![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Midhat Frashėri Rrėfime dashurie |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 5,936
Rrespekti: 23
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
ASAJ
I Si kombet me vetija e mendime tė thjeshtė qi falen njė fytyre gdhendur nė gur a dru; si kombet mė tė qytetėruar, qė rrinė me orė dhe luten pėrpara njė fytyre bėrė me ngjyrė vaji a dy copėra drurė tė bashkuar; si ata kombe qė marrin me muaj udhė qė tė venė ti falen gurit tė zi; si ata tė mocmit qi falen diellit, zjarrit, shikonin me adhurim tė thellė yjtė dhe bėheshin therrorė pėr pėrėndit e pėrėndeshat, a si ata qė dhe sot shtrihen e shtypen nėn qerre tė Budės; ashtu dhe unė, o e bukura ime, dua tu falem dy ujeve qė janė mė tė bukur se gjith yjt e qiellit, dy yjve qė janė syt e shkruar tė tu dhe tė bėhem hi, o e dashura ime, nėn kėmbėt vogėloshe tėnde! Vjeshtė, 1905 II Nė ėshtė vėrtet se zemra jote srreh kurrė pėr mua,- ashtu si ke dashur tė mė thuash,- nė ėshtė vėrtet se fytyra ime nuk zė asnjė vėnd nė ėndėrrimet e tua, pse, o e bukura ime, kur mė sheh ngadalėson capnė, pse mė lėshon vėshtrimn e atij syri tė shkruar? Nuk e di si mė bucet dhe mė zjen gjaknė ay vėshtrimi yt kaq i qetė dhe i ftohtė? Nuk di ti si mė ēpon zemrėn ay vėshtrimi ngjyrė qielli? Vėshtrimi yt ėshtė si njė shtizė nė dorė tė njė djali qė lot me njė zog; vuajtjet e shpesit i heq dhe zemra ime. Tė lutem, pusho, pushoje kėtė lodėr tė gjakme! Po ēthem unė! Shtjermė, shtjermė syt e tu, se vėshtrimi yt, o e bukura ime, mi thjeshtė se frym e Jehovajt, i jep gjėllim shpirtit tim. Prill, 1906 III Pse ikėn ashtu nga unė? Nuk e di qė dashurija ėshtė me krahė dhe me shpejtė se vrapi yt? Dashurija ime tė ėshtė qepur si hija. Kudo qė tė vesh, tė ka pėr tė rėnė pas, kudo qė tė jesh do tė dalė pėrpara dhe, kur tė na ndajė njė mėrgim i madh, hija ime prapė tė ka pėr tė ardhur pranė. Malet, fushat, njerėzit skanė pėr tė na ndarė, se shpirti im ėshtė qepur pas shpirtit tėnt, se trupi im tė ka pėr tė kujtuar gjithnjė. Edhe vdekja kur tė mė marrė nga kjo botė, edhe ahere hija ime, e dashura e tmerruar, ka pėr tardhur tė tė gjejė nė tė mugėrit e nė terrėtit. Edhe, kur pėr ty,- ah, dua tė jetė shum e largme,- do tė vij ora qė tė shuhen ata sy qi dua kaq dhe tė bėhet hi ay trup i bukur,e dhe ahere, mos pandeh se do tė shpėtosh nga ndjekja ime; shpirti im tė ka pėr tė ardhur gjer nė varr, se shpirti im ėshtė qepur pas shpirtit tėnt dhe trupi im ka pėr tė tė kėrkuar gjithnjė; ahere, brenda nė varr terrėt e tė ftohtė, eshtrat do tė dridhen, se nė dashuri do tė jem gjithnjė besnik. Shėnėdre, 1906 IV Mė pyet sa ėsht dhe a ėsht e pėrjetshme dashurija ime. Aherė, syt e tu, ata sy tė zez qi dua kaqė, marrin njė shkėlqim, njė vėshtrim tė ri, edhe buza jote njė tė qeshur tė hidhur. Pse, o e dashura ime, pse i le tė hyjnė tė tillė mendime tė hidhur natė kokė tė bukur? Nuk e di ti qė ēdo gjė nė kėtė jetė ėshte vdirshme? Nuk e di ti qė ēdo gjė mbi kėtė dhe ka njė fund? Prapsi, prapsi, kėto mendime. Mos i pėrsėrit kėto pyetje. Tė dua me gjithė shpirt, me dashuri tė thellė; sot tė dua sa pėr njė jetė tė tėrė. Mos prish gazn e sotmė, duke menduar tė nesėrmen e errėt. Mos mė pyet mė sa ėsht e thellė dhe a ėsht e pėrjetshme dashurija ime! V Mė pyete pse tė dua dhe unė qesha. Qesha, tanimė po mendohem dhe them: Pse tė dua? Tė dua pėr atė tė qeshur tė bukur, kur tė shkėlqen syr i kthjelltė nėn ballė tė qėruar; tė dua pėr ato leshra ku ėshtė pėshtjellė gjithė thellėsi e natės dhe pėr atė vėshtrim ku lexohet gjith gaz i ditės; pėr atė vėshtrim q ėshtė si njė yll i lumturisė; tė dua se kur flet, ay zė mė zgjon nė zemrėt time gjithė zėrat e fshehtė tė shpirtit, tė dua se prapė teje e ndjej veten time tė madh dhe tė fortė, se nė dashurit tėnde shoh zbardhėllimin e jetės. Po, tė dua se, tekdo, me gėzim tė fatbardhėsisė a nė terrėt tė helmit, nė qeshje tė mėngjesit, nė tym tė tė mugėtit, nė ngjyrė tė lules a nė pėrkėdhelje tė veriut, tekdo, o e dashura ime, ty tė gjej dhe ty tė shoh; tė dua, se edhe kur tė zbres nė thellėsi tė shpirtit dhe nė fund tė zėmrės, edhe atje thellė tė gjej. Gusht, 1909 Mare nga gazetashqiptare
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
|
|
|