![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
E vėrteta e pengmarrjes sė Miguel Servantesit nga njė pirat shqiptar. |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
E vėrteta e pengmarrjes sė Miguel Servantesit nga njė pirat shqiptar.
Vleresimi:
(0 votes - average)
Afėrsisht njėzet vjet tė shkuara, Ismail Kadare ka shkruar se e kishte pasur pėr njė kohė tė gjatė si objektiv shkrimin e njė libri, qė tė kishte si personazh qendror Miguel Servantesin, autorin e "Don Kishotit".
Ferdinand Dervishi Sipas Kadaresė, ai kishte marrė shtysė pėr njė ndėrmarrje tė tillė menjėherė sapo kishte mėsuar se spanjolli i famshėm, nė rininė e tij, ishte marrė peng nga njė pirat i famshėm shqiptar i Mesdheut. Mė tej, duke argumentuar se nė shumė raste subjektet nuk realizohen, Kadare shton se njė ide tė njėjtė e kishte pasur edhe shkrimtari tjetėr i shquar shqiptar, Dritėro Agolli, i cili gjithashtu nuk e kishte materializuar. Dhjetė vjet mė pas, pėrgjatė njė fjalimi tė improvizuar nė gjuhėn frėnge nė njė konferencė nė Bibliotekėn Kombėtare tė Spanjės, Kadare, duke pėrcjellė pandehmat e njė folkloristi shqiptar, thotė se Servantesi ka tė ngjarė tė jetė mbajtur peng jo nė Algjeri, por nė njė zonė mes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi (nėnkuptohet Ulqini) dhe se historitė e njė robi spanjoll shumė tė ditur, pėr tė cilin u pagua njė sasi e madhe parash, qė ta lironin nga burgu, rrėfehen edhe sot e kėsaj dite. Nė kėtė pikė, kurioziteti i ēdo lexuesi tė rregullt tė shkrimtarit tė shquar, shkon nė limit. Pyetjet qė lindin janė tė shumta, imagjinata futet nė punė. Mė tej, gjetja nė histori e paraardhėsve-shembuj tė forcės dhe dhunės ekstreme i pėrcillet rrotull krenarisė, porse shpejt ndjenja kthehet nė brejtje tė ndėrgjegjes, kur pėrballė vihen njė pirat kokėtrashė shqiptar dhe njė rob spanjoll i zgjuar, qė mė pas do njihej nė gjithė botėn. Por ē'thotė pėr kėtė ngjarje historia, qė nė vitet 1500 pas Krishtit shkruhej pothuaj e plotė pėr tė mbėrritur nė kohėn tonė me shumė pak humbje? Ishte vėrtet shqiptar njeriu qė mbajti peng autorin e ardhshėm tė Don Kishotit, apo jo? Njė ngjarje tė tillė, pikėrisht pengmarrjen pėr pesė vite me radhė tė Miguel Servantesit e ka trajtuar nė vitin 2003 njė historiane e njohur hispanike, Maria Antonia Garces nė librin e saj "Cervantes in Algiers, a captive's tale" (Servantesi nė Algjer, njė pėrrallė robėrie). Dhe autorja qė ka shfletuar pothuaj tė gjithė trashėgiminė pėr tė ndėrtuar kėtė libėr historik, thotė se vėrtet Servantesi u kap nga njė pirat shqiptar, por peng pėr pesė vjet ai u mbajt fillimisht nga njė renegat grek dhe mė tej edhe nga vetė pashai i Algjerit. Ja historia. Servantesi peng Nė vitet 1500 nė Mesdhe pėrballeshin me gjithė forcėn ushtarakisht dy qytetėrime, ai evropian me atė otoman. Luftime tė ashpra zhvilloheshin nė tokė por edhe nė det, ku Mbretėria e Spanjės qė zotėronte njė nga flotat mė tė fuqishme, kishte rol parėsor. Ofensiva otomane kishte bėrė pėrparime nė Afrikėn e Veriut, duke vėnė nėn zotėrim edhe Algjerin (Vilajeti Otoman i Algjerit ekzistoi nga viti 1517 deri mė 1830) ndėrkohė qė beteja tė fuqishme detare kryheshin ende pėr zotėrimin e disa ishujve tė Mesdheut, kryesisht grekė. Miguel de Cervantes Saavedra (29 shtator 1547-23 prill 1616) fėmija i katėrt njė mjeku, fillimisht regjistrohet nė marinėn tregtare spanjolle, por shpejt flota qė e paguante pėrfshihet nė njėsitė luftarake. Servantesi i ri shkėlqen si ushtarak. Ai plagoset tri herė nė fushatat kundėr otomanėve, mė rėndė nė betejėn e Lepantos (sot Gjiri i Korintit nė Greqi). Pas pesė vitesh shėrbim ai vendos tė kthehet nė atdhe, nė Spanjė. Pėr shėrbimet e tij tė vyera ndaj kombit, sapo ishte graduar "soldato aventajado" (trupė elitė) dhe nė kthim kishte me vete edhe 2 letra pėr Mbretin Filip II tė Spanjės tė shkruara nga Duka i Sessa-s (nėnmbret i Sicilisė) dhe Don Juan de Austria, njė komandant kryesor i flotės spanjolle nė luftė. Tė dyja letrat qė Servantesi i ruante me kujdes, kishin formėn e rekomandimit me qėllim qė mbreti tė vlerėsonte atė qė ai kishte bėrė nė luftė. Pikėrisht kėto rekomandime, jo vetėm qė nuk do i vlenin aspak Servantesit, por do e fusnin nė ngatėrresa e vėshtirėsi, tė cilat do i ndryshonin krejt rrjedhėn e jetės, duke e bėrė tė niste tė shihte botėn me njė sy krejt tjetėr. Gjatė javės sė parė tė shtatorit 1575 ushtari Servantes imbarkohet nė Napoli tė Italisė nė anijen (galetė) "Sol" bashkė me tė vėllanė Rodrigo, edhe ky ushtar. "Sol" ishte njė nga pesė anijet e flotės Spanjolle qė duhet tė mbėrrinin nė Barcelonė nėn komandėn e Don Sancho Leivės. Tri ditė mė pas, njė stuhi godet anijet dhe vetėm tri prej tyre mbėrrijnė nė destinacion. "Sol" nuk ia del dot. Kėshtu mė 26 shtator pranė "Les Trois Marks" nė bregdetin e Marsejės, anija u sulmua nga piratėt. Kapedani i galetės pirate ishte pirati shqiptar Arnaut Mami. Mėkėmbėsin e tij me origjinė greke e quanin Dali Mami, tė cilin tė gjithė kundėrshtarėt e epitetonin renegat apo tradhtar, pėr shkak se bashkatdhetarėt e tij, pėrkundėr radhitjes sė Dali Mamit nė krah tė otomanėve, shquheshin nė rezistencėn e armatosur kundėr tyre. Gjithsesi, para se tė binin nė duar tė piratėve, ushtarėt spanjollė luftuan me trimėri dhe shumė prej tyre, pėrfshirė kapitenin, u vranė. Ata qė mbijetuan u morėn peng tė lidhur kėmbė e duar dhe u transportuan nė brigjet algjeriane. Nė momentin e fundit nė horizont u duken tri anijet e tjera tė Levivės, por piratėt ia mbathėn ndėrkohė bashkė me prenė e tyre. Letrat qė Servantesi kishte me vete i bėnė piratėt tė besonin se ai ishte njė njeri i rangut tė lartė. Nė tė kundėrt Rodrigo, qė u konsiderua si ushtar i thjeshtė, iu dha si shėrbėtor zotėruesit tė Algjerit, Ramadan Pashės. Vetė Servantesi ra nė duart e grekut Dali Mami, qė e thėrrisnin El Cojo (Sakati). Pra qė nga ky moment nė jetėn e Servantesit nuk ka mė njė pirat shqiptar. Arnaut Mami, njė emėr goxha i frikshėm nė atė kohė, shfaqet edhe pėr njė kohė tė gjatė nė Detin Mesdhe, por nė asnjė rast tjetėr i lidhur me historinė e autorit tė ardhshėm tė "Don Kishotit". Nė duar tė piratit grek Pėr lėshimin e Servantesit shuma qė duhet tė paguhej fiksohet njėherė e pėrgjithmonė nė shifrėn 500 escudo tė arta. Dhe ishte vėrtet njė shumė marramendėse pėr kohėn. Mbajtja peng pėr pesė vite me radhė thuhet se ka ndikuar shumė te Servantesi si njė eksperiencė tejet traumatike. Piratėt e Mesdheut nė tė kohė ishin krejt tė pashpirt, ndėrsa qėllimi i tyre ishte vetėm tė pasuroheshin dhe preja nuk zgjidhej nė asnjė rast nisur qoftė nga pėrkatėsia fetare. Nė Mesdhe nė kėtė kohė gėlonin piratė tė tė gjitha kombėsive, spanjollė, italianė, francezė, shqiptarė, grekė e tė tjerė. Edhe para se Servantesi tė merrej peng, Mbretėria Spanjolle kishte ndėrmarrė tentativa pėr tė pastruar brigjet algjeriane nga "barbarėt" duke inkuadruar nė sulm edhe njė flotė siciliane, por pa sukses. Por pėr tė goditur "brigjet barbare" kishte edhe tentativa private, tė piratėve tė ndryshėm, gjithmonė tė mbėshtetur nga shtetet evropiane. Kėshtu pėr shembull Juan Gasco, njė pirat nga Valencia, nėn proteksionin e Mbretit tė Spanjės, nisi tė sulmonte me anijen e vet brigjet algjeriane natėn. Mė 1567 ai sulmoi po natėn portin e Algjerit duke dėmtuar e mbytur disa anije. Por pak kohė mė vonė Gasco u kap nė det tė hapur nga Dali Mami, i njėjti qė vite mė pas do tė mbante peng Servantesin. Dali Mami i gjeti Gascos me vete disa letra tė firmosura nga Filipi II, Mbreti i Spanjės, i cili jo vetėm qė e autorizonte pėr inkursionet nė brigjet Algjeriane, por i vinte nė dispozicion pėr ndihmė edhe nėnmbretėt e Valencias dhe tė Majorkės qė tė asistonin me forcat dhe anijet e tyre gjatė kėtyre inkursioneve. Dali Mami e vari pėr kėmbe Gascon, ndėrkohė qė nė qafė i lidhi letrat e Mbretit tė Spanjės. Qyteti i fortifikuar i Algjerit, ku Servantesi u mbajt peng, nė kėtė kohė kishte 32 mijė banorė, mė shumė se Roma e Palermo sė bashku, nga tė cilėt 13 mijė turq, 1 mijė hebrenj tė kthyer nė myslimanė, ndėrsa restoja kristianė, shumica italianė. Duke menduar gjithmonė se Servantesi ishte njė njeri me rėndėsi nė Spanjė, Dali Mami e mbante atė nėn surveijim tė plotė. Shpesh rojet e tij e injoronin dhe e vinin Servantesin tė bėnte punė tė rėnda, por ky surveijim nuk e pengoi tė tentonte pesė herė me radhė arratisjen. Arratisjet pa fat Shpirti rebel i Servantesit nisi tė shfaqej vetėm pak kohė pas marrjes peng, nė janar apo shkurt 1576. Servantesi bind njė banor tė fisit "Moor" tė shkretėtirės dhe arratiset duke bėrė katėrqind kilometra rrugė nė shkretėtirė pėr tė arritur fortesėn mė tė afėrt spanjolle "Oran". Por nuk ia del. Vendasi qė e ndihmoi e tradhton nė mes tė rrugės. Servantesi kapet nga fiset Berbere dhe i kthehet pronarit tė vet. Dali Mami e keqtrajton dhe i shton rojet. Kthimin e tij gjallė nga shkretėtira nė ēdo kohė e kanė quajtur njė mrekulli. Nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr lirinė e Servantesit, nė pranverėn 1577 dy priftėrinj arrijnė nė Algjer me njė shumė prej 3 mijė koronash, qė ua kishin dhėnė tė afėrmit e Servantesit. Por kjo shumė ishte e pamjaftueshme pėr tė ēliruar shkrimtarin e ardhshėm. Gjithsesi, ajo u pėrdor pėr tė blerė lirinė e tė vėllait, Rodrigos. Njė tjetėr tentativė arratisjeje nė shtator 1577 fut nė lojė spanjollėt, qė dėrgojnė natėn njė anije pėr tė tėrhequr Servantesin dhe disa pengje tė tjerė. Por edhe pse anija u afrohej brigjeve natėn, kontakti me Servantesin e fshehur bashkė me tė tjerėt nė disa guva shkėmbore nė bregdet, nuk arrihet. Ndėrkohė njė spanjoll i quajtur El Dorador (Farfuritėsi) i blerė mė parė nga Hasan Pasha, zotėruesi i radhės i Algjerit, tradhton. Ushtarėt i gjejnė Servantesin dhe tė tjerėt tė futur nė njė guvė nė bregdet dhe i shtrėngojnė qė tė dalin qė andej. Servantesi merr pėrsipėr me kurajė tė gjithė organizmin e arratisjes. Pėr kėtė dėnohet me vdekje. Ishte koha kur dėnimet pėr arratisjet ishin tė pashembullta. Dali Mami var njė nga grupi pėr kėmbe dhe e rreh gjer nė vdekje. Por trimėria e Servantesit nė kėtė rast shpėrblehet. Vetė Hasan Pasha, kur dėgjon pėr kurajėn e spanjollit tė pamposhtur, ia fal jetėn, madje shkon edhe mė tej duke ia blerė pengun piratit Dali Mami kundrejt shumės sė fiksuar qė nė fillim, 500 eskudo tė arta. Nė kėtė pikė shkėputet edhe lidhja e Servantesit me piratin grek Dali Mami. Mė 1578 Servantesi dėnohet me 2 mijė goditje me shkop, sepse i dėrgon njė letėr pėr ndihmė Martin de Cordoba-s, guvernatorit tė fortesės sė Oranit. Nga ana tjetėr prindėrit nė Spanjė nuk reshtin sė pėrpjekuri pėr tė shpėtuar birin e tyre peng. Nė pranverėn e 1579 nėna e Servantesit aplikon tė dėrgojė nga Valencia nė Algjer pėr eksport 2 mijė dukatė pasuri nė mall. Nė 31 qershor 1579 ajo u jep priftėrinjve Juan Gil dhe Anton de la Bella shumėn prej 250 escudo tė arta pėr tė paguar lirimin e tė birit. Nga ana e tij Servantesi vazhdonte me shpirtin rebel. Nė fund tė vitit 1579 ai tenton tė shtijė nė duar njė anije lufte pėr t'u arratisur, por tradhtohet krejt pa e pritur nga njė prift Dominikan, Juan Blanco de Paz, i cili kishte krijuar njė urrejtje tė madhe pėr spanjollin. Edhe njėherė tjetėr Hasan Pasha ia fal jetėn spanjollit, madje shprehet: "Sa mė shumė tė mbaj spanjollin nėn kontroll absolut, kristianėt e tij, anijet dhe qyteti janė tė sigurtė". Mė 29 maj 1580 dy priftė arrijnė nė Algjer. Ishin tamam nė kohė pasi edhe periudha e Hasan Pashės nė krye tė Algjerit i kishte ditėt tė numėruara. Por zotėruesi i qytetit refuzon tė pranojė mė pak se 500 escudo tė arta nė kėmbim tė spanjollit. Gjithsesi priftėrinjtė nuk tėrhiqen dhe pjesėn tjetėr e sigurojnė nga tregtarėt kristianė tė Algjerit. Servantesi u imbarkua nė njė anije qė nisej pėr Spanjė mė 19 shtator 1580, pasi tė hollat u paguan njė mė njė. Krejt ēuditshėm, nė vitet e ardhme, atė si shkrimtar nuk e bėri tė famshėm historia e pesė viteve tė tij peng, shumė e thjeshtė pėr t'u sjellė me tė gjitha ngjyrat e saj, por njė tjetėr, aspak e ngjashme, ajo e Don Kishotit, njė kalorėsi jashtė kohės, qė i humb tė gjitha betejat, por jo ato brenda shpirtit tė tij. Kadareja dhe legjendat e mbajtjes peng tė Servantesit pranė Shqipėrisė Ismail Kadare, veē pohimit tė dėshirės sė parealizuar pėr tė bėrė njė libėr, qė tė kishte nė qendėr historinė e Servantesit tė marrė peng nga njė pirat shqiptar, nė njė tjetėr rast e afron tė njėjtin personazh edhe pranė territorit tonė gjeografik. Nė njė fjalim tė improvizuar tė mbajtur rreth 10 vite mė parė nė gjuhėn frėnge nė njė konferencė nė Bibliotekėn Kombėtare tė Spanjės, nė fjalėn/shkrimin me titull "Don Kishoti nė Ballkan", qė ka shėrbyer edhe si parathėnie e ribotimit mė tė ri tė veprės sė Servantesit nė gjuhėn shqipe, Kadareja pėrcjell njė histori tė vjetėr tė rrėfyer nga njė folklorist shqiptar. Pra, folkloristi duke mbledhur gojėdhėna tė ndryshme kishte shkruar se Servantesi ėshtė mbajtur peng jo nė Algjer, por nė njė zonė mes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi. Sipas Kadaresė, folkloristi, "duke folur pėr legjenda dhe kronika tė vjetra mesjetare, pėrshkroi, pėrpara pak kohėsh nė shtyp disa histori pėr Servantesin, qė kishin kaluar nga goja nė gojė, duke hedhur tezėn se ka mundėsi qė Servantesi nuk ka qenė i burgosur nė Algjer, por nė njė qytet midis Shqipėrisė dhe Malit tė Zi. Ky studiues e bazon tezėn e tij nė rrėfeja pleqsh, tė cilėt pėrqendrohen nė faktin se robi ishte njė spanjoll shumė i ditur, pėr tė cilin u pagua njė sasi e madhe parash qė ta lironin nga burgu. Emri i tij del, ka raste Servantes, ka raste Servet apo Sarvet". Panorama |
|
|
Lexime: 175
|
|