![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Zbulohet KARTELA mjekėsore e MIGJENIT |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Administrator
|
Ka njė mori njerėzish qė, me tė mėsuar se i ka kapur njė sėmundje e rėndė qė konsi derohet e pashėrueshme pėr kohėn, bien dita-ditės shpirtėrisht, gdhihen tė ngrysur tė sulmuar nga psikoza e saj dhe i dorėzohen pesimizmit e fatalitetit. Ka tė tjerė qė e pėrballojnė atė me kurajė tė vėrtetė, duke jetuar e punuar sikur tė mos u ketė ndodhur asgjė, tė merakosur vetėm pėr faktin nėse do tė jenė nė gjendje ta kryejnė misionin qė i kanė vėnė vetes apo kosa e rreptė e vdekjes do ti rrėmbejė sakaq. Migjeni u pėrkiste kėtyre tė fundit. Edhe pse qysh nj&7 fėmijėri dhe adoleshencė u breshėrua nga njė mori vdekjesh tė mė tė afėrmve tė tij: nėna, vėllai, babai, gjyshja, i pėrballoi ato me trimėri dhe u pėrfshi nė rrugėn mė tė vėshtirė tė jetės, nė atė tė idealistit dhe vizionarit. I shėmbėllen kėsisoji atij lisit shtatlartė qė edhe pse tundet dhe pėrgjaket nė pasion tė viganit, thėrret me zė tė lartė: Jetė! Jetė unė due! e frymė merr prej fellit. Sėmundja fatale pėr kohėn i kishte bėrė paralajmėrime tė serta edhe nė vitet e shollės, nė seminarin e Jan Teologut nė Manastir, kur nė vitin e katėrt nė tremujorin e dytė nuk e ka ndjekur fare procesin mėsimor dhe ku nė regjistrin pėrkatės ka kėtė shėnim domethėnės: nxėnėsi nuk ka nota nė tremujorin e dytė, nė pjesėn mė tė madhe tė lėndėve dhe nė sjellje pėr shkak tė sėmundjes.
Biografėt e hollėsishėm, sidomos tė viteve tė seminarit, Dr. Petro Janura dhe studiuesi Rinush Idrizi, japin fakte dhe detaje kuptimplotė pėr kėtė periudhė tė sėmundjes sė tij, kur ai ishte vetėm njėzet vjeē. Milloshi e kishte fare tė qartė tani gjendjen e tij shėndetėsore, por pėrpiqej tė flakte mėrzitjen, dhimbjen, ankthin Nė vitin e pestė ai do tė jetė vazhdimisht nėn kontrollin e mjekut, por do tė shkėputet pak nga shkolla, dėshmon Rinush Idrizi nė biografinė Migjeni. Ashtu si shumė seminaristė tė tjerė, Milloshi doli i sėmurė n g a vitet e qėndrimit nė seminar. Ushqimi i varfėr, veshja e papėrshtatshme dhe i ftohti drithėrues i Manastirit i kishin shkaktuar njė varg bronko- pneumonish dhe pleurit. Pas ardhjes nė Shkodėr, me 24 Dhj e t o r 1932 dhe gjatė shėrbimit si mėsues nė Urakė, ku shkonte e kthehej pėrditė me biēikletė nė Shkodėr, sėmundja e tij u pėrkeqėsua. Nė njė takim qė kam pasur me motrėn nė Shkodėr, Jovankėn, me dhimbje tė thellė, mė ka kumtuar shprehimisht Im vėlla, aso kohe rrinte te na. E mbanim nė pėllėmbė tė dorės, si njė vlla qė na kishte mungue nė shumė vite nė nji nga ditėt kur shkonte e vinte nė Urakė, nė nji ēast kur ishim vetėm mė thotė: qysh sot e tutje, tanė enėt e mia duhet me i mbajtė veē. Unė jam i smuem dha kam qitė gjak. Bamė ēmosin me e afrue nė Shkodėr dhe ia arritėm qėllimit. Por tim vėlla vazhdonte tė binte. Me Cvetkėn qė nuk i asht nda pėr asnji ēast, vendosėm me shkue tek doktori qė e kuronte kėtu nė Shkodėr. Doktor Bastrija (Qallimi) na priti si jo ma mirė. I thamė se jemi shumė tė shqetėsuar pėr shėndetin e vėllait tonė, Milloshit. Tanė kohėn mbi libra e shkrime. As flen, as pin, as han, ndonėse bajmė tė pamundurėn me i gatitė sillėn ma tė shijshme. Na d ė g j o i me vėmendje, u mendue paksa dhe na tha kėto fjalė qė mė kanė mbetė thellė nė kujtesė: Milloshit skeni ēi bani as ju, as unė. Ai e ka vetė nė dorė shėndetin e vet. Le tė heqė gajlet pėr miletin dhe ripėrtėritet shumė shpejt. Sėmundja Nė vitet 1934-1935, edhe pse i kishte tė shpeshta momentet e astemisė, pakėsim tė oreksit, kollė dhe hemoptizi, punonte me njė pėrkushtim shumė tė veēantė pėr tė pėrgatitur dorėshkrimin Vargjeve tė Lira. Lexonte me vėmendje tėrė shtypin e kohės, nisi tė shkruarit nė tė me pseudonimin Migjeni dhe redaktonte e kompozonte tėrė strukturėn e vėllimit poetik Vargjet e Lira. Njė vepėr e menduar deri nė detajet mė tė mira, e plotė, unike, harmonike, me motive, kumte, vizione tė jashtėzakonshme, me inovacione tepėr tė guximshme nė pėrmbajtje dhe formė, me theksa tė fortė identiteti dhe me kohėn brenda si rrallė nė libra tė tjerė. Ndėrkohė qė ēoi dorėshkrimin nė shtypshkronjėn e Gutemberg, nė Tiranė, si njė intelektual dhe qytetar i rangut tė parė vuri nė lėvizje qė tė gjithė ata bashkėkohės qė i quante miq dhe qė i ēmonte pėr qėndrimet progresiste. Nuk e la pėr asnjė ēast pas dore ēėshtjen e shėndetit dhe kujtonte shpesh thėnien e njė plaku tė menēur, nė Shkodėr: Ruaje fort shėndetin biro, se asht mbretni mbi tė gjitha mbretnitė! Pa tė skanė vlerė tė tjerat. Bėri disa ardhje nė Tiranė edhe pėr librin poetik edhe pėr tu vizituar te Dr. Kalmari qė kishte krijuar reputacion tė madh edhe fiziatri i ri, Shevqet Ndroqi qė veēohej pėr humanizmin e pėrhershėm. E kėshilluan tė shkonte pak kohė nė Sanatoriumin e Golnikut, nė Slloveni. Konsullata Jugosllave e Shkodrės ia refuzoi kategorikisht vizėn dhe zgjodhi Sanatoriumin e Vollosit, nė afėrsi tė Selanikut. Qėndroi shumė pak atje, rreth dy javė dhe u kthye vrikthi nė Shqipėri, pėrmes Athinės. Njė ngjarje tronditėse po ndodhte nė Shqipėri: Kryengritja e Fierit. Milloshi nuk mund tė bėnte sehir prej sė largu. Prej Sarande ku zbriti, qėndroi nė Berat, Fier, Lushnje dhe mėsoi prej shokėve tė ngushtė tė seminarit, shpėrndarė nėpėr kėto qytete, gjithēka qė kishte ndodhur. I kėshilluan ta ndėrronte Shkodrėn me Pukėn dhe gjatė vitit shkollor veror 1936, u ndje disi mirė. Ia doli mbarė qė tė gjitha pėrgjegjėsive tė shumta dhe tepėr kohėngrėnėse, tė kryemėsuesit dhe vazhdonte me intensitet veprimtarinė si krijues. U pezmatua fort pėr mosqarkullimin e Vargjeve tė Lira por sreshti sė krijuari. Nė vitet 1937 shėndeti nisi ti keqėsohej. Disa herė u detyrua ta linte orėn e mėsimit dhe ti lutej kolegut dhe shokut tė shkėlqyer, Abdulla Ēanga, qė ti bashkonte nxėnėsit e tij me tė vetėt. Ja miratuan njė kėrkesė qė i bėri Ministrisė sė Arsimit pėr tu mjekuar nė Torino tė Italisė, ku thuhej se kurimi i ftizisė kishte hedhur hapa pėrpara. Nė Torino, ku ndodhej edhe e motra Olga, studente nė matematikė, arritėn tė njihen dhe tė fitojnė simpatinė e njė italiani qė kishte shėrbyer nė Ministrinė e Jashtme, Emilio Sciola qė i ēmonte fort shqiptarėt dhe ishte konsull nderi i Shqipėrisė nė Torino. Qe ky qė mundėsoi hapjen e vendit dhe shtrimin nė sanatoriumin e San Orbasanos, pranė Torinos, nė Pinorrollo, ku pėrveē shtėpisė sė tė dėshpėruemve siē e quante Migjeni spitalin , ishte edhe njė qendėr e rėndėsishme ushtarake me gjithfarė pajisjesh. Novela Tė korrurat, krijimi i fundit i Migjenit, ėshtė shkruar nė sanatorium, nė ditėt e fundit tė marsit tė vitit 1938. Shkak frymėzimi pėr kėtė novelė tė mahnitshme qė trajton tjetėrsimin skandaloz tė energjive njerėzore mund tė kenė qenė me siguri edhe ato tyta topash dhe tankesh, qė Milloshi vėrente nga dritaret e sanatoriumit sa herė qė ēelte ditė e re. Kartela Nė kėtė sanatorium ka qėndruar nga 14 shkurti i vitit 1938 deri mė 11 gusht tė po atij viti. Nė tė gjitha informacionet e deritanishme, si datė e shtrimit ėshtė dhėnė gabimisht muaji mars. Ka qenė edhe kjo pasaktėsi qė na e vėshtirėsoi shumė gjetjen e kartelės klinike, qė siē duket mban datėn 14.02.1938. E jo vetėm kjo, por edhe diēka tjetėr shumė-shumė kuptimplotė. Pėr tė shkuar deri te kartela klinike duhet gjetur mė parė emri, mbiemri dhe tė dhėnat e tjera bazė nė regjistrin themeltar tė sanatoriumit pėr vitin 1938. U ngulitėm duke kėrkuar nėpėr tė mė shumė se dy ditė radhazi dhe krejt rastėsisht syri mė kapi midis atyre fletėve tė mėdha, me emra fatzinjsh: Millosh Scutari, Millosh shkodrani, pra. Nuk jemi nė gjendje ta shpjegojmė pėrse ky ndryshim sinjifikativ i mbiemrit. Mandej ishte shumė mė e lehtė gjetja e kartelės nga zonjat e nderuara tė administratės: Chiara Piero dhe Favarina Bruna, qė kėrkuan nė arkivin e pėrgjithshėm. Nė sanatoriumin e Torinos ku Migjeni qėndroi pėr gati gjashtė muaj(14.02.1938-11.08.1938) vizitohej gati pėrditė nga e motra, Olga, por edhe nga njė varg studentėsh shqiptarė tė atjeshėm, ku do tė veēonim: Jakov Milen, Anthim Konomin, Selaudin Bektheshin, Spasse Gushon, Hektor Zaharin dhe tė tjerė. Ata na kanė folur e lėnė kujtime pėr Milloshin e mrekullueshėm, pėr atė humorin e tij tė mprehtė dhe pėr jetėn e tij nė spital. Kur Migjeni u transferua nė spitalin klimaterik tė Torre Peliēes, kėta studentė-miq tė Olgės dhe tė Migjenit kishin ikur qė tė gjithė nė atdhe pėr tė kaluar pushimet verore ndėrmjet dy viteve shkollorė. Nė Torre Peliēe shėndeti i tij u pėrkeqėsua ēdo ditė e mė shumė dhe pėrveē matjes sė temperaturės nuk ka asnjė asistencė tjetėr mjekėsore. Mjekėt tashmė e dinin fundin e dhimbshėm dhe skishin pėrse shtireshin qoftė ndaj pacientit, qoftė ndaj sė motrės sė pėrkushpėrshkruan e motra, Olga atė dy javėsh qė qėndruan atje: Milloshit i pėlqeu shumė ky vend dhe tha se do tė dilte ta shėtiste sapo tė ēlodhej nga udhėtimi. Por nuk e shėtiti kurrė...Pėr dy ditė mundi tė dilte nga pak nė kopshtin e sanatoriumit, tė tretėn pati njė krizė aq tė fortė sa kėrkoi oksigjen. D y javėt e t j e r a ndenji nė shtrat pa lėvizur, me pak ose aspak ushqim, duke folur pėrherė mė rrallė, krejt i ndėrgjegjshėm pėr ēka ndodhte me tė.... Atėherė u mbyll nė vetvete dhe me njė rezinjacion tė ēuditshėm priti ēastin e kobshėm, natėn e 26 gushtit 1938, kur u shojt si nė gjumė. Qe shuar krejt i vetėm, veē me motrėn pranė, njė uragan i vėrtetė, mė i madhi poet i vendit tonė nė kėto kohė, njė shkėndi e shkėputur nga zjarri i votrės shqiptare, njė kėngėtar i madh i vuajtjes, mjerimit dhe ringjalljes. Njė poet i madhėsisė sė parė, njė Luan i ndrymė nė kafaz, plotėsisht i vetėdijshėm potencėn mendore, intelektuale dhe poetike: Thellė teme kangėt e mia jesin../ e unė jam vullkani qė fle i fashitun,/ por kur tė vijė dita tė gjitha ka me i qitun/ nė njėmijė ngjyra tė bukura qė nuk vdesin. Ditėt e fundit tė MIGJENIT Trupi i tij po e tradhtonte. Migjeni ishte nė njė luftė tė heshtur me mush kėritė e tij. Pėr s h t a t ė muaj provoi sfidėn, i mbyllur nė dhomat e sanatoriumeve italiane. Data 14 shkurt e vitit 1938, do tė shėnonte nisjen e njė rruge pa kthim pėr poetin. Me kėtė datė fillon edhe kartela e tij mjekėsore e sanatoriumit Luigi Gonzaga nė Torino. Faqja e parė tregon gjithēka qė ishte Migjeni. Nė kokė tė saj, shkruar bukur lexohet Nikolla, pasuar nga Millosh. Migjeni ėshtė i regjistruari i 2594. Koka e kartelės tregon se ai ishte shtruar nė repartin Nr. 1, shtrati 32. Njė student shqiptar nė pėrpjekje pėr tė jetuar. Diagnoza, tė dhėnat familjare dhe personale janė shėnimet qė mjekėt kanė hedhur nė kartelėn e re. Gjithēka ėshtė e detajuar pėr trupin e tij ditėn qė ka hyrė nė kėtė sanatorium. Peshonte 52 kilogram dhe e kishte temperaturėn 36 gradė. Ndėrsa tė dhėna tė tjera, tė vėshtira pėr tu deshifruar nė shkrimin e mjekut flasin pėr fytin, frymėmarrjen dhe zemrėn e tij. Mjekėt mbajnė gjithēka nėn kontroll. Tė dhėnat bėhen mė tė plota qė prej datės 16 shkurt. Nė njė tabelė janė vendosur tė dhėnat e analizave, nė njė pjesė tė mirė tė sė cilave ka rezultuar pozitiv. Reagimi do tė vinte nė ditėt nė vazhdim. Duke nisur nga 17 shkurti, mjekėt kanė shėnuar ēdo ndryshim nė gjendjen e tij shėndetėsore. Nė kėtė ditė temperatura shėnonte 36.9 gradė, ndėrsa gjendja e pėrgjithshme e keqėsuar. Nė datėn 1 mars gjithēka fillon tė ndryshojė. Nė kolonėn pėrbri datės shkruhet: Oreksi i mirė. Gjendja e pėrgjithshme e pėrmirėsuar. Pesha nė kg, 54(2 kile tė shtuara pėr 15 ditė). Njė fletė e tėrė tregon grafinė qė i ėshtė bėrė mushkėrive tė tij. Tė tilla pėrshkrime do tė vazhdojnė deri nė datėn 9 prill. Kjo ėshtė periudha nė tė cilėn mendohej se Migjeni po pėrmirėsohej vazhdimisht, ashtu siē lexohet nė kujtimet e tė motrės, Olga. Nga data 4 deri mė 9 prill, nuk ka pasur shqetėsime specifike. Gjendja e pėrgjithshme ėshtė pėrmirėsuar , shkruajnė mjekėt. Tashmė pesha e tij shėnon 55 kilogram. E menjėherė pas kėsaj, mė 15 prill ėshtė vizatuar njė skicė e mushkėrive tė tij, nė tė cilėn tregohet se pjesa e djathtė ėshtė e prekur rėndė. Ndėrkohė qė tė bėn ēudi njė ndryshim i madh nė peshė nė datėn 1 Maj. Mjekėt shėnojnė shifrėn 99 kg. Deri nė 12 maj mjekėt shėnojnė pėr shqetėsime tė vazhdueshme tė poetit. Tė dhėnat bėhen gjithmonė e mė tė pakta nė muajin gusht, atėherė kur gjendja e poetit ishte pėrkeqėsuar mjaft. Kėto janė ditėt e fundit nė sanatoriumin Luigi Gonzaga. Kartela mbyllet me datėn 11 gusht, vetėm me njė fjali tė shkruar nga mjekėt. Nė tė njėjtėn ditė fillon njė tjetėr sfidė pėr poetin. Asgjė nuk ka ndryshuar nga shėndeti i tij. Pėrveēse ėshtė transferuar nė Ospedale Valdese-Torre Peliēe. Kartela nis mė 11 gusht tė vitit 1938. Gjashtė faqe dėshmojnė ditėt e fundit tė tij. Edhe kėtu mjekėt kanė shėnuar tė dhėnat e Migjenit; peshėn, temperaturėn, gjendjen e pėrgjithshme. Pėrkrah tyre, edhe tė dhėnat nė ditėn e fundit. Nė ndryshim nga kartela e parė nuk ka shumė shėnime. Mjekėt kanė mbajtur vetėm njė grafikė tė luhatjes sė tij tė temperaturės. Mjekėt prisnin vetėm fundin. Nė datėn 16 dhe 18 gusht grafiku shėnon pikėn mė tė lartė, afėrsisht 40 gradė. Nuk ka tė dhėna tė tjera pėr oreksin, pėr peshėn apo pėr dhimbjet e ēdo dite. Mė pas temperatura vjen duke u ulur. Ora e shuarjes po afronte. 15 ditė nė sanatoriumin e Torre Peliēes ishin vetėm sa pėr tė mbajtur shpresėn gjallė. Nė dhomėn qė poeti e cilėsonte si tė vuajtjes ai do tė hidhte edhe shėnimet e fundit. Tashmė e dinte se ēpo ndodhte brenda tij. E priste fundin. Tradhtinė e ka shėnuar nė vargjet thurur ikjes. Pika e fundit nė grafikėn e temperaturės shėnohet nė fillim tė kuadratit qė pėrkon me datėn 26 gusht. Migjeni mbyll sytė. Ndėrsa nė faqen e parė tė kartelės klinike, njė rresht mė poshtė datės sė hyrjes shėnohet: 26 VIII/ 38. pėrkrah kryqi i vdekjes. VUEJTJA Ka do dit qė po shof fare mirė se si nga vuejtja syt po mė madhohen, nepėr ball dhe ftyrė rrudhat po mė shtohen e si buzqeshja masht e hidhun... ... dhe po ndij se si mėngjeset e mia nuk janė ma mėngjese hovi e pune, as ndėrtimi, por tė shtymt dita mė ditė e njė jete qė sdurohet. Dalngadalė po shof si jeta njė nga njė secilin ndjesi me tradhti po ma vulos dhe spo mė mbetė asgja qė me u nda si shej gėzimi, pėrpara nuk e dishe, ojetė, se kaq i tmerrtė asht grushti i yt qė mbyt pa mėshirė. Por kot nė pasqyrė po shof se si nga vuejtja syt po mė madhohen nėpėr ballė dhe nė ftyrė rrudhat po mė shtohen, dhe shpejt do tė bahem flamur i vjetruem i rreckuem ndėrluftat e jetės. Gazeta:Milosao
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
|
|
|