![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Kanuni i Laberise! |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: en el medio de la luna y las estrellas
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 5,922
Rrespekti: 23
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Botimi i Kanunit tė Labėrisė vjen pas botimit tė librit "E drejta zakonore e Labėrisė", nė vitin 1994 dhe tė ribotimit nė vitin 2002, nga po i njėjti autor, Ismet Elezi. Botimi i kėtij Kanuni, pasqyron me vėrtetėsi kulturėn e lashtė juridike tė popullit tė kėsaj krahine, si pjesė pėrbėrėse e kulturės shpirtėrore e materiale tė kombit shqiptar. Parė nga kėndvėshtrimi jo vetėm i shtrirjes gjeografike tė saj, por edhe nga kėndvėshtrime tė tjera, botimi i Kanunit tė Labėrisė, paraqet rėndėsi historike, etnokulturore, juridike dhe kombėtare. Shembulli i gjallė i Labėrisė, ashtu si ai i trevave tė tjera tė Shqipėrisė deri nė Kosovė e mė gjerė ku banojnė shqiptarė, nė luftėn pėr liri e pavarėsi kombėtare kundėr pushtuesve tė huaj, ėshtė tepėr domethėnės, pėr tė vėrtetuar ato qė ka thėnė albanologia e njohur angleze Edith Durham: "Perandoritė e tjera erdhėn e ikėn, por ato kaluan mbi shpinėn e shqiptarit, si uji mbi shpinėn e rosės
dhe ai ruajti zakonet dhe identitetin e tij" (Durham: Brenga e Ballkanit 1991, f. 104). Kjo ishte vetėmbrojtje e mirėfilltė shoqėrore, pėr individėt dhe shoqėrinė. Nė Kanunin e Labėrisė sanksionohen nė unitet etika, njė sistem vlerash tė larta morale si dhe parimet themelore juridike tė mbrojtjes sė nderit, burrėrisė, fisnikėrisė, besės, mikpritjes, bujarisė, parimet e barazisė, sė gjakut, tė lirisė, ashtu siē pasqyrohen nė tė drejtėn zakonore mbarėshqiptare. Pėr ngjashmėrinė e vlerave morale dhe tė parimeve juridike tė sė drejtės zakonore shqiptare me ato tė grekėve tė vjetėr tė pėrshkruara te "Iliada" e Homerit dhe nė veprat e Sofokliut, Eskilit etj. kanė shkruar mjaft studiues tė huaj, qė nga gjysma e shekullit XIX. Edhe nė kohėn e tanishme, studiuesi nga Japonia e largėt prof. Kazuhiko Yamamoto, i cili ka bėrė hulumtime tė posaēme pėr problemet e etikės sė Kodit zakonor (Kanunit) shqiptar nė planin krahasues, shpreh mendimin: "Edhe struktura etike e shoqėrisė homerike, e pėrbėrė nga besa, nderi, miku, gjaku, buka dhe hakmarrja, duket se i pėrket kategorisė etike tė njė shoqėrie pa autoritet shtetėror, pėrfaqėsuar mė sė miri nga struktura etike e Kanunit". Sipas autorit tė botimit, "ky krahasim i pėrshtatet mė mirė Kanunit tė Labėrisė, pėr shkak tė fqinjėsisė sė saj me Greqinė dhe tė marrėdhėnieve e tė ndikimeve mė tė mėdha tė ndėrsjellta nė kulturėn e jetėn e tė dy popujve qė nga lashtėsia. Tė dy popujt kanė dhėnė e kanė marrė nga njėri-tjetri". Ky opinion, i autorit tė paanshėm japonez ka rėndėsi pėr tė treguar lashtėsinė e kulturės sė popullit shqiptar, bashkėkohėse me atė tė grekėve tė vjetėr. Ai shėrbeu pėr tė sqaruar se ky sistem i vlerave, nė njė shoqėri pa autoritet shtetėror ushtron e mban gjallė sensin e drejtėsisė nė kėtė shoqėri. Kėto pikėpamje shpreh edhe autori austriak Valter Peinsipp. Aty shprehet qartė, filozofia popullore pėr t'u vetėqeverisur me drejtėsi, sipas rregullave (normave) tė sė drejtės zakonore, tė rrėnjosura nė mendje, tė cilat i tregojnė se ēfarė ėshtė e drejtė dhe ēfarė jo, se ē'duhet bėrė e ēfarė jo, sesi tė sillet njeriu. Dhe kėtė drejtėsi, populli i saj nuk mund ta gjente kurrė nė ligjet e shteteve tė huaja pushtuese, por ai krijoi dhe jetoi me tė drejtėn zakonore tė tij, me ligjet e veta tė pashkruara, tė trashėguara brez pas brezi nga tė parėt, pėr vetėmbrojtjen e bashkėsisė dhe vetėqeverisjen nė njėsitė vendore. Kėtu qėndron thelbi i Kanuneve shqiptare. "Kjo filozofi e ligjit, - shprehet E.Durham, - qėndron edhe mbi "dhjetė urdhrat e zotit".
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: en el medio de la luna y las estrellas
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 5,922
Rrespekti: 23
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
"Kanuni ėshtė dėshmi e gjallė se bashkėsia labe, qė kur nuk ekzistonte autoriteti shtetėror e nė vazhdimėsi, nuk ka jetuar nė anarki e nė arbitraritet, por ka ruajtur e zbatuar normat e sė drejtės zakonore pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore nė mes njerėzve, nė fusha tė ndryshme tė jetės. Kėto norma janė krijuar si rezultat i zhvillimit tė marrėdhėnieve shoqėrore – ekonomike tė grupit etnik dhe kanė vepruar brenda tij nė truallin e Labėrisė. Veē traditės e normave tė moralit, qė kanė qenė faktori kryesor, pėr zbatimin e Kanunit kanė ushtruar ndikim edhe feja, organizmat e vetėqeverisjes vendore, Kėshilli i pleqve, Gjyqi i pleqve dhe Kuvendi i burrave me autoritetin e tyre patriarkal. "Sigurisht, nuk mund tė mohohet, qė edhe nė shoqėrinė e sotme labe ndeshen nė praktikė dukuri tė Kanunit, sidomos nė marrėdhėniet familjare e martesore, nė marrėdhėniet civile, tė detyrimeve e kontratave qė lidhen me mirėbesim, me gojė, kur duhen me shkrim e deri nė fushėn penale e procedurale, duke pėrjashtuar gjakmarrjen, e cila nė Labėri i pėrket sė kaluarės", pohon Elezi. Sipas tij, nė kėtė kuptim normat e kanunit nuk mund tė studiohen vetėm nga kėndvėshtrimi historiko-etnologjik. "Realiteti objektiv tregon se ndodhemi pėrpara dualizmit juridik. Nga njėra anė veprojnė ligjet e shtetit dhe nga ana tjetėr, veprojnė edhe norma tė kanunit, pavarėsisht nga sfera e kufizuar e marrėdhėnieve shoqėrore qė ato rregullojnė, sidomos nė veri. Pėr kėto arsye, del nevoja tė pėrballemi me kėto norma tė mendėsitė tė sė kaluarės. Mendimi dhe qėllimi kryesor i botimit tė Kanunit janė jo vetėm nė planin etnik e kulturor, por edhe pėr tė kufizuar gradualisht zbatimin e tij nė praktikė, duke u dhėnė pėrparėsi ligjeve tė shtetit, qė pėrbėjnė bazėn dhe kufijtė e veprimtarisė sė tij.
Labėria ėshtė bashkėsi etnokulturore e formuar nė njė territor autokton, zonė ndėr mė tė mėdhatė etnografike, me shtrirje gjeografike mjaft tė gjerė (me mė shumė se 500 fshatra), nė jugperėndim tė Shqipėrisė, me gjuhė, zakone e tradita kulturore tė pėrbashkėta. Ajo ka qenė treva e kaonėve tė periudhės ilire, qė pėrmend Tukidi (629 p.e.r). Labėria, siē ėshtė shprehur Sami Frashėri ėshtė Arbėria, qė pėrfshin nga Lumi Vjosė deri nė detin Jon. Tė dhėna mė tė plota me vlera historike, gjeografike pėr Labėrinė japin specialistėt e sotėm prof. dr. Muzafer Korkuti, Halo Abazi, etj. Pėrsa i pėrket veprimit nė hapėsirė tė Kanunit tė Labėrisė, mund tė thuhet me siguri, se ai zbatohej nė fshatra tė Vlorės, nė Himarė, nė Bregdet nė tėrėsi, nė Kurvelesh, nė Rrėzomė, nė Kardhiq, nė Rrėzė tė Tepelenės, kudo gjetkė ku banojnė bashkėsi labe, si dhe nė Mallakastėr e nė shkallė mė tė kufizuar deri nė qytetet e Gjirokastrės, Delvinės, Tepelenės e Vlorės. Eqerem Vlora shkruan se: ²Shumica e lexuesve, nuk dinė fare qė nė Shqipėrinė e Jugės, ka qenė (deri dje) nė veprim njė ²ligj i zakonit² ndėrmjet popullatave malore tė Labėrisė, tė Toskėrisė dhe tė Ēamėrisė… Nuk quhesh kudo njėsoj: nė Toskėri (qė nga Korēa e deri nė Pėrmet) e quanin ²Kanuni i Adetit² nė Ēamėri e quanin shkurtazi ²Adeti², vetėm nė Labėri (Lumi i Vlorės, Himarė, Kurvelesh) e quanin ²Kanuni Papa Zhulit² dhe mė shpesh ²Kanuni i Idriz Sullit² (Shejzat, Romė 1957, Nr 23, f. 56-61)". Kjo pikėpamje ėshtė pėrkrahur edhe nga autorė tė tjerė, sipas tė cilėve e drejta zakonore qė u ruajt gjatė pushtimit osman vepronte jo vetėm nė krahinat autonome (Malėsi e Shkodrės, Mirditė, Himarė), por edhe nė zonat e tjera malore tė banuara tė Kosovės, Dibrės, Elbasanit, Tiranės, Beratit, Skraparit, Mallakastrės, Vlorės, Libohovės, Kolonjės, Korēės, Pogradecit, Ēamėrisė, etj., dhe zbatohej nga tė krishterė e myslimanė, njėlloj nga tė gjithė. Kanunet, zakonet, adetet tė marrė nė unitet me origjinėn, historinė, gjuhėn, kulturėn dhe vlerat morale tė pėrbashkėta dėshmojnė identitetin kombėtar shqiptar. Qė kėtej del se, Kanuni i Labėrisė ėshtė pjesė pėrbėrėse dhe variant kryesor i kanunit popullor mbarėshqiptar, i bazuar nė filozofinė e vetėqeverisjes vendore. zeriyt.com/folklori shqiptar
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
||
|
|
|