Zbatimi nė praktikė i ligjit “Pėr masat ndaj dhunės nė marrėdhėniet familjare”, ka treguar se viktimat e dhunės nė familje nuk mbrohen si duhet.

Ėshtė kjo arsyeja pse Ministria e Mirėqėnies Sociale, nė bashkėpunim me ekspertė tė fushės kėrkojnė ndryshimin e ligjit aktual, qė nuk siguron proces cilėsor pėr tė dhunuarit.

Bėhet fjalė pėr 8 propozimeve konkrete, ku ndėr mė tė rėndėsishmet janė strehimi i viktimės sė dhunės, ndėrhyrja e policisė pėr tė lėshuar urdhėr tė menjėhershėm mbrojtje dhe pėrfshirja e bashkive dhe e zyrės shtetėrore tė pėrmbarimit, e cila do tė ekzekutojė urdhrat e mbrojtjes.

Ministria propozon qė viktima dhe dhunuesi tė mos jetojnė nė tė njėjtėn banesė, nė rastet kur kanė nisur procedurat e divorcit. Sė dyti kėrkohet qė tė jetė policia, ajo e cila tė lėshojė urdhėr tė menjėhershėm mbojtjeje, pa qenė nevoja tė pritet vendimi i gjykatės, i cili kėrkon kohė.

Sipas ekspertėve tė Ministrisė sė Mirėqėnies Sociale, njė tjetėr propozim lidhet me institucionin qė do tė ekzekutojė urdhrat e mbrojtjes, pėrgjegjėsi qė do t’i takojė Zyrės Publike tė Pėrmbarimit, jo mė atyre private.

Nė listėn e propozimeve tė Ministrisė sė Mirėqėnies kėrkohet gjithashtu mė shumė pėrfshirje nga ana e qeverisjes vendore, e cila po ashtu do tė ketė tė drejtėn qė pėrmes zyrave tė shėrbimit social, tė pėrpilojė kėrkesė-padi pėr urdhėr mbrojtje duke pėrfaqėsuar ēėshtjen edhe nė gjyq.

Pėr kėtė, do tė duhet qė nė ligj, njėsoj si pėr policinė edhe pėr bashkitė tė pėrcaktohet qartė detyrimi pėr ekzekutimin e urdhrave tė mbrojtjes apo tė atyre tė menjėhershėm tė mbrojtjes.

/ Top Channel