Nocioni ligj percaktohet si akt juridik i pergjithshem, rregull e detyrueshme dhe si urdher shteteror i sanksionuar, i adresuar numrit te pakufizuar te subjekteve te se drejtes per ta perfillur. Ligji miratohet konform me kushtetuten, ne procedure te vecante, zakonisht nga organi legjislativ i njejte qe e miraton kushtetutetn. Aspekti juridik-formal i ligjit konsiston ne konstatimin se ligji eshte akt juridik i shprehjes se vullnetit politik te ligjvenesit. Aspekti material i ligjit konsiston ne permbajtjen e normave juridike te tij. Ligjet jane te shumta dhe praktikisht i rregullojne te gjitha sferat e jetes shoqerore, sic jane arsimi, kultura, shkenca, shendetesia, ekonomia etj.