![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Historia 112 vjeēare e Lojėrave Olimpike |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Historia 112 vjeēare e Lojėrave Olimpike
Vleresimi:
(0 votes - average)
Lojėrat Olimpike e kanė zanafillėn e tyre nė Greqinė e lashtė. Gjatė kohės sė zhvillimit tė tyre tė gjitha luftėrat qė bėheshin brenda territorit grek ishin tė detyruara tė pushonin. Ato ishin personifikim i paqes. Ndėr fituesit mė tė mėdhenj tė tyre nė lashtėsi mbahet mend emri i Koroibos. Ai ka qenė edhe fituesi i tyre i parė mė 776 para erės sė re. Me kalimin e kohės lojėrat morėn njė zhvillim tė gjerė, duke u prėhapur edhe nė vendet e tjera. Nė to filluan tė merrnin pjesė edhe barbarėt e gladiatorėt. Barbari i parė qė fitoi njė titull ishte Tiberio. Nė vitin 393 e.r me urdhėr tė perandorit romak Teodozio, dyert e stadiumeve olipmike u mbyllėn pėrgjithmonė. Ato nuk do hapeshin mė kurrė deri nė vitin 1986, ku do tė riktheheshin nė vendlindjen e tyre Athinė dhe do quheshin Lojerat Olimpike Moderne. Atė vit u vendos qė Lojėrat tė mbaheshin njė herė nė katėr vjet. Tani pas 112 vjetėsh ėshtė Pekini qė do tė presė Lojėrat Olimpike tė 2008-ės.
Athinė 1896 -Mė 1896 mė nė fund pas shumė kohėsh Lojėrat Olimpike ngrejnė siparin nė Athinė. Mė 6 Prill 1896, Lojėrat rifilluan pas 1496 vjetėsh. Gjatė kėtyre Lojėrave morėn pjesė 300 atletė (197 ishin grekė). Shetet pjesėmarrėse ishin 13 dhe ato vinin nga tre kontinente. U konkurua nė: atletikė, ēiklizėm, skermė, mundje e lirė, not, peshėngritje, tenis dhe qitje. Kampioni i parė i Lojėrve Olimpike ishte studenti amerikan Xhejms Konolli nė trehapėsh me 13.71 metra. Paris 1900 - Nderi pėr tė pritur Lojėrat e dyta Olimpike i takoi kryeqyetit francez Paris. Lojėrat Olimpike tė kėtij viti mbahen mend si ato mė tė gjata. Ato filluan mė 20 maj dhe pėrfunduan mė 28 tetor. Atletėt qė morėn pjesė gjatė kėtyre Lojėrave ishin 1200 dhe mbizotėronin francezėt. Sundimi i atletėve amerikanė nė kėto Lojėra qe i padiskutueshėm. Sent Luis 1904- Sent Luis ishte qyteti i parė jovevropian qė organizoi Lojėrat Olimpike. Ato filluan mė 1 korrik dhe pėrfunduar nė 23 nėntor. Numri i pjesėmarrėsve 600 atletė dhe shtetet pjesėmarėsse 11. Triumfuesi i kėtyre Lojėrave ishte Arki Han, i cili fitoi tri gara (60 100 200 metėrsh).Fituesi i maratonės amerikane Fred Lorc u skualifikua pasi kishte bėrė njė pjesė tė mirė tė tė garėn me makinė. Londėr 1908- Mė 1908 Lojėrat rikthehen sėrish nė kontinentin e vjetėr. Morėn pjesė 22 shtet dhe 2000 atletė. Hapja e tyre zyrtare u bė nė prani tė familjes mbretėrore britanike. Ameriaknėt tė udhėhequr nga vrapuesi i garave tė mesme Mel Shepard dominuan pėrsėri nė garat e Atletikės. Nė kėto Lojėra pėr herė tė parė u pėrfshi edhe sporti i futbollit. Stokholm 1912 -Lojėrat Olimpike tė Stokholmit u hapėn mė 5 korrik dhe u mbyllėn, mė 22 korrik. Vendet pjesėmarrėse ishin 28 dhe atletėt qė i pėrfaqėsonin 2500. Protagonistėt e kėtyre Lojėrave ishin: atleti amerikan Ralf Kreig (100 dhe 200 metra), finlandezi Kolehmainen, dhe indiano amerikani Torpė. Njė ngjarje tjetėr dramatike qė do tė mbebet pėrgjithmonė nė historinė e Lojėrave Olimpike ėshtė ajo e portugezit Francisko Lazaro 21 vjeē: si pasojė e tė nxehtit tė madh atij i ra tė fikėt dhe vdiq pas pak minutash. Anversė 1920 -Vendet pjesėmarrėse nė lojėrat e Anversės ishin 29 dhe pėrfaqėsoheshin me 2051 atletė. Ato u zhvilluan nga 21 prill deri mė 12 shtator. Triumfuesit e kėtij viti ishin sėrish Shtetet e Bashkuara me 41 medalje ari. Kohanomokou ishte mė i shpejti nė garat e notit. Nė tenis pė femra francezja Lenglen fitoi turneun e tenisit. Paris 1924 -Pėr herė tė parė nė historinė e Lojėrave Olimpike, 3075 atletė e 44 vendeve pjesėmarrėse patėn fshatin e tyre olimpik dhe njė stadium lojėrash 60 mijė vendėsh. Gjithashtu pėr herė tė parė nė Paris u ndėrtua edhe njė pishinė olimpike. Me 99 medalje tė fituara prej tė cilave 45 ari, Shtetet e Bashkura tė Amerikės u bėnė padronė absolut tė Lojėrave Olimpike. Amsterdam 1928 (23 korrik- 12 gusht) Pėr herė tė parė gjatė kėtyre Lojėrave, Flaka Olimpike mbeti e ndezur nė stadium natė e ditė. Atletėt pjesmarrės ishin 3000 dhe pėrfaqėsonin gjithsej 46 vende. Shkėlqeu nė garat e notit Vajzmuller dhe Nurmi. Nė atletikė, kanadezi Uiliams fitoi garat e 100 dhe 200 metrave. Nė maratonė triumfi i takoi franko algjerianit El Uafi. Los Anxheles 1932 (30 korrik- 14 gusht) Nė los Anxhelos, Lojėrat pėr herė tė parė gjatė historisė sė tyre do tė zhvilloheshin nė njė stadium me 105 mijė vende, do tė vendosej kronometri, fotofinishi dhe podiumime tri shkallė. Triumfatorėt ishin amerikanėt (143 medalje, 41 ari), ku pėr t'u pėrmenduar janė 2 medlajet e arta tė Didrikson nė hedhje shtize dhe nė 80 m garė me pengesa. Pėr herė tė parė nė Lojėrat Olimpike mori pjesė dhe skuadra kineze. Berlin 1936 (1 gusht- 16 gusht) Vendet pjėmarrėse 49 dhe do tė pėrfaqėsoheshin nga 4000 atletė nė 24 sporte. Olimpiada e Berlinit ėshtė e njohur pėr sukseset e amerikanit me ngjyrė Ouens (4 medalje ari nė kėtė Olimpiadė) dhe propagandėn naziste tė Hitlerit. Nė gara ai arrin tė mundė gjermanin Long, duke detyruar Hitlerin tė largohet nga stdiumi. Gjermania ishte triumfuesja e kėtyre lojrave me 89 medalje (33 ari). Nė vendin e dytė amerikanėt me 56 medalje (24 ari). Londėr 1948 (29 Korik 14 gusht) - Lojėrat rinisin sėrish pas 12 vjet ndėrprerje pėr shkak tė Luftės sė Dytė Botėrore. Pėrjashtohen nga pjesėmarrja Gjermania dhe Japonia. Olimpiada e Londrės mund tė quhet ndryshe dhe Olimpiada e grave. Holandezja Koen, nėnė e dy fėmijėve 4 medalje ari nė atletikė, francezja Mishelin Ostermajer fiton dy medalje nė hedhjen e diskut dhe nė ngritje peshash, gjimnastja Maksi Provaznikova ėshtė atletja e parė olimpike lindore qė garon pėr njė vend perėndimor. Helsinku 1952 (19 korrik 3 gusht) Nė Findlandė pjesėmarrėsit do tė ishin 5000 dhe do tė pėrfaqėsonin 59 vende. Lufta e ftohtė e asaj kohe ndėrmjet SHBA deh BS do tė pasqyrohej edhe nė Lojėrat Olimpike. Pėr herė tė parė BS arriti ti sfidojė denjėsisht amerikanėt. Amerikanėt dominojnė nė ateltikė, por triumfatori ėshtė ēekosllovaku Zatopek, fitues i garave tė 500 dhe 10000 metrave dhe i maratonės. Rekord olimpik i italianit Pino Dordoni nė ecje sportive. Melburn 1956 (22 nėntor- 8 dhjetor) Atletėt pjesėmarrės janė 3300 dhe pėrfaqėsojnė 67 vende. Tri medalje ari nė garat e shpejtėsisė pėr amerikanin Morrou. Sovjetiku Kuts fiton dy medalje ari nė 5000 dhe 10000 metra dhe francezi Alen Mimu triumfon nė maratonė. Fitues i kėsaj Olimpiade ėshtė Bashkimi Sovjetik mė 98 medalje prej tė cilave 36 ari. ROME 1960 (25 gusht- 11 shtator) Janė 5328 atletėt pjesėmarrės dhe pėrfaqėsojnė 84 vende. Pėr t'u pėrmendur janė medaljet e Kalhun 110 metra me pengesa, Boston nė kėrcim sė gjati, Brag nė hedhje pėr sė larti, gjermani Hari nė 100 metra dhe etiopiani Bikila, qė pėr mėse 42 kilometra vrapon zbathur, duke fituar medalje ari. Nė boks fillon epoka e Kazus Klej. Fitimtare pėrsėri BS me 103 medalje. Nė vend tė dytė, SHBA dhe nė tė tretin Italia. TOKIO 1964 (10- 24 tetor) Pėr herė tė parė nė njė Olimpiadė pėrfshihen xhudoja dhe volejbolli. Nė atletikė dominon amerikani Hajes nė 100 metra dhe zelandezi Snell nė 800 dhe 1500 m. Bikila pėrsėri medalje ari nė Maratonė. Nė not australiania Fraser fiton titullin e tretė rresht nė 100 stil i lirė. Pas tetė vjetėsh, SHBA mund BS pėr medalje tė fituara. MEKSIKE 1968 (12- 27 tetor) Meksika ishte Olimpiada e rekordeve botėrore. Amerikanėt me Hajnes, Smit dhe Evans vendosin rekorde tė reja botėrore. Hajnes nė 100 m ishte i pari qė arriti tė zbresė rekordin botėror nė 10 sekonda. Evans triumfon nė 400 m. Nė kėrcim sė gjati Beamon kėrcen 8.80 metra dhe thyen rekordin botėror qė ishte nė fuqi prej mėse 23 vjetėsh. Nė gjimnastikė protagoniste ēekja Cavlavska. MUNIH 1972 (26 gusht- 11 shtator) 7894 janė atletėt pjesėmarrės dhe 122 vendet qė ata pėrfaqėsojnė. Dramatike Lojėrat e Munihut, qė lyhen me gjakun e 17 atletėve izraelitė. Lojėrat ndėrpriten pėr 24 orė pėr tė vazhduar sėrish me magjinė e tyre tė humbur. Protagonist i Olimpiadės ėshtė Shpitc, qė fiton 7 medalje ari nė not. Nė gjimanstikė triumfon Olga Korbut. Pas pėrfundimit tė Lojėrave, BS ėshtė e para nė renditje me 50 medalje ari. Pėr herė tė parė nė Olimpiadė merr pjesė edhe Shqipėria. MONTREAL 1976 (17 korrik 1 gusht) Lind njė yll i ri nė gjimnastikė: Nadia Komaneēi. Rumania fiton medalje ari dhe qė prej kėtij viti ajo do tė jetė sunduesja absolute nė gjimanistikė. Kubanezi Huantorena fiton medalje tė artė nė 400 dhe 800 metra dhe Lase Viren triumfon si katėr vjet mė parė nė 5000 dhe 10000 m. MOSKE 1980 (19 korrik 3 gusht) Amerikanėt bojkotojnė Olimpiadėn pėr protestė ndaj pushtimit rus tė Afganistanit. Shembullin e SHBA e ndjekin edhe 28 vende tė tjera, dhe Olimpiada nis vetėm me 28 vende pjesėmarrėse. Nė atletikė pėr 100 m fiton britaniku Uells. Nė garat mesatare dallohen britanikėt Ko, Ovet dhe Tompson. LOS ANXHELOS 1984 (28 korrik 12 gusht) Nė Los Anxhelos rusėt ua kthejnė amerikanėve me tė njėjtėn monedhė duke bojkotuar Lojėrat Olimpike. Morėn pjesė 7055 atletė nga 140 vende. Karl Ljuis fiton katėr medalje nė 100, 200, kėrcim sė gjati dhe stafetė. Nė basketboll lind ylli Xhordan. Kina rikthehet nė Lojėrat Olimpike pas 36 Vjetėsh. SEUL 1988 (17 shtator 2 tetor) Janė 9000 atletėt pjesėmarrės nga 160 vende. Seul ėshtė Olimpiada e dopingut. Karl Ljuis fiton medaljen e artė nė 100 m pas skualifikimit tė kanadezit Xhonson qė kishte fituar duke pėrdorur doping. Nė not gjermanolindorja Oto dhe amerikani Biondi fitojnė secili nga 5 medalje ari. Protagonist hedhėsi nga trampolina Greg Luganis. Nė vend tė parė pas pėrfundimit tė Lojėrave Olimpike qėndrojnė sovjetikėt, me 132 medalje, prej tė cilave 55 ari. Barcelonė 1992- Njė bum i vėrtetė pjesėmarrėsish nė Barcelonė; 9094 nga 172 vende. Nė 100 m fiton britaniku Kristi, ndėrsa nė 1500 m spanjolli Kaēo. Karl Ljuis shkelqen sėrish duke fituar dy medalje ari nė kėrkcim sė gjati dhe stafetė. Nė gjimnastikė shkelėqen bjellorusi Sherbo, qė fiton 6 medalje ari. Nė basketboll Dream Team fiton bindshėm medaljet. Rikthehet pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė pas bojkotit nga pėrfaqėsimi i saj i parė nė vitin 1972. Atlanta 1996 - Lojėrat Olimpike hapen nga legjenda e boksit Muhamed Ali. 197 janė vendet pjesėmarrėsse nė Atlanta. Protagonsit i Olimpiadės atleti Majkėll Xhonson. Ai pėrshkon 200 m nė 19.32 sekonda. Medalje ari pėr tė dhe nė 400 m. Nigeria triumfon nė futbolln duke u bėrė vendi i parė afrikan qė fiton njė medalje tė artė nė Olimpiadė. Nė pėrfundim tė lojėrave nė vend tė parė renditen amerikanėt me 101 medalje (44 ari) Sidnej 2000 - Lojėrat Olimpike tė Sidneit janė mė tė mėdhatė qė janė organizuar deri mė tani, me 10,651 atletė, nga 199 vende tė ndryshme dhe atletė individualė, qė konkurruan nė 300 gara. Brixhit Fisher fitoi 2 medalje tė arta nė kajak duke u bėrė kėshtu e para femėr qė arrin tė fitojė medalje nė njė diferencė prej 20 vitesh. Xhudistja Rjoko Tamura, e cila humbi nė finale nė Barcelonė dhe Atlanta, arriti tė fitonte medaljen e artė nė Sidnei, ndėrsa Stiv Redgrejv u bė atleti i parė i kanotazhit, qė arrin tė fitojė medalje tė artė nė 5 olimpiada radhazi. Athinė 2004 - Pas 108 vjetėsh Lojėrat Olimpike Moderne rikthehen nė Athinė nė vitin 2004. Shtetet e Bashkuara fituan numrin mė tė madh tė medaljeve nė lojrat olimpike tė Athinės. Sportistėt amerikan fituan gjithsej 103 medalje, 35 prej tyre ari. Nė vend tė dytė u rednit Rusia me 92 medalje, 27 ari, ndėrsa Kina zuri vendin e tretė me 63, por sportistėt kinezė fituan 5 medalja ari mė shumė se rusėt. Sportistėt grekė pėrfunduan me 17 medalje, 6 prej tyre tė arta. Albania-sport
__________________
Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja! |
|
|
Lexime: 254
|
|
|
|
#2 | ||
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,699
Rrespekti: 21
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Historia e OLIMPIADAVE-Pekin 2008- 116 vite Lojra OLIMPIKE
Pishtari olimpik mbėrriti nė Pekin ndėrsa mijėra kinezė, qė kishin ndjekur rrugėn e tij nėpėr botė, e pritėn me thirrje e valėvitje flamujsh.Pishtari ka udhėtuar 140,000km nėpėr gjashtė kontinente qė kur u largua nga Greqia mė 24 mars.Autoritetet kineze kanė kohė qė presin me ankth se si do tė kurorėzohen pėrpjekjet e tyre pėr tė pasur Lojėrat mė tė suksesshme olimpike. Lojėrat Olimpike "ndriēuan" Athinėn Kryeqyteti grek Athinė i pėrmbushi pritjet e organizatorėve pėr Lojėra perfekte, duke hedhur poshtė dyshimet qė ekzistonin nė lidhje me gatishmėrinė nė kohė.Ndėrsa tre atletėve iu hoqėn medaljet e arit, shpirti olimpik shkėlqeu nė njė shfaqje tė paharruar sportive nė Athinė. Presidenti i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik Jacques Rogge i vlerėsoi Lojėrat Olimpike tė Athinės si "tė paharruara". "Organizimi ishte i pėrsosur dhe garat u zhvilluan nė objekte qė mund tė krahasohen me vepra arti," tha Rogge. "Kėto ishin Lojėrat ku u bė gjithnjė e mė e vėshtirė tė mashtroje dhe ku atletėt qė ishin tė pastėr u mbrojtėn," tha ai. Sidney 2000 Lojėrat nė Sidney janė cilėsuar si mė tė mirat nė historinė e OlimpiadavePretendentja vendase pėr titullin, Cathy Freeman ishte nė qendėr tė ceremonisė hapėse ku u gėrshetua mė sė miri ideali olimpik me kulturėn australiane. Freeman ishte e para australiane nga popullsia aborigjine qė fitoi medalje ari dhe kjo e kėnaqi pa masė publikun nė stadium. Steve Redgrave i Britanisė sė Madhe konfirmoi vendin e tij nė librin e famės tė Lojėrave Olimpike duke marrė medaljen e pestė radhazi nė kanotazh - njė prej 11 medaljeve tė arit tė fituara nga Britania e Madhe. Maurice Greene, ēimentoi reputacionin e tij si njeriu mė i shpejtė i botės duke fituar garėn e 100 metrave, ndėrsa bashkatdhetari i tij Michael Johnson, u bė i pari atlet qė mbrojti kurorėn e kampionit nė garėn e 400 metrave. Atletja amerikane Marion Jones u bė gruaja e parė qė fitoi pesė medalje brenda njė Olimpiade. Gara e notit u dominua nga australiani 17-vjeēar, Ian Thorpe, qė e fitoi garėn duke thyer rekordin e vendosur nga ai vetė nė garėn e 400 metrave stil i lirė. Ai mė vonė fitoi dy medalje ari dhe dy argjendi. Megjithatė kampioni olimpik mė i famshėm nuk ishte as Jones dhe as Thorpe. Gjimnasti Alexei Nemov mori gjashtė medalje tė arta, duke barazuar rekordin e vendosur katėr vjet mė parė nė Atlantė nga ai vetė. Nė disiplina tė tjera notari Eric Moussambani u bė njė yll botėror. Notari 22 vjeēar nga Guinea Ekuatoriale, qė kishte vetėm gjashtė muaj qė ushtrohej pėr kėtė disiplinė, fitoi garėn e 100 metrave stil i lirė. Triumfi i tij u mundėsua kur dy notarė tė baterisė sė tij u eliminuan, pėr shkak se e nisėn garėn para kohe. Moussambani vendosi njė rekord personal, qė ishte pėrfundimi i garės. Ekipi amerikan pėrsėri dominoi Olimpiadėn duke marrė 97 medalje; 39 ari, 25 argjendi dhe 33 bronzi. Atlanta 1996 Lojėrat u lanė nė hije pėr shkak tė bombės nė Centennial Park ku u vranė dy persona dhe u plagosėn mė shumė se 100 tė tjerė.Me gjithė kėtė tragjedi, Atlanta tregoi se ishte njė organizatore e mirė e Lojėrave, por problemet logjistike i torturuan zyrtarėt gjatė tė gjithė Olimpiadės. Qyteti amerikan u zgjodh pėrpara Athinės dhe kjo shėnoi edhe 100 vjetorin e Olimpiadės. Flaka olimpike u ndez nga Muhammad Ali, moment ky qė u ndoq me emocion. Heroi vendas Michael Johnson theu rekordin e 200 metrave gjatė garės sė 400 metrave, me kohėn 19.32 sekonda. Carl Lewis mori medaljen e tij tė nėntė tė arit nė katėr Olimpiada, duke fituar edhe garėn e Kėrcimit sė Gjati. Britaniku Steve Redgrave fitoi medaljen e tij tė katėrt tė radhės, duke u cilėsuar kėshtu si atleti mė i suksesshėm britanik nė historinė e Olimpiadave. Barcelonė 1992 Nė vitin 1992 Lojėrat Olimpike ishin ndėr mė tė paharrueshmet, sepse ishte hera e parė qė nuk bojkotoheshin nga ndonjė vend.Afrika e Jugut u mirėprit nė skenėn ndėrkombėtare, ndėrsa Gjermania konkurronte pėr herė tė parė si njė vend i vetėm. Madje edhe Afganistani mori pjesė nė ceremoninė hapėse tė Lojėrave, megjithėse nuk kishte asnjė atlet pjesėmarrės. Njė numėr rekord prej 64 vendesh fituan medalje nė Barcelonė, pėrfshirė Amerikėn pėrmes ekipit ideal tė basketbollit me yje si Michael Jordan. Kina dhe Kuba u kritikuan ashpėr pėr arsye se refuzuan tė bėnin testin e drogės qė ėshtė prioritar pėr Lojėrat. Konkurrenti mė i suksesshėm i Lojėrave ishte bjellorusi, Vitali Sherbo, i cili mori gjashtė medalje ari. Britania pati arsye pėr tė festuar me atletėt Linford Christie dhe Sally Gunnell qė morėn medaljet e arit nė garat e 100 dhe 400 metrave me pengesa. Seul 1988 Politika mė nė fund vendosi tė tėrhiqej duke lėnė vendet si Kuba dhe Etiopia tė merrnin pjesė nė Lojėrat e Seulit.Skandali me drogat i la nė hije garat, nė mėnyrė tė veēantė atė tė 100 metrave pėr meshkuj. Kanadezi Ben Johnson vendosi njė rekord botėror me kohėn 9.79 sekonda duke kaluar rivalin e tij Carl Lewis. Por tri ditė mė vonė u zbulua se testi anti-doping i atletit Johnson kishte rezultuar pozitiv dhe ai u skualifikua. Lewis mori medaljen e arit, kurse Jonhson qė pėrfaqėsonte Kanadanė u pėrjashtua nga ekipi, por mė vonė kjo masė u reduktua nė pezullim pėr dy vjet. Florence Griffith-Joyner ishte njė prej atleteve mė tė shkėlqyera tė kėtyre Lojėrave, duke fituar tri medalje ari dhe duke thyer rekordin nė garėn e 200 metrave. Tenisi fitoi statusin olimpik pas njė mungese prej 64 vjetėsh, kur Stefi Graf mundi argjentinasen Gabriela Sabatini nė finalen e femrave, ndėrsa nė atė tė meshkujve Miloslav Mecir u kurorėzua kampion. Rekordi prej shtatė medaljesh tė fituara, i vendosur nga notari Mark Spitz mė 1972, u rrezikua gjatė kėtyre Lojėrave. Kristin Otto nga Gjermania Lindore fitoi gjashtė medalje ari, kurse amerikani Matt Biondi fitoi pesė medalje ari, njė argjendi dhe njė bronzi. Los Angeles 1984 Pėr shkak se amerikanėt bojkotuan Lojėrat e Moskės, Bashkimi Sovjetik refuzoi tė merrte pjesė nė Los Angeles.Sovjetikėt thanė se vendimi i tyre ishte edhe pasojė e pakėnaqėsisė lidhur me masat e sigurisė. Shumė kritikė vlerėsuan se kėto ishin Lojėrat mė komerciale pėr shkak tė shumės sė madhe qė qarkulloi nga shitja e tė drejtave tė transmetimit. Carl Lewis arriti rekordin e vendosur nga Jesse Owens 48 vjet mė parė duke marrė tri medalje ari. Ai triumfoi nė garėn e 100 metrave, 200 metrave, nė stafetėn 4 x 100 si edhe nė garėn e kėrcimit sė gjati. Megjithėkėtė u hodhėn dyshime mbi arritjet e atletit Lewis, pėr tė cilin u tha mė vonė se kishte dalė pozitiv nga testi pėr droga stimuluese mė 1988. Britanikėt Sebastian Coe dhe Daley Thompson mbrojtėn titujt nė 10-garėsh dhe nė 1500 metra, ndėrsa nė gjimnastikė rumunia, Ecaterina Szabo mori katėr medalje ari dhe njė argjendi. Noti i sinkronizuar ishte njė prej garave tė reja qė hyri nė kėto Lojėra, ndėrkohė qė njė ndryshim nė rregulloren e Olimpiadės u lejoi futbollistėve profesionistė qė tė merrnin pjesė nė ndeshjet e Lojėrave. Rreth 5.7 milion shikues i ndoqėn kėto Lojėra. Moskė 1980 Mė 1980 Lojėrat nė Moskė, tė parat qė mbaheshin nė njė vend komunist, u shėnuan nga bojkote dhe protesta prej pushtimit tė Afganistanit nė vitin 1979.Mungesa e Japonisė, Gjermanisė Perėndimore dhe Shteteve tė Bashkuara vunė nė pikėpyetje tė ardhmen e Lojėrave. Ndėrkohė njė pjesė e mirė e rezultateve mund tė kishin qenė ndryshe, sikur kėto vende tė kishin marrė pjesė nė Olimpiadė. Nė Moskė u vendosėn 36 rekorde botėrore, 39 evropiane dhe 73 olimpike. Nė garėn e vrapimit tė 100 metrave britaniku Alan Wells dhe Silvio Leonard arritėn nė finish nė kohė tė njėjtė, por medalja iu dha mė pas britanikut. Britania pati tė tjera suksese tė kurorėzuara me medalje ari. Steve Ovett dhe Sebastian Coe morėn medalje nė garat e 800 dhe 1500 metrave. Nė pishinė, britaniku Duncan Goodhew fitoi nė 100 metra stil bretkosė, duke pėrsėritur suksesin nė 200 metra tė notarit tjetėr britanik, David Wilkie katėr vjet mė parė. Montreal 1976 Comaneci fitoi tre medalje ari, njė argjendi dhe njė bronziSiguria ishte nė shkallėn mė tė lartė pas sulmit terrorist nė Munchen dhe pėrsėri disa vende bojkotuan. Nga 116 ekipe tė regjistruara nė kėto Lojėra, 24 abstenuan. Kėtu pėrfshiheshin 22 vende afrikane qė refuzuan tė marrin pjesė pėr shkak tė pranisė sė Zelandės sė Re, ekipi Kiwi i sė cilės, kishte luajtur nė Afrikėn e Jugut. Olga Korbut humbi nė garat e gjimnastikės pėrballė rumunes 14-vjeēare Nadia Comaneci. Finlandezi, Lasse Viren mbrojti me sukses titullin nė garat e 5000 dhe 10 000 metrave, ndėrsa kubanezi, Alberto Juantorena fitoi nė garat e 400 dhe 800 metrave. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania Lindore dominuan nė garat e notit, por britaniku David Wilkie, e theu kėtė dominim. Wilkie fitoi nė garėn e 200 metrave stil bretkosė dhe vendosi njė rekord tė ri. Munchen 1972 Njė sulm terrorist mbi ekipin izraelit tronditi lėvizjen Olimpike dhe la tė vdekur 11 atletė, pesė terroristė dhe njė polic.Lojėrat u ndėrprenė njė ditė pas atentatit, kur u zhvilluan ceremonitė mortore tė rastit, por rifilluan pasdite me mbėshtetjen e zyrtarėve izraelitė. Ekipi izraelit u kthye nė atdhe siē bėnė edhe disa atletė tė tjerė, por atmosfera ishte e tillė qė nxiti ekipet t'i vazhdonin Lojėrat. Politika afrikane luajti njė rol kryesor nė pezullimin e Rodezisė prej Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar. Rodezianėt kishin dėrguar nė kėto Lojėra njė ekip prej 30 atletėsh, por u pėrjashtua nga Lojėrat pėr shkak tė politikės shtetėrore tė aparteidit. Harku u kthye nė kėto Lojėra, kurse xhudo u vendos si njė disiplinė mė vete. Hendbolli pėr herė tė parė u bė njė prej 195 disiplinave tė Olimpiadės. Mark Spitz, i cili mori dy medalje ari si 18-vjeēar nė Lojėrat e Meksikės, ishte pėrsėri ylli nė kėtė Olimpiadė. Ai mori katėr medalje individuale, qė tė gjitha pėr arritjen e njė kohe rekord, duke u kthyer nė njė prej notarėve mė tė suksesshėm tė tė gjitha kohėrave. Gjimnastja sovjetike Olga Korbut u bė yll brenda natės, duke fituar tri medalje ari dhe njė argjendi. Meksiko 1968 Atmosfera nė Meksiko e bėri tė parehatshme Olimpiadėn pėr atletėt e garave tė gjata, por nė vende tė tjera u thyen rekorde.Ēėshtjet politike dominuan pėrsėri nė kėtė olimpiadė. Afrika e Jugut mungonte nė kėto Lojėra, pasi disa vende afrikane kėrcėnuan me bojkot, nėse ajo do tė ftohej tė merrte pjesė. Nė ceremoninė e medaljeve pėr garėn e 200 metrave, sprinterėt Tommie Smith dhe John Carlos ngritėn grushtet me dorashkat e zeza si simbol i lėvizjes sė racės sė zezė. Drejtuesit e ekipit amerikan i pėrjashtuan qė tė dy atletėt dhe i kthyen ata nė shtėpi. Njė numėr prej 34 rekordesh botėrore dhe 38 olimpike u vendosėn nė kėtė Olimpiadė, por mė i veēanti ishte ai i atletit amerikan Bob Beamon nė kėrcim sė gjati. Ai theu rekordin me 55 centimetra duke e ēuar atė nė 8.90 metra. Atleti tjetėr amerikan nė kėrcim sė larti, Dick Forsbury fitoi medaljen e artė duke sjellė njė stil tė ri nė kėtė disiplinė. Nė kėrcimin trehapėsh, rekordi u thye nga shtatė atletė, kurse rekordi botėror u pėrmirėsua pesė herė.
__________________
Carpe Diem!
|
||
|
|
|
|
|
#3 | ||
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,699
Rrespekti: 21
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Tokio 1964
Azia organizoi pėr herė tė parė Lojėrat qė u zhvilluan nė stadiumet qė u kushtuan japonezėve rreth 3 miliardė dollarė.Afrika e Jugut nuk u ftua mė nė kėto Lojėra, Indonezia dhe Korea e Veriut nuk u lejuan tė merrnin pjesė, kurse 14 vende tė tjera morėn pjesė pėr herė tė parė. Volejbolli dhe xhudo ishin disiplinat e reja tė kėsaj Olimpiade. Holandezi Antonius Geesink shkaktoi zemėrim kur fitoi nė turneun e hapur tė xhudos. Etiopiani Abebe Bikila mbrojti titullin e tij nė maratonė. Pėr mė tepėr ai e arriti kėtė rezultat gjashtė javė pas heqjes sė apendicitit. Mary Rand mori medaljen e parė tė arit pėr Britaninė nė garat e vrapimit pėr femra, kurse shoqja e saj Ann Packer arriti rezultatin e saj nė garėn e 800 metrave. Romė 1960 Lojėrat nė Romė ishin tė parat qė u transmetuan pėrmes valėve televizive nė tė gjithė botėn dhe patėn njė pjesėmarrje prej 100 mijė vetėsh nė ceremoninė e hapjes sė tyre.Qė tė gjithė atletėt, pėrveē atyre sovjetikė morėn bekimin e Papės nė sheshin Shėn Pjetri tė Romės. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik konkurruan ashpėr, por sovjetikėt morėn 42 medalje tė arta. Sprinterja amerikane Wilma Rudolph pushtoi zemrat e publikut me tri medalje ari tė fituara. Rudolph, e cila kishte vuajtur nga poliomieliti nė fėmijėri, ishte njė prej 19 fėmijėve, qė triumfoi nė garat e 100, 200 dhe 4 X 100 metrave. Ylli qė doli nga kjo Olimpiadė ishte Cassius Clay - i cili fitoi medaljen e arit nė kategorinė e peshave tė rėnda nė boks, u kthye mė pas nė ikonėn e sportit nėn emrin Muhammad Ali. Etiopia tregoi epėrsinė e saj nė garat e gjata, pėrmes atletit Abebe Bikila, i cili fitoi medaljen e arit nė maratonė, duke vrapuar me kėmbė zbathur. Nė garat e notit rekordet u thyen gati nė tė gjitha disiplinat. Anita Lonsbrough e Britanisė arriti tė ndalė vrullin e amerikanėve dhe australianėve pėr t'i marrė tė 15 medaljet. Melburn 1956 Pėr shkak se Australia nuk pranoi tė hiqte karantinėn e kafshėve, garat e Hipizmit u mbajtėn nė Stokholm nė muajin qershor.Vendi ku u mbajtėn Lojėrat shkaktoi probleme pėr shumė atletė nga Evropa dhe Amerika. Shumė nga ekipet nuk kishin fonde tė mjaftueshme pėr tė shkuar pėrpara kohe. Shpenzimet e udhėtimit shkaktuan largimin e njė numri ekipesh nga Lojėrat. Pjesėmarrja e Tajvanit shkaktoi largimin e Kinės, kriza e kanalit tė Suezit bėri qė Egjipti dhe Libani tė mos merrnin pjesė, ndėrsa Lihtenshtejni, Holanda, Spanja dhe Zvicra protestuan pėr shkak tė pushtimit tė Hungarisė nga Bashkimi Sovjetik. Zhvillimet politike ndėrhynė edhe vetė nė gara. Ndeshja e Vaterpolit mes Hungarisė dhe Bashkimit Sovjetik u la pėrgjysmė pėr shkak tė sjelljes jo tė mirė tė disa lojtarėve. Gjimnastja sovjetike Larissa Latynina fitoi gjashtė medalje, katėr prej tė cilave tė arta, kurse atletja australiane Betty Cuthbert mori tre medalje nė garat e shpejtėsisė. Emil Zatopek u largua nga sporti pas pėrfundimit tė maratonės, kurse sovjetiku Vladimir Kuts fitoi titullin nė 5000 dhe 10 000 metra. Helsinki 1952 Atletėt rusė kthehen nė garat e Lojėrave, pėr herė tė parė qė prej vitit 1912, por pėr tė pėrfaqėsuar Bashkimin SovjetikAta dhe vendet e tjera tė bllokut sovjetik refuzuan tė qėndrojnė nė fshatin olimpik sė bashku me atletėt e vendeve tjera kapitaliste, dhe u vendosėn nė njė konvikt studentėsh. Lojėrat u kthyen nė njė garė mes vendeve kapitaliste dhe atyre komuniste. Atleti ēek Emil Zatopek ishte heroi i garės sė vrapimit nė distancė pėr meshkuj. Atleti qė mbante nofkėn "Ēek Ekspres", fitoi nė garat e 5000 dhe 10 000 mijė metrave. Karriera e Fanny Blanker-Koen shkoi drejt fundit. Ajo u rrėzua gjatė garės sė vrapimit me pengesa, dhe nuk u kthye mė nė kėtė garė. Gjimnastika u dominua nga atletėt sovjetikė. Maria Gorokhovskaya, fitoi dy medalje ari dhe pesė argjendi, duke vendosur njė rekord pėr numrin e medaljeve tė fituara ndonjėherė nga njė grua. Londėr 1948 Londra - qė ishte zgjedhur pėr tė organizuar Lojėrat e vitit 1944 - zhvilloi Olimpiadėn e parė tė pas luftės.Njė numėr rekord prej 59 vendesh morėn pjesė, por pa Gjermaninė dhe Japoninė, kurse Bashkimi Sovjetik nuk ishte anėtar i Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar. Pėr shkak tė shpenzimeve, atletėt u strehuan nė kazerma dhe konvikte studentėsh nė kryeqytet. Pėr shkak tė situatės sė vėshtirė ekonomike, shumė nga ekipet u detyruan tė merrnin ushqim me vete. Garat u zhvilluan nė stadiumin Wembly dhe ylli i Olimpiadės qe atletja holandeze Fanny Blakers-Koen. Nėna e dy fėmijėve, qė thirrej me nofkėn "shtėpiakja fluturuese" mori katėr medalje ari nė garat e 100, 200 metrave dhe 80 metrave me pengesa. Por rregullat ishin tė atilla qė u ndalonin grave tė merrnin pjesė nė mė shumė se tri gara, kėshtu qė ajo nuk mundi tė marrė pjesė nė Kėrcimin sė Gjati dhe sė Larti. Ndėrkohė, gjimnasti Veikko Huhtanen triumfoi pėr Finlandėn duke marrė tri medalje ari, njė argjendi dhe njė bronzi. Shtetet e Bashkuara edhe njėherė morėn shumicėn e medaljeve nė kėtė Olimpiadė tė pasuar nga Suedia dhe Franca. Berlin 1936 Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar ishte i shqetėsuar prej lėvizjes naziste, por pas suksesit tė Lojėrave Olimpike dimėrore nė Gjermani, Berlini organizoi pėrsėri njė Olimpiadė.Shumė vende propozuan t'i bojkotonin Lojėrat por e vetmja mungesė qė u ndje ishte ajo e Spanjės dhe kjo pėr shkak tė luftės civile. Lojėrat u hapėn nga Adolf Hitler dhe disa prej ekipeve pėrshėndetėn nė formėn naziste, kurse Britania dhe Shtetet e Bashkuara abstenuan. Ylli i kėtyre Lojėrave ishte amerikani Jesse Owens. Owens e hodhi poshtė teorinė e Hitlerit pėr superioritetin e racės ariane kur fitoi katėr medalje - nė garat e 100 dhe 200 metrave, nė Kėrcimin sė Gjati si edhe nė garėn e stafetės 4 x 100 metra. Ekipi i fuqishėm gjerman, i mbėshtetur nga qeveria, mori shumicėn e medaljeve. Ata morėn 33 medalje ari, amerikanėt morėn 24, kurse hungarezėt 10 medalje. Kanotazhi, basketbolli dhe hendbolli nė qiell tė hapur me 11 lojtarė, ishin disiplina nė kėtė Olimpiadė. Pėr shkak tė Luftės sė Dytė Botėrore, kėto ishin Lojėrat e fundit deri nė vitin 1948. Los Angeles 1932 Bota ishte duke kaluar vitet e depresionit, por Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar dha ndihmėn e tij duke siguruar ushqim dhe paguar koston e udhėtimit pėr atletėt.Legjenda e kėtyre Lojėrave Paavo Nurmi u pėrjashtua nga pjesėmarrja nė Olimpiadė. Komiteti Olimpik e ndėshkoi finlandezin, sepse kishte pėrdorur fondet pėr tė sponsorizuar njė takim tė tijin nė Gjermani. Nurmi mori hak nė vitin 1952 kur e ēoi flakėn olimpike nė Helsinki. Ndryshime tė rėndėsishme u bėnė nė teknologjinė e Lojėrave tė vitit 1932, me hyrjen e aparatit tė sofistikuar fotografik, si edhe me kronometrin automatik pėr garat e shpejtėsisė. Nė kėtė Olimpiadė hyri pėr herė tė parė edhe podiumi me tri shkallė pėr fituesit. Amsterdam 1928 Pas tri pėrpjekjeve tė pasuksesshme pėr t'i sjellė Lojėrat nė Amsterdam, holandezėt mė nė fund arritėn ta bėnin kėtė mė 1928.Lojėrat u shėnuan nga pjesėmarrja e tė parit ekip gjerman qė prej 16 vjetėsh. Nė Amsterdam u ndez pėr herė tė parė njė flakė e ngjashme olimpike me kėtė tė sotmen, flakė, e cila u mbajt ndezur gjatė tė gjithė kohės sė Lojėrave. Themeluesi i Olimpiadės, Baron de Coubertin, mungoi pėr herė tė parė nė kėto Lojėra qė prej 20 vjetėsh pėr shkak tė njė sėmundjeje. Gratė pėr herė tė parė morėn pjesė nė kėto Lojėra, megjithėse de Coubertin nuk ishte dakord. Gjermanja Lina Radke-Batschauer u bė atleti i dytė qė fitonte medalje pėr vendin e saj nė garėn e 800 metrave. Por kjo garė u mbajt mend pėr dramėn qė pėsuan konkurrentet tė tjera. Njė pjesė e grave nuk arritėn ta pėrballonin fizikisht sfidėn gjė qė e detyroi Komitetin Olimpik qė ta pezullonte kėtė garė pėr gratė deri nė vitin 1950. Dy emra tė njohuar dominuan nė disiplinat e tyre. Paavo Nurmi mori edhe medalje tė tjera kurse Johnny Weismuller triumfoi nė pishinė, ku japonezėt pėrpiqeshin t'ua kalonin amerikanėve. Princi Olav V, njė lundrues norvegjez u bė i pari anėtar i njė familjeje mbretėrore qė merrte medalje, kurse India fitoi medaljen e gjashtė tė radhės nė Hokei pėrpara njė publiku prej 50 mijė vetėsh. Egjiptiani Ibrahim Moustafa ishte i pari jo evropian qė fitonte nė mundjen greko-romane. Luigina Giavotti ishte gjimnastja mė e re qė merrte medalje nė moshėn 11 vjeēare, njė rekord ky qė vazhdon tė qėndrojė edhe sot. Paris 1924 Amsterdami priste qė tė mbante Lojėrat, por influenca e themeluesit Baron de Coubertin brenda Komitetit e ēoi Olimpiadėn nė Paris.Ai shpresoi qė Olimpiada tė pėrmirėsohej pas eksperiencės jo tė mirė tė vitit 1900 nė kryeqytetin francez. Gjermania ishte e pėrjashtuar nga kėto Lojėra, por katėr vende tė tjera qė ishin ndaluar nė 1920 u pranuan nė kėtė Olimpiadė. Amerikani William DeHart Hubbarb u bė atleti i parė zezak qė fitonte njė medalje ari. Ai triumfoi nė garėn e kėrcimit sė gjati, kurse bashkatdhetari i tij Robert LeGendre theu rekordin botėror, duke kėrcyer 7.76, por kjo ishte nė Pesė-Garėsh, kėshtu qė ai mori vetėm medaljen e bronzit. Finlandezėt dominuan pėrsėri nė garat e vrapimit nė distancė, me Paavo Nurmin, i cili mori 5 medalje, dy prej tė cilave vetėm brenda njė ore. Nurmi u nderua pėr arritjet e tij, pėrmes njė statuje tė ngritur jashtė stadiumit nė Helsinki. Tenisi hyri pėr herė tė fundit si disiplinė pėr t'u rivendosur 60 vjet mė vonė nė Seul. Komiteti Olimpik, kishte dyshime nėse lojtarėt kryesorė ishin me tė vėrtetė amatorė. Britania e Madhe korri dy fitore tė mėdha, kur Harold Abrahams u bė evropiani i parė qė fitoi njė medalje nė garėn e shpejtėsisė, kurse Eric Liddell mori arin nė garėn e 400 metrave, tė cilėn e fitoi me kohėn 47.6 sekonda. Koha e vendosur nga Liddell ishte rekord, por nuk u njoh zyrtarisht pasi lojtarėt vraponin vetėm nė njė korsi deri nė vitin 1936. Nė pishinė, Johnny Weissmuller, qė u bė mė vonė Tarzani, fitoi tri medalje nė stilin e lirė dhe njė bronzi nė kuadėr tė ekipit tė Vaterpolit. Antverp 1920 Pas njė mungese tė detyruar prej Luftės sė Parė Botėrore, Lojėrat u rikthyen nė vitin 1920.Megjithėse Belgjika pėsoi shumė krime gjatė luftės, autoritetet arritėn tė bėnin pėrgatitjet e duhura. Gjermania, Austria, Bullgaria, Hungaria dhe Turqia nuk u ftuan tė marrin pjesė nė Lojėra pėr shkak tė rolit qė luajtėn nė luftė, por pati njė numėr rekord vendesh pjesėmarrėse. Nė Antverp lindi edhe flamuri olimpik me pesė rrathėt e lidhur me njėri-tjetrin. U bė njė pėrsėritje e Olimpiadės sė parė, kur u lėshuan pėllumbat si simbol i paqes mes vendeve. Finlanda shmangi dominimin amerikan garat e atletikės, falė Hannes Koiehmaninen dhe legjendės Paavi Nurmi. Ky i fundit mori tre medalje, dy ari dhe njė argjendi fillim tė njė karriere tė shkėlqyer olimpike. Amerika e Jugut mori medaljet e para mė 1920, kur Guilherme Paraense i Brazilit fitoi nė qitje, kurse Willie Lee dhe Loyed Spoones morėn respektivisht 4 dhe 5 medalje ari. Nė vende tė tjera pilotja amerikane e garave tė shpejtėsisė me makina, Aileen Riggin u bė medalistja mė e re e Olimpiadave nė moshėn 14 vjeē. Britaniku Philip Noel-Baker fitoi medaljen e arit nė garėn e 1500 metrave dhe mė vonė u bė deputet i parlamentit britanik. Nė vitin 1959, ai u bė i pari medalist olimpik qė merrte ēmimin Nobel pėr Paqen. Stokholm 1912 Nė Stokholm numri i garave u reduktua nė 14 pėr shkak tė disiplinės sė re tė quajtur pesėgarėsh.Kjo disiplinė qė pėrbėhej nga garat e hipizmit, skermės, notit dhe maratonės, u dominua nga amerikani, Jim Thorpe. Thorpe me orgjinė indiano-amerikane dhe irlandeze, i fitoi me lehtėsi garat e pesėgarėshit dhe dhjetėgarėshit. Ai ishte i katėrti nė kėrcim sė gjati dhe i shtati nė garėn e kėrcimit sė larti. Mbreti i Suedisė, Gustav V, e cilėsoi amerikanin Thorpe si atletin mė tė madh tė botės. Megjithatė lavdia e tij u la nė hije, pėr shkak se u zbulua se ai kishte luajtur me pagesė bejsboll nė rininė e tij. Medaljet e tij u morėn mbrapsht prej Komitetit Olimpik si thyerje rregullave amatore tė konkurrimi. Amerikani Thorpe u bė i pari atlet qė u skualifikua nga Lojėrat, sepse ishte profesionist. Nė vitin 1982, rreth 29 vjet pas vdekjes sė tij, Komiteti i kėrkoi falje familjes Thorpe. Finlandezi, Hannes Kolehmainen ishte njė tjetėr sukses i Lojėrave, duke marrė tri medalje ari nė garat e 5000 dhe 10000 metrave si edhe nė garėn e krosit. Gratė debutuan nė garat e notit, kur ekipi britanik fitoi stafetėn 4x100 metra. Londėr 1908 Lojėrat Olimpike duhet tė ishin mbajtur nė Romė, por pėr shkak tė shpėrthimit tė vullkanit tė Vezuvit, ato u zhvilluan nė vend tjetėr.Londra mori pėrsipėr mbajtjen e Lojėrave dhe stadiumi i ri u ndėrtua brenda dhjetė muajve nė lagjen White City. Kėto ishin Lojėrat e para ku atletėt marshuan nė stadium me flamujt e tyre kombėtarė. Niveli i konkurrencės ishte i lartė nė kėto Lojėra ku u zhvilluan 100 gara me pjesėmarrjen e 2000 atletėve, por problemet nuk munguan. Ekipi amerikan akuzoi pėr njėanshmėri arbitrat vendas, dhe pas kėsaj Komiteti Olimpik njoftoi se do tė pėrdorte arbitra nga vende tė ndryshme nė Lojėrat e ardhshme. Epėrsia e atletėve ishte evidente nė ndeshjen finale tė mundjes greko-romane mes suedezėve Frithiof Martensson dhe Mauritz Andersson. Ndeshja u shty njė ditė pėr t'i dhėnė kohė atletit, Martensson tė merrte veten prej njė dėmtimi tė vogėl. Ai e fitoi mė pas kėtė ndeshje. Nė kėto Lojėra konkurrohej pėr 21 sporte, ku pėrfshihej edhe patinazhi. Maratona ishte sporti qė pushtoi zemrat e publikut. Italiani Dorando Pietri ishte atleti i parė nė maratonė qė hyri nė stadium, por ai u rrėzua disa herė megjithėse u ndihmua tė arrinte finishin. Amerikani John Hayes e fitoi garėn, ndėrsa Dorando qė u skualifikua do tė mbahej mend si humbėsi qė nuk dorėzohej. Saint Luis 1904 Nė Saint Luis u panė tė njėjtat probleme sikurse nė Olimpiadėn e Parisit.Lojėrat ishin fituar nga qyteti i Ēikagos, por organizatorėt nė Saint Luis kėrcėnuan tė zhvillonin njė turne rival sportiv pėrpara Lojėrave, nėse ato nuk zhvendoseshin nė qytetin e tyre. Themeluesi i Olimpiadės, Baron Pierre de Coubertin, nuk mori pjesė nė Lojėrat nė Seint Luis. Pėr shkak tė shpenzimeve tė udhėtimet mjaft ekipe nuk morėn pjesė dhe Lojėrat u dominuan prej amerikanėve. Amerikanėt morėn shumicėn e medaljeve, por atleti irlandez Thomas Kiely fitoi nė garat e kombinuara tė njohura mė vonė si ato tė dhjetėgarėshit. Ndryshimi me Olimpiadat moderne ishte se garat duhet tė pėrfundonin brenda ditės. Gjimnasti amerikan Anton Heida fitoi pesė medalje ari dhe njė argjendi duke u bėrė kėshtu atleti mė i suksesshėm i Olimpiadės. Paris 1900 Atletet femra morėn pjesė pėr herė tė parė nė Lojėrat Olimpike tė Parisit, por ato ishin vetėm 20 nė numėr.Edhe nė kėtė Olimpiadė pati probleme, pas deklaratave tė Greqisė se vetėm ajo kishte tė drejtėn tė mbante Lojėrat e ardhshme. Komiteti Olimpik vendosi Parisin, ku po zhvillohej edhe njė panair Ndėrkombėtar. Lufta greko-turke nuk e ndihmoi kandidaturėn e Greqisė. Ndryshe nga publiku grek qė i pėrcolli ngrohtė Lojėrat, francezėt nuk i kushtuan atyre vėmendjen e duhur. Pjesėmarrėsit nė stadium rrezikuan shumė kur ndoqėn garėn e hedhjes sė diskut. Tre nga hedhjet e kampionit hungarez Rudolf Bauer, pėrfunduan nė mesin e spektatorėve. Disa prej atletėve nuk e dinin se ku zhvilloheshin garat Athina 1896 Lojėrat e para moderne Olimpike u mbajtėn nė kryeqytetin grek, megjithėse Budapesti shihej si vendi mė i pėrshtatshėm, pėr shkak tė vėshtirėsive financiare me tė cilat pėrballej Greqia.Fillimisht ishte menduar qė Parisi tė mbante Lojėrat e para, dhe ato tė nisnin nė vitin 1900 dhe jo mė 1896. Por Athina u zgjodh katėr vejt mė parė, megjithėse Greqia kalonte njė situatė tė vėshtirė financiare. Hungaria ofroi qė Lojėrat tė mbaheshin nė Budapest, por princi trashėgimtar Constantine ngriti njė komitet organizator pėr Lojėrat duke tėrhequr donacione tė shumta. Rreth 200 atletė qė pėrfaqėsonin 14 shtete morėn pjesė nė 43 gara. Pjesa mė e madhe e pjesėmarrėsve ishin grekė, ndėrsa mes disiplinave ishin edhe tenisi, skerma, peshėngritja, ēiklizmi, qitja, noti, dhe gjimnastika. Turnetė e kriketit dhe futbollit u anuluan pėr shkak tė pjesėmarrjes sė ulėt tė ekipeve dhe motit tė keq. Fituesit e kėtyre Lojėrave u nderuan me medalje argjendi, njė fletėlavdėrimi dhe me njė kurorė me degė ulliri. I pari qė mori medalje nė kėtė Olimpiadė ishte amerikani James Brendan Connolly, nė garėn e kėrcimit trehapėsh, tė cilėn e pėrfundoi me rezultatin 13.71 metra. Pėr shkak tė entuziazmit tė grekėve Lojėrat u cilėsuan si tė suksesshme. Kospress
__________________
Carpe Diem!
|
||
|
|
|