Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Letersia moderne


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 20-07-08, 18:05   #1
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 581
Rrespekti: 25 CoNNecT is a jewel in the roughCoNNecT is a jewel in the roughCoNNecT is a jewel in the rough
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim Petro Marko

Nuk ka shembull nė letėrsinė shqiptare, ku tė jetė gėrshetuar dhe njehsuar aq shumė mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri nė personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare qė sollėn risi tė vėrteta nė traditėn letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur pėr dashurinė dhe humanizmin njerėzor, ndonėse sa rrojti ishte ndėr personalitetet mė tė persekutuara dhe mė tė munduara. Petro Marko lindi nė fshatin Dhėrmi tė Himarės mė 1913. U shkollua nė vendlindje dhe nė Vlorė. Pak kohė studioi nė Athinė. Qė kur ishte nxėnės i shkollės tregtare nė Vlorė (tė cilėn e kreu nė vitin 1932, filloi tė shkruajė poezi dhe proza tė shkurtra). Petro Marko ka njė biografi nga mė tė pasurat dhe mė tė bujshmet nė letėrsinė shqiptare. Deri nė vitin 1936 ai punoi nė Tiranė si gazetar dhe po atė vit, nė moshėn 23 vjeēare u nis vullnetar nė Luftėn e Spanjės, si luftėtar nė brigadat internazionale. Pas Luftės sė Spanjės, gjatė kthimit pėr nė Shqipėri, ai do tė ndeshet dhe do tė marrė pjesė nė shumė beteja antifashiste nėpėr Evropė. Pas kthimit nė Shqipėri nė vitin 1940 do tė burgoset nga italianėt, qė aso kohe e kishin pushtuar Shqipėrinė, dhe do tė pėrfundojė nė kampin e ishullit Ustika afėr Palermos. Nė pėrfundim tė Luftės Antifashiste nė vitin '44, Petro Marko do tė marrė pjesė nė rradhėt e partizanėve italianė, duke i rėnė kryq e tėrthor Italisė, si luftėtar dhe si komandant me pėrvojė luftarake. Kur kthehet nė Shqipėrinė e ēliruar, ftohet qė tė qėndrojė nė krye tė gazetės "Bashkimi" nė Tiranė, por shpejt do tė pėrjetojė disa nga vitet mė tė rėnda nėpėr burgjet e shtetit shqiptar komunist, pėr tė cilin Petro Markoja kishte luftuar nėpėr Evropė dhe Shqipėri mė se 10 vjet rrjesht. Kjo pėr tė vetmin shkak se nuk mund tė pajtohej qė nė ditėt e para tė pushtetit me fillimin e diktaturės, e sidomos kur provoi t'i rezistojė diktatit qė i vinte Shqipėrisė aso kohe nga jashtė kryesisht nga Beogradi.
Nė kulturėn dhe letėrsinė kombėtare Petro Marko ėshtė personalitet i pėrmasave tė mėdha me shpirt e mendje tė paluhatur para ēdo stuhie. Ata qė e kanė njohur nga afėr Petro Markon e kanė ndjerė se brenda tij rrezatonte njė besim madhor ndaj njeriut dhe mirėsisė. Vetėm njė lartėsi shpirti e tillė mund ta pėrballonte ndeshjen sy mė sy me vdekjen, qė ai e pėrjetoi aq shumė herė gjatė jetės sė tij. Dhe sa herė ngrihej nė kėmbė ai do ta niste nga e para luftėn ndaj sė keqes po me atė forcė besimi, po me atė rrezatim mirėsie. Tė tillė e ndjen lexuesi Petron nė romanet "Hasta la vista"(1958) dhe "Qyteti i fundit"(1960), ku rruga e tij jetėsore e asimiluar artistikisht, ėshtė aq e pranishme. Nė vitet '70 ai do tė shkruajė romanin "Njė emėr nė katėr rrugė", ndėrsa periudhėn e vėshtirė tė jetės sė tij nė ishullin e Ustikės do ta pėrjetėsojė nė romanin e tij tė rėndėsishėm "Nata e Ustikės"(1989). Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij tė parė "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit" nė vitet '60 ėshtė njė kthesė e vėrtetė nė historikun e shkurtėr tė romanit shqiptar. Dhe nuk ėshtė fjala pėr rrumbullakėsimin e njė pėrvoje krijuese, por pėrkundėrazi pėr ndėrprerje dhe dalje nga njė pėrvojė e shartuar jonatyrshėm nė rrjedhat e letrare shqiptare, ishte njė synim qė rrėfimi romanor, pjesėrisht nė vitet '40, '50, do tė ēlirohej dhe tė hapej si vizion, univers krijues dhe si spektėr tematik.
Krahas kėsaj prirjeje tė brendėshme qė kanė tė dy romanet e pėrmendur pėrballė veprave tė tė njėjtit zhanėr tė deriatėhershėm, kėto vepra qėndronin superiore dhe si artikulim artistik. Dhe pikėrisht pėr natyrėn e risive, pėr natyrėn qė pretendon ndryshime tė vėrteta tė vlerave letrare. tė gjitha veprat e Petro Markos u pėlqyen dhe u kėrkuan nga lexuesi.
Faqet mė tė fuqishme tė prozės sė Petro Markos reflektojnė triunfin e dashurisė dhe tė humanizmit njerėzor. Pas tėrė atij ferri nėpėr tė cilin kalon njeriu nė rrėfimin e Petro Markos, ai arrin tė mbetet i pamposhtur nga mizoritė e botės. Kėtė bėrthamė tė brendėshme e rrezatojnė personazhet nga romanet e tij, kėtė shkėlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar nė tėrė veprat e tij.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 18:06   #2
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 581
Rrespekti: 25 CoNNecT is a jewel in the roughCoNNecT is a jewel in the roughCoNNecT is a jewel in the rough
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim horizonti poetik

Nė radhė tė parė Petro Marko ėshtė njė prozator i madh; romanet e tij pasuruan traditėn letrare tė prozės shqiptare, duke i siguruar atij njė vend nderi nė tė. Po P.Marko shkroi dhe botoi shumė poezi nėpėr faqet e shtypit, tė gazetave e revistave letrare. Krijimtaria poetike e P.Markos pėrmblidhet nė vėllimin me poezi "Horizont", i cili u botua nė vitin 1959. Ky libėr u ribotua dhe nė Prishtinė nė vitin 1972. Poezia e P.Markos shquhet nga njėra anė pėr notat e dhembjes, shqetėsimeve ndaj vuajtjeve individuale dhe kolektive nga ana tjetėr ajo vlon nga protesta kundėr padrejtėsive shoqėrore tė kohės. Gjithashtu nė kėtė poezi ėshtė i pranishėm toni luftarak qė lidhet me poezitė e frymėzuara nga koha e Luftės sė Spanjės:

Madrit!
Mė thirre?
Erdha!

Nė kėto poezi mbizotėron vargu i shkurtėr si dhe pėrdorimi i dendur i shenjave tė pikėsimit. Ashtu siē ishte jeta e poetit me frymėzimin e njė zjarri tė brendshėm internacional, ashtu dhe poezia e tij trumbeton kėtė frymė vėllazėrimi e bashkimi qė i kapėrcen caqet nazionale
Njohja e disa gjuhėve tė huaja dhe kontakti drejtpėrdrejt me poezinė moderne bėri qė P.Marko tė pėrpunonte vargun poetik, tė sofistikonte e metaforizonte nėntekstin e poetikės sė tii. Kėshtu nė poezitė qė nga kritika mbahen mė tė mirat si Tri fattbėnat, Vdekja lind, Kėnga e valės, etj. poeti krijon atmosferė poetike me raportet jetė-vdekje, ėndėrr-zhgjėndėr, shpresė-iluzion etj. Nė poezinė e tij shpesh bie nė sy ndikimi nga mitologjia shqiptare apo modele tė poezisė popullore, veēanėrisht tė vendlindjes (Labėrisė).
Pavarėsisht se P.Marko solli frymėn e tij originale nė poezinė shqiptare, ai mbetet i madh me prozėn e tij romanore.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 18:06   #3
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 581
Rrespekti: 25 CoNNecT is a jewel in the roughCoNNecT is a jewel in the roughCoNNecT is a jewel in the rough
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim hasta la vista

Hasta la Vista

Ėshtė romani i parė i autorit dhe mė i rėndėsishmi pėr kohėn, kur e shkroi, si nė rrafshin artistik ashtu dhe nė atė tematik. Rėndėsia e tij qėndron veēanėrisht, se lajmėroi kthesėn nė rrjedhat historike tė romanit shqiptar. Romani sjell rrėfimin e luftės nė Spanjė, ku kryesisht veprojnė personazhe nga mesi i vullnetarėve shqiptarė dhe ndėrkombėtarė. Nė tė rrėfehen betejat e shumta gjatė viteve tė kaluara nė front, tė cilat pėrshkruhen me njė gjuhė tė gjallė dhe tė papėrsėritur. Krahas ngjarjeve pėr rrjedhat e luftės, rrėfehet dhe linja e dashurisė ndėrmjet luftėtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, nė romanin "Hasta la vista" rrjedh nė dy binarė: rrėfimi pėr luftėn dhe rrėfimi pėr dashurinė. Nė rrėfimin e parė, shkrimtari e kuadron luftėn mes republikanėve qė u vijnė nė ndihmė vullnetarė nga mbarė bota dhe, monarkistėve tė ndihmuar nga fuqitė fashiste evropiane. Nė rrethin e tė parėve janė dhe vullnetarėt shqiptarė qė sė bashku me tė tjerėt luftonin fashizmin, qė, gjatė luftės nė Spanjė (gjysma e dytė e viteve '30) ishte forcuar dhe paralajmėronte Luftėn e Dytė Botėrore.
Anė e fuqishme e rrėfimit pėr luftėn ėshtė ndėrtimi i personazheve, shpalimi i karaktereve, i psikologjisė dhe i filozofisė sė tyre. Numri mė i madh i personazheve ėshtė nga radhėt e vullnetarėve shqiptarė, nė mesin e tė cilėve ishin personalitete tė shquara tė kohės si Skėnder Luarasi, Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Xhemal Kada, vetė Petro Marko etj. Kėta dhe personazhet e sajuara pėrmes imagjinatės, autori do t'i sprovojė nė rrethanat e luftės. Dhe njė sprovė do tė jetė e rreptė: tė ballafaquar shpesh sy mė sy me vdekjen, ata hapen plotėsisht para tė tjerėve, pa mundur tė fshehin asgjė. Dhe pikėrisht nė kėtė faqe tė artit tė vet tregimtar, Petro Marko do ta bėjė shmangien e parė nga shablloni i doktrinės zyrtare: edhe pse grupi i vullnetarėve tė luftės mendohej tė ishte pjesė e mė tė zgjedhurve tė mjedisit dhe tė kohės shqiptare, tė vėnė pėrballė rrezikut tė vdekjes, jo tė gjithė do ta pėrballojnė atė njėsoj. Nė mesin e tyre, prandaj, do tė vėrehet ndonjė luhatje qė, nėn presionin e frikės, do tė manifestohet si ikje, si fshehje, si dezertim. Pra, Petro Markoja, edhe brenda rrethit tė personazheve tė zgjedhura pėr kauzėn pozitive mbarėnjerėzore, do tė dallojė dobėsi, cene dhe anė tė shėmtuara mes tyre.
Nė linjėn e dytė, nė rrėfimin e dashurisė mes Gorit dhe Anitės, autori arrin efekte nga mė tė shėnuarat nė artikulimin artistik. Dashuria mes tyre, nė kėtė rast, ėshtė vendosur nė njė kontekst ngjarjesh tė veēanta, tė jashtėzakonshme. Lufta jepet e pranishme kudo e nė ēdo ēast, si shpėrthim gjylesh topi apo granate, aty rrotull e nėpėr kėmbė, e parashikueshme dhe e paparashikueshme njėherazi, ėshtė pikėrisht ajo qė pėrcakton rrjedhėn e ngjarjeve tė ditės, tė ēastit. Nė kuadėr tė kėsaj vetėdijeje dhe nėnvetėdijeje lindja e dashurisė mes Gorit luftėtar dhe Anitės infermiere, do tė ketė njė tjetėr shije, tjetėr intensitet dhe forcė emozionale Anita, gjimnazistja e bukur spanjolle, nė rolin e infermieres, nė njė kamp tė improvizuar qė vlon nga rrėmuja e luftės dhe lodhja pėr t'u ndihmuar tė plagosurve nga fronti, befasisht do tė ndeshė shikimin e njė tė plagosuri tė ri. Ky luftėtar rreth tė njėzetave, kaēurrel e me njė bukuri apolonike, prej nga tė ketė ardhur vallė pėr tė luftuar, pėr tė vdekur nė Spanjė, pėr Spanjėn? Kėshtu e pėrjeton Anita takimin e parė me ata sy, duke e pėrfytyruar Gorin, si njė krijesė jashtėtokėsore, mitologjike. Dashuria midis tyre, e ngjizur dhe e ndezur nė kėto rrethana do tė jetė po ashtu, e pėrmasave tė jashtėzakonshme. Edhe kjo ishte e veēanta qė sillte Petro Marko nė temėn e dashurisė nė romanin shqiptar tė asaj kohe.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 18:06   #4
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 581
Rrespekti: 25 CoNNecT is a jewel in the roughCoNNecT is a jewel in the roughCoNNecT is a jewel in the rough
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim qyteti i fundit

Nė kėtė roman bėhet fjalė pėr fundin e ushtrisė pushtuese italiane nė Shqipėri. Pas kapitullimit tė fashizmit, nė portin e Durrėsit tubohen ushtarėt e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia pėr t'u kthyer nė vendin e tyre. Pikėrisht gjatė ditėve tė pritjes nė kėtė qytet tė improvizuar buzė detit, shkrimtari Petro Marko do tė zbulojė histori, drama, karaktere, psikologji tė nxjerra nga njerėzit e qytetit tė fundit. Pėrveē kėsaj autori do tė sjellė edhe rrėfimin pėr dashurinė e oficerit tė ri shqiptar Lekės dhe prostitutės sė bukur italiane Ana Maria Monte, viktimė po ashtu e luftės dhe e fashizmit.
Brenda 7 ditėve, aq sa qėndrojnė italianėt e mbledhur nė portin e Durrėsit pėr t'u kthyer nė Itali, shkrimtari nė romanin "Qyteti i fundit" do tė zbulojė dhe do tė rrėfejė historitė dhe fatet e disave nga ushtria fashiste qė para 4-5 viteve e kishte pushtuar Shqipėrinė. Nė kėtė pleksje historish e fatesh, autori do tė sajojė linjėn e rrėfimit qė ndjek hetimi pėr zbulimin e njė krimineli lufte, tė maskuar dhe tė fshehur brenda turmės sė "Qytetit". Nė krye tė grupit qė duhet ta organizojė dhe ta udhėheqė kėtė zbulim ėshtė toger Leka. Pista qė ndjek togeri nė kėtė drejtim, e ngjashme me labirintet e romaneve dedektive, do tė ecė dhe pėrmes prostitutės italiane - Ana Maria Monti. Dhe do tė lindė dashuria mes tyre, qė ėshtė shumėfish mė "mėkatare" se ajo mes Gorit dhe Anitės. Leka ėshtė toger i Sigurimit Shtetėror tė Shqipėrisė sė sapodalė nga lufta, qė la pas shkatėrrime dhe krime, ndėrsa italiania Ana ėshtė e palės qė i kreu ato krime, e palės sė cilės i shėrbente.
Kėshtu shkrimtari, duke ndjekur kėtė linjė do tė ecė nėpėr njė teh tė mprehtė: do ta lejojė togerin e Sigurimit t'i nėnshtrohet zėrit tė brendshėm dhe tė dashurohet me italianen e bukur, apo do tė nxjerrė para tij fuqinė e pėrgjegjėsisė dhe tė mėkatit ndaj "mollės sė ndaluar"? Romani "Qyteti i fundit", nė kėtė drejtim, sjell mjeshtėrinė e tė rrėfyerit tė Petro Markos, qė, i futur vetė mes dy zjarreve, arrin tė manovrojė dhe t'u krijojė hapėsirė artikulimi tė dy krahėve, duke realizuar portrete komplekse, nė radhė tė parė si ai i toger Lekės. Gjithsesi ai si shkrimtar, pati i pari kurajo krijuese qė tė prekė sfera delikate, tė rrezikshme tė realitetit shqiptar tė kohės, pasojat e tė cilave i ndjeu gjithė jetėn.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 18:07   #5
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 581
Rrespekti: 25 CoNNecT is a jewel in the roughCoNNecT is a jewel in the roughCoNNecT is a jewel in the rough
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim Nata ustikes

Romanet "Hasta la vista", "Njė emėr nė katėr rrugė" dhe "Nata e Ustikės", janė romanet mė autobiografikė nė letėrsinė tonė. Pas personazhit kryesor tė secilit roman (Gori, Gjikė Bua, Andrea) lexuesi fare lehtė do ta identifikojė vetė autorin. Sidomos lexuesi qė e ka parasysh dhe veprėn-ditar "Intervistė me vetveten", ku rrėfehet jeta apo biografia, qė ėshtė nga mė tė bujshmet e shkrimtarėve shqiptarė.
Nė romanin "Nata e Ustikės" Petro Markoja rrėfen njė frag-ment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritė e tij nėpėr Evropė giatė viteve '30 dhe '40 tė shekullit XX - pra para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė vitin 1940 Petro Markoja u kthye nga lufta e Spanjės. Njė vit mė vonė u arrestua prej pushtuesve italianė dhe u internua sė bashku me gjashtėqind tė burgosur tė tjerė nga vendet ballkanike nė ishullin e Ustikės (nė veri tė Sicilisė). Nė burgun e Ustikės, njė ishull famėkeq nė afėrsi tė Palermos, nė mesin e mijėra tė burgosurve, edhe grupi i shqiptarėve do tė qėndrojė deri nė kapitullimin e fashizmit. Prej kėtej e merr subjektin e tij romani prej 380 faqesh "Nata e Ustikės".
Rrėfimi nė kėtė roman karakteristik pėr stilin e Petro Markos (dinamik, i drejtpėrdrejtė), arrin ta fusė dhe ta ambientojė lexuesin nė botėn e kampit qė nė 20 faqet e para tė veprės. Rrėfimi ndjek dy linja narrative: atė tė terrorit tė ushtruar ndaj tė burgosurve, pėrkatėsisht organizimin, vetėorganizimin e brendshėm tė tė burgosurve pėr t'i qėndruar e rezistuar dhunės, dhe linja intime, ajo e dashurisė ndėrmjet Andreas dhe sllaves sė burgosur Sonjės.
Petro Markoja, siē e pėrmendėm dhe nė romanet e tjera, i dha njė vend tė dukshėm ndjenjės sė dashurisė, si pėr tė treguar apo pėr tė reaguar ndaj shpėrfytyrimit qė i bėhej personazhit tė letėrsisė skematike zyrtare tė kohės. Pa kėtė ndjenjė, duket se nėnvizon nė tė gjithė krijimtarinė e tij, nieriu as nuk mund tė jetė njeri dhe aq mė tepėr tė mbijetėojė nė realitetin mė tė egėr dhe pa asnjė dritė shprese. Me personazhin femėr P.Markoja theu disa tabu tė forta tė kohės, jo vetėm se femra pėrgjithėsisht ishte e huaj, jo vetėm se dashuria jepet si ndjenjė aq universale sa mund tė lidhė dy njerėz tė kombėsive tė ndryshme, por edhe pėr faktin se femra zuri njė vend tė merituar, qoftė dhe kur ishte prostitutė. Shkrimtari ėshtė nė anėn e saj dhe e mbron e i adhuron guximin, por dhe ferminitetin, ide kėto tepėr tė guximshme pėr letėrsinė shqiptare nė pėrgjithėsi.
Ngjarjen nė roman e rrėfen nė vetėn e parė vetė kryepersonazhi Andrea, ai ruan veēantitė narrative tė njohura tė Petro Markos: dinamik nė zhvillim me shpėrthime tė fuqishme herė pas here. Shtrati fabulativ e ruan boshtin unik edhe pėrpos prirjes pėr ndėrhyrje e digresione, qė jo domosdoshmėrisht derdhen nė atė shtrat.
Edhe nė kėtė roman kemi njė vėshtrim realist ndaj personazheve, ata shfaqen me tė gjitha virtytet, veset dhe dobėsitė njerėzore, ndėrsa simpatia e autorit bie mbi personazhin me ide revolucionare, por kjo nė kuptimin e ideve tė pėrparuara tė kohės, tė cilat duhej tė pėrfshinin dhe shoqėrinė shqiptare.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks

Tags
marko, petro



Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 14:21.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
LinkBacks Enabled by vBSEO 3.1.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual