![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Ambasadori Uang: Ja Olimpiada kineze sipas meje |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Ambasadori Uang: Ja Olimpiada kineze sipas meje
Vleresimi:
(0 votes - average)
Kina ėshtė mė shumė se asnjėherė kėto vitet e fundit, nė qendėr tė vėmendjes botėrore. Lojėrat Olimpike i kanė kthyer njė pjesė tė shkėlqimit tė humbur, por me njė kosto mjaft tė lartė Nė katėr vitet e fundit Pekini i ngjante mė shumė njė kantieri ndėrtimi tė rėndė, sesa njė kryeqyteti. Njėra pas tjetrės, filluan tė ngrihen brenda natės ndėrtesa nga mė tė ēuditshmet e mė tė paparashikueshmet. Tė gjitha me njė qėllim. Krijimin e Kur kanė mbetur mė pak se dy ditė nga hapja zyrtare e Lojėrave Olimpike, ambasadori i Republikės Popullore tė Kinės, Uang Ēun Lin, ka ofruar nė njė intervistė ekskluzive pėr Televizionin Shqiptar, njė kėndvėshtrim alternativ pėr festival mė tė madh sportiv nė planet.
Kur ka mbetur edhe mė pak se njė javė nga Lojėrat Olimpike, si po e pret Kina festivalin mė tė madh sportiv nė planet? Pėr tė organizuar njė Olimpiadė me veēori karakteristike dhe tė nivelit tė lartė ne kemi ndėrtuar, nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare 31 stadiume dhe pallate sportive, 45 stadiume dhe pallate pėr stėrvitje, si dhe njė fshat tė madh olimpik ku do tė akomodohen ekipet sportive dhe shoqėruesit e tyre. Gjatė javės nė vijim, Kina do tė vazhdojė tė marrė masa tė mėtejshme pėr mbarėvajtjen e transportit, pėr cilėsinė e ajrit, pėr mjedisin dhe sigurinė e ushqimeve, nė mėnyrė qė tu ofrojė sportistėve nga vende tė ndryshme shėrbim tė cilėsisė mė tė lartė. Sa pėrllogaritet tė jetė kostoja e organizimit tė kėsaj Olimpiade pėr vendin me popullsinė mė tė madhe nė botė? Pekini ka premtuar se do ta organizojė Olimpiadėn duke kursyer dhe mbajtur nė kontroll investimet pėr ndėrtimin e 31 stadiumeve dhe pallateve sportive, vlera e tė cilave nuk do tė kalojė 13,000,000,000 juanė (1.3 miliardė euro), ku 51 % e shumės financohet nga buxheti i qeverisė qendrore dhe vendore, ndėrsa pjesa tjetėr financohet nga shoqėria. Ėshtė folur shumė pėr ndotjen e mjedisit nė Pekin gjatė kėtyre Lojėrave Olimpike. Cilat janė masat e marra nga qeveria kineze pėr tė siguruar qiej tė kaltėr gjatė Olimpiadės? Pasi fitoi tė drejtėn pėr organizimin e Lojėrave Olimpike, Pekini ka punuar shumė pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė ajrit dhe nga pėrpjekjet e bėra pėrgjatė 7 viteve pėr kėtė qėllim ėshtė arritur qė cilėsia e ajrit tė pėrmirėsohet dukshėm. Gjatė organizimit tė Lojėrave Olimpike dhe Parolimpike, Pekini do tė ndėrmarrė edhe gjashtė masat e mėposhtme: 1. Do tė mbahet nėn kontroll qarkullimi i automjeteve; 2. Do tė forcohet kontrolli nė objektet nė ndėrtim; 3. Do tė ulet ose ndalohet prodhimi nė ato fabrika tė cilat shkaktojnė ndotje tė lartė tė ambientit; 4. Do tė reduktohet ndotja e shkaktuar nga pėrdorimi i qymyrgurit; 5. Do tė pakėsohet lėshimi i dioksidit tė karbonit nė ambient; 6. Do tė forcohen masat pėr mbikėqyrjen dhe mbajtjen nėn kontroll tė mjedisit. Po pėrsa i pėrket sigurisė, kur terrorizmi mbetet gjithnjė njė kėrcėnim real pėr njė eveniment tė kėtyre pėrmasave kolosale? Tanimė puna e sigurimit pėr Lojėrat Olimpike pothuaj ka pėrfunduar. Nė kuadrin e saj: 1. Ėshtė krijuar struktura komanduese e cila pėrfshin tre nivele, nivelin shtetėror, atė tė stadiumeve dhe pallateve sportive, si dhe atė tė mjediseve ku do tė zhvillohen ndeshjet. Njėkohėsisht ėshtė krijuar edhe njė sistem komandues pėr sigurinė e Lojėrave Olimpike. 2. Ėshtė hartuar njė plan i pėrgjithshėm pėr sigurinė e Lojėrave Olimpike. 3. Janė forcuar masat e sigurisė nė stadiume dhe pallate sportive dhe nė Fshatin Olimpik. 4. Qeveria Kineze ka mobilizuar forca nga tė gjitha anėt pėr tė marrė pjesė nė shėrbimet pėr sigurinė e Lojėrave Olimpike duke krijuar njė ekip sigurimi, i cili ėshtė i mirėpėrgatitur profesionalisht dhe gjithmonė gati pėr tė ndihmuar. 5. Do tė forcohet mė tej puna e sigurimit pėr VIP-at. Ēfarė sjell tė re kjo Olimpiadė, krahasuar me tė mėparshmet, pėrsa i pėrket teknologjisė, informatikės, mobilitetit, logjistikės, si dhe administrimit tė burimeve njerėzore? Olimpiada e Pekinit ka katėr veēori karakteristike, tre koncepte dhe pesė principe. Katėr tė veēantat e kėsaj Olimpiade janė: karakteri kinez, ndėrveprimi kulturor, fryma bashkėkohore dhe gjithė-pėrfshirja e publikut, ndėrsa tre konceptet janė: Olimpiadė e Gjelbėr, Olimpiadė me Teknikė tė Pėrparuar dhe Olimpiadė Ndėrkulturore. Pėr sa u pėrket pesė principeve, ata janė: organizimi i Lojėrave Olimpike nė mėnyrė tė hapur, krijuese, me sa mė pak shpenzime, transparente nga pikėpamja financiare dhe me pjesėmarrjen e tė gjithė popullit. Veēoritė e sipėrpėrmendura janė mbajtur parasysh nė teknologjinė e informacionit, nė mobilitet, logjistikė dhe nė administrimin e burimeve njerėzore, duke pasqyruar besimin nė zhvillimin paqėsor, harmoninė e shoqėrisė dhe begatinė e popullit tė njė vendi tė madh me njė qytetėrim mbi pesėmijė vjeēar i cili po ecėn me hapa tė mėdhenj drejt modernizimit. Si ambasador i Kinės nė Shqipėri, si i vlerėsoni shanset e 11 sportistėve shqiptarė pėr sukses nė kėto Lojėra Olimpike? Unė kam mėsuar se nė krahasim me Lojėrat Olimpike tė mėparshme, nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit, Shqipėria do tė pėrfaqėsohet me njė ekip sportistėsh mė tė madh nė numėr. Sportistėt shqiptarė janė mjaft tė aftė nė sportin e qitjes, nė atė tė atletikės, nė mundje dhe nė peshėngritje. Ju uroj atyre suksese nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit! Marrė nga TVSH Phelps: Nuk kam thėnė se do fitoj 8 medalje ari Nuk kam thėnė asnjėherė se do fitoj 8 medalje ari pasi unė mendoj vetėm tė notoj, ėshtė shprehur notari amerikan, Michael Phelps, i cili shpreson tė thyejė rekordin e Mark Spitz, i cili ka marrė shtatė medalje ari nė njė olimpiadė. Pas dėshtimit nė Athinė, notari amerikan ėshtė regjistruar nė 8 disiplina tė ndryshme, duke lėnė tė hapur mundėsinė e fitore sė 8-fishtė. Unė nuk kam asnjėherė njė gjė tė tillė. Gazetarėt janė ata qė mendojnė ashtu. Objektivat i dimė unė dhe trajneri im. U shpreh notari amerikan. Ndal dhe Federer, vazhdon sfida mes tensitėve Mes shumė protagonistėve tė botės sė sportit qė pritet tė pėrballen me njėri-tjetrin, dy prej tyre kanė filluar tė bėjnė zhurmė nė media, ende pa filluar gara. Bėhet fjalė pėr tenistėt qė konsiderohen armiq tė pėrjetshėm, Rafael Nadal dhe Roger Federer, tė cilėt do bėjnė njė rokadė nė renditjen e pėrgjithshme. Nga njėra anė qėndron zviceriani, i cili nuk ka pranuar tė flasė para mediave, ndėrsa nga ana tjetėr ėshtė Nadal, i cili nuk ėshtė kursyer aspak. Por spanjolli, i cili po qėndron nė fshatin olimpik ka njė problem urgjent, qė ėshtė gjetja e valixheve tė tij. Kanu zgjat kontratėn me klubin e Portsmouth Sulmuesi nigerian, Nėankėo Kanu ka zgjatur edhe pėr njė sezon tjetėr kontratėn me klubin e Premier League, Portsmouth. Futbollisti 32-vjeēar nigerian firmosi vitin e shkuar pėr kėtė klub dhe mesa duket nga rezultatet, performanca e tij nė fushė, i ka lėnė tė kėnaqur drejtuesit e klubit Portsmouth, tė cilėt kanė vendosur ti ofrojnė atij zgjatjen e kontratės. Do tė jap maksimumin gjatė sezonit tė ardhshėm dhe shpresoj tė shėnoj sa mė shumė gola, ka deklaruar para gazetarėve Kanu. Demenek flet pėr arsyet e dėshtimit tė Francės Rajmond Demenek ka fajėsuar kohėn e keqė pėr dėshtimin e Francės nė Evropian. Pas kritikave tė ashpra nė qershor ai rrėfehet nė njė intervistė tė dhėnė pėr LEquipe. Arsyet e humbjes, shkaku i parė ėshtė shumė i thjeshtė. Duhej tė kisha vepruar me kokėn time. Duhej tė kisha vazhduar tė provokoja, tė veproja dhe kundėr opinionit tė tė gjithėve. Duhej tė kisha ndjekur intuitėn time. Njė arsye tjetėr? Gjatė fazės pėrgatitore tė Tignės koha ka qenė mjaft e keqe. Nuk duhej tė kishim shkuar atje, ka vazhduar mė tej. To
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
Lexime: 81
|
|