![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Martin ēuni-antoni;njeriu i pendės dhe sakrificės |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Aug 2008
Postime: 105
Rrespekti: 2
![]() |
Martin Ēuni - Antoni, u lind nė fshatin Ujz i Hasit tė Thatė, mė 14 maj l948.
Ciklin e ultė tė shkollės fillore e bėri nė fsh. Bishtazhin tė Hasit, ndėrsa tetėvjeēaren e pėrfundoi nė fsh. Keqekollė tė Gollapit, ku i punonte i ati, Ndreca. Gjimnazin e mbaroi nė vitin l968 nė Prishtinė. Mė pastaj i vazhdoi studimet nė F F tė Prishtinės,Dega e Pedagogjisė. Gjatė studimeve pėr shkak tė gjendjes sė vėshtirė ekonomike u detyrua tė punojė. Fillimisht , tre vite punoi nė sh.f. Rilindja tė Keqekollės,Pastaj nė K N I Ramiz Sadiku tė Prishtinės. Mė vonė pranohet nė punė nė RTV-tė Prishtinės, si gazetar nė Redaksinė e Kulturė - Programi pėr fėmijė. Ka udhėhequr Emisionet: Mirėmėngjesi fėmijė , Kolovajza e sė dielės , emisionin pėr tė rritur Karvani i fshatit , etj. Asokohe realizon reportazhe, shkruan vargje , prozė, tekste pėr radiodramė etj. Qė nga viti 1968, M. Ēuni , merr pjesė aktive nė lėvizjen ilegale tė kohės, nė platformėn e avancimit tė ēėshtjes kombėtare tė shqiptarėve nė trojet e tyre nė Jugosllavi. Nė vitin l982 arrestohet me shumė veprimtarė tė tjerė, e mė pastaj dėnohet me tetė vjet burg. Pėr veprimtari nė burg, mė vonė dėnohet edhe njė herė. Nė burgjet e Serbisė i mban nėntė vjet, prej tyre tetė izolim. Martini edhe nė vuajtje tė dėnimit vazhdon tė shkruaj. Nė fund tė vitit 1990, pas vuajtjes sė dėnimit, ai emigron nė Zagreb, njė vit mė vonė shkon nė Shqipėri, si reporter i Radio Zagrebit, pėr emisionin shqip atje. Nė vitin 1992, pėr shkaqe ekonomike edhe politike emigron nė Gjermaninė Federale. Aty u angazhua pėr themelimin e Bashkėsisė Shqiptare. Nė vitin 1998 kthehet nė Kosovė dhe iu bashkohet radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Fillimisht ishte nė njėsitet e Z U tė Drenicės, te komandanti Sylejman Selimi, nė Likoc, prej nga raportoi pėr Radion Deutsche Wele. Nė nėntor tė vitit l998, Shtabi i Pėrgjithshėm i U Ē K - sė kishte marrė vendim pėr themelimin e institucioneve tė luftės: Radios Kosova e Lirė e Agjencisė Kosova Pres . Aty M. Ēuni do tė veprojė deri nė fund tė luftės, sė bashku me Ahmet Qeriqin, Berat Luzhėn, Nusret Pllanėn, Nezir Myrtėn, Habib Zogajn, Qemal Aliun, Isa Krasniqin e tė tjerė. Pas luftės, me vendim tė Ministrisė sė Informatave nė Qeverinė e Pėrkohshme tė Kosovės, derisa punonte nė R. Kosova e Lirė , M. Ēuni caktohet nė detyrė tė udhėheqėsit tė Organit Drejtues pėr fillimin e punės nė Radiotelevizionin e Prishtinės. Pas gjashtė muaj angazhimi gratis, nė drejtim tė krijimit tė kushteve pėr kthim tė gazetarėve dhe tė punėtorėve nė R T P , ai jep dorėheqje i pakėnaqur me rezultatet e arritura. Pėr shkaqe ekzistenciale serish i kthehet kurbetit. Aktualisht jeton e punon nė Gjermani. M. Ēuni ka kėto vepra tė botuara: Reportazhe Lufte dokumentar, Jetė e furtunė poezi pėr tė rritur, Jetė pėr jetėn poezi pėr fėmijė. Ai ka edhe shumė dorėshkrime tė pabotuara , nga burgu e pas tij. A. Qeriqi SHQIPTARVE Gjurmėve tė Rrugės sė Kryqes, vazhdė U kemi ra Trup, mishra e kocka me helm e vrer Na kanė la Lėkurės shtatė palė dredhė, dredhas Na kanė heqė Nė shpirt e nė zemėr petka tė zeza Na kanė veshė Gjilpėrat nėn thonj, nė kėmbė e duar Tė thyera nejtė Tė heqim dorė pėrgjithmonė nga e drejta Jonė e shenjtė Katilėt me maska rreth e rrotull nesh Me fytyrėn e djallit Hapu Tokė, hapu Qiell nė paqe, tė dalim Nga gropė e zjarrit Kalavar : fėmijė, gra e pleq tė Arbėrisė Masakrohen me orgji Eshtrat ua tundėn, varrosėn e zhvarrosėn Nėpėr serbosllavi Mbi gjirin e nėnės sė vdekur, fėmiu Pėrpiqej tė mbajė jetėn Heronjtė iu qepen shkrepave mė dhėmbė Njė copė Dielli gjetėn O ZOT, me rrugėn e JEZUIT profet Gjatė na shėlbove Lumenj gjurmėsh gjaku nėpėr vite E nuk na shpagove Kado qė erdhi e keqja, futė e shemėr Te ne bėri fole GJERGJ e ADEM ēdo shekull, Perėndi Pse s munden me lé. MBI ATLANTIK I madhi Atlantik Ku ėshtė Atlantida Pse fshehė oqean Kush iku atėherė Kush po ikė tash Sot e mot mbi Atlantik Vragė e plagė mbi Atlantidė Mbi Atlantik shtegtim Atlantikasit ku janė A takuan Ilirinė 09. 04.04. Mbi Atlantik Kujtim Amerike /malėsorėve/ Kujtim mbi kujtim Me nxėnėsin tim Shembull dhe mburrje Valė kujtimesh , vuajtje Gjolulit, Berishės Balidemajve tė Malėsisė Krenari , malėsorė Malėsie Ngadhėnjeni si dasmorė Nju Jork, 04.04 Krenari e trisht / A. Shkrelit / Shkrel e Titan Krenari e trisht Mbi Bjeshkėt e Nemuna Karvani i Bardhė u ndal Muzat pushuan mbi kroje E mbetėn tė etura Nė Sanxhakun e lartė Trungjet plakur e mbete Filizat nuk na njohin Krra, krra, fat i shkretė Shrecksbah, l995 Mik e vėlla / Z. Halilit / Kur frynte era katundisht Ngushėllonte edhe hija e buzėqeshje Suferina ta plogėshtoi zemrėn Pastaj si ndalje lotėt Diellin dėshirove pėr tė harruarit Pėr zemėrvrarėt rreze tė ngrohta Qė ti pėrjetojnė si Bota Ishte shtrėngim i madh duarsh Pėrqafim vėllazėror nė shkurt Ndarja e madhe pasoi nė gusht Kurrė mė sė bashku nė katin e gjashtė Nga dritarja qė fliste aq kėndshėm As nė Pallatin e Shkronjave Ėndrrat nuk do tė na rrėshqasin Ecejaket nuk do tė ndalen Nga pallati nė pallat Ne tė dy si fėmijė bonjakė 8 maj 94. Tren, Giessen LIRI Tė shoh nė fytyrėn e fėmijėve Tė shoh nė mirėsinė e nėnės Tė shoh nė burrėrinė e babės Tė shoh nė dashurinė e tė dashurės Ende nuk tė shoh nė vendin tim 24. Qershor 93. Schlüsselfeld Ecje Ec e ec shqiptarėt Cakun nuk e gjetėn Fajet i ka Koka Fajet si ka Bota Sbėri gjė Evropa Ec e ec shqiptarėt Dy hapa pėrpara Njė hap prapa Merren me pasojat Vuajnė nga lėngata Fajet i ka Bota Shohin ėndrra tė kota Ec e ec shqiptarėt Degėn nėn kėmbė presin Arritėn tė bėjnė shtetin Dy shpata pėr tė tjerėt Njė e mbajnė pėr vete Qejfe bėjnė si mėhalla Me kėngė e me bejte 19. Maj 2005, Breckerfeld- Gj. Acari Kur vetmia tė rrethon Robėria tė behėt kurorė Kur nė log thahet rrapi Atdheu mbulohet me borė Kur njė vend e mban xhelati Krijuesit akulli i mbulon Atėherė Bota kthehet mbrapa Truri i kombit nuk punon |
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Bordi Drejtues
|
Interesant.
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
||
|
|
|