![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Olimpiada mbytet nė fishekzjarre |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Olimpiada mbytet nė fishekzjarre
Vleresimi:
(0 votes - average)
Ora 08.08.08 e 8 gushtit tė 2008 shėnojė nisjen zyrtare tė Lojėrave Olimpike nė Pekin 2008. Ditėn e djeshme organizatorėt i dhanė jetė evenimentit mė tė madh sportiv olimpik veror botėror qė zhvillohet njėherė nė katėr vjet. Flaka Olimpike ka vazhduar parakalimin e saj nė kryeqytetin kinez dhe vetėm pak orė pėrpara ceremonisė sė hapjes sė kėtyre lojėrave parakalojė nė Murin e Madh kinez e shoqėruar nga mijėra njerėz dhe flamuj. Pishtari ka kaluar nėpėr nė tė gjitha kontinentet pas ndezjes nė Olimpin e lashtė nė Greqi. Qė nga 24 marsi kur u largua nga vendi helen, pishtari ka pėrshkuar 140.000 mijė kilometėr. Nė tė gjithė kėto itinerare ku ka kaluar simboli i fitores dhe i lojėrave mė tė mė mėdha nė botė, ai ėshtė shoqėruar me protesta pėr tė drejtat e njeriut dhe pėr ēėshtjen e Tibetit. Pas kėtij parakalimi tė fundit nė Murin e Madh flaka ka mbėrritur nė stadiumin olimpikė ku shėnoj dhe ceremoninė e hapjes. Nė pjesėn e parė hyrėse tė ceremonisė kemi parė njė organizim perfektė nga ana e shtetit kinez por edhe e atyre qė janė marrė me performancėn dhe spektaklin. Tė binte njė sy njė shpalosje deri nė detaj e kulturės kineze duke filluar nga kohėt mė tė lashta deri nė ditėt tona. Nė pjesėn e dytė tė hapjes sė kėsaj ceremonie gjigande qė ka mbledhur nė shtetin me popullsi mė tė madhe nė botė tė gjitha vendet qė kanė njė paraqitje tė mirė sportive, parakaluan tė gjitha vendet pjesėmarrėse nė kėtė olimpiadė. Delegacioni ynė kombėtar ėshtė radhitur i 105 tė veshur kuq e zi, tė gjithė sportistėt tanė kanė parakaluar para gjithė botės. Nė kėtė ceremoni ndodhen tė pranishėm pėr tė ndjekur nga afėr lojėrat olimpike 80 liderė botėror, mes tė cilėve dhe kryeministri i vendit tonė, Sali Berisha. Nė njė takim qė Berisha ka patur me sportistėt tanė nė Pekin, iu ka kėrkuar atyre qė nga kjo lojė tė dalin me medalje dhe tė fituar.
Shqipėria Shqipėria do tė pėrfaqėsohet pėr tė gjashtėn herė nė Lojėrat Olimpike, qė zhvillohen nė Pekin nga data 8-24 gusht. Pėr herė tė parė, vendi ynė u pėrfaqėsua nė Lojėrat Olimpike tė Mynihut nė vitin 1972 nė sportet: qitje, 4 sportistė dhe peshėngritje, 1 sportist, pėr tė vazhduar mė 1992 nė Barcelonė nė sportet: atletikė, 1 sportist, not 1 sportist, qitje 2 sportistė, peshėngritjes, 3 sportistė, nė Atlanta nė vitin 1996 nė sportet: atletikė 2 sportistė, ēiklizėm 1 sportist, qitje 2 sportistė, peshėngritje 1 sportist, nė vitin 2000 nė Sidnei nė sportet atletikė 2 sportistė, qitje 1 sportist, peshėngritje 1 sportist dhe nė fund mė 2004-n nė Athinė nė sportet: atletikė 2 sportistė, not 2 sportistė, mundje 1 sportist, peshėngritje 2 sportistė. Pas 5 pjesėmarrjeve olimpike, nė pėrfaqėsimin e saj tė 6-tė nė Lojėrat Olimpike Pekin 2008 Shqipėria shkon me delegacionin mė tė madh olimpik. Janė 11 sportistė qė do tė pėrfaqėsohen nė kėto lojėra, nga tė cilėt 7 shkojnė me kualifikim dhe 4 prej tyre me ftesa si sportistėt mė tė mirė nė vend. Kontrolli Do tė kontrollohet dhe survejohet nė masa tė rrepta siguria gjatė gjithė ditėve qė nė Kinė do tė zhvillohet olimpiada Pekin 2008. Rreptėsia e kontrollit duket qė nė ajėr, hyrje me kontroll tė imtėsishėm nga frika e madhe prej atentateve, njė survejim pa pushim i gjithė fshatit olimpik. Presidenti i komitetit organizator Bocog, Liu Qi i ka dorėzuar ēelėsat e fshatit olimpik kryebashkiakut Chen Zhili, i cili ka thėnė: Jemi shumė tė nderuar qė kemi Kinėn si mikun e parė kėtu, nė momentin e prerjes sė shiritit nė portėn hyrėse, qė do tė hyjnė rreth 16 mijė atletė, me dy kombe, qė do tė jenė mė tė pėrfaqėsuarat, sigurisht Kina me 639 atletė dhe SHBA me 596. 42 pallate tė vogla me nga 6 e 9 kate, numėrohen ne fshatin Olimpik, 9000 dhoma me nga dy krevate 2x20 pėr persona si Yao Ming janė parashikuar krevate ekstra tė gjatė. Besimi Tė gjitha fetė nė Pekin do tė trajtohen nė mėnyrė tė barabartė, besimtarėt do tė luten nė 5 objekte tė ndryshme kulti pėr po aq fe, tė krishterėt, myslimanėt, hebrenjtė, budistėt e hindutė, por nuk mungojnė edhe objektet me palestra, pishina, fusha tenisi, salla lojėrash dhe restorante tė hapur 24 orė nė 24. Pėr tu relaksuar banorėt mund tė argėtohen edhe me karaoke, kurse pėr gjuhėn kineze, njė internet-caffe dhe sallė ēaji. Mbi 100 shefa kuzhine tė huaj dhe 2700 kinezė do tė gatuajnė pėr atletėt dhe drejtuesit nė sallėn e ngrėnies, e cila ka 5000 vende. Do tė jenė katėr zona qė do tė ofrojnė ushqim kinez, aziatik, ndėrkombėtar dhe mesdhetar. Menyja do tė pėrfshijė informacione mbi elementėt dhe vlerėn organike. Internet me shpejtėsi tė madhe nė ēdo apartament. Pra, pėr atletėt nuk duhet tė mungojė asgjė. Emri: Dorian Mbiemri: Ēollaku Mosha: 31 vjeē Sporti: Hedhje ēekiēi Gjatėsia: 1.84 cm Pesha: 115 kg Emri: Klodiana Mbiemri: Shala Mosha: 29 vjeēe Sporti: Atletikė Gjatėsia: 169 cm Pesha: 51 kg Emri: Sahit Mbiemri: Prizėreni Mosha: 25 vjeē Sporti: Mindje, stili i lartė Gjatėsia: 160 cm Pesha: 60 kg Emri: Elis Mbiemri: Guri Mosha: 25 vjeē Sporti: Mundje Gjatėsia: 188cm Pesha: 98 kg Emri: Rovena Mbiemri: Marku Mosha: 21 vjeē Sporti: Not, 50 m stil i lirė Gjatėsia: 172 cm Pesha: 58 kg Emri: Gert Mbiemri: Trasha Mosha: 20 vjeē Sporti: Peshėngritje Gjatėsia: 185 cm Pesha: 69 kg Emri: Erkand Mbiemri: Qerimaj Mosha: 20 vjeē Sporti: Peshėngritje Gjatėsia: 165 cm Pesha: 77 kg Emri: Lindita Mbiemri: Kodra Mosha: 46 vjeēe Sporti: Qitje Gjatėsia: 160 cm Pesha: 61 kg Emri: Edmond Mbiemri: Topalli Mosha: 28 vjeē Sporti: Xhudo Gjatėsia: 175 cm Pesha: 81 kg Emri: Sidni Mbiemri: Hoxha Mosha: 16 vjeē Sporti: Not, 50 m stil i lirė Gjatėsia: 188 cm Pesha: 83 kg Emri: Romela Mbiemri: Begaj Mosha: 22 vjeē Sporti: Peshėngritje Gjatėsia: 163 cm Pesha: 58 kg To
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
Lexime: 93
|
|