![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Unė dhe loti ( lirikė ) |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Aug 2008
Postime: 119
Rrespekti: 3
![]() |
Shkruan: Hamdi NUHIJU
Unė: Pa mė thuaj ku ėshtė bukuroshja? Loti: Nuk e di Unė: T`i di shumėēka edhe kėtė duhet ta dish! Loti: Nuk ma mundėsoi Zoti tė di Unė: Vetėm ti mė ke ngelur, nuk kam zgjidhje tjetėr, tė premtoj se do tė ndėgjoj deri nė fund tė jetės vetėm me jep njė lajm nga ajo. A nuk po e sheh? Jam xhindosur si Mexhnuni pas Lejlas edhe nė fundėsinė e agimit tė ditės ku perdet e syve me kaltėrsojnė bukurinė e kėrkoj atė. Edhe nė thellėsitė e oqeaneve tė pafundme aty ku nuk depėrton kėmba e njeriut e ndjejė afrinė e saj.... Loti: T`i mund tė jesh njė kalorės nė kėtė rrugė tė pafundme tė tregimit tėnd, mund tė jesh edhe njė Hafiz Shiraz qė i kėndon panda dashurisė, ndoshta do tė tė marrė nė streh Omer Khajami i mjerė, por shkretėtira dhe gjurmėt janė bėrė tė pakalueshme. Duhesh tė mė kuptosh nė ēfarė pozite jam. Nuk mundem t`i kapėrcej digat e tua tė dashnisė.. Unė: A tė kujtohen ato netė kur harxhohej nė ėndėrrat e mia dhe zgjohej nė mesnatė bashkė me sytė e mi tė ėnjta si njė mėkatar? Dhe kur kėndonim bashkė unė me zemėr e ti me rrjedhė si njė lumė i vėrshuar mbi faqet e mia tė skuqura si mollė. Ato netė tė gjata tė cilat i kaluam bashkė nė afrinė e njėri-tjetrit rrokullisen vazhdimisht nė mendimet e mia tė trazuara si njė luan nė xhunglėn e tij. Unė udhėtoja nė surėn Tarik, ndėrsa vazhdimisht nė mendje mė rrinte fytyra e saj!I etur pas fjalėve tė saj tė merrja pėr dore dilnim nė qiellin e hapur dhe vetėm unė e ti dy miq tė pandarė deri nė fund tė jetės i shikonim yjet tė vėnduara lart me atė bukuri qė vetėm Zoti di tė stolisė. Isha i bindur se nuk di tė ngjyros nė natyrė askush ma mirė se Krijuesi i Botrave. Edhe ti o miku im qė je njė art ndjeshmėrishė nė vete, njė frustracion qė prek thellė nė brenditė e njerėzve nuk mund t`i ikėsh bukurisė, ngjyrimit dhe caktimit tė Tij. Loti: Unė jam njė i huaj nė trupin e ēdo njeriu. Jam njė krijesė qė i bashkohem njerėzve nė fatkeqėsi. Allahu mė begatoi me kėto mirėsi, ndėrsa nė ty gjeta njė streh tė pjellshme e nuk u ndava dot nga ty. Shtėpia ime e vėrtet ėshtė zemra e ēdo njeriu, ndėrsa dritaret e kėsaj shtėpie janė sytė. O miku im i kėsaj rruge tė vėshtirė mos harro se sytė janė tė parat qė do tė na kalben nė botėn e pastajme. Bukuria e vėrtet fshehet nė zemėr dhe nė besimin ndaj Krijuesit tė gjithėsisė. Dashuro me zemėr dhe mos tradhto pėr asnjė ēastė dashurinė. Dashuro edhe sikur dashuria tė mos kishte kuptim pėr kėtė njerėzi. Allahu ngjyros nė zemrat e besimtarėve dashurinė, Ai i ndihmon ta ujisin atė , ta rrisin e nė fund edhe ta vjelin. Unė jam misionari i Tij nė zemrėn tėnde. Kam ardhur pėr tė ndarė dhimbjen tėnde dhe pėr t`u bėrė pjesė e sakrificės tėnde. Nuk ka dyshim se zemra jote e nėnshtruar ndaj Allahut do bėhet bashkė me zemrėn e saj, nėse edhe zemra e saj ėshtė e nėnshtruar ndaj Allahut. Zemra tė ėshtė thyer o mik prej kėsaj largėsie tė pakapėrdyeme e cila tė ėshtė lidhė nė grykėn e trupit tėnd. Po, mos harro, njė zemėr e thyer prej sinqeritetit, modestisė dhe mallit pėr tė dashurėn, e jo e thyer nga tradhtia, lajkat, mashtrimet, ėshtė zemėr diamanti bile mė me vlerė se tė gjitha sendet e vlefshme nė kėtė dynja. Nė tė prap do tė mbjellėsh farėn e dashnisė, do e ujitėsh dhe nė fund aromėn e saj do e ndiesh dhe shijosh deri nė Pėrjetėsi. A tė kujtohet orė mik dashuria e Pejgamberit a.s. pėr Hatixhen? Apo ndoshta je mbyllur nė muret e vetmisė dhe ke ngelur si njė i pastrehė qė nuk njeh fe e as njerėzi.... Unė: Shkrihu o loti im nė faqet e mia! Pėrvėlo shpirtin tim se je nxehur prej vrullit qė kam brenda pėr tė. Sikur tė mos njihja Zot e Pejgamber tė Tij, sot do tė isha njė mik i lidhur me rakinė e jo me ty. Ah mor loti im, Mė mori malli pėr dashurinė, Ti udhėton me urdhėrin e Zotit nė ēdo zemėr, Ledhaton me urdhėrin e Zotit ēdo njeri, Unė jam i vetėm, pa tė si i vdekur! U bėnė kaq kohė dhe ty nuk tė lash tė shkosh te tjetėr njeri, O Zot mė jep forcė dhe durim, Mė jep zemėr e kushtrim, Qė t`i rri ballė lotit tim, Miku im i vjetėr duhet tė zėvendėsohet me ty, Tė lutem eja se mė mbyti malli nė kėtė rini... lexo me teper: DREJTĖSIA ISLAME (...Allahu i do ata qė e mbajnė drejtėsinė... (60-8)
__________________
Tokė e qiell po u bashkuen,edhe diellit ju afruen,un te mirat si harroj,sa te vdes e sa te rroj! |
|
|
|