Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia

Pėrrallat shqiptare



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 19-07-08, 16:42   #1
Slave To The Rhythm
 
Avatari i *Mia*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 637
Rrespekti: 9 *Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all
Gabim Pėrrallat shqiptare

Proza gojore eshte shume e zhvilluar. Ajo paraqitet ne forma te ndryshme. Nje nga format me te perhapura e me te njohura, eshte pa dyshim perralla. Perralla eshte nje tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente te ēuditshme ne subjekt me ane te se ciles paraqiten mendimet dhe enderrimet e njerezimit ne forme alegorike.

Perrallat nuk nisen, si ndodh me kenget legjendare, nga nje fakt i vertete (ndoshta edhe historik) qe legjendarizohet, por nga nje trill i plote, qe megjithate mban kurdohere lidhje me probleme, me situata, me mendime filozofike, morale, shoqerore, estetike etj. te jetes njerezore. Perrallat tregohen ne proze dhe kane, domosdo, strukturen dhe elementet e tyre.

Ato jane te perhapura ne te gjithe boten dhe jane teper te pelqyera si per vlerat e tyre filozofike, ashtu edhe per vlerat e tyre didaktike. Pikerisht per vlerat e saj te gjithanshme, perralla ka terhequr vemendjen e shkencetareve: me te merren folkloristet, etnografet, psikologet, letraret etj.

Etnografia e studion perrallen si dokument kulturor e historik dhe merret me rolin e saj ne shoqei, psikologjia e sheh perrallen si shprehje te proēeseve shpirterore, ndersa shkenca e letersise perpiqet te percaktoje se s'eshte ajo qe e ben perrallen te jete e veēante edhe brenda llojeve te prozes gojore. Ajo synon te percaktoje elementet me te qenesishme te ketij lloji dhe, ashtu si etnografia, te kerkoje zanafillen e saj.

Perrallat shqiptare shquajne per larmine e fantazise se tyre dhe per thurrjet interesante te subjekteve. Roli i fantastikes edhe ne perrallat tona eshte shume i madh. Me ane te saj rrefimtari popullor deformon artistikisht dhe perpunon qofte artistikisht, qofte filozofikisht subjektin, elementet e realitetit duke krijuar nje simbolike te pasur qe flet alegorikisht per mesime shoqerore, etike dhe estetike per jeten.

Pikerisht ne vleren e saj filozofike qendron edhe nje nga anet me te rendesishme te peralles. Nepermjet saj jepen gjykime per jeten, per lumturine, per te miren dhe te keqen, per te bukuren dhe te shemtuar, per aspiratat dhe enderrimet e njerezve etj.

Duhet thene se vizioni i pergjithshem qe buron nga perrallat per boten e jeten eshte optimist. Keshtu, edhe ne perrallen tone, e mira triumfon dhe njeriu me ane perpjekjesh dhe sakrificash, duke qene kurdohere i ndershem, ia arrin me ne fund lumturise, arrin ta fitoje ate (e Bukura e Dheut, si simbol i lumturise). Ky vizion optimist e realist e ka burimin te karakteri kolektiv i folklorit dhe shpreh soliditetin dhe qendrueshmerine e popullit perballe problemeve te jetes dhe veshtiresive qe dalin perpara.
*Mia* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-08, 16:44   #2
Slave To The Rhythm
 
Avatari i *Mia*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 637
Rrespekti: 9 *Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all
Gabim

E bija e Henes dhe e Diellit!

Na ishte njehere, diku ne nje fshat, nje gjuetar trim qe jetonte vetem nenen e tij. Nene e bir jetonin ne varferi dhe djali e nxirrte buken e gojes vetem me gjueti ne mal. Dikur ne shpellat e malit u shfaq nje Kuceder shume e eger qe vriste e hante cdo gje te gjalle qe shikonte. Njerezit ne fshat, te cilet jetonin me shume me gjuetine ne mal, filluan te vuanin nga uria. Askush nuk guxonte me te shkonte ne mal per te gjuajtur. Kucedra e eger dhe mizore kishte ngrene mjaft nga djemte e fshatit.
Gjuetari yne trim, vendosi dhe u nis per te vrare Kucedren ne mal. Shume u mundua dhe u pergjerua e ema qe ta ndalonte te birin te ndermerrte kete detyre, por nuk ja arriti. Vasha e tij kish kerkuar qe ai te vriste Kucedren dhe gjahtari trim ngaqe e donte vajzen me shpirt, deshironte t'ja plotesonte asaj te gjitha deshirat. Por Lubija (kucedra) nuk kishte meshire as edhe per nje te dashuruar, madje u egersua shume kur mori vesh se dikush qenka nisur per tek shpella e saj per ta vrare:
Kucedra filloi te tallej me djalin qe sapo ishte futur ne strofkullen e saj me shpate ne dore. Ndersa djali u be gati ta godiste me shpate, Kucedra e terbuar vetem nje here goditi Token me force me bishtin e saj gjigand dhe mali u drodh. Djalit i ra shpata nga dora dhe mbeti i paarmatosur perballe Kucedres mizore.
- Tashti e kam gati darken me mish njeriu - Mendoi kucedra e gezuar dhe u be gati ta copetonte djalin.
- Ndal te lutem, i tha djali. Kur ika nuk munda te pershendes nenen dhe vashen time dhe do te kisha deshire qe ti them lamtumire miqeve dhe shokeve.
Kucedra e verejti me sy mosbesues, por djali i dha besen se do te kthehej perseri. Kucedra e dinte se kur dikush ne fshat jepte besen, e mbante sikur edhe te vdiste.
- Mire shko, i tha Kucedra. Por neser ne mengjes heret dua qe te jesh ketu.
- Te jap besen time, i tha djali dhe u nis per ne fshat.
Me lot ne sy, te qara e pergjerime, pasi u nda nga e jema qe nga meraku ishte plakur edhe me shume, mori uraten e saj dhe u nis per te takuar vashezen e dashur. Kur vasheza e mori vesh se cfare kishte ndodhur, tha me vendosmeri:
- Do te shkojme bashke tek Kucedra ne mal. Me kot u mundua djali ta ndalonte, vasha nuk degjonte te rrinte ne fshat.
Kur ne vend te nje njeriu Kucedra pa dy para shpelles se saj, u gezua pa mase:
- Ohh ohh ohh, tha e gezuar, nga nje mu bene dy.
- Nga nje nuk ke asnje, - u pergjigj vasheza me guxim. Une jam bija e Henes dhe e Diellit, fjala ime sjell jeten dhe jo vdekjen. Mallkimi im bie mbi kedo qe mundohet te sjelle vdekjen dhe mjerimin. Ti o Kuceder mizore je pjelle e Vdekjes dhe sjell mjerim, ndaj une te urdheroj ty te shkosh perseri andej nga ke ardhur. Shko ne Ferr dhe digju perjete!!
Ne momentin qe vajza tha keto fjale, toka u hap, dhe flake e vullkan perpine Kucedren qe e lemerisur u zhduk ne fundin gropen e madhe te hapur ne mes te shpelles.
Djali ende i habitur nga vasheza, u gezua pa mase dhe e mori vashezen ne krah deri ne fshat. Atje ai teper i gezuar i dha dy lajme te mira nenes se tij te dashur: nusja e tij eshte bija e Henes dhe e Diellit dhe Kucedra ne mal eshte zhdukur pergjithmone.
Njerezit ne fshat u gezuan pa mase dhe te gjithe moren pjese ne dasmen e gjuetarit fatlum. Qe nga ajo dite, jeta ne fshat vazhdon e lumtur dhe njerezit jane te bekuar nga vasheza. Nese njerezit ne kete perralle ende jetojne, ato tregojne kete histori me shume krenari.
Jeta triumfoi mbi vdekjen dhe njerezit qe nga ajo dite jetojne e punojne te lumtur.


Click the image to open in full size.
*Mia* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-08, 22:08   #3
Moderatorė
 
Avatari i bella
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Shqiperi.....ne zemrat e njerzve te mi me te dashur
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 28
Postime: 1,007
Rrespekti: 10 bella is a glorious beacon of lightbella is a glorious beacon of lightbella is a glorious beacon of lightbella is a glorious beacon of lightbella is a glorious beacon of lightbella is a glorious beacon of light
Gabim Perralla te ndryshme

Nje burre i pasur i kerkoi nje Plaku te mocem ti shkruante dicka per te vazhduar prosperitetin e familjes se tij,keshtu ai mund ta ruante si nje thesar gjenerate pas gjenerate.
Plaku i mocem i dha nje leter ku ishte shkruar: Vdes babai,vdes femija,vdes nipi”.

“Une te kerkova te me shkruash dicka per lumturin e familjes time!Perse me ben nje shaka te tille?”.
“Nuk eshte shaka” shpjegoi Plaku i mocem.

“Nese me pare se te vdesesh ti,do te vdiste djali yt,per ty do ishte nje dhembje e madhe .Nese nipi yt do te vdiste para se te vdiste djali yt,do te kishit te dy nje zemer te vrare.Nese familja jote,gjenerate pas gjenerate,vdes ne rregullin qe une thashe,do jete gjeja me natyrale e jetes.Ky per mua eshte prosperiteti i vertet”.
__________________
UNĖ JAM KĖSHTU, NUK DO MĖ NDRYSHONI KURRĖ....Njihmėni NĖSE KENI DURIM

Pushteti qė tė tjerėt posedojnė ėshtė ai qė unė ju lejoj atyre.
bella nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-08, 22:08   #4
Moderatorė
 
Avatari i bella
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Shqiperi.....ne zemrat e njerzve te mi me te dashur
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 28
Postime: 1,007
Rrespekti: 10 bella is a glorious beacon of lightbella is a glorious beacon of lightbella is a glorious beacon of lightbella is a glorious beacon of lightbella is a glorious beacon of lightbella is a glorious beacon of light
Gabim

Djali I mbretit pak dite para se te martohej I thote te atit do dal per gjah. I ati -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh. Princi- Do vete e do kthehem ne kohe. Niset, kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume, I afrohet dhe pyet fshataret si eshte e mundur qe shkelqen keshtu? Mos e keput I thone se aty ndodhet e Bukura e dheut. Princi -A e keni pare ndonje here? Fshataret -Po del ndonjehere naten dhe futet prape brenda. Keshtu vendos te rrije aty dhe te prese ta shohe. I vene nje krevat e rrethojne me lule dhe vene dy kupa me llokume nje tek koka e nje tek kembet. Shtrihet dhe ben sikur fle. Naten vone e Bukura e dheut ithote te emes -Nene do dal. E ema- Jo se po te preku insani (njeriu) nuk te fus me brenda. E bukura -E ka zene gjumi dhe do dal me kujdes. Hapet shega del e Bukura e dheut e puth ne balle princin, ha nje llokume tek koka e nje tek kembet dhe futet brenda. Te nesermen ne mengjes kur zgjohet princi e pyesin -A e pe? E kupton qe e kish zene gjumi dhe vendos qe do e shohe patjeter naten e dyte, por ndodh e njejta gje. Naten e trete ndenji me kujdes dhe kur u afrua ta puthe e kapi. Shega u mbyll ne vend. Ai sheh qe ishte teper e bukur. I thote qe ta prese se do kthehet dhe niset per ne pallat. Aty ishte mbushur plot se kishte ardhur dita e dasmes. Mblidhen dhe fillojne kenget. E bukura e dheut mendon -Po shkoj ne pallat. Vishet si dervish dhe kapucin e ul shume mbi sy qe te mos e njihnin. Kur afrohet I thote me ka thirrur princi. Hyn ne dhome ku po e rruanin. Princi e njeh dhe I thote: nga po vjen baba dervish? -Rruges tende imzot -Po c`pe andej baba dervish? -Nje te bukur sulltan. -Po c`thoshte baba dervish? - trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate me dhe besen e me le dhe shega me s`me nxe. Ai qeshte dhe thosh -Ma thuaj edhe nje here. Pastaj I tha orkestres pusho dhe ti futu ne dhome. Ajo u fut. Kur erdhi nusja qe ishte shme e shemtuar I dhane shume para dhe nxorren me rrobat e dervishit. E bukura u vesh dhe doli bashke me princin. Te gjthe ngelen te shtangur sa hije I kishte dhene princi te shoqes. Keshtu u martuan e u trasheguan.
__________________
UNĖ JAM KĖSHTU, NUK DO MĖ NDRYSHONI KURRĖ....Njihmėni NĖSE KENI DURIM

Pushteti qė tė tjerėt posedojnė ėshtė ai qė unė ju lejoj atyre.
bella nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 14:35.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual