Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia

Poezia e Podrimjes, shqisa dėshmitare



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 19-08-08, 19:27   #1
Moderatorė
 
Avatari i braziljania
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 5,935
Rrespekti: 23 braziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to behold
Lightbulb Poezia e Podrimjes, shqisa dėshmitare

Nga Dhurata Hamzai
Duke qėndruar njė ēast pėr tė lexuar disa poezi tė Ali Podrimjes, tė cilat tashmė gjenden nė botime tė reja dhe tė hershme tė vėllimeve tė tij poetike, befas vė re njė dukuri tjetėr nga ato qė janė thėnė me tė drejtė prej zėrit tė kritikės. Pėrveēse lėndė poetike, poezia e Podrimjes ka regėtimėn e rrėqethjen gati inkoshiente tė njė shqise si tė pėrtejme, sidoqoftė ėshtė shqisė qė prek, lėndon dhe dhemb. Nėse na jepet rasti tė pėrzgjedhim mes poezive qė i ka shkruar dėgjon nga ai (lexon) se:

“Nėn dritė pishe tė malit tim

e shkruaj librin

tek lexoj yjet para se tė shuhen

nė katakombet e errėta tė kujtesės”.

Poezitė e Podrimjes pėrherė i ngjajnė njė lumi qė lėshohet me vrull shtatit e rrjedhės pa e ditur se ku do tė ndalė, ku do tė kthejė e ku do tė pėrfundojė. Kjo mėnyrė tė shkruari e ruan edhe tė freskėt krijimtarinė e tij, sikur rrjedha e lumit qė s’bėhet dot moēal. Nga kjo mėnyrė tė qeni si poet, ndodh qė lexuesit shqiptar ia ngatėrrojnė shpesh Podrimjes moshėn. Disa nga ata qė i dinė vetėm emrin nga librat dhe nuk e kanė takuar asnjėherė mendojnė se ka qenė kėtu e 20 vjet mė parė plak, e disa mendojnė se ėshtė sot ndoshta edhe 20 vjet mė i ri. Ky ngatėrrim imazhi me moshėn ose fizikun e poetit, saqė kur nuk e kishin parė disa e mendonin se pikėrisht ai ishte njė burrė shumė shtatlartė..! Kjo e fundit ka ndodhur aq shpesh, saqė dyshoj se nuk mund tė shpjegohet kjo gjasė me dukuri tjetėr veē me tė ndjerit pranė tė poetit si njeri, si frymė, si zė, mandej ka qenė i pranishėm me pushtetin e fjalės. Po pėrfytyrimi mbi shtalartėsinė e madhe tė poetit mundet tė ketė ndodhur edhe pse nė vargjet e tij duket sikur fati i atdheut e kombit ėshtė ashtėzuar nė tė. Madje nė tė gjitha poezinė e tij atdheu (jo vetem Kosova, por mbarė trojet shqiptare) ėshtė i pranishėm njėjtėsisht me lindjen dhe pritjevdekjen e poetit:




“Vendi im quhej Dardani pastaj

ia ndėrruan ardhacakėt

Nė ngadhnjimin tim unė besoj.”

Sa herė qė kujtesa e poetit bredh dlirėsisht nė prej jetėn historike tė tė parėve tanė (shqiptarėve), nuk mundet tė mos qaset njė dėshirim prej burri qė i del zot kombit, njė kumtesė ose njė fjalė urtėsie qė gjithsesi mė mėnyrė paqėsore do t’i dali zot. Shih:





“Me zotėra vė bisedė nė horizont

qė rrėshqet

Pėrfytyroj paranoikėt dhe gjurmėt

kah Maja




Identiteti i Evropės si tė lexohet

nė porta tė hekurta kur trokasin

e mė zgjojnė krrokamėt e zogjve

parahistorikė




Dėshmoj se kam tė drejtė tė jetoj

(Poezia “Dėshmi” A.Podrimja)




Kėshtu thotė burri i urtė Ali Podrimja..! Pėr tė shquar shqisėn e tij poetike si dėshmi tė pamohueshme ka vargje tė Podrimjes qė tė bėjnė tė vuash bashkė me poetin a ndoshta tė qash nėse e di pėrse ėshtė fjala...si nė vargjet:




“Librin mbi tė qenit e shkruaj

nė shkretėtirėn gllabėruese

ku guri pikon gjak dhe e uroj

pėr fuqinė qė ma fal”




Ku guri pikon gjak dhe ti uron pėr fuqinė qė ta fal, ėshtė njė pėrjetim ndoshta nga mė surealėt, nga ata qė tė rrėqethin mishtė. Prekja e poetit bėhet dhimbja jote. Kemi kėtu njė nga ato poetikat qė kanė krijuar simbiozėn e bashkėvuajtjes sė individit sikur kombi i tij vuan. Jemi kėtu mėdyshas nė hapėsirėn frymore tė lejuar pėr poetin dhe krijimin dhe rezonancėn ose mė saktė hapėsirėn frymore tė lejuar pėr lexuesin dhe ndjesitė e tij. Vargu i Podrimjes kullon si njė bashkėbisedim qė nuk t’i rronit veshėt, por e tėrheq edhe shpirtin edhe zemrėn tė dėgjoj. Shih nė vargjet e poezisė sė Podrimjes “Hiena”:


“Dekėn ia pashė

Ia dėgjova gjamėn

Mbi dhč hiena

Na i ha fėmijėt mė?”


Poezitė e Ali Podrimjes janė nė gjendje tė krijojnė njė shfaqje tė plotė tė dramave tė mėdha, duke ligjėruar nė situata poetike hiperrealiste lakuar nga ndjesi gati paranormale, qė ligjėrojnė shqisėn e dėshmisė mė tė plotė tė njė poeti qė nuk di tė jetė ndryshe, pėrveē atdheu i tij, ose miti i atdheut-shqiptari model. Muzat e poetit janė autoktone. Ai di tė bisedojė me to si nė njė zgjėndėr ndėrsa fantazisė sė tij pa frikė i faniten tė gjalla muzat e Drinit, muzat e Mortjes, etj. Edhe shtriganitė epike janė pasuri e metaforės dhe simbolikės sė Podrimjes aq sa nė shumė raste vjen i plotė perceptimi i gjarpėrit dhe lotit. Tek poezia “Mortja i harroi”, Podrimja e fillon bashėndrrėn e tij me kėto fjalė:


“Pse nuk plaken shqiptarėt

Mė pyeti njė mikeshė e veriut




Tek i bija Fyellit nė breg tė Drinit




Mortja diku i harroi zonjė

Se koha u shndėrrua nė guri”




Duket se pesha e rėndė e fatit tė Kosovės, e gjithė shqiptarisė ėshtė bėrė barrė e epėrme nė poezinė e Podrimjes, por jo makth, por as ndjesi qė kalon pa u lėnduar, pa u prekur. Megjithatė poeti i pėrulet atij dėshirimi metaforik me ndjesi tė mirė, pasi kalon nga dhembja njėherė ku guri pikon gjak dhe mandej uron pėr fuqinė qė i fal. Nė njė poezi qė i ka kushtuar Aleksandėr Zotos ai i thotė:
“Do vdesim

nė mėnyrė ilire




Duke puthur

TokėDiell




Do i marrim me vete

edhe vrasėsit




Fundi i lojės

Zgjimi i perėndive”.




Jemi aktualisht nė bashkėbisedim me poezitė e Ali Podrimjes qė nuk ndal rrjedhėn prej afėr 50 vjetėsh krijimtari. Ai gjithmonė shkruan. Nėse duam e lexojmė njė poezi dhe jo pak turbullohemi prej asaj qė na kumton. E ndjejmė qė nga ky ēast se kohė mė vonė, mė shumė se fantazmat e historisė, do ta na duhet ta ndjejmė gjallė ekzistencėn tonė prej kėsaj poezie, njė shqise pothuaj dėshmitare. Ai, Podrimja do ta ketė lėnė shpirtin nė poezitė e tij, bashkė me truallin ku jeton dhe pėr ne qė e lexojmė nė kohė pas kohe tėrė sy e veshė. Pėr ata qė bashkėbisedojmė me poezinė e tij ka njė kumtesė tė tillė nė formė dedikimi:


“Putha pikėn e gjakut

Mes Qiellit e Tokės

Mė mbuloi drita hyjnore

Guri ia lėviz, rrėnja

Frymon atDheu, paska Zot”.




Kėtė poezi Podrimja ia kushton poetit Visar Zhiti, jo aq si poet, por si njė gėzim takimi me tė pse gjuha gjen gjuhėn e kuptimit mes shqiptarėve, gjithaq ua dedikon edhe lexuesve tė poezisė sė tij plot dhimba dhe hare.





Ali Podrimja - Poezi




DĖSHMI




Librin mbi tė qenit e shkruaj

nė shkretėtirėn gllabėruese

ku guri pikon gjak dhe e uroj

pėr fuqinė qė ma fal




Vendi im quhej Dardani pastaj

ia ndėrruan ardhacakėt

Nė ngadhnjimin tim unė besoj




Nėn dritė pishe tė malit tim

e shkruaj librin

tek lexoj yjet para se tė shuhen

nė katakombet e errėta tė kujtesės




Me zotėra vė bisedė nė horizont

qė rrėshqet

Pėrfytyroj paranoikėt dhe gjurmėt

kah Maja




Identiteti i Evropės si tė lexohet

nė porta tė hekurta kur trokasin

e mė zgjojnė krrokamėt e zogjve

parahistorikė




Dėshmoj se kam tė drejtė tė jetoj




(Ulpianė, 1987)





NĖ SHTĖPINĖ E MARTIN CAMAJT




Erikės, bashkėshortes sė Poetit




Gjithēkafės i vinte era Dukagjin

Dranja dhe Temali aty

Oda e burrave me qilima Peje

Nė ballė tė oxhakut Lahuta

Nga lėkura e Buallit tė Drinisė

Dorė e njė artisti anonim

Qė e kishte qitur belaja nė Evropė

Mungonte vetėm i zoti i shtėpisė

Kishte dalė

pėr pak kohė

Ta kėrkojė tėMadhin se ishte vonuar

Nė kreshta tė Krujės

Fluturimi i shkabės ku ngrin

E fillon

Ėndrra dimėrore




(Lenggris, 16.5.1992)





HIENA


Dekėn ia pashė

Ia dėgjova gjamėn

Mbi dhč hiena

Na i ha fėmijėt mė?




(1990)





FUNDI I LOJĖS




Aleksandėr Zotos




Do vdesim

nė mėnyrė ilire




Duke puthur

TokeDiell




Do i marrim me vete

edhe vrasėsit




Fundi i lojės

Zgjimi i perėndive




(1991)





MORTJA I HARROJ




Pse nuk plaken shqiptarėt

Mė pyeti njė mikeshė e veriut




Tek i bija Fyellit nė breg tė Drinit




Mortja diku i harroi zonjė

Se koha u shndėrrua nė guri




Tė mė harronte edhe mua

Ofshani Hijerėnda nga Evropa




Lotin ia pashė nė sy tė shkruar

Nė pasqyrė kur e pa gjarprin e viteve




Drini ma kish rrėmbyer Fyellin




(1990)





PRIZRENI




Visar Zhitit




Putha pikėn e gjakut

Mes Qiellit e Tokės

Mė mbuloi drita hyjnore

Guri ia lėviz, rrėnja

Frymon atDheu, paska Zot



Gazeta Tema*-*GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
__________________
Kjo bote nderron
e s'eshte aspak ēudi...
Qe fati rremben ēdo dashuri...
Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine...
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 16:25.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual