Forumi Virtual
   
Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia

Therrime kohe ....

Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 26-09-08, 16:24   #1
Therrime kohe ....
 
Avatari i kitrra 123
kitrra 123
grahni bythes e punoni
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: qe qitu te fshi pushken e po pres kushtrimin se m'doket i erdhe vakti apet
Mosha: 30
Postime: 1,036

Shfaq Versionin E Printimit Dėrgoje me e-mail kėtė faqe
kitrra 123 kitrra 123 nuk ėshtė nė linjė 26-09-08, 16:24
Vleresimi: (2 votes - 5.00 average)

diku, 10 vite me pare.....

............... shiu i imet e i ftohte i kesaj vjeshte te hershme nuk kishte te ndalur qe dy dite me radhe. Vazhdonte te binte me ritmin e ti te pandalshem dhe kishte lagur jo vetem teshat por edhe ēdo pore te trupit tone. Me duket se edhe me shume i kishte shtuar lodhjen trupit edhe ashtu te sterlodhur. Fuqia na kishte leshuar dhe ne dy qendronim te strukur nen kuroren e dendur te qarrit ne kete lendinė mali e cila sado pake mbronte trupat tone edhe ashtu te lagur nga shiu i pandalshem. Trupat tane nuk munde te leviznin me barren e rende por aq te domosdoshme per shoket tane ne male sa edhe vet jeta jone. Ishim te sterngarkuar nga vullneti dhe me dukej se s’munde te leviznim asnje meter metutje nga uria. Kishte pese dite qe nuk kishim degjuar arome buke dhe me e keqja ishte se kishim humbur edhe rrugen pas asaj prite qe na kishte organizuar armiku ne kufirin e ngritur padrejtesisht.
--- Cila eshte gjella qe te pelqen me se shumti – pyes instinktivisht shokun ?
--- Buke pogaēe me djathe – me pergjigjet menjehere pa llogaritur se ajo nuk ishte gjelle.
Ve buzen ne gaz dhe me shkoi mendja tek buka pogaēe e nxehte dhe djathi dhe per nje moment me duket se ndjej shijen e saj, ndjej avullin e embel te saj kur posa nxirret nga furra dhe servohet me djathe. Me kujtohet nena, embelsia e pogaēeve te pergatitura nga duart............ , nje lehje qeni qe nuk vinte nga larg prishi qetesin e kesaj nate te zymte dhe endrrat e mia me sy hapur. Shenje se afer jetonte dikush. Vendosim qe te afrohemi ne drejtim te lehjes dhe ēdoherė lehja behet me e qarte dhe me e afert. Pas pak rruge duket nje lendine bukur e madhe dhe si per ēudi ne funde te saje e rrethakuar me lisa te verehej shkelqimi i nje kulmi te mbuluar me llamarine. Ngjasonte ne stane te ēobaneve per kafshe. Afrimi jone e bėnte edhe me te zhurmshem dhe me te fuqishme lehjen e qenit. Ppapritmas hapet dera e stanit dhe verehet nje hije njeriu dhe ne koke i shihej nje plise(kapuē) i bardhe. Nuk verehej mire se fare moshe ishte gje qe skishte eshe rendesi. Nga plisi vėrehej se ishte shqiptar gje qe per ne mjaftonte ne ate gjendje ne te cilėn ishim katandisur.

---- A doni mysafire o i zoti shtepise --- i therrase nen masen e sigurise.
---- O hajde bujrem e mire se u ka pru zoti --- pergjigjet njeriu qe nga zeri dukej se ishte nje plakė. Drejtohemi ne drejtim te hijes me plise te bardhe me shpresen e rritur per ne dhe shoket…………………………………….
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

Tė gėnjeshė tė tjerėt ėshtė lluks i rrallė e tė gėnjeshė vetveten s'ėshtė gjė tjetėr pos budallallėk

Lexime: 186
Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-09-08, 21:11   #2
grahni bythes e punoni
 
Avatari i kitrra 123
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: qe qitu te fshi pushken e po pres kushtrimin se m'doket i erdhe vakti apet
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 30
Postime: 1,036
Rrespekti: 9 kitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of light
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek kitrra 123 Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek kitrra 123
Gabim Fillimpranvere viti 2000 burgu i pozharevacit serbi

‘’………………as vet se di se si kisha ardhur deri ketu vetem kur e pashe veten ne maje te Sukes se Rrahit, kodra nga e cila verehej fshati si ne pellembe te dores. Ne letrat qe kisha marre nga shtepia me thonin se fshati kishte ndyshuar krejtesisht por nuk munde ta besoja dhe ja ky ndryshim paraqitej tani para syve te mi. Vereheshin kullat e vjetra te fshatit te cilat i kishin qendruar te gjitha hordhive te armiqve me pare por nuk i kishin bere ballė zjarrit te armikut te fundit dhe shenjat e djegejes se tyre vereheshin qart. Rreze tyre ishin ndertuar shtepi te reja e te vogla por asesi nuk kishin arritur ta zevendesonin bukurin dhe madheshtine e tyre. Shiqoja shtepit e rralla te fshatit te cilat ishin te shkaperderdhura dhe te ndertuara large njera tjetres. Deshiroja te shifja me imtesin mikroskopike qdo gje sepse si kisha pare qe 4 vite dhe ndryshimet ishin te medha. Dikunde ndegjoje lehjen e nje qeni te shoqeruar nga melodia e kavallit dhe blegerimes se deleve. Pas pak ndegjoje edhe nje kenge gjeli, dhe mallengjimi arriti kulmin. Kishte kohe qe skisha ndegjuar diqka te tille dhe me syte e perlotur shpejtova hapin drejte shtepise duke mos dashur te mendoj per asgje me.Deshiroja qe sa me shpejte te shihja nenen ,e cila mi dinte te gjitha hallet dhe njekohsisht frigohesha se do te munde te qendronte kur do te me shifte te gjalle. Ishte hera e pare ne jeten time qe hyja ne fshat si nje hajn duke u pervjedhur gardheve dhe mureve por deshira e madhe qe nena te me shihte e para me solli para dyerve te oborrit pa me verejtur askush.Trupi mu trishtua dhe me dridhej i teri sepse e dija se pas trokitjes sime do te lajmerohej nena , sepse ajo vazhdimishte me priste mua dhe ne cdo trokitje dere ajo lajmerohej qysh nga mungesa ime e gjate. I prekur thelle ne shpirt trokita ne dere……………………………………’’
……………..zhurma shurdhuese e deres se dhomes se burgut me nderpreu enderren e cila nuk doja te perfundonte kurr……dhe pernjeher era e mykyt dhe papastertise se dhomes se burgut zevendesoj ate arome fshati te cilen isha duke e shijuar ne enderren e fshatit. Ah jete e poshter mendova me vete dhe mendimet mi nderpreu zeri i gardianit te burgut - Broj 1964025 dodji ovamo.
Ishte numri im, u ngrita ngadal nga trupi i llomitur nga rrahjet e qdoditshme dhe ecja ne drejtim te deres , duke mallkuar ate ze i cili ma prishi enderren dhe nuk me la te perqafoja se paku njeher nenen………………………………………….........
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

Tė gėnjeshė tė tjerėt ėshtė lluks i rrallė e tė gėnjeshė vetveten s'ėshtė gjė tjetėr pos budallallėk

kitrra 123 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-08, 15:09   #3
grahni bythes e punoni
 
Avatari i kitrra 123
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: qe qitu te fshi pushken e po pres kushtrimin se m'doket i erdhe vakti apet
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 30
Postime: 1,036
Rrespekti: 9 kitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of light
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek kitrra 123 Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek kitrra 123
Gabim Diku ne kosove. Fillimpranvere '98

Natė e errėt, pis. Puhiza e lehte e eres pranveror levizte gjethet e reja dhe te posa dalura te drunjeve qe hjeshonin natyren. Vetem cicerrima e bilbilave prishte qetesin momentale te asaj nate te brisht. Per nje qaste mendimet me leshohen ne enderra , enderroj te jem gjeth i asaj pranvere, enderroj te jem bilbil(zog) i asaj nate te brishte dhe lakmoj lirine qe ka gjethi dhe bilbili.
Ne qast me kthehet mendja nga enderrat dhe pak metra me tutje shoh silueten e shokut tim ushtar deri sa bente roje atdheut. Ndjenja me e lumtur mendoj, provoj te ngris doren por nje drite e madhe qe shendriti rrethinen e pasuar nga nje zhurme tmerruese shembi gjithqka, doren, endrrat, mendimet.......
Ngrihem ne gadishmerin me te madhe , duke ndjer nxehtesi e gjakut e cila me kalon ne krahrorin e plagosur mundohem te kontrolloj terenin. Asgje nuk shoh, nate e erret pis , puhiza vazhdon te leviz gjethet e reja e bilbili vazhdon kengen sikur te mos kish ndodhur asgje. Mundohem te shoh silueten e shokut por ajo eshte zhdukur. Vrapoj ne drejtim te ti dhe e gjeje te shtrir dhe te coptuar nga te gjitha anet. Gjaku i ti bashkohet me gjakun tim per te rene se bashku ne token e lare me gjak dhe per tu perzier me gjakun e mijera e mijera heronjeve te rene me shekuj me radhe per lirin e kesaj toke te shenjt. Mundohem ti therras por kot , e shoh buzagazin ne buzet e tije , buzqeshje e njohur me pare . Me te tille buzeqeshje vdesin vetem deshmoret dhe lotet me tradhtojne. Ndjej se dora e tije shtrengon per nje moment doren time me pafuqi dhe lehtas e largon. I ndihmoj ti mbyll syte dhe ndjej se ne doren time ka diqka. Hape doren dhe shofe se ne dore kam 1 fishek pushke. Shenje amaneti per hakmarrje, detyra me e rende qe munde te kesh ne lufte. Me atomet e fundit te fuqis mbledh vehten dhe ja krise kenges se luftes , shenje se edhe nje deshmor ju bashkua karvaneve te pafunde te deshmoreve per lirin e keti trolli. Ne dore shtrengoj plumbin amanet........... !
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

Tė gėnjeshė tė tjerėt ėshtė lluks i rrallė e tė gėnjeshė vetveten s'ėshtė gjė tjetėr pos budallallėk

kitrra 123 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-09-08, 15:31   #4
grahni bythes e punoni
 
Avatari i kitrra 123
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: qe qitu te fshi pushken e po pres kushtrimin se m'doket i erdhe vakti apet
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 30
Postime: 1,036
Rrespekti: 9 kitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of light
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek kitrra 123 Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek kitrra 123
Gabim Diku nė kosovė nata e fundit e '98

……………..acari i egėr veriut tė kėsaj nate tė fundit tė kėti viti i cili tė depėrtonte deri nė palcė dhe tė ndalte frymėn pothuajse dėshironte ta shfryente tėrė egėrsinė e kėtij viti tė cmendur.Vetėm bardhėsia e borės prishte imazhin e zi tė ketij fundviti. Nė kėta pak minuta qė kanė mbetur mundohem ti jap njė pėrmbledhje tė ngjarjeve mė tė rendesishme dhe pėr njė moment koka mė vlonė nga tmerre ,dhunė, vrasje dhe pėr njė moment para meje del pamja shokante’’……............................... pas luftimeve tė ashpra tė asaj dite terri i mbrėmjes kishte pushtuar tokėn dhe vetem tak e tuket e ndonjė gjuajtje te pakontrolluar prishnin qetėsin e mbrėmjes. Marrim urdherin qė tė shkojme nė fshatin mė tė afėrt ,tė cilin armiku me tėrė arsenalin e dhunės e kishte granatuar gjatė tėrė dites pėr tė pare pasojat e mbetura. Ngadal por sigurt lėshohemi tatpjetės dhe futemi nė lagjen e parė tė fshatit. Menjėher hundėt mbushen erė shkrumbi, cdokund vėren pamje tmerruese , shtėpi qė digjeshin akoma , shtazė te vrara egėrsisht dhe dhunė e shfryerje armiku ndaj qenjeve mė tė pafajshme dhe mė tė pambrojtura. Nga largė ndėgjohet njė zė i mekur femije sikur qante.Tė pėrgaditur nga befasit e luftės ngadal i afrohemi vendit nga vinte zėri qė tė perulte shpirtin dhe tė ngrinte ndjenjat. Para nesh paraqitet njė grua e shtrirė nė gjelbrimin e asaj pranvere, e zbathur, me nje fustan qė kishte marr ngjyrė tė kuqe nga e qara e madhe nė gjoksin e saj qė ishte shkaktuar nga granata dhe mbi tė pamja shokante qė tė rrenqethte trupin e tė mbushte shpirtin e zemrėn plot vaj. Njė fėmijė qė qante dhe thėrriste pandėrprer nėnėn e ti dhe me njėrėn dorė ja lemonte flokėt. Zėri i mekur i ti ja shtonte edhe mė shumė dhembjen tragjedis. Vendosim ta tėrhjekim fėmijen dhe momenti i ndarjes nga nėna arrin kulminacionin e dhembjes shpirtėrore. Me tėrė forcen e tij femijarake ngjitet pėr trupin e nėnės dhe me tėr fuqin e mekur tė shpirtit dhe zėrit tė ti ngritė zėrin e vajit , sikur dėshironte tė na thoshte :Mė leni ketu ju lutem…………………………………...Tė trishtuar nga ngjarja dhe te prekur thell ne shpirt e marrim femijen …………………….............., njė shushurim gjethesh tė thara dushku tė shkaktuara nga era mė kthen mendjen nga ky kujtim tmerrues. Gati i mėrdhir nga tė ftohtit vėrej se gishti mė ishte ngjitur nė kėmbėzen e pushkės. Ndėgjoj hapa njeriu dhe nga large shofė disa hije. Me tėr forcėn e mundshme i thėrras:
Ndal!!!
U ndala – ma kthen.
Kushė jeni ju - pyes pėrsėri.
Ndėrrimi i natės – vjen zėri nga ata.
I pari ecė tė tjerėt qėndroni nė vend - i urdhėroj.
Ashtu veprojn dhe kur mė afrohet nė afėrsi tė mjaftueshme,me zė tė ulet i kerkoj parollen.
Pushka- ndėgjoj zėrin e ti.
Plumbi – ja kthej dhe i urdhėroj edhe tė tjerėt qė tė afrohen.Pėrshendetem me ta dhe raportoj pėr gjendjen momentale.
Urime Vitin e Ri - mė thotė komandanti i ndėrrimit.
Urime edhe ju ,gati paskam harruar fare - ja kthej.
Je i lirė – mė thotė.
Faleminderit dhe natėn e mire- ua kthej dhe shpejtoj hapin qė tė shkojė tė pushoj se nuk dihet se qdo tė sjell dita e pare e Vitit tė shpresės sė madhe pas nje viti tė zi.
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

Tė gėnjeshė tė tjerėt ėshtė lluks i rrallė e tė gėnjeshė vetveten s'ėshtė gjė tjetėr pos budallallėk

kitrra 123 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-09-08, 19:45   #5
grahni bythes e punoni
 
Avatari i kitrra 123
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: qe qitu te fshi pushken e po pres kushtrimin se m'doket i erdhe vakti apet
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 30
Postime: 1,036
Rrespekti: 9 kitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of light
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek kitrra 123 Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek kitrra 123
Gabim Diku nė kosovė fillimpranvere 1998

‘’……………..Freskija e mengjeseve te hershme pranverore me flladiste trupin e djegur nga ngrohtesija perveluese e gjoksit tende. Akoma nuk kishte zbardhur mengjesi dhe ne dy qendronim te shtrire nen blirin rreze lumit, pa verejtur se trupat tone gati kishin shtangur nga te ftohtit pranveror te tokes. Qetesin e atij mengjesi e prishte vetem gurgullima e ujit te lumit dhe kenga e bilbilave. Ne njeren dore shtrengoja forte pushken amanet te gjyshit dhe me tjetren dore fshija lotet tuaj pervelues. Lotet e ndarjes se dhimbshme.
Po vije edhe une me ty. Do behem luftetare – fjalet e tua si krisme pushke prishen qetesin e heshtjes qe se di as vet se sa kishte zgjatur.
Jo, s’eshte lufta per femra – thashe dhe kafshova buzen nga nenvlersimi qe te bera. Ndjeva nje frige sepse as vet akoma se kisha provuar trimerin time. U ngrita ne kembe dhe per ti ikur asaj bisede thashe - Do iki se se shpejti do te zbardhe dita.
Ne rregull vetem kujtoje se te dua dhe nese vdesesh ne lufte tere jeten do jem e lumtur se ke kam dashur e nese do te shpetosh do jem dashnorja me fatlume e kesaj bote - ma ktheve.
Shtrengova fort te dy duart tua , shijova embelsin e buzeve tua dhe per te fshehur lotet qe me tradhetuan ne ate moment ktheva koken mbrapa dhe u largova nga ti. Dicka me thoshte ne shpirt se me kurr s'do te takoj. Nga pas ndegjova fjalet tua ‘’Ke kujdes……….’’. As qe ktheva koken mbrapa. Kalova lumin e u futa ne pyllin me te afert dhe mora rrugen e paditur por te shpreses se madhe …………………’’
…………………pas 9 vitesh…..
………… shpeshher e vizitoj blirin me shpresen se do te takoj por e kote………. Cdo dite e me shume me mungon, me mungojn syt e tu qe me jepnin drite, me mungon buzqeshja jote qe me jepte shprese, me mungojne buzet tua qe mi jepnin jetes embelsi ………me mungon gjithqka nga Ju bile edhe varri yt ku do pergjerohesha dhe do kerkoja falje per nenvlersimin qe te kisha bere ate nate kur nuk te mora me vete.Trimerine qe bere per te mbrojtur femijet e lagjes do ta kishin lakmi edhe trimat me ne ze. Por armiku perveq vrasjes tende, ta humbi edhe varrin ……………. Asnjeher nuk dua te besoj se sdo te shofe me, edhe pse kane kaluar shume vite. Prap sdua te besoj por vitet kalojne e shpresa venitet………..
Do jem krenar tere jeten qe kisha nje dashnore te tille!
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

Tė gėnjeshė tė tjerėt ėshtė lluks i rrallė e tė gėnjeshė vetveten s'ėshtė gjė tjetėr pos budallallėk

kitrra 123 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-10-08, 17:40   #6
grahni bythes e punoni
 
Avatari i kitrra 123
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: qe qitu te fshi pushken e po pres kushtrimin se m'doket i erdhe vakti apet
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 30
Postime: 1,036
Rrespekti: 9 kitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of light
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek kitrra 123 Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek kitrra 123
Gabim Diku nė kosovė

Diku nė Kosovė, Pranvere 1999

‘’……… i maskuar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, maskim i cili do te gėnjente edhe syrin e mpreht tė shqiponjės, me syrin nė dylbi kontrolloj qdo milimeter te hapsirės para meje. Duke kėrkuar siluetėn tėnde dhe grykėn tėnde zjarrėvjellėse e cila grykė kishte plagosur pėr vdekje shokun tim para dy ditėsh, ti nuk dukesh.E kuptoj se edhe ju kėrkoni tė njėjtėn gjė nga unė dhe djersėt e ftohta mė mbulojnė ballin. Si duket sot ėshtė dita e fundit e kerkimit sepse njeri do mbesim te mundur ne kete perballje sfidash. Ju e keni kuptuar kete dhe jeni strukur diku e nuk levizni fare. Oret e pritjes jane bere shekuj ndersa sekondat ne kete perballje jane te barabart me jeten. Sfide rende te jesh apo te mos jesh. Me syrin e lodhur vereje se njė grumbull bilbilash ne shpatin e malit perball meje u trazuan. Shenje e bukur se ti ishe atje.Te kerkoj me endje ne kete lufte mendjesh te qmendura qe vetem per vrasje mendojne dhe ja ku me del i strukur. I kamufluar ne menyr perfide. shohe silueten tende por edhe gryken e snajperit te drejtuar nga une dhe ngreh gishtin dhe pernjeher ndegjoje dy krisma snajperesh dhe nje te djegur ne krahun tim te majte dhe ngrohtesin e valet te gjakut. Pas pak armiku fillon te granatoj me tere arsenalin dhe qmendurin e ti shtazarake. Shenje se kishte humbje. I sterlodhur ngrihem ne kembe me gezimin ne fytyre per marrjen e nje jete njeriu ………..''
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

Tė gėnjeshė tė tjerėt ėshtė lluks i rrallė e tė gėnjeshė vetveten s'ėshtė gjė tjetėr pos budallallėk

kitrra 123 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-08, 13:36   #7
grahni bythes e punoni
 
Avatari i kitrra 123
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: qe qitu te fshi pushken e po pres kushtrimin se m'doket i erdhe vakti apet
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 30
Postime: 1,036
Rrespekti: 9 kitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of light
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek kitrra 123 Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek kitrra 123
Gabim Diku ne KOSOVĖ, 13 QERSHOR 1999

‘’.............. freskia e asaj nate Qershori apo ndoshta edhe emocionet qe sa vinin e shtoheshin pėr lirin e shumėpritur, me trishtonte trupin dhe me ngjethte lėkuren ne atė ndarje emocionale, ku me shume se ēdo gjė tjetėr kundėrmonte arome lirie. U ndamė ne grupe te caktuara, me detyra te caktuara dhe me mbeti hatri ne komandantin pse nuk na caktoi ne te njėjtin grup. Kishim kaluar plot shtatė muaj bashkė, kishim ndare te njėjtėn mbuloje, te njėjtėn kafshate, te njėjtėn cigare, te mirėn dhe te keqen, lotėt dhe gėzimin, kėndonim bashke por edhe bashke qanim dhe aq shume ishim mishėruar mes vete. Ne ndarje ne atė errėsirė shtrėnguam fort njeri tjetrin sikur se nuk do shiheshim me kurrė, rrahėm grushtet mes vete dhe brohoritja ‘’ PER KOSOVĖN, FITORE’’, buēiti anekėnd atyre maleve te asaj lugine te ndarjes. Pėr ēudi u ndala dhe te shikoja nga prapa dhe mu kujtua ajo nate kur erdhe nga kufiri me shokėt. Njė djalė i shkujdesur por shumė i sjellshėm, i pasherr, pa komplekse ashtu si te kishte rritur pėr shume vite kultura perėndimore e ZVICRRES, por me nderin, besnikėrinė dhe trimėrinė e stėrgjyshėrve te ruajtur me fanatizėm ne damarėt e gjakut............................................ ........ shndritja e hershme e agimeve pranverore na gjeti te strukur dhe kamufluar neper pjese te ndryshme te qytetit dhe vetėm pritnim momentin e sinjalit pėr ti dhėnė armikut goditjen pėrfundimtare.
- Athua ku ėshtė Kenani – pyeta shkujdesur Bekimin.
- Mos u merakos shume edhe ai ėshtė me shokėt dhe pėrveē kėsaj tash duhet te mendojmė pėr gjera tjera – ma ktheu.
- Po merakosem se nuk e njeh terrenin, dhe disi pas vrasjes se Mejdis(shokut me te ngushte te ti), shume here ka thėnė se nuk ja vlen me te jetoj - ia ktheva.
- Lej kėto muhabete se ........................ krisma pushke dhanė sinjalin se me ne funde momenti i shumėpritur erdhi. Dolėm nga fshehtėsia si te ishim te mbire nga dheu ndėrsa serbet mbeten te befasuar. Gjuanin nga te gjitha anėt dhe ne mėnyrė te pakontrolluar. Me sigurinė me te madhe kontrollonim ēdo gjė te dyshimtė duke eliminuar ēdo gjė te dyshimtė, dhe duke lėnė te lire ēdo gjė qe mbetej mbase nesh.......................... Krismat akoma ishin te shpeshta edhe pse nje pjese e mire e qytetit ishte e lire. Qytetaret qe kishin qėndruar me muaj te fshehur nuk munde ta pėrmbanin gėzimin dhe shkreheshin ne vaj. Mundoheshin te na pėrqafonin dhe te na bashkoheshin duarthate por kujdesi duhej te ishte ne nivel maksimal sepse humbjet ne civil nuk lejoheshin. Nga njė dritare e ndėrtesės pėrballė njė snajper dreqi nuk na lente te ngritnim kokėn...............
- Kur ka ra kushtrimi n’Kosovė, Kur ka ra kushtrimi n’Kosovė,U bushkuan ......, u dėgjua jehona e kėngės e cila tregonte se njeri nga shokėt ju kishte bashkuar karvanit te gjate te atyre trimave qe dhanė jetėn pėr liri........
-Bekim paskan vra Kenanin – i thashė.
-Ke kujdes nga snajperi leje mos fole budallallėqe. Ku e dine nga kėtu se kush ėshtė vra- ma ktheu............................................. .........’’

........................kishe zėnė pozicione afėr urės ne qendėr te qytetit dhe ne pėrballjen e fundit te armikut pėr te ikur e ne pėrballjen tende pėr tu hakmarrė pėr shokėt, fėmijėt e pafajshėm, vashat, pleqtė , mbete ne fushėn e nderit. Me befasoi buzagazi yt qe te kishte mbetur i ngrirė dhe qe ja shtonte edhe me shume hijeshinė vrasjes tende. Me buzagaze ne buze vriten vetėm trimat. Sot pas tete vitesh te kujtoje me te njėjtin kujtim. Fjalėt janė te tepėrta. Kujtimi do mbetet i paharruar pėrgjithmonė.

PĖR KOSOVĖN FITORE, LAVDI!
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

Tė gėnjeshė tė tjerėt ėshtė lluks i rrallė e tė gėnjeshė vetveten s'ėshtė gjė tjetėr pos budallallėk

kitrra 123 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-08, 14:12   #8
Street Poet
 
Avatari i xhebrail
 
Anėtarėsuar: Aug 2008
Vendndodhja: Peja
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 779
Rrespekti: 5 xhebrail has a spectacular aura aboutxhebrail has a spectacular aura about
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga kitrra 123 Shiko postimin

....Pak minuta krenari derisa e lexova kete tregim ...
Pushofshin ne paqe krejt ata qe e dhan jeten per liri..
__________________
...Veq sa ke dal prej struges -hala po vun prej zhuges
Ti na Han K.... Mu e Ritmit Te Rruges
Une kom Pru revulucion ne repin Shqiptar
Ti e ki Pru mamin PO spo du me ta mar
xhebrail nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-10-08, 13:53   #9
grahni bythes e punoni
 
Avatari i kitrra 123
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: qe qitu te fshi pushken e po pres kushtrimin se m'doket i erdhe vakti apet
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 30
Postime: 1,036
Rrespekti: 9 kitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of light
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek kitrra 123 Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek kitrra 123
Gabim Pa pardon

Diku ne Kosoven e pasluftes

‘’……..mjegull e dendur kishte mbuluar vendin dhe njerzit humbin rrugen neper udhkryqet e krijuara ne oborret e paprekshme dhe te lavdishme te shtepive te tyre. Ne secilen qoshe vereje qarte siluetat e ushtareve me flamuj shumgjyresh qe shkerdhenin dhe cnderonin pa asnje keqardhje djersen ,mundin, sakrificen........……por edhe gjakun e bashkuar te trimave te ketij mijevjeēari per idealin e shpreses se madhe. Kukuvajkat dhe korbat me kenget ndjellakeqe te tyre kishin zevendesuar kenget bukura te dashnoreve qe aq bukur dikur i thurnin himne trimave. Burgjet ishin mbushur serish me trima per te vuajtur te berat dhe te paberat e tyre. Me kokefortit me vetvrasje, kishin gjetur ilaqin kunder perultesise. Hafijet (bashkepunetoret e armikut) endeshin poshte e perpjet qytetit po asnje droje, vetem kostumet i kishin me te reja tani.Te plagosurit e betejes se fundit ishin shenderruar ne lypes moderne te ketij fillim shekulli te ēmendur, ndersa nenat dhe te vejat tona afronin rreth vetes zogjet e mbetur jetim qe se bashku perbenin pamjen e cila edhe me shume ja shtonte erresiren mjegulles se krijuar. Pamje shokante. Sikur te ngjallej Migjeni do rishkruante mjerimin …………………………’’..e une po iki. Do kthehem atje nga erdha. U ktheva kendej te shijoje arome lirie. Po kthehem koke ulur me arome mosmirnjohjeje.............Shokeve nuk do ju tregoje per mjegullen e dendur qe kishte kapluar vendin. Do ti genjej por realiteti do ti vriste edhe njeher………...............................
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

Tė gėnjeshė tė tjerėt ėshtė lluks i rrallė e tė gėnjeshė vetveten s'ėshtė gjė tjetėr pos budallallėk

kitrra 123 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-10-08, 20:06   #10
grahni bythes e punoni
 
Avatari i kitrra 123
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: qe qitu te fshi pushken e po pres kushtrimin se m'doket i erdhe vakti apet
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 30
Postime: 1,036
Rrespekti: 9 kitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of light
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek kitrra 123 Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek kitrra 123
Gabim Pa pardon

Diku ne Kosoven e pasluftes

………………kėmba ime, ah kėmba ime. Histori e gjate. E mundimshme. Mė ndryshove jetėn dhe idealet e ėndrrave tė lirisė, ti qe me shndėrrove ne lypės moderne te kėtij mijėvjeēari te ri.
Me kujtohet edhe sot se si te humba por dhe si te varrosa pranė shokėve ne atė maje mali. Pran shokėve te idealeve, te ėndrrave te lirisė qe nuk erdhi asnjėher. Atje ku mbrohej nderi dhe krenaria e kėtij vendi te cunguar. Me kujtohesh aq mire se si nuk mu dhimbse fare ne ato momente. Nuk e di nga dhimbja pėr shokėt apo duke ėndėrruar pėr atė qe po luftonim.......................................... ......... por sot me mungon aq shume sa me dėshire do te pranoja edhe vdekjen se sa mundin dhe turpin qe ma sjell. Kėmba ime krenaria ime e humbur ,e perloqur, e shkelur , e pėrbuzur, e zhytur ne varfėri e mjerim sa kėtij mjerimi do ti kishte lakmi edhe MIGJENI pėr te shkruar poema tjera. E ndjej mungesėn tende me shume se sa ajrin, ujin ,nderin dhe krenarin e vjedhur nga palaēot moderne te kohės qe me nostalgji kujtojnė fqinjėt.............
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

Tė gėnjeshė tė tjerėt ėshtė lluks i rrallė e tė gėnjeshė vetveten s'ėshtė gjė tjetėr pos budallallėk

kitrra 123 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-10-08, 11:59   #11
grahni bythes e punoni
 
Avatari i kitrra 123
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: qe qitu te fshi pushken e po pres kushtrimin se m'doket i erdhe vakti apet
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 30
Postime: 1,036
Rrespekti: 9 kitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of lightkitrra 123 is a glorious beacon of light
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek kitrra 123 Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek kitrra 123
Gabim Epilog!!!!!

………….. e dija se je fshehur aty dhe me indinjatėn mė tė thellė pritje momentin e duhur apo trimin. Ndoshta je e mbushur mllef nga idealet e gjyshit tė mbetura pėrgjysmė, por sishte faji i ti. Nuk ishte momenti dhe ai te varrosi kėtu pėr tė mos rėnė nė duart e armikut me amanetin ’’Kurrė mos shkrepsh nė gjakė shqipėtari, perveq nė gjakė armiku dhe tradhėtari’’. Kaluan vite e dekada ……………......... pėr ty u rrahė babai, axha e vėllai..................... por ata heshten sepse edhe ti heshtje dhe pritje momentin apo trimin ………...............................dhe ja momenti i shumėpritur erdhi dhe mua, me tė ligut tė fisit, me ra hise qė tė kem nė dorė.............................................. ........Tė shikoj se si shėndrit nėn
ndikimin e rrezes sė hėnės dhe dėshiroj qė kjo shėndritje jote tė jep alarmin se mė nė fundė nė tunelin e errėsuar verehet njė shkėndi shprese..................………dhe uroj qė kjo shėndritje e jotja tė mos ndalet dhe idealet tė mos mbetėn nė gjysmė…………… mendoja se fuqin tėnde dhe idealin tim s'mundė ta ndaloj askush …………….............
…………………????…………………???………………!!!!…………??…………!!!!…………… …….?????????????......ne fundė mendimi im u vėrtetua se kishte qenė vetem nje ideal i padjallėzuar djaloshar dhe asgjė mė shumė .....................!!! Me hidherimi mė tė madhė tė kthej nga aty ku tė mora. I dėshpėruar se idealet na mbeten ne gjysmė. Amanetet e shokėve mbeten pezull……….........................e ti qėndro e heshtur me amanetin e rėndė dhe prite momentin apo trimin!
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

Tė gėnjeshė tė tjerėt ėshtė lluks i rrallė e tė gėnjeshė vetveten s'ėshtė gjė tjetėr pos budallallėk

kitrra 123 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON

I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?

iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 

Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 09:42.

Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual