Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia

E megjithatė... jetojmė !



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 11-10-08, 22:34   #1
E megjithatė... jetojmė !
 
Avatari i mondsha
mondsha
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Sep 2008
Vendndodhja: Selanik
Mosha: 51
Postime: 138

Shfaq Versionin E Printimit Dėrgoje me e-mail kėtė faqe
mondsha mondsha nuk ėshtė nė linjė 11-10-08, 22:34
Vleresimi: (0 votes - average)

Kėtė libėr ja u dedikoj:
Prindėrve tė mi tė paharruar,
qė sa shumė mė dhanė
dhe sa pak munda t’ju jap nė tė
gjallė tė tyre.
Mirelas sime, tė vetmes grua qė
i jep kuptimin e vėrtetė jetės bashkėshortore.
Jorgos dhe Piros, djemkave tė mi,
qė me siguri do mė falin pėr ēdo
mosplotėsim dėshirash fėminore dhe rinore.


Nė vend tė PROLOGUT

I ulur para kompjuterit jam nė dilemė: Tė shkruaj apo jo kujtimet e mbresat e kėsaj jete, tė meditoj e konkludoj pėr ngjarje, njerėz, qė me dashje apo pa dashje mė kanė lėnė gjurmė nė jetesėn time, apo tė vazhdoj t’i mbaj tė mbyllura nė arkivėn e trurit, deri sa dalngadalė t’i amortizojė koha dhe siē thuhet t’i marr me vete nė botėn tjetėr?
Pėr ēudi, kaq ishte dilema, se unė i quajturi Edmond (Andrea) Shallvari ėshtė e pamundur tė pres botėn tjetėr, pa i lėnė kėsaj bote shumicėn e tė panjohurave tepėr tė ēuditshme, tė besueshme e tė pabesueshme, serioze e qesharake, tė bukura e tė shėmtuara njėkohėsisht. Dhe pėr tė rruajtur disi ekuilibrin mes kėtyre dy botėve, mė lejoni qė e shkrojtura tė ketė mė shumė simbole e domethėnie, se sa reportazhe, mė shumė njerėz realė, se sa emra realė, duke lėnė diēka e pėr botėn tjetėr.
Mos prisni tė gjeni logjikėn e njė romani, ndonėse ka dramat e tij, mos prisni tė gjeni logjikėn e njė autobiografie, ndonėse ka tė vėrtetat e saj. Eshtė njė rrėfim, por edhe bisedė, ėshtė njė debat me monologun dhe dialogun e vet. Ashtu siē ndodhemi nė njė takim miqsh dhe biseda kap tema e ngjarje tė ndryshme nė kohė, dua tė veproj dhe unė nė kėto shkrime.
__________________
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATĖ QĖ SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATĖ QĖ BESOJ(E.SH)
Lexime: 276
Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-10-08, 10:22   #2
Anėtar i ri
 
Avatari i mondsha
 

Anėtarėsuar: Sep 2008
Vendndodhja: Selanik
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 51
Postime: 138
Rrespekti: 2 mondsha will become famous soon enough
Gabim

1 9 9 7

Ju uroj mirseardhjen tė gjithėve dhe ndėrkohė qė Mira do merret me qerasjen, po filloj me shkrimin e parė, qė mund tė jetė i njėzeti nė rradhėn e kujtimeve.
Ishte fillimi i 1997-s dhe ndofta unė me Miran ishim tė vetmit jashtė shtėpisė atė natė, kur krisma e parė shpoi errėsirėn dhe paralajmėroi ardhjen e ditėve kataklizmike dhe pėr Korēėn tonė tė dashur. Ishte njė paralajmėrim pa afat, qė nuk priste pėrgjigje nga askush, ndaj dhe pėrmbante tė thėnėn e tė bėrėn menjėherė, qė ithtarė tė ndryshėm mė pas e interpretuan sipas ithtaritetit pėrkatės. Ishim pėr vizitė nė shtėpinė e Fredi Blushit, kur trokiti dera dhe dėgjova zėrin e tė vėllajt taksixhi tė thotė lajmin mė absurd e tė ēuditshėm, ”Po vinė!” Ceremonia e mikpritjes u la nė mes dhe ne si tė ngrirė nga ajo thėnie hutuese u ngritėm dhe ikėm, si pėr t’ju larguar asaj qė po vinte atė natė. Qyteti i errėsuar nga nata dhe mungesa e dritave, m’u duk si i lėnė nė mėshirėn e atyre qė po vinin s’dihej se nga ku e pėr ēfarė. Kur u afruam para bibliotekės, njė krismė na ndali pėr njė ēast frymėn e na shpejtoi ecjen e trembshme. Pra ata qė “Po vinė” kishin ardhur ēuditėrisht bashkė me natėn, duke veshur petkun e zi tė saj, qė paralajmėronte tė tjera veshje tė zeza tė nėnave e motrave korēare. Arritėm me njė frymė nė shtėpinė tonė, kur aty nga lulishtja e Shėn Marisė filluan dhjetra krisma armėsh tė ēanin errėsirėn e natės sė parė korēare. Morra shpejt kasetofonin dhe hapa derėn e ballkonit. Pasi vura njė jastėk poshtė, u shtriva mbi tė dhe shtypa butonin e inēizimit. Mira mė lutej tė futesha brenda se s’dihej ku shkonin plumbat, por unė vazhdoja tė merrja ēdo krismė duke folur e rėnkuar, i pėrfshirė nga njė trishtim deri nė dhimbje e dėshpėrim. Ajo kasetė ėshtė dėshmia mė e padeshifruar e absurditetit njerėzor, por dhe akuza mė ironike ndaj kujtdo analisti apo ithtari, qė ato krisma netėsh e ditėsh tė 1997-s nxituan t’i pagėzonin kryengritje e revolucion popullor. Mund tė mė gėnjeni me kohėn e kryengritjeve dhe revolucioneve tė pajetuara dhe unė tė mirėbesoj, por mos bėni krim ndaj tė ardhmes me pseudointerpretimet e tė sotmes.
Dhe kėshtu, pas asaj nate tė parė krismash, Korēa u gdhi e pushtuar nga ata qė “Po vinė”. Kėto qėnie me kėtė emėr pa emėr, atė natė tė parė krismash, pėrdhunuan qytetin tim, vendlindjen time, jetėn time, tėnden, tuajėn, por edhe vetveten.
* * *
__________________
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATĖ QĖ SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATĖ QĖ BESOJ(E.SH)
mondsha nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-10-08, 10:23   #3
Anėtar i ri
 
Avatari i mondsha
 

Anėtarėsuar: Sep 2008
Vendndodhja: Selanik
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 51
Postime: 138
Rrespekti: 2 mondsha will become famous soon enough
Gabim

Akte komedie tė njė tragjedie tė saponisur...........
I pari veprim qė bėra atė mėngjes tė parė, ishte vajtja nė shtėpinė e gjykos, siē i themi babajt tė Miras dhe tė dy nė mėnyrė instiktive morrėm rrugėn drejt njė reparti ushtarak nė minierėn e Drenovės. Si dy shqiptarė tė rrezikuar nga pushtues shqiptarė, kėrkonim armė pėr tė mbrojtur familjen nga ēdo sulm i mundshėm barbarėsh. Rrugės rrėzė maleve, lėvizje kaotike njerėzish mė krijonin idenė e njė beteje tė dėshtuar, qė ende s’kish filluar. Krisma tė thata e mė pas breshėrie, mbushnin luginėn dhe ne ulnim kokėn pėr t’ju shmangur plumbave. Mundohesha tė dalloja nė ato qėnie qė ecnin nė drejtime tė kundėrta, ata qė “Po vinė” nga ata qė “Po iknin”, por le ta lemė pėr mė vonė kėtė dilemė, qė nė ato ēaste pak rėndėsi kishte. Arritėm nė njė depo ushtarake, qė ndofta njė ditė apo disa orė mė parė i vinte shtatė t’i afrohej vetė ariut tė Bozdovecit, hymė brenda dhe tė vetmet pajisje tė pa rrėmbyera ishin ato kundėrkimike. Gjykos i vajti syri nė njė pompė spėrkatėse dhe kur e morri mė tha se i duhej pėr tė bėrė me ilaē rrushtė e oborrit. Kaluam nė njė depo tjetėr, ku tė ikurit kishin lėnė topat e tipit tė lehtė (shyqyr qė morrėn tė tyret), ca mushamara dhe armė zjarri gjysmake.Kėrkuam gjithandej pėr ndonjė pushkė apo automatik, por zhdukja e tyre ishte bėrė si me magji. Ca karikatorė i futėm nė njė ēantė, kur nė njė arkė tė hedhur kuturu, gjetėm qindra fishekė. Disa arka qė i kapėrcenim pa i prekur, ishin dėng me bomba, por ē’na duheshin ato nė kushtet e luftės brenda pallatit. Nė hyrje tė repartit, ndali njė furgon i vogėl dhe sa hap e mbyll sytė, bombat u zhdukėn. As na shanė e as na ranė, por me njė tė thėnė, “Bėni mėnjanė!”, mallin bombė e pėrlanė. Nė tė dalė tė repartit, m’u afrua njė kameraman dhe njė person me mikrofon nė dorė mė pyeti greqisht, qė pėrkthyer nga njė shoqėrues, kėrkonte tė dėgjonte diēka nga mua pėr ē’ka po ndodhte aty. Shpreha hutimin e shqetėsimin tim pėr atė situatė anormale e tė rrezikshme dhe bėra thirrje mos dėmtohej e keqpėrdorej asnjė material nė depon me mjete e materiale tė karakterit kimik. Nuk mbaj mend me hollėsi ēfarė thashė tjetėr, por di qė ai grup televiziv ishte i njė kanali grek dhe qė persona qė mė njihnin e jetonin nė Greqi mė kishin parė nė televizionin grek. Siē dukej, gjithshka po ecte si nėpėr skenarė tė njohur filmash, ku s’mungonte prezenca e njė fotoreporteri, nė kėtė rast grek, as aty nė njė repart ushtarak mes humbėtirės sė maleve.
Me njė ēantė nė sup, me ca karikatorė e fishekė brenda, mė dukej vetja i ēarmatosur pas njė beteje imagjinare, por me njerėz e protagonistė realė. Mė i “fituari” ishte gjykoja me trofenė mė tė ēuditshme tė betejave: Pompėn spėrkatėse! Kur u ndodhėm nė rrugėn anash varreve tė qytetit, disa vetura kaluan me shpejtėsi dhe gjysmatrupash jashtė dyerve, duke shkrehur kallashnikovėt me tytat drejt qiellit, thėrrisnin e ēirreshin si triumfatorė. Hymė nė qytet dhe nė njė rrugicė prapa pediatrisė, ndaluam pak si pėr tė marrė veten. Mė ka mbetur nė mendje njė skenė trishtuese atė ēast ndalimi. Njė i njohur qė nė universitet, mėsues i gjuhės sė huaj, ecte nxitimthi duke mbajtur mbi sup njė derė tė shkulur nė njė objekt, qė kur pa tek i bėra shenjė me, “Edhe ti!?”, u skuq, uli kokėn dhe iku pa mė folur. Kjo logjikė absurde, shprehje e njė primitiviteti qė si atavizmė ekzistoka brenda qėnies njerėzore, mė ka munduar vazhdimisht dhe mė ka vėshtirėsuar analizėn e mjaft situatave dhe rrethanave tė realitetit shqiptar. Rregullimi i vetvetes, nėpėrmjet ērregullimit jashtė saj, mikroparajsa e individit, mes ferrit shoqėror, janė prezencė nė tė gjitha shkallėt e veprimtarisė sė njerėzve e tė rangjeve nė shoqėrinė shqiptare. Formėn e njė dis’harmonie deri nė ekstrem e ndesh nė ēdo hap qė hedh, qoftė si kalimtar i thjeshtė, qoftė si njė qytetar i zakonshėm e pėr mė tepėr kur vihesh nė kontakt me shtetin nė gjithė hallkat e tij. Por, le tė vazhdojmė ecjen, se kushedi sa do jenė alarmuar nė shtėpi nga vonesa tonė. U ndava me gjykon dhe arrita nė shtėpine time, duke mos i lėnė rradhė Miras tė shprehte shqetėsimin e merakun e saj.
“S’do ketė bukė nėpėr dyqane e tė gjithė po rendin pėr miell”, mė tha Mira, duke mė treguar nga ballkoni dhjetra njerėz tė ngarkuar me thasė me miell. M’u kujtua shoku me derėn mbi supe, qė e paragjykova ēaste mė parė, por analogjia me miellin s’kish kurfarė lidhjeje nė kėtė pėrpjekje mbijetese. U nisa me Jorgon 9 vjeēar dhe me biēikletėn e dhuruar nga nuna Keti (njė grua greke, pėr tė cilėn do shkruaj mė vonė) drejt fabrikės sė makaronave, nga vinte dhe vala e njerėzve miellmarrės. Kur hymė nė sheshin para fabrikės sė bukės dhe asaj tė makaronave, u ndodhėm mes njė haosi dhe tmerri tė papėrshkruar. Lėvizje kaotike njerėzish e makinash tip veturash, furgonash, nga ku triumfatorėt shkrehnin kuturum armėt, pėr t’ju hapur rrugėn drejt depove. Gėzhojat binin mbi kokat tona dhe kur pashė Jorgaqin tim si mbronte kokėn me duart e tij, e pėrqafova dhe e lashė nė njė kthinė tė sigurt, duke i thėnė tė mė priste pa bėrė as lėvizjen mė tė vogėl. Cava mes turmės dhe pėr ēudi, forca shtytėse e njerėzve mė solli mes thasėve me miell. Ca koklidhur me nga njė shami si kauboj filmash, shponin tavanin me breshėritė e plumbave dhe pasi vunė karocerinė e njė mauneje, pėrlanė dhjetra thasė me miell. Dhjetra njerėz tėrhiqnin thasė duke rėnkuar e thirrur, me fytyra tė zbardhura nga mielli.
Aty ishin gjithė moshat njerėzore, nė njė pėrpjekje tragjikomike pėr kafshatėn e vogėl dhe tė madhe njėkohėsisht. Aty ishte shqiptari i tjetėrsuar, i zhgėnjyer, i ofenduar, i revoltuar, i egėrsuar, me njė instikt tė hiperbolizuar urie e agresiviteti. Pashė plakun tė shkelej mes thasėve dhe shkelsat tė shpėtonin thesin me miell, pashė koklidhurit e armatosur dhe shtetin e pėrshkelur nga shtetarėt e vetė shtetasit. Tė gjithė ishim aty, tė miellosur e dreqosur, pjestarė tė pashmangshėm tė atyre qė “Po vinė” dhe atyre qė “Po iknin”.
Vumė me Jorgaqin thesin mbi biēikletė dhe u kthyem nė shtėpi nxitimthi, duke siguruar kėshtu rezervėn disaditore tė bukės. Fanatik i moscėnimit tė pronės sė tjetrit, e ndjeja veten fajtor dhe borxhli pėr atė thes tė papaguar. ”Do ta paguaj pas ēlirimit”, e thėnė kjo qė shkaktoi pak humor tek Mira, mes atij ankthi dhe dėshpėrimi pėr tė nesėrmen tonė. Por ishte pėr tė qeshur e pėr tė qarė, kur mes njerėzve thasngarkuar pashė dhe nga ata, qė pa ditur vlerėn e funksionimin e mjeteve laboratorike, rrėmbenin aparate analizash, mikropeshore e ku ta di unė se ēfarė. Tė tjerė, ngatėroheshin mes makaronave tė njoma tė varura nė dhomat e tharrjes, duke i tėrhequr e futur nėpėr thasė e qese, tė transformuara nė njė lloj mase brumi si lėmshe gjigante tė deformuara. Mė tė duruarit e specialistė nė zanatin e tyre, ishin zhvidhosėsit e elektromotorave tė makinerive, tė prizave e releve nėpėr murre. Njė boshatisje totale e gjithshkaje, pėr tė mbushur sejcili vetveten sipas mundėsisė, dėshirės, forcės dhe pangopėsisė mė tė paparė njerėzoshtazore.
Korēa e zaptuar kishte marrė ngjyrėn gri, qė mė shkaktonte njė ftohtėsi trupore e shpirtėrore tė paprovuar. Tek ecja me biēikletė drejt qendrės, mė dukej sikur gjithshka kish ndaluar nė kohė dhe ēdo lėvizje mjetesh e njerėzish., sikur ndodhte nė tjetėr hapėsirė tė kozmosit. Mos isha nė njė ėndėr tė mundimshme dhe hapja e syve do mė sillte ngjyrat e gėzueshme tė jetės? Edhe era qė frynte, shpėrndante ngjyrėn gri tė pluhurit, tė plehrave. Edhe kaltėrsia qiellore ishte strukur universit, duke u krijuar njė mjegullnajė grisore mbi qytetin fantazmė. Xhame dyqanesh tė thyera, rafte tė shkulura e boshatisje e gjithshkaje brenda tyre. Qėnie njerėzore, qė kishin marrė formėn e mallit tė rrėmbyer, ēaplenin kėmbėt pėr t’u rikthyer pėrsėri mė tė babėzitur, deri nė shėmtimin mė tė shėmtuar tė personalitetit dhe mjedisit shqiptar. Mė falni, por s’mund tė vazhdoj dot tek kujtoj kėto skena tė shpėrbėrjes tė hapėsirės e kohės tė njė populli, qė po e pėsonte si Sizifi. Ajde tė pimė nga njė gotė, miq tė dashur. E kuptoj padurimin tuaj pėr vazhdimėsinė e shkrimeve tė mia, por gėzuar e me shėndet tė gjithėve, se ato posa filluan e kemi pėrpara njė mal tė tėrė.
Nė mbrėmjen qė kish filluar para kohe, fytyrat e rrėmbyesve i fshinte maska e zezė e natės. Hije tė deformuara lėviznin qytetit nė format nga mė tė shpėrbėrat, duke devijuar pėrmasat njerėzore nga pesha e mallit tė rrėmbyer. Njė komshi, moshatar me mua, qė deri atė natė lante trupin nė dushin e sajuar me njė qyngj e kazan qė nxente ujin me gaz, siē duket, nga alergjia e kėtij pėrdorimi, ja kishte vėnė syrin dusheve me korent tė dyqanit tė njė turku, aty nė sheshin e 7-ė katshit. Dhe alergjia i kalon pėrmasat e tė zakonshmes, se me sytė e mi pashė tė sillte dy pajisje dushi e siē mė tha vetė, kish marrė e nja dy tė tjera. A thua duhej nga njė dush pėr ēdo pjestar tė familjes! Sejcili, sipas zanatit e mundėsisė, mbushte torbat e thasėt me ē’tė mundte, duke siguruar tė njėjtin mall pėr 1000 vjet jetė. E shoqja e njė tjetri komshiu na solli njė palė pandofla falas, pasi i shoqi kish mbushur thesin me dhjetra palė tė tilla nga Fabrika e kėpucėve.
Tė gjitha kėto rezerva mallrash, ndronin pronarin nė mėnyrėn mė tė skajshme e tė dhunshme tė biznesit ekonomik. Dhe ēdo kapėrcim i tillė i dhunshėm i pronėsisė, si ditėn, ashtu edhe natėn, shoqėrohej nga refreni i ēakėrdisur i krismave.
* * *
__________________
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATĖ QĖ SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATĖ QĖ BESOJ(E.SH)
mondsha nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-10-08, 20:45   #4
Anėtar i ri
 
Avatari i mondsha
 

Anėtarėsuar: Sep 2008
Vendndodhja: Selanik
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 51
Postime: 138
Rrespekti: 2 mondsha will become famous soon enough
Gabim

Refren qė shkaktoi Tragjedinė e njė ēmendurie.......
Korēa vajtoi banorin e parė tė saj, goditur nga njė plumb, i dalė nga njė armė, e shkrehur nga njė bashkqytetar pa kurfarė armiqėsie apo inati personal. Korēa u skuq nga gjaku i mė tė pafajshmit, i mė tė pambrojturit bir tė saj. Por lotėt e tė zezat e asaj nėne, nuk ndaluan dot tragjedinė e njė ēmendurie, qė po mbyllte shtėpi e shtonte varre, qė ngjallte urrejtje e hapte plagė mes banorėve e fqinjėve. Nė rrugė filluan tė dilnin qindra njerėz, me lot nė sy e thirrje pėr ndalimin e kėsaj tragjedie vetvrasėse. Ecja dhe unė mes tyre, me dėshirėn pėr tė bėrė diēka, por e ndjeja veten tė pafuqishėm para asaj anarshie totale. Rastėsisht takoj Beni Miēinotin, qė mė thotė se do bėhej njė miting paqėsor nė sheshin para theatrit e mė ftoi nė grupin organizues. Entusiast pranova, por vura kushtin qė nė miting tė mos fliste asnjė pėrfaqėsues partish, se njerėzit, mė shumė se politikė, dėshironin ulje armėsh, qetėsi e paqe, harmoni dhe siguri pėr jetėn. Sheshi u mbush me mijra qytetarė, pa pėrgatitje pompoze e parrulla partiake, pa ftesa e imponime interesash materiale e financiare. Si pėr ironi tė asaj situate paqėsore, nė rrjesht tė parė u vunė tanket, qė s’dihej kush i drejtonte, se mbi kullėn e hekurt tė tyre ishin ata me shami nė kokė. Ishim disa veta aty para dyerve tė theatrit e nė shesh njė popull qė thėrriste pėr paqe e vetėm paqe. Foli Beni e njerėzit njėzėri lėshonin tė vetmen fjalė: PAQE!
Zemra sa s’mė ēante gjoksin e sytė mė lotonin, duke u bashkuar me mijra rrahje zemrash e lot dhimbjeje e shprese njėkohėsisht.
Le tė gėnjejnė veten krerėt partiakė kur brohoriten nga turmat, por a kanė ndjerė qoftė dhe njė ēast, tė njėjtėn rrahje zemre, tė njėjtėn dhimbje e gėzim, me mijrat e zemrave e shpirtrave njerėzorė? Ne ishim aty mė anonimėt e anonimėve, qė me mijrat bashkqytetare nuk u futėm skutave tė shtetit pėr tė dalė mė pas nė lojėn hipokrite tė marrjes sė pushtetit.
Zbrita shkallėt e theatrit, kur Beni mė tha tė vija pasdite nė godinėn e Prefekturės, se do mblidhej i ashtuquajturi Komitet i Shpėtimit. Ah, kjo pėrpjekje hipokrite pėr pėrfitim e zaptim situatash nė udhėkryq tė njė populli, me tė njėjtit skenarė uzurpues tė posteve partiake e shtetėrore! Megjithatė, do pranoja tė vija, por kur mė tha dy-tri emra komitetas, nėnqesha dhe morra rrugėn drejt shtėpisė, i ndarė nė dy pjesė ndjenjash, ku ndėrsa ajo e entusiazmit tė para pak ēasteve filloi tė venitej, ajo e zhgėnjimit dhe dėshpėrimit mė tmerronte tmerrėsisht. E pashė nė lajmin televiziv atė Komitet jo Shpėtimi, por Shpartallimi dhe para syve mė dolėn koklidhurit e mauneve, veturave dhe tankeve, qė mes anarkisė e haosit u pasuruan me pronėn e popullit dhe tė shtetit. C’ishin kėto lloj komitetesh shpėtimi, qė na dėgjonin veshėt e po mbinin njeri pas tjetrit nė qytetet jugore tė Shqipėrisė? Ishin vetė protagonistėt e shkatėrrimit, eliminimit tė kundėrshtarėve, por edhe tė ndėrtimit tė parajsės e kupolės sė tyre mafioze. Deri mė sot nuk kam dėgjuar apo lexuar asnjė analizė objektive e shkencore tė kataklizmosė tė 1997-s dhe sigurisht s’mė mbeti mua rradha pėr njė gjė tė tillė. Nėse shpreh atė ēka jetova e pashė, nėse shpreh atė ēka ndjeva e vuajta dhe tė gjitha kėto janė reale ashtu si vetė shkrojtėsi i tyre, s’ka burrė nėne tė mė bindė pėr tė kundėrtėn!
Boll e mėsuam historinė, sipas interesave tė protagonistėve tė saj!
Por, ē’rėndėsi kanė analizat e shkaqeve e pasojave, tė skenave e prapaskenave, qė e katandisėn vendin nė njė barbari dhe anarki totale, pėr atė ēift intelektual tė emigruar nė Greqi, qė njė ditė tė tillė ogurzeze, i vetmi fėmijė i tyre, njė i shkėlqyer nė mėsime, njė e ardhme kaq e domosdoshme pėr kėtė vend, do mbyllte sytė pėrgjithmonė, i goditur nga njė plumb qorr nga bashkqytetari i tij. Ishte duke ecur nė rrugėn e njohur tė spitalit dhe pak hapa mė lart, nga thellėsia e lulishtes pas Pandės, u dėgjua nje krismė, njė rėnkim e thėnie, “Mė vranė!” dhe nė krahėt e xhaxhajt u shojt jeta nė mė tė bukurėn ēast tė saj, e mė tė pafajshmit djalė korēar. Pashė vargun e njerėzve tė lotonin tek pėrcillnin njė jetė tė shuar, pashė atė nėnė zezėveshur tė drobitur e zalizur, pashė atė baba fatkeq tė ulėrinte e tė sulej nė varrin ku po zbriste pėr tė mos u kthyer mė trupi i njomė i djalit. Dhe me lot nė sy e dhimbje nė shpirt, fillova tė shkruaj thirrjen time pėr bashkqytetarėt e mi. Nė atė ēast, televizori lokal jepte direkt qytetarė tė ndryshėm, qė bėnin thirrje pėr ndalimin e tė shtėnave, pėr qetėsi e gjakftohtėsi, ndaj dhe unė vendosa tė shtoj forcėn e kėsaj thirrjeje aq tė dėshiruar, me ato ēka shkrojta pak mė parė. Nga rrugėt e qytetit jeta ishte zhdukur e strukur shtėpive e pallateve. Ecja drejt godinės televizive, sikur shkelja nė njė planet tė akullt, hapa derėn dhe kur thashė qėllimin e vajtjes, mė shoqėruan nė zyrėn e drejtorit. Njė kėrkesė e kuptimtė nga drejtori pėr tė mos patur ngjyra politike ajo ēka do flisja dhe pasi u bind, mė ēuan nė studion e lajmeve. Zėri mė dridhej, jo nga emocioni para kameras, por nga ato ēka po lexoja, duke dashur ta pėrcillja kėtė mesazh dhimbjeje e lutjeje pėr ulje armėsh tek ēdo shikues. Kur mbarova, pashė lot nė sytė e tė gjithėve, dėgjova njė, “Tė lumtė!”, ndjeva shtrėngim tė fortė duarsh dhe njė lehtėsim nė shpirt. Do mbushė njė boshllėk nė kėto shkrime gjetja e asaj thirrjeje, pėr tė kuptuar e ndjerė sot disa tė vėrteta lotėsh tė 1997-s.


Dhe kėrkimi nuk zgjati shumė, se sekretarja ime perfekte e bashkėshorte njėkohėsisht, pa udhėzime kodesh e datash, aty mes shkrimeve tė mia, gjeti origjinalin e dėshiruar tė asaj thirrjeje tė paharruar. Nuk ėshtė krijim nė komoditet zyrash redaksish nga ndonjė gazetar apo publicist rrogėtar, ndaj mos e paragjykoni pėr nga stili apo rregullat gazetareske. Nė ato ēaste kur dheu mbulonte trupa njomėtarėsh tė pafajshėm, pena ngjyhej nė gjakun e plagėve dhe nė lotėt e vajtuesve, duke ngritur aktakuzėn mė tė rėndė ndaj shtetit tė ēoroditur e tė vetmohuar. Nė ato ēaste doli dhe njė zė modest nga studioja televizive korēare..........
Korēarė tė dashur!
Ju flet shpirti im i brengosur, i tronditur, nga bataretė e armėve, shpirti im i etur pėr qetėsi e jetesė normale.
Lulet e pranverės u shpuan nga plumbat, por plumbat nuk janė farė e jetės, veēse e tė zezės vdekje.
Nuk mė vjen keq tė vritem pėr njė ideal madhor, por nė u vrafsha sot nga plumbat e vėllezėrve tė mi, kush vallė do mė pėrcjellė nė varr?! Sepse nė banesėn e fundit, unė dua tė mė pėrcillni ju korēarėt e mi, miqtė e mi, e jo vrasėsit e mi.
E nė mbetsha gjallė ndėr tė gjallė,
pyes se si do na vejė hallė,
veē nė paēim ca kurajė,
qė zemra kurrė mė mos na qajė.
Nė paqe ne korēarėve nuk na ka hije ftohtėsia e armėve, por melodia e kitarės. Ku e latė ju djem tė rinj kitarėn e dashurisė? Vajzat presin mesazhet e dashurisė suaj, mos i llahtarisni ato me tmerrin e krismave.
Sa na ka marrė malli pėr serenatat korēare!
Shndroni pra kėmbėzėn e armės nė tel tė kitarės, krismat e nxjerra, nė kėngėn: Nė mes tė natės nė qetėsi, ti nė ballkon mė rrije....dhe unė menjėherė do vrapoj rrugicave, bashkė me ju e do kėndoj mor miq me aq forcė, sa ta lemė Korēėn pa gjumė.
Dhe Korēa do ta pranojė kėtė pagjumėsi, se do jetė pagjumėsia mė e lumtur e saj. E nė rast se ende keni fishekėt e gishtin nė kėmbėz tė armės, prisni ju lutem, se kam njė propozim: Ejani tė gjithė, Korēa e qielli le tė na falin pėr njė ēast. Le tė zbrazim njėherė e mirė lart armėt pėr herė tė fundit, pėr tė fituar kėtė rradhė mbi vetė veten tonė! (Fundi i thirrjes)
__________________
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATĖ QĖ SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATĖ QĖ BESOJ(E.SH)
mondsha nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-10-08, 08:25   #5
Anėtar i ri
 
Avatari i mondsha
 

Anėtarėsuar: Sep 2008
Vendndodhja: Selanik
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 51
Postime: 138
Rrespekti: 2 mondsha will become famous soon enough
Gabim


Nuk di nėse forca e valėve televizive kish aq fuqi depėrtuese nė eterin e asaj hapėsire tė ngurosur, por di tė nesėrmen pėrqafimin e njė nėne dhe urimin mė nėnėsor, “Hallall qumėshti i nėnės o bir!”
Ah, sikur ta mbanin kėtė hallall qumėshti tė paprishur ata “bij nėnash”, qė vetė ky hallall i ngjiti posteve, por qė e bastarduan dhe e shndruan nė lot e gjak, nė arratisje e syrgjynosje tė qindramijė shqiptarėve!
I vetmuar ecja qytetit dhe veē bekimit tė asaj nėne, asnjė rreze shprese nuk ma ngrohte shpirtin. Qyteti sikur po mė largohej nga kėmbėt dhe mė krijonte udhėkryqe rrugėsh e mendimesh. I ndalur nė njė udhėkryq tė tillė, e ndjeva veten pėr njė ēast nė vargun e atyre qė “Po iknin”. Ja vlen tė vazhdoj shprehjen e ēasteve tė tilla, me vargjet e krijuara pas tre vjetėsh nė poezinė me titull:
Mars 1997
Dita natės i lutej:
Mė jep pak errėsirė!
Dielli nė vetvete strukej
Mes zjarrllėkut tė ngrirė.

Ktheja kokėn prapa
Kish filluar shpėrbėrja
Pas mbetej hiēi
I ndjekur nga asgjėja.

Fund invazioni
Asgjėja u pushtua.
Vetveten ndiqja pas
Apo vetvetja mua?!
Maj 2000 Selanik

E ndėrsa kėto vargje u krijuan nė kushte komode e largėsi kohore 3vjeēare nga ngjarjet e 1997-s, them tė paraqes mė poshtė poezinė “Pa titull”, tė shkruar pikėrisht nė njė nga ato ditė marsi, ashtu nxitimthi e drithshėm, pa pretendime rregullash poetike, por frymėzuar ama nga vargjet e njohura, “Shqipėrinė e morri turku i vu zjarr...” etj,etj.

Shqipėrinė e “morri” shqiptari i vu zjarr
Shqipėtar, mos vrit, por duku atdhetar!
Mjaft luftove shqipėtarin, mor fatzi
Lufto djallin dhe fut ėngjėllin nė gji!

Hapi sytė dhe shiko si po shton varet
Nėna qan birin e vrarė, qajnė dhe malet
Hidhe poshtė mor i shkretė, atė armė tė mallkuar
Ndryshe ēfarė do tė mbetet, kur kombi tė jet’ shuar!?

O moj Shqipėri e mjerė, ē’tė zuri kjo lėngatė
Armikun s’ke nė derė dhe ti lyer me gjakė
Si s’plas kjo zemra ime e shpirti i lėnduar
Largohem kokėulur, kush vallė mė ka “dėbuar!?”
Mars 1997

* * *


Ishte njė natė e errėsuar totalisht e marsit 1997, qė kish zaptuar gjithshka nė mjedisin e jashtėm e tė brendshėm korēar. Unė, Mira dhe dy djemkat e strukur nė krevat, prisnim pranė telefonit vendimin pėrfundimtar tė kėshillit dyfamiljar vėllamotėror, aty nė Selanikun e Greqisė, pas propozimit ultimativ dashamirės disa orė mė parė tė Koēos, burrit tė motrės sime, ”Dhi... ēdo gjė aty dhe hajdeni kėtej!” Ngrita receptorin pas ziles dhe zėri i Mondas bėri tė qartė hollėsinė e veprimeve tona nė vazhdim, tė argumentuara sipas saj si rruga mė e saktė dhe e logjikshme. Shpėrngulja familjare pra nuk do bėhej e menjėhershme, por nė dy faza kohore jo tė largėta. I pari tė nisesha unė, pėr tė punuar e pėrgatitur kushtet e marrjes sė Miras e djemkave. Nuk ja vlen tė merrem me logjikrat disa herė anapulla e pa kuptim tė motrės sime, qoftė produkte tė saj, apo ndikime naive tė tė tjerėve, qė pėrbėjnė njė kompleks kontradiktor tė personalitetit e veprimeve tė saj.
Nė atė ēast, vetja ime nuk isha mė unė i tėri dhe kjo gjendje e cunguar e vetvetes do mė ndiqte Selanikut pėr gjashtė muaj me rradhė, si pėr tė vėnė nė provė kufijtė mė tė prekshėm tė qėnies sime fizike e shpirtėrore.
Por, le t’i lemė nė njė takim tjetėr, miq tė dashur, rrėfenjat e 180 ditnetėve, qė mbase koha mund t’i pėrrallėzojė e tė nisin me nga njė “Na ishte seē na ishte” tė njohur.
Para tyre janė ato ditė tė fundit marsiane korēare, si prolog pėrgatitjeje tė njė udhėtimi kozmik tė panjohur. Tė parėt qė lajmėruam pėr kėtė ikje ishin gjykoja dhe nėna e Miras, qė me lot e merak pėr fatin tonė, me heshtjen e tyre shfaqnin aprovimin e imponuar tė mosaprovimit prindėror. Ishte koha e paradoksimit tė njerėzve, se ajo e sistemit ishte vetė prototipi paradoksal.
I mirėnjohuri shofer maunesh i kohėve socialiste allashqiptare, i thirrur nga tė gjithė Dhori i Opit, morri pėrsipėr shkėputjen time nga forca tėrheqėse e tokės shqiptare dhe kalimin nė tokėn fqinjė greke. E kuptoj kuriozitetin tuaj qė nxitet nga forma aventuriere e ngjarjeve, por tani dua tė filozofoj pak, siē e kam zakon nė raste kulmesh revolte e tronditjesh shpirtėrore.
Ta kenė tė qartė tė njohurit e tė panjohurit, me ēdo lloj aftėsie mendore njohėse e gjykuese, se ē’ishte ajo IKJE MASIVE e 1997-s, qė shpesh u paragjykua sipas interesave e pozicioneve egoiste tė njerėzve, tė thjeshtė apo tė graduar nė shoqėri. Tė mos e zgjat pastaj, me njė pjesė tė ikurish qė u vetetiketuan pėr tė fituar mė lehtė nė konsolidimin e tyre aty ku shkuan. Sepse nuk do mund tė dal dot nga labirinthi i analizave kontradiktore, qė pėrmban gjithė procedura vlerėsuese e kėsaj kategorie tė ikurish. Nga vetė rrėfimet e ardhshme, do kuptohen mė thjesht tė panjohurat dhe enigmat e mjaft ngjarjeve e fenomeneve. Sa pėr mua, pjestar familjarisht nė atė IKJE, paragjykimet dhe etiketimet e tipit EMIGRANT, I ARRATISUR POLITIK, etj, etj, janė pjesė propagandistike mediokre e njė sistemi mediokėr politiko-ekonomik shqiptar.
Unė, miq tė dashur, ashtu si mijra bashkqytetarė tė mi, pashė e ndjeva me sy e me gjithė qėnien time, KATAKLIZMONE nė vendin tim. I tmerruar dhe pėr tė shpėtuar veten e familjen prej TIJ, hymė dhe ne nė anijen e NOES, duke ikur drejt tė panjohurės, por me shpresėn e mbijetesės. Nė atė anije ishim mijra, nga tė lindurit e tė palindurit ende, me ėndrra e shpresa tė vrara, tė vdekura e tė ringjallura njėkohėsisht. Nuk i futa unė mijrat e tė ikurve nė atė anije NOEANE, prandaj ėshtė e kotė ēdo nxjerrje apriori e tyre nga kushdo qoftė. Nuk di nėse nė ato ēaste paranisjeje, ishim ne qė numuronim zbrazėsinė e ditėve tė fundit korēare, apo ishin ato ditė qė numuronin zbrazėsinė njerėzore tė qytetit.
Nė njė nga kėto ditė, dola rrugėve tė qytetit me aparatin fotografik nė dorė, si pėr tė shkulur nga realja shkatėrimin barbar e rikthyer normalitetin. Guxova tė merrja me vete Jorgaqin dhe Pirushin e vogėl e tė tre pėr dore, si tė zbritur nga planeti i padjallėzisė, morrėm pamjet filmike mė ironike tė fatit tė tokėsorėve korēarė. Dyqane tė shkatėrruara, por tė veshura me arne dėrrasash e llamarinash, qė dhe piktori mė abstraksionist do t’i ketė zili. Njė tank para Bankės sė gurtė, me tytėn drejt Hotelit 9-ė katėsh, qė do ēuditė ēdo strateg ushtarak tė NATO-s dhe Pentagonit amerikan! Nė tė ashtuquajturin trekėndėshi (mos e ngatėroni me tė Bermudės), ku ndahet rruga nė dy kahe, atė tė spitalit dhe tė varreve, njė tjetėr tank me tytėn si ēibuk tė varur anash dhe nė mbrojtje tė tij dy policė! No koment!
Hipa Pirushin mbi tank dhe shkrepa aparatin, duke krijuar kėshtu fotografinė me kodin mė enigmatik.
E ndėrsa tanket mundoheshin tė krijonin ditėn idenė e rojes sė hekurt tė qytetit, ide e gėnjeshtėrt e qesharake njėkohėsisht, errėsira e natės i pėrpinte nė tė zezėn e saj sunduese. Dhe atėhere, copra tė errėta lėvizėse merrnin formėn e qėnieve dykėmbėshe, qė me tmerrin e krismave shurdhuese vrisnin ēdo natė ėndėrrash njerėzore.
Komshiu nė pallatin pėrballė gjeti njė copė letėr hedhur poshtė derės, ku i kėrkoheshin qindramijra lek, ndryshe ato qėnie dykėmbėshe do t’ja coptonin jetėn. Dhe atėhere komshiu, qė s’i kish parė as nė ėndėr ato lek, jo t’i kish prekur me dorė, u pėrgjigj me gjuhėn e armės, duke shtėnė ēdo natė nga ballkoni, ashtu kuturum, deri nė ēastin e skadimit tė afatit ultimativ. Ai ēast na shtriu rrafsh me dyshemenė tė gjithėve, duke detyruar Jorgon dhe Pirushin tė zinin veshėt me dorė nga breshėritė shurdhuese tė armėve. Nuk pati tė vrarė nga kjo betejė, por i stėrvrarė mbeti gjumi e shpirti i njerėzve tė mėhallės sonė. Dhe ky gjumė e shpirt do tė rivritej pėrsėri pak kohė mė vonė, por qė ėshtė rasti ta pėrshkruaj tani. Ndodhi kur kish hyrė nė zbatim plani i shpėrnguljes sime nė Greqi, kurse Mirushja ime me dy djemkat, tė pėrjashtuar nga ky plan absurd, pėrjetonin ende tmerret pambarim tė krismave. Rradhėn e kishte pallati tonė, me protagonist mbrojtės Peron e katit tė tretė nė hyrjen tjetėr. I vetmi “krim” i Peros, ishte pronėsia e njė veture qė e mbante nė garazhdin tek sheshi para pallatit. Veē ta shikoje si kujdesej pėr tė, do kuptoje sakrifikimin e jetės sė tij atė natė, kur ndjevi se dikush desh t’ja vidhte. Ishin mė shumė se dy veta qė po mundoheshin tė shkallmonin derėn e garazhdit dhe Peroja ju thirri tė largoheshin me tė mirė.
“Nuk kemi punė me ty”, u pėrgjigj njė zė i pasuar nga njė tjetėr mė i fortė, ”Na lerė tė marrim veturėn dhe s’do pėsosh gjė”, duke vazhduar tė godisnin derėn e kyēur tė garazhdit.
“Po ajo ėshtė jeta ime morre plehra!”, thirri sa mundi Peroja dhe shtiu nė ajėr pėr t’i trembur. Kaq ishte vendi i fjalėve, se tė nisi njė kryqėzim krismash nga tė dy palėt, qė zgjoi mėhallėn e fqinjėt e saj. Peroja i shtrirė nė ballkon shtinte nė drejtim tė garazhdit, kurse hajdutėt e kriminalizuar pėrgjigjeshin me breshėri drejt pallatit nga ku dėgjoheshin ulurimat e familjarėve. Dikush, apo vetė krismat, zgjuan policinė gjysmake e krejt amatore, qė u shfaq kur plumbat mbaruan dhe hajdutėt u zhdukėn mes errėsirės. Peroja i mbytur nė gjak mbante sytė me dorė dhe nga tė qarrat e grave u mendua mos ishte plagosur pėr vdekje. Por shyqyr Zotit ishte jashtė rrezikut dhe plumbi kaluar tangent ballit, kish hapur njė plagė, ndofta tė rrezikshme pėr syrrin. Ende pa u gdhirė mirė, me pėrpjekje shokėsh e miqsh, u nis pėr mjekim nė spitalin e Follorinės.
Njė mėngjes marsi, hipa nė autobusin urban tė linjės Korēė-Maliq, pėr tė parė gjėndjen e Fabrikės pėr ushqim blektorie, qė e kisha nė pronėsi bashkė me njė djalė nga Maliqi, tė thirrur shkurt Xhevo.
Nė degėzimin e rrugės nė Libonik, autobuzi nuk mund tė merrte majtas pėr nė qytet, se maliqarėt kishin vėnė barrikadė nė tėrė gjerėsinė e asfaltit njė autobuz tė vjetėr, pėr t’u mbrojtur nga ēdo sulm i jashtėm korēar. Detyrimisht vazhduam rrugės drejt, pėr tė hyrė nga zona e ish NRGJ-sė. Pa arritur tek urra, shoferi ndaloi autobuzin i detyruar nga njė postbllok njerėzish tė armatosur me automatikė. Njėri nga rrojet u afrua dhe tha, ”Na vjen keq, por kėtu duhet tė zbrisni dhe tė vazhdoni mė kėmbė. Urbani nuk lejohet tė hyjė nė Maliq”.
Kur zbrita dhe njoha Malon, njė djalė trupmadh nė kufijtė e njėqindkilshit, morra frymė disi normalisht, se me tė ishim ulur dhjetra herė kafeneve tė Maliqit. Me pamjen e njė kaēaku babaxhan, hapi krahėt, dhe duke mė pėrqafuar mė tha fjalėt mė luftarake pe triumfatori, ”Mos ki merak, se fabrikėn e kemi rruajtur me Xhevon me tank”.
Gjėndja brenda nė qytet nuk ngjasonte me Korēėn. Mbase vogėlsia e qytetit dhe lidhjet fisnore e shoqėrore, kishin shmangur shkatėrrimet e vjedhjet.
Por, nuk kish ndodhur kėshtu me stallat e derrave tė Zervosit nė tė djathtė tė rrugės nacionale, as njė kilometėr larg Libonikut. Maniakė ziliqarė, tė varfėr nė shpirt, nuk e ndalėn barbarizmin as para atyre kafshėve tė pafajshme mishdhėnėse pėr tryezėn njerėzore, qė u masakruan nga plumbat e kallashnikovėve. Dhe bashkė me derrat e pushkatuar, u zhduk si me magji gjithė kompleksi i stallave. Dhe bashkė me atė kompleks kohor, u ndėrpre prodhimi cilėsor i linjės sė sallamit e shitja e mishit tė freskėt. Dhe bashkė me atė.........Sa “bashkė” tė tilla ka arshivuar inventari i ekonomisė shqiptare dhe i memories njerėzore!?
Vajta nė shtėpinė e Xhevos dhe ai mė tregoi se si kish kaluar ditė e netė nė fabrikė dhe se si njė tank bėnte rroje nė anėn e rrugės pėr Lozhan, nė gjithė gjatėsinė e Kombinatit tė Sheqerit. Pėr tė rruajtur veten e familjen, shpesh rrinte natėn nė tarracėn e shtėpisė me armė nė dorė. Kur i thashė vendimin tim pėr t’u larguar nga Shqipėria, mė tha i prekur se tė njėjtėn gjė kish vendosur dhe ai. Dhe bashkė me ikjen tonė, ikte dhe njė aktivitet modest prodhimi ushqimi pėr blektori. Dhe bashkė me kėto “IKJE” tė pandalshme njerėzish, aktivitetesh, profesionesh, talentesh, mjeshtrish, ikte njė pjesė e shenjtė e tė shkuarės, tė tashmes dhe tė ardhmes sė Shqipėrisė.
E megjithatė, miq tė dashur, jeta pėrsėri triumfonte e vazhdonte, qoftė me paradokset e saj, me tė qarat e tė qeshurat e saj. Doni njė nga ēudirat e atyre ditėve tė asaj jete? Keni dėgjuar pėr kohėrat kur pa dalė ende paraja, njerėzit shkėmbenin prodhimet e sendet e ndryshme sipas nevojave qė kishin? Mė jep njė dele, tė tė jap njė qyp, etj,etj kėmbime nga mė tė ndryshmet.
Maliqarėt 1997-a i bėri pronarė tankesh, falė repartit tankist nė zonėn e tyre. Njė grup i tmerrshėm korēar, i njohur pėr vjedhje e krime te rėnda, 1997-a i bėri pronarė mallrash elektroshtėpiake (veē mijra te tjerave), falė dyqaneve dhe supermarketit tė vetėm nė qytetin e tyre. Tė dy grupvjedhėsit korēaromaliqar, realizuan shkėmbimin mė tė ēuditshėm tė tė gjitha kohėrave, tė vjetra apo moderne qofshin.
Nga grupi korēar: ”Mirdita. Si venė punėt?”
Nga grupi maliqar: ”Bereqaves. Jo aq sa juve ama”.
Nga grupi korēar: ”Mos u qani. Nga armėt jeni mė mirė se ne”.
Nga grupi maliqar: ”C’i duam vetėm armėt. Ju keni tėrė dyqanet nė dorė.”
Nga grupi korėar: ”Ha, ha, ha! Po pse jemi kėtu, tė merremi vesh me njėri-tjetrin. Troē muhabeti! Duam njė tank!”
Nga grupi maliqar: ”Njė e dy po tė doni, ju ēfarė na jepni nga ato tuajat?”
Nga grupi korēar: ”C’tė doni. Pranoni nja dhjetė video e ndonjė televizor pėr njė tank?”
Nga grupi maliqar: ”E thėnė e bėrė!”
Shtrėngim duarsh dhe nė prezencė tė dy grupeve, realizohet kėmbimi i mėsipėrm. No koment!
* * *
__________________
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATĖ QĖ SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATĖ QĖ BESOJ(E.SH)
mondsha nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-10-08, 08:46   #6
Anėtar i ri
 
Avatari i mondsha
 

Anėtarėsuar: Sep 2008
Vendndodhja: Selanik
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 51
Postime: 138
Rrespekti: 2 mondsha will become famous soon enough
Gabim


Por edhe Maliqi, nė njė nga ato ditė tė 1997-s, do hapte varre pėr dy djem, qė naiviteti e kapriēioja e moshės i ēuan drejt vdekjes makabre.Tė armatosur lėviznin rrugėve tė qytetit, duke ndjerė superioritetin e mė tė fortit, deri atė natė kur...
Nė zonėn nė tė djathtė tė ish klub Devollit, njė firmė private korēare kish punėsuar dhjetra maliqare, qė qepnin rroba tė ndryshme pėr eksport. Pėr ta rruajtur nga vjedhjet dhe shkatėrrimet, pronarėt e rruanin ditė e natė duke vėnė njė mitraloz nė hyrje tė godinės.
Nė errėsirėn e asaj nate, tė ndihmuar dhe nga mungesa e dritave, dy hije njerėzore morrėn rrugėn drejt qendrės sė qytetit. Ndaluan pėr njė ēast pėr t’u bindur qė ishin tė vetėm nė ēmendurinė e vendimit tė marrė dhe vazhduan me ngadalė ecjen drejt fabrikės sė rrobaqepėsisė, duke bėrė gati armėt pėr ēdo tė papritur. Dhe ashtu tė armatosur, me sigurinė e mė tė fortit, kaluan bulevardin dhe u ndodhėn nė porta e oborrit tė godinės, nga ku filluan mėsymjen me shkrehje armėsh pėr tė hyrė brenda nė fabrikė. Njė breshėri shurdhuese mitralozi shpoi tej pėr tej trupat e tyre, qė vazhdonin tė perpeliteshin nė rrugėn drejt vdekjes edhe kur i morrėn urgjentisht pėr nė spital. Mbrojtėsit e fabrikės, tė kthyer papritur nė vrasės, tė tmerruar nga ky akt tragjik, tė trembur e tė hutuar, lanė armėt dhe pronėn dhe morrėn rrugėn e arratisė pėr t’i shpėtuar hakmarrjes. Ndėrsa tė vrarėt pėrcilleshin nė banesėn e parakohshme, pikėllimi e hidhėrimi, pėrzjerė me urrejtjen, i ēoi tė afėrmit e tyre drejt pushtimit tė fabrikės sė braktisur. Pronarėt e pranuan nė distancė kėtė akt, duke u lutur tė mbyllej me kaq hakmarrja e lindur nga ēmenduria e njė lufte tė pakuptimtė.
Ishte koha kur vdekja e ndiqte jetėn me pamėshirshmėrinė mė tė egėr tė saj, ashtu sikurse nė tė njėjtėn kohė jeta e ēorientuar nga lajthitja e sistemit, ndiqte vdekjen me naivitetin e njė kapriēioje absurde mendjelehtėsie e aventuriere.
Ishte koha e shpėrthimit nė ekstrem tė instikteve mė tė egra, por edhe e zmadhimit dhe mbizotėrimit tė negativiteteve e veseve tė pashfaqura, ose tė shfaqura nė minimum. Ky triumf i antilogjikės dhe antiarsyes njerėzore, krijoi individė e grupe individėsh me damkėn e hajdutit tė pangopur e tė vrasėsit pėr hiē mos gjė, qė nė instancėn mė tė ulėt tė pozitės shoqėrore e deri nė mė tė lartėn tė pozitės pushtetore. E keqja e kėtij triumfi, veē viktimave pa faj, me pak e me shumė faj, pati krijimin mė tė dhimbshėm deri nė fatalitet tė Viktimės -Popull e Viktimės-Shtet. Ky dualitet viktimash ju duhet nė ēdo kohė krijuesve e zbatuesve, sepse vetė pozita e tyre nė ngritje apo rėnie, i bėn tė luajnė tė dy kartat e kėtij dualiteti. Pėr sa kohė populli grackohet nė kėtė lojė tė ndyrė, pushtetarėt mbeten tė paprekur nė pushtetllėkun e tyre, ashtu sikurse mbetet e opozituar nė pafuqishmėri ēdo lloj opozite. Ironia tallėse mė kulmore e kėsaj loje, ėshtė vetė loja e zgjedhjeve, ku tė grackuarit gradojnė dhe rigradojnė me njė naivitet bindės apo bindje naive tė ashtuquajturit, mė saktė tė vetėquajturit, bij tė popullit nė drejtimin e shtetit. Dhe viktima mbetet pėrsėri viktimė, kurse tė graduarit vazhdojnė mė tė sigurt ciklin e pėrjetėsimit tė pozitave sunduese nė shoqėri e pushtet. :
Nė pauzėn midis ciklimit apo riciklimit, Viktima-Popull pėson oshilacionet nga mė ekstremet: tė mirėbesimit deri nė verbėri e tė zhgėnjimit deri nė fatalitet. Individė apo grup individėsh dhe familje tė tėra, si nga tė mirėbesuarit, ashtu dhe nga tė zhgėnjyerit, tė ndodhur pėrballė rrezikimit tė tjetėrsimit tė personalitetit e tė vetė jetės, kapėrcejnė kufijtė e Viktimės-Shtet, duke lėnė pas atė qė marrin me vete, dėshpėrimin dhe dhimbjen mė tė ndjeshme njerėzore. Mė falni, miq tė dashur, nėse ju lodha me kėto gjykime, por ja qė kėshtu mė rrėmbejnė ngjarrjet e ndodhitė, realitetet e rrethanat, qė s’janė kursesi rrufe nė qiell tė kaltėr, por shkak e pasojė, brenda trusnisė sė njė strukture e superstrukture ende nė amorfitet.
* * *
__________________
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATĖ QĖ SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATĖ QĖ BESOJ(E.SH)
mondsha nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-10-08, 00:53   #7
Anėtar i ri
 
Avatari i mondsha
 

Anėtarėsuar: Sep 2008
Vendndodhja: Selanik
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 51
Postime: 138
Rrespekti: 2 mondsha will become famous soon enough
Gabim


Dhe ja ku arrita nė tė dielėn e 30 marsit 1997.....
Dimri korēar vazhdonte dufin e zbardhjes sė ēdo gjėje, qė nga mali i Moravės e kodrat pėrreth, deri nė rrugiēat me kalldrėm e asfaltet e bulevardeve. Ndėrsa bardhėsia rruante pastėrtinė e saj lartėsive, brenda nė qytet shėmtohej nė formėn e llucės tė baltuar asfalteve e tė akullit tė nxirrė e tė gunguar nga shtrembėrimet e kalldrėmeve tė rrugicave. Mes qėnies sime dhe asaj natyre minusgradėshe, ishte krijuar njė dualitet i ankthshėm dhe i mornicshėm, qė do mė ndiqte pas edhe pėrtej kufijve, nė tė 180 ditėt e vetmisė mė tė vetmuar tė jetės sime. Nė tė ashtuquajturin vendin “nė kolltukėt”, njė kafenio nė vargun e klubeve karshi hotel nėntėkatshit, u vendos nisja ime pas drekės, me tė njohurin Dhorin e Opit. Gjithshka ishte gati, qė nga dokumentat pėr kalimin e kufirit, deri nė plaēkat personale. Ato ēaste puthjesh e pėrqafimesh me djemkat e Mirushen time (siē do ta quaja mė pas nė letrat e mia gruan time tė dashur), mė kanė mbetur ashtu tė prekshme, tė mallėngjyeshme e tė njomėshme nga lotėt nė kujtesėn time. Nė ēdo situatė mundimesh e tė papriturash, nė ēdo ndodhje udhėkryqesh e tundimesh, ato ēaste do mė jepnin dorėn e ndihmės e tė kurajės, forcėn e durimit dhe pėrballimit tė presioneve e reagimeve tendecioze.
Benci i bardhė i Dhorit, s’desh t’ja dinte nga pengesat qė krijonin llucrat dhe kurthet e gropave, tė fshehura nėn borėn e baltosur. Tek kalonim me rradhė fshatrat nė tė majtė e tė djathtė tė rrugės, munda tė shkrepja aparatin fotografik dhe tė fiksoja pamjen e fundit mė ironike e tragjikomike tė vendit qė po lija pas, njė tank tė braktisur, tė anuar nga rruga, qė dukej sikur na lutej ta merrnim pas nė ikjen tonė pėrtej kufirit. Ankthi i procedurės sė marrjes sė vulės nė doganėn greke nuk zgjati shumė dhe nė ēastin kur Dhori i dha gaz bencit me thėnien, ”Na vaftė mbarė rruga!”, bėra kryqin i lehtėsuar, duke ju lutur zotit tė mė ndihmonte nė kėtė lloj aventure tė imponuar.
Kisha lėnė pas botėn time 40 vjeēare, tė vėrtetė e tė mashtruar njėkohėsisht, tė gėzueshme e tė lėndueshme nė padjallėzinė e sinqeritetin e saj. Kisha marrė me vete botėn time 40 vjeēare, tė ndėrprerė nė kohė e hapėsirė, tė kryqėzuar nė udhėn e njė realiteti tė irealizuar e tjetėrsuar nė ekzistencėn e vet. Por, kisha lėnė dhe marrė njėkohėsisht nė botėn time 40 vjeēare, mė tė pastrėn botė tė lumturisė e gėzimit, tė ekzistencės e triumfit tė vazhdimėsisė, Mirushen me dy djemkat tanė, Pirushin dhe Jorgushin.
Ishte koha kur ndarjet e imponuara nuk pėrmbanin vetėm vulėn pėrgjegjėsore tė mekanizmit tė shkurdisur shtetėror, por edhe tė qėnieve tė veēanta njerėzore, produkte tė njė trashėgimie e formimi mangėsor gjenetikoshoqėror. Shpjegimi i njė konkluzioni tė tillė do dalė nė vazhdim, pėrmes fragmenteve jetėsore nė 180 ditėshin odiseor thesalonikas.

* * *
__________________
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATĖ QĖ SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATĖ QĖ BESOJ(E.SH)
mondsha nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-10-08, 08:43   #8
Anėtar i ri
 
Avatari i mondsha
 

Anėtarėsuar: Sep 2008
Vendndodhja: Selanik
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 51
Postime: 138
Rrespekti: 2 mondsha will become famous soon enough
Gabim


Me thirrje tė gėzueshme, ”Rrofsh qė mė solle vėllanė!”, Monda (motra ime) pėrqafoi Dhorin e mė pas mua, duke krijuar kėshtu njė mjedis lehtėsues e tė prekshėm njėkohėsisht. U ēmalla me Koēon (burrin e Mondas), me Gjushkėn (vėllanė tim), me Lidan (gruan e Gjushkės), me Vason(ēupėn e vėllajt), me Nikon dhe Fionėn (fėmijėt e motrės), me xh.Stavrin (pika ime e dobėt) e tė shoqen Florikan, Djonin (djalin e Stavrit) me dy fėmijėt e kėndshėm, Stavrushin e vogėl dhe Dhimitran. Tė gjithė tė paraqitshėm shumė mirė me shėndet dhe tė normalizuar me punė e jetesė tė njė niveli tė kėnaqshėm. Pyetjeve dhe interesimit tė tyre pėr mua e familjen time, pėr ēka ndodhi e vazhdonte tė ndodhte nė Shqipėri, ju pėrgjigjesha tepėr i shqetėsuar, i sentimentalizuar dhe me sy tė lotuar. Nga reagimet dhe mėnyra e dėgjimit, nga llojet e pyetjeve dhe interpretimeve tė ēastit, mes njė pėrzjerjeje zėrash e tonesh dis’harmonike, mė dukej vetja si i ardhur nga kohė prehistorike qė po kėnaqja kuriozitetet e kohėve moderne. Dhe kur refreni i bisedave tė mia ishte familja ime, qė e kisha lėnė jashtė anijes sė Noes nė mėshirėn e kataklizmosė, mjaftoi thėnia epilog e Mondas, pėr tė mbyllur vazhdimėsinė e rrėfimeve tė mia, ”E de se s’po ikin tė tėrė nga Shqipėria. Je bėrė shumė sentimental!”. Pėr tė mos krijuar tension e kondra bisedash, thashė vetėm kaq, ”Mua mė dhemb gruaja e djemkat e mi e mos duhet qė ata ta ngrenė tė fundit trarin e doganės!?” Dhe vazhdova me rutinėn e pyetjeve pėr jetesėn e tė afėrmve nė Selanik, duke shmangur kėshtu futjen nė acarim tė vetes me ta.
Nata e parė selanikase nuk mė dha kėnaqėsinė e gjumit tė provuar pesė vite tė shkuara, kur erdha me Jorgon nė rolin e vizitorit. Nė qėnien time, u krijua njė botė shpirtėrore e ngarkuar me dhimbjen e mungesės sė djemkave e tė Mirushes. Pėrjetoja natėn korēare dhe mė vinte tė thėrrisja si i marrosur pėr atė fat tė hidhur e tė mbrapshtė, qė nė ato ēaste nuk ishte as njė pėrqind nė dorėn time, pėr ta zbutur sadopak.
Ishte fat individėsh e familjesh, pjesė e fatit total qė kish pllakosur njė popull tė tėrė, atė vit fatal tė 1997-s. Reagimet e kundėrta tė protagonistėve, qė janė njėkohėsisht dhe pėsues, tė tė prekurve pak e tė paprekurve deri nė rolin e spektatorit, mė kujtojnė thėnien e ēuditshme kineziane, ”Turbullo qė tė kthjellosh”. Turbullimi kish ndodhur e po vazhdonte nė gjithė jetėn tonė, brenda e jashtė vetes, deri nė qelizat trupore e trurore. Nė kėtė turbullim sizmik, po shfaqej nė evidencė edhe ajo pjesė e fshehur, e fjetur apo e minishprehur e natyrės njerėzore, qė vinte nė dyshim opinionin ekzistues pėr vetė personalitetin njerėzor.Pra po kthjellohej, ndonėse me dhimbjen apo kėnaqėsine e pranimit, e vėrteta mė e saktė, mė e plotė, e karaktereve dhe formimeve tė individėve tė njohur ndryshe, apo pak tė njohur.
E nesėrmja e parė u ēel me pirjen e elinokafesė mes dyshes mė tė afėrt vėlla-motėr, shoqėruar me copra bisedash ngrohėse e ftohėse, si tė imponuara nga e nxehta e kafesė dhe ftohtėsia e kohės. Ndofta nuk shkon, por dėshiroj ta ndėrpres pak vazhdimėsinė e kafepirjes, pėr tė paraqitur pjesė nga letra ime e parė, qė pėrmban realizmin e patrazuar e tė pandikuar nga ngjarjet e mėvonshme.
E vetmja zemra ime Mira!
Tė vetmit zemrushka tė zemrės sime, Jorgo e Piro!
Sot s’i thamė dot njeri-tjetrit “mirėmėngjes”, babi juaj nuk dėgjoi zėrat tuaj tė ėmbėl dhe nuk shijoi kafenė nga duart e zemrės-Mira. Por unė ju morra me vete shpirtėrisht, qysh nė ēastin e nisjes dhe ju kam aq pranė, sa ē’mė keni dhe ju mua.
Dhe s’do jetė e largėt dita, kur pėrfytyrimi tė kthehet nė realitet, kur ju tė sakrifikuarit tė mos ndjeni mė tmerrin e natės dhe ankthin e ditės. Ky tmerr e ankth ende s’po mė ndahet, ndonėse mikpritja sensacionale e motrės, kunatit, mbesės dhe nipit ishte tej pėrfytyrimit.
U deshėn ca telefonata qė pas pak tė vinin nė mbrėmje vėllai, kunata e mbesa, xh.Stavri, Florika, Djoni me fėmijėt. U ēmallėm, lotuam, kur ju lexova vjershėn e mesazhin dhe u desh humori i vėllajt pėr tė shkaktuar pak buzėqeshje. Ata ikėn mesnatės e unė mbylla sytė nė 4 tė mėngjesit. Pėr mua realiteti i kėtushėm do shfaqet i plotė, kur t’ju kem dhe ju pranė meje. Mundohuni ta ndjeni veten gati pėr nisje, sepse dhe unė jam gati pėr pritje, jo se kam siguruar atė qė do siguroj nė tė ardhmen, por se jam i bindur qė Zoti do afrojė bashkimin tonė.
Duke mbetur me kėtė shpresė, po e mbyll kėtė mikroletėr, prandaj afroni doēkat t’ja u puth dhe lereni mamin t’ja fshi lotėt me buzėt e mia.............Juaji Edi
__________________
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATĖ QĖ SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATĖ QĖ BESOJ(E.SH)
mondsha nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-10-08, 16:02   #9
Anėtar i ri
 
Avatari i mondsha
 

Anėtarėsuar: Sep 2008
Vendndodhja: Selanik
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 51
Postime: 138
Rrespekti: 2 mondsha will become famous soon enough
Gabim

Vazhdojmė pra vazhdimin...Diēka kisha dėgjuar pėr Lefterinė (mamanė e Koēos), qė pas vitesh bashkėjetese nė tė njėjtėn shtėpi, kish ikur e rronte mė vete po nė Selanik. Interesimit tim pėr ēka kish ndodhur, Monda ju pėrgjigj me varg akuzash e argumenta allamondiane, qė sado copra tė vėrtetash tė kishin, nuk justifikonin aktin final tė dėbimit tė asaj gruaje tė vuajtur e me mjaft peripecira tunduese e tė mundimėshme nė jetėn e saj.
Unė: ”Mė ke thėnė qė Lefteria ju ka ndihmuar qysh kur erdhėt nė Greqi”.
Monda: ”Dinte gjuhėn dhe mė gjeti mua punė nė Muzeum”.
Unė: ”Po ekonomikisht ka kontribuar, se kėshtu sikur ke thėnė?”
Monda: ”Djalin e saj ka ndihmuar nė fund tė fundit. Kėtu ka banuar, ka fjetur e ngrėnė e sigurisht qė dhe do kontribonte me para. Ka blerė gjėra dhe na paguante qiranė. Ato vite, tė them tė drejtėn, hoqėm para mėnjanė me shumicė”.
Unė: ”Kaq e teproi sa nuk durohej dot tė rrinte me ju?”
Monda: ”Unė e di ē’kam hequr me tė. As tė......... “.
Nuk mė pėlqen t’i qėndroj ekzaktėrisht vargut ofendues deri nė pėshtirosje, qė mė dėgjuan veshėt pėr atė grua qė.....
E sjellė nga Vurbjani i Greqisė nė Korēė, atė kohė lufte kur varfėria e vuajtjet merrnin jetė njerėzish. Cupkė qė sa kish kaluar dhjetvjeēarin e parė tė jetės, e lėnė nėn kujdesin e njė familjeje korēare, larg prindėrve tė dashur. E tronditur dhe e pikėlluar pėr ndarjen me fėmijėn, e jėma e Lefterisė do mbyllte sytė pa mundur tė shihte mė evlatin e saj. Koha do bėnte tė veten duke zbutur plagėt e vjetra. Lefteria mbijetoi dhe u martua me njė korēar qė thonė se ishte duarartė, por qė sėmundja e pashėrueshme e ndau pa arritur t’i dhėnduronte dy djemtė e tij. Tė dy ishin duarartė, se dhe Lefteria qė punonte nė punishten e ėmbėlsirave, tė bėnte ca bonbone, qė tani kur i shkruaj mė lėshon lėng goja. Lere pastaj mjeshtėrinė e saj nė hapjen e petėve pėr bakllava, qė nė prag feste tė Vitit te Ri thyente ēdo rekord nė prodhimin ditor, pėr shoqe e tė afėrm, pėr komshiet e tė adresuarit e panjohur. E nėse kjo grua nė punėn e saj, nuk do kishte pėrkryerjen e amvisės e s’do kėnaqte sa duhej shijet e gustot tė nuseve e djemve tė saj, ėshtė ky njė argument bindės apo absurd pėr tė arritur nė dėbimin mė ofendues e tronditės nga nusja, nė simfoni me tė birin?!
Unė: ”Mė lejon tė vete ta takoj ndonjėherė?”
Monda: ”Tė vesh, po tė duash merr dhe Nikon. Edhe Koēoja vete, kurse mua as mė intereson fare. Jam e qetė nė shtėpinė time”.
Meqenėse jam nė kėtė temė delikate dhe disi tė ēuditshme nga pėrmasat e hiperbolizuara qė kish marrė, ja vlen tė pėrshkruaj vizitėn e parė nė shtėpinė e Lefterisė. Morra njė pasdite Nikon e vogėl, qė ja kish qejfi tė dilte me mua dhe u nisėm drejt gjyshes sė tij. Me pak ngatėrrime rrugicave arritėm tek shtėpia, shtypa zilen dhe derėn e hapi vetė e zonja, qė me thėnė tė drejtėn mė tronditi me pamjen mė plakėsore nga sa e prisja. Pas njė koridori, hyje direkt nė njė mikrodhomė tė kthyer nė mikrosallon ndėnjeje dhe mes saj majtas ishte kuzhina, kurse nė tė djathtė dhoma e gjumit.
Lefteria: ”Uaa, Edi, nuk tė njojta. Tė janė zbardhur leshrat, ke lėnė dhe mjekėr. Po si je, gruan dhe djemkat si i ke? I ke marrė me vete? Lere, lere ē’na dėgjojnė veshėt pėr andej! U prish bota!”
Dhe vargu i pyetjeve e pėrgjigjeve s’kish tė sosur, si vetė pasosmėria e halleve e problemeve njerėzore.
Lefteria: ”Do rrish nė Monda?”
Unė: ”Hė pėr hė sa tė marr veten. Tė punoj ca dhe tė gjej njė shtėpi me qira, tė pranueshme pėr xhepin tonė. Kėshtu mė thotė dhe Monda, ”Rri sa tė duash kėtu e kur tė vesh ca para mėnjanė, atėhere tė sjellėsh gruan dhe fėmijėt”. Tė them tė drejtėn, ardhja ime kėtu nuk ish aspak e imponuar nga xhepi, se njė aktivitet e kisha dhe rronim normal deri para ngjarjeve tė fundit. Ajo qė ndodhi me shkatėrrimet dhe anarkinė, me hapjet e depove tė armėve dhe vrasjet kot sė koti tė njerėzve, nuk mund tė duroheshin mė. U shkatėrrua vetė shteti, jeta u vu nė rrezik, lere tė mendoje pastaj pėr tė ardhmen. Desha tė vija familjarisht, kėshtu u tha nė fillim e s’di pse u ndryshua mė pas. Nejse”.
Lefteria: ”Eh, eh, mor bir, vemė veshin mirė, qė mos e pėsosh si mua. Nuk mė sheh si jam katandisur, eh, eh...Tė ka thėnė gjė jot motėr pse rroj vetėm?”
Unė: ”Diēka mė ka thėnė. Kuptohet qė i jep tė drejtė vetes. Vėrtet, si ndodhi qė arritėt nė kėtė gjėndje anormale?”
Lefteria: ”Ty mund tė tė duket e pabesueshme, por e vėrteta ėshtė e vėrtetė dhe kur e kujtoj atė ēast, as mua s’mė besohet. Kishim ca fėrkime, por i kalonim. Dija unė se ē’bluante nė kokė nusja? Jo shtėpia ėshtė e papastėr, jo gjella s’ka shije e tė tjera si kėto qė i dėgjoja pėr ditė nga goja e sat motre. Mėrmėrisja me vete e shtrihesha tė shlodhesha, se dhe unė punoja qė herėt nė mėngjes e s’ja kisha ngenė llafeve”.
Unė: ”Kėto ndodhin kudo ku jetojnė bashkė nusja me vjehrrėn. Po Koēoja nuk ndėrhynte pėr ta zbutur gjėndjen?”
Lefteria: ”Fol o gur, fol o murr. Sikur i kish bėrė magji e shoqja, rrinte e dėgjonte dhe s’nxirrte fjal nga goja”.
Unė: ”Dhe ti vendose e ike, apo Monda tė tha tė ikėsh?”
Lefteria: ”Vendosa atė ditė qė s’do ta harroj sa tė jem gjallė. U ktheva nga puna dhe vajta pėr nga dhoma, kur nga kuzhina mė thirri ajo, ”Erdhe, ajde tė pish njė kafe kėtu”. ”Lere pėr mė vonė”, i thashė, por ajo m’u lut dhe unė duke thėnė me vete, ”C’u pėrmbys qė po mė fton pėr kafe nusja?”, pranova dhe u ula nė karrike pėrballė djalit. Mė solli filxhanin me kafe dhe pa arritur ta ve nė buzė, mė tha si pa tė keq, ”Nuk e ke kuptuar ti mama qė ne nuset nuk tė duam?” Mė mbeti filxhani nė buzė dhe hodha shikimin nga Koēoja. Morra guxim dhe i thashė, ”S’mė doni ju, po mė duan djemtė, apo jo mo Koēo?” Po tė kish folur djali e t’ja mbyllte gojėn nuses, gjysmė e tė keqes, por, eh, eh...sa fole ti qė s’ishe, aq foli dhe ai. M’u thye zemra dhe e ndjeva veten tė tepėrt nė atė shtėpi. Kėshtu vendosa tė ikja”.
Mė pėrfshiu njė ēast hutimi i pėrzjerė me mosbesimin nė ē’ka dėgjova, qė solli njė tufė tė ērregullt llafesh nė favor tė asnjėrės palė. ”Tė ulesh pėr kafe e tė dėgjosh “plaē” e jo “shėndet”, se si mė duket. Mos u grindėt dhe llafi solli llafin deri nė atė pikė? Pa njė debat, pa njė shkak apo ngacmim, mė duket absurde tė dalė nje thėnie e tillė nga Monda”.
Lefteria: ”Sic e dėgjove dhe asnjė llafkė mė tepėr. Shiko tė rregullohesh sa mė shpejt e tė ikėsh sa mė parė, se unė e di ē’do heqėsh po ndenjte aty”.
Duke ditur raportet kontradiktore nuse-vjehėrr, ku zor tė gjendet filli i shkak-pasojės, mė erdhi keq qė nė to bėnte pjesė dhe motra ime, nė ēdo kah qoftė ky fill i koklavitur. Parlajmėrimi i nėnė Lefterisė atė ēast, mė tingėlloi si shprehje dufi pėr tė shtuar dozėn e vėrtetėsisė sė pėsimit tė saj. Ecja me Nikon pėrdore nė kthim e me thėnė tė drejtėn, njė shigjetė ndikuese mė kish pėrshkuar tejpėrtej, pa mundur tė ekuilibroja drejtqėndrimin. Kur mė shfaqej fakti i kryer, i thosha vetes, ”tregoju i kujdesshėm se s’dihet ē’ndodh”, por kur kujtoja ēastet dashamirėse tė motrės, vazhdoja mė i qetė thėnien, ”tjetėr marrėdhėniet me vjehrrėn e tjetėr me vėllanė”. Kjo kundėrvėnie konceptesh e realitetesh, pėr tė arritur nė njė qetėsim apo mikroqetėsim tė vetes, ishte refren i monologut tim tė brendshėm, bashkudhėtar shpirtėror ngushėllues e frymėzues, por edhe paralajmėrues pėr maturinė e haphedhjeve nė vazhdimėsi. Duhej tė pranoja qė realitetet e shkuara kishin bėrė tė vetėn nė injektimin e psiqikės sė njeriut, qoftė nė brendėsi, duke u bėrė pjesė e karakterit e personalitetit, qoftė dhe sipėfaqėsisht, duke artificializuar konceptet e njohuritė deri nė kufijtė e injorancės e mediokritetit. Prandaj ndodh qė nė veprimet e reagimet shpesh tė pabesueshme e nė dukje tė papritura tė njerėzve, tė pataksesh e ēorientohesh, sepse bėhesh vetvetiu pjesė e kėsaj shkurdisjeje tė kurdisur nga kėto realitete psiqikoshoqėrore. Mjafton vetėm rasti i mėsipėrm, pėr tė kuptuar kėto mendime, qė mė besoni miq tė dashur, mė rrėmbejnė nė botėn e tyre tė sė vėrtetės e mė lehtėsojnė disi shpirtin e stresuar e tė lėnduar. Nė vazhdimėsi do gjeni tė tjera nė dukje cingėrima, por qė janė aq kohezionale me njera-tjetrėn, sa s’ėshtė vėshtirė tė formoni gati tėrėsinė e njė opinioni realist.
* * *
__________________
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATĖ QĖ SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATĖ QĖ BESOJ(E.SH)
mondsha nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-10-08, 00:13   #10
Anėtar i ri
 
Avatari i mondsha