![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
100 atletėt qė duhet ti shikoni nė Olimpiadė |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,699
Rrespekti: 21
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
E pėrjavshmja njujorkeze, "Time", ka zgjedhur 100 personazhe tė veēantė, njė lloj guide pėr profesionistėt, kushtuar tė gjithė atyre qė duan tė argėtohen duke parė Lojėrat Olimpike, tė cilat do tė zhvillohen nė Pekin nga data 8, deri mė 24 gusht.Vendi i parė i kėtij klasifikimi i takoi Lebroon James, por qė nuk i solli fat yllit tė "Cleveland Cavaliers" dhe skuadrės amerikane tė basketbollit, qė i duhet tė harrojė medaljen e bronztė tė fituar nė "Athinė 2004". Pėr shkak tė njė dėmtimi nė kaviljen e djathtė, James nuk do tė jetė nė Pekin. Megjithatė, nė kopertinė kishte pėrfunduar Dara Torreas, e cila, edhe pse 41 vjeēe, ėshtė gati tė marrė pjesė nė olimpiadėn e pestė tė karrierės sė saj, me dy burra, 2 divorce dhe katėr medalje tė arta mbi shpinė, tė gjitha tė fituara nė garėn e 4X100 metra, stil i lirė. Qė nė "Sindey 2000", Dara ishte bėrė notarja mė e vjetėr nė histori qė kishte fituar njė medalje olimpike, megjithatė, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės mund "tė zbresin" nė fushė lojtarė mė tė vjetėr se ajo. Pėr shembull, nė garėn e anijeve me vela, pas njė gare tė nisur nė 68-ėn, John Dane III ėshtė gati tė garojė nė olimpiadė sė bashku me dhėndrin, Austin Sperry. Ėshtė 58 vjeē, dy mė pak se Libby Calahan, njė ish-police nė pension, eksperte nė kuzhinė, qė do tė konkurrojė nė qitje. Nė skuadrėn amerikane janė rreth 21 vetė me moshė mbi 40 vjeē, tė cilėt do tė pėrfaqėsojnė Amerikėn nė Pekin, megjithatė, tė moshuarit duket se janė gjithandej nė modė, tė paktėn me atė qė ndodh sot nė botė, kur mosha mesatare ėshtė nė rritje tė vazhdueshme. Pėr Izraelin do tė vrapojė nė maratonė Ayele Setegne, 53 vjeē i mbushi nė prill, i lindur nė Adis Abeba dhe pjesėtar i "grupit tė hebrenjve pa tokė", njė sportist qė pa frikė mund tė renditet ndėr 20 tė parėt, sidomos nėse do tė jetė nxehtė. Por, pas nuk ngelet edhe Italia, e cila do tu besojė shumė veteranėve tė saj. Pėr tė mbajtur flamurin e vendit nė olimpiadė, Komiteti Olimpik Italian ka caktuar Antonio Rosin, qė ka fituar 5 medalje (tre ari, njė argjendi dhe njė bronzi) nė katėr olimpiadat e kanoas. Rosi, qė do tė mbushė 40 vjeē nė 19 dhjetor, teksa bisedonte me Presidentin e republikės napolitane, pranoi se do tė tėrhiqej nga sporti pas "Pekinit". Por, e vetmja siguri ėshtė se do tė bėjė tė pamundurėn pėr tė fituar njė tjetėr medalje, dhe nė kėtė pikė ndoshta i ndryshon mendja e vendos tė qėndrojė edhe njė vit tjetėr. Mė i moshuari mes 347 "axurrėve" qė do tė marrin pjesė nė Olimpiadėn e Pekinit (215 burra dhe 132 gra) do tė jetė fiorentinasi Andrea Benelli. Benelli, qė mbushi 48 vjeē nė 28 qershor, ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė. Pas medaljes sė bronztė nė "Atlanta" dhe vendit tė pestė nė "Sidney", italiani do tė synojė tė forcojė sėrish pozitat e tij. Edhe Virginio Fait dėshiron ti bėjė dhuratė vetes pėr 46-vjetorin e tij podiumin dhe medaljen e artė nė qitje. Ėshtė absolutisht e ndaluar tė mos mendosh pėr Josefa Idem, 44-vjeēaren qė merr pjesė nė olimpiadėn e saj tė shtatė (2 me Gjermaninė, sepse ka lindur nė Gotch) dhe katėr medalje tė fituara (njė bronz me Gjermaninė, ndėrsa tre tė tjerat: njė tė artė, njė tė argjendtė dhe njė bronzi me Italinė) nė Kajak. Idem e nisi karrierėn e saj nė Los Angelos nė vitin 1994, kur ishte vetėm 20 vjeēe, por edhe tani qė ėshtė 44 nuk ka ndėrmend tė dorėzohet. Pėrkundrazi, po mendon seriozisht edhe pėr vendin tė cilit mund ti dhurojė medaljen. E martuar me Guilemo Guerrinin, njėkohėsisht trajneri i saj prej vitit 1989, edhe pse ka dy fėmijė nuk ka hequr asnjėherė dorė nga stėrvitja. E nėse do ti marrim me radhė, lista ėshtė shumė e gjatė. Por, nga gjithė eksperiencat olimpike nė vite, historia mė e veēantė ėshtė ajo e stėrgjyshit Oscar Swahn, qė fitoi medaljen e argjendtė nė olimpiadė nė Anversa, nė vitin 1920, kur ishte 73 vjeē. Ai ėshtė edhe konkurrenti mė i moshuar nė historinė e njė olimpiade. Kontrasti Ėshtė e vėrtetė qė nė olimpiadė do tė marrin pjesė shumė atletė me moshė mbi tė 40-at, por duket se do tė ketė edhe disa 16-vjeēare. Kur duhen edhe pak ditė qė nga fillimi i tyre, skandalet nuk kanė tė sosur. Sipas njė denoncimi tė bėrė nga "New York Times", dy gjimnaste kineze nuk e kanė moshėn e pėrshtatshme pėr tė qenė pjesė e kėtij kompeticioni. Kufiri i atleteve pėr tu pranuar nė njė kompeticion olimpik ėshtė 16 vjeē, por sipas gazetės amerikane, He Kexin, njė nga pretendentet pėr tė fituar medaljen e artė nė paralelet asimetrike dhe Jiang Yuyuangn mund tė jenė rreth tė 14-ve. "Edhe pse pasaportat e atleteve tregojnė moshėn 16 vjeē, shkruan New York Times, tė gjithė arkivat historikė online duket se thonė tė kundėrtėn, duke paraqitur prova se mosha e tyre nuk ėshtė mė shumė se 14. Artikulli i dy gazetarėve investigues, Jere Longman dhe Juliet Macur, vazhdon duke sjellė tė tjera prova: "Kemi gjetur nė dy faqe interneti qė data e lindjes sė He Kexin ėshtė 1 janar 1994. Tė dhėnat konfirmohen nga njė regjistėr kombėtar i atletėve kinezė, tani i bllokuar nė Kinė, por gjithsesi i konsultueshėm pėrmes motorit tė kėrkimit Google". Kur mosha ngelet veē njė numėr Deri tani, askush nuk e ka zbuluar se cili ėshtė sekreti i kėtyre 40-vjeēarėve nė formė tė shkėlqyer. Me pak fjalė, sekreti qėndron te sporti? Koha kalon shpejt dhe sporti e tregon kėtė mė shumė se rrudhat nė fytyrė. Jo pėr atė qė duket, por pėr atė qė nuk ndjen mė brenda vetes. Pjekuria ėshtė periudha mė e bukur, ndėrsa dėshira pėr tė fituar ngelet vetėm njė dėshirė. Ėshtė e vėrtetė qė mund tė stėrvitesh, por janė muskujt ata qė vendosin se ēdo tė ndodhė me ty. Tashmė gjithmonė e mė shumė ekziston mundėsia pėr tu larguar nga sporti shumė vonė: stėrvitesh mė mirė dhe punohet mė shumė pėr tė parandaluar dhe kuruar dėmtimet e ndryshme. Merita, nga njėra anė, ėshtė e shkencės qė ka bėrė progrese tė shkėlqyera si nė mėnyrat e stėrvitjes, ashtu edhe nė planin mjekėsor. Dėmtimet qė 30 vjet mė parė mund tė ndėrprisnin njė karrierė, sot mund tė shėrohen pėr njė muaj. Dikur tridhjetė vjet ishin thuajse fundi, ndėrsa sot edhe nė moshėn 40-vjeēare mund tė flitet pėr kontrata dhe tė ardhme, pa u trembur aspak se dikush mund tė tė quajė "gjysh". Janė pikėrisht kėta qė kanė njė formė fizike tė pėrsosur, kanė thyer ēdo pengesė tė moshės. Pikėrisht, duke parė kėto dhe tė tjerė shembuj, mund tė thuash me plot gojėn se shprehja "rini e djegur" nuk pėrdoret mė, sepse, nė njė fare pike koka lodhet, ndjek mendimet e veta dhe nuk mendon mė pėr sportin. Pėr kėtė kategori njerėzish muskujt nuk janė tė lodhur, thjesht i pėrgjėrohen dėshirės dhe vullnetit. Nė sportet nė palestėr, ku stėrvitjet janė mė pak shkatėrruese, mosha e daljes nė pension ka ardhur gjithmonė me vonesė. Megjithatė, rreziku kur dėshiron ti zgjasėsh gjėrat mė shumė se ēduhet ėshtė i dukshėm, publiku nuk ka mėshirė pėr moshėn dhe dėshiron tė tė shohė tė shkėlqesh njėlloj sikur tė ishte 20 vjeē. Tė kuptosh momentin e duhur pėr tu tėrhequr nuk ėshtė e thjeshtė dhe tė shumtė kanė qenė ata qė kanė preferuar tė bėjnė njė hap mė pak, se sa njė hap mė shumė dhe tė gabuar. Pasioni shpjegon gjithēka, sepse ėshtė motori qė tė shtyn pėrpara dhe shkon pėrtej ēdo pritshmėrie. Por jo rrallė ekziston edhe frika qė tė krijosh papritur njė tjetėr jetė dhe ta shtysh sa mė shumė qė tė jetė e mundur ditėn e lamtumirės sė dhimbshme. Pėr shumė ėshtė edhe arsyeja ekonomike: kur paraja bėhet motivi kryesor, nuk mund tė betohesh mė pėr faktin se laboratorėt e sofistikuar shkencorė, qė kujdesen pėr kėta gjeni, veprojnė duke respektuar ligjet e natyrės. Olimpiada e pestė e notares amerikane Energji dhe pasion, kėshtu Dara Torres do tė jetė pjesėmarrėse nė Pekin, edhe pse nė moshėn 41-vjeēare. Pėr tė mosha duket se nuk kalon kurrė dhe kjo do tė jetė olimpiada e pestė. Notarja amerikane qė ka fituar plot katėr medalje tė arta olimpike, njė tė argjendtė dhe katėr bronzi, nuk dėshiron tė dorėzohet. Dara, qė ka ēuditur Amerikėn me energjinė dhe forcėn e saj, u nėnshtrohet ēdo ditė stėrvitjeve tė ashpra, duke e bėrė moshėn thjesht njė numėr pa rėndėsi. Por, mbi tė gjitha, ajo arrin tė gjejė kohė edhe pėr Tessan, vogėlushen e lindur nė 2006-ėn, kur kishte humbur thuajse ēdo shpresė pėr tu bėrė nėnė. Dara ka lindur nė vitin 1961 dhe ka kaluar njė fėmijėri luksoze. E pyetur se pėrse sforcohet kaq shumė nė kėtė moshė, ajo pėrgjigjet thjesht duke buzėqeshur: "Sepse mundem" ("Because I can"). E lindur nė njė familje tė pasur nė Beverly Hills dhe e rritur nė njė vilė luksoze, Dara ka nisur tė fitojė ēmime qė nė moshėn 14-vjeēare. Medaljen e parė tė artė e fitoi nė Olimpiadėn e Los Anxhelosit, nė vitin 1984, kur ishte vetėm 17 vjeēe, dhe tė fundit nė Lojėrat Olimpike tė Sidneit, nė vitin 2000, pas ditėlindjes sė saj tė 33-tė. Pėrveē tyre, edhe shtatė medalje tė tjera olimpike, pėrfshi "Barcelonėn" dhe "Seulin". Nė 2006-ėn lindi vajza e saj, Tessa, dhe vetėm tri javė pas lindjes sė saj, Torres arriti tė vendoste njė tjetėr rekord botėror. "Sepse unė mundem" Dara pranon ēdo sfidė, si brenda, ashtu edhe jashtė fushės sė sportit. Punon si modele, si e ftuar televizive... Me pak fjalė, nuk ndalet para asgjėje. Nė sajtin saj tė internetit mund tė lexoni me kujdes temat pėr tė cilat mund tju japė njė mendim, qė nga eksperiencat olimpike e deri te ēėshtjet e femrave, pa harruar shprehjet e saj tė preferuara, vendosur nė krye tė faqes: "Mos hiq dorė kurrė nga ėndrrat" dhe "Nuk je asnjėherė shumė e madhe pėr ti realizuar". Po ashtu, Dara ėshtė promotore e njė fushate publicitare kundėr dopingut dhe vullnetarisht u nėnshtrohet edhe kontrolleve mė tė rrepta: "Unė dua tė jem njė libėr i hapur", tregon. Qė nė Olimpiadėn e Sidneit e vendosi rekordin e parė. Ajo u bė notarja mė e vjetėr qė fitonte njė medalje, ndėrsa nė Pekin do tė shėnojė njė tjetėr rekord: do tė jetė notarja amerikane mė "e moshuar". Kospress
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
|