufte e madhe mes fiseve pikerisht per nje vend me lule (nga e cila prodhohej buzekuqi), madje i kushtohet edhe nje kenge e vjeter kinezqe.

    Paj me duket se krejt kto lufterta e botes behen per kete sherr femre

    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!


Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182 183 184 185 186 187 188 189 190 191 192 193 194 195 196 197 198 199 200 201 202 203 204 205 206 207 208 209 210 211 212 213 214 215 216 217 218 219 220 221 222 223 224 225 226 227 228 229 230 231 232 233 234 235 236 237 238 239 240 241 242 243 244 245 246 247 248 249 250 251 252 253 254 255 256 257 258 259 260 261 262 263