Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia

Ndre Mjeda



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 31-07-08, 03:01   #1
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 960
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim Ndre Mjeda

Ndre Mjeda

Poezia e Mjedės shėnoi kalimin nga letėrsia e Rilindjes romantike, me problematikė kryesisht atdhetare, te letėrsia e Pavarėsisė, ku mbizotėroi problematika shoqėrore dhe realizmi. Ndre Mjeda lindi mė 20 nėntor 1866 nė Shkodėr nė njė familje tė varfėr. I ati ishte njė barģ, i zbritur nga fshati. Ai vdiq herėt dhe e la Mjedėn tė vogėl. E ėma mbeti e vč, pėr tė mbajtur dy fėmijėt u detyrua tė lante rroba te familjet e pasura tė qytetit. Aftėsitė e rralla qė shquanin Mjedėn qė nė fėmijėri, tėrhoqėn vėmendjen e jezuitėve, tė cilėt jo rrallė zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin nė seminare. Ata e futėn nė seminarin e tyre italian tė Shkodrės. Meqenėse edhe kėtu Mjeda i ri u shqua pėr zotėsi, e dėrguan tė ndiqte studimet e larta nė Spanjė, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kėsaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuhėve tė ndryshme tė huaja dhe kulturėn e gjerė klasike, qė do t'i vlejė shumė gjatė veprimtarisė sė tij tė mėvonshme letrare. Nė formimin e personalitetit tė mjedės ndikuan dy faktorė: nga njėra anė shkolla fetare, qė pėrcaktoi deri diku botėkuptimin e tij, nga ana tjetėr idealet kombėtare me tė cilat ra nė kontakt herėt e qė, si bir i popullit tė thjeshtė i ndiente thellė. Kėto ideale qenė pėr tė riun flaka qė e ushqeu talentin e tij poetik. Mė 1887 Mjeda 21 vjeēar botoi "Vaji i bylbylit", njė elegji qė ėshtė njėkohėsisht edhe njė kėngė shprese. Nė kėtė poemth rinor, plot fluturime romantike, jepet dhembja pėr fatin e kombit tė robėruar dhe optimizmi pėr tė ardhmen e tij. Ndėrkaq Mjeda e ndiente veten tė ndrydhur nga rregullat e shoqėrisė jezuite.
Konflikti ndėrmjet tij dhe urdhėrit ku bėnte pjesė, arriti nė pikėn mė tė lartė, pas dy vjetėsh, kur poeti i ri, qė kishte mbaruar studimet dhe ishte dėrguar tė jepte mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė Itali, detyrohet tė largohet. Duke e ndier veten tashmė mė tė lirė, ai iu kushtua me njė zjarr tė dyfishuar ēėshtjes kombėtare dhe zhvilloi njė veprimtari tė gjerė atdhetare e kulturore. Themeloi shoqėrinė kulturore "Agimi". Mori pjesė nė njė kongres gjuhėsor lidhur me ēėshtjė tė shqipes nė Hamburg. Ai shkroi pėr mirditorėt njė memorandum, drejtuar pėrfaqėsuesėve tė fuqive tė mėdha nė Shkodėr, ku ankoheshin kundėr qeverisė osmane. Poeti ngriti zėrin me rastin e mbylljes sė shkollės sė mesme shqipe nė Korēė nėpėrmjet njė vjershe qė ėshtė njė kushtrim i hapur etj. Kjo veprimtari nuk mund tė mos i binte nė sy qeverisė osmane, e cila mė 1902 e arrestoi poetin dhe gati sa nuk e internoi nė Anadoll (ky rast i dhimbshėm i jetės sė Mjedės gjeti pasqyrimin poetik nė poemthin "I tretuni").
Edhe pas kėsaj, poeti nuk pushoi sė punuari pėr ēėshtjen shqiptare, qoftė nė fushėn letrare, qoftė nė fushėn gjuhėsore. Nė kėta vjet, nėn ndikimin e hovit tė madh tė lėvizjes atdhetare si edhe tė kontaktit tė pėrditshėm me jetėn e fshatarėve, lindėn krijimet e tij mė tė mira.
Si shumė rilindės tė tjerė, Mjeda shpresonte se ēlirimi kombėtar do tė sillte pėrmirėsimin e gjendjes sė masave. Njė mendim i tillė pėrshkon poemėn e fuqishme "Liria" e shkruar nė vitet 1910-1911, pra nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė. Ngjarjet pas 1912-ės pėr Mjedėn qenė njė zhgėnjim i hidhur.
Nė tė vėrtetė, qė kėtej e tutje, ai do t'i kushtohet kryesisht veprimtarisė gjuhėsore. Mė 1917 Mjeda mblodhi dhe botoi nė vėllimin "Juvenilja" krijimet poetike, tė shkruara gjatė Rilindjes qė pėr shumė shkaqe s'kishin mundur tė shihnin dritė mė parė. Ai hyri kėshtu nė letėrsinė tonė si poet i shquar. Nė vitet 1920-1924 Mjeda u zgjodh deputet i opozitės, i krahut demokratik. Pas ardhjes sė Zogut nė fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike. Ai vazhdoi tė ishte famulltar i thjeshtė nė fshatin e vogėl Kukėl, gjersa nė vitet e fundit tė jetės sė tij kleri e mori si mėsues tė shqipes nė gjimnazin e vet tė Shkodrės. Mjeda iu vu atėherė me tėrė energjitė e veta edukimit tė rinisė me dashuri tė veēantė pėr gjuhėn dhe pėr kulturėn shqiptare.
Pak muaj para vdekjes, (1 gusht 1937), botoi, si testament poetik tė rrallė pėr bukuri e forcė, poemthin "Liria".
Fotografitė e Bashkengjitur
ndre-mjeda-mjeda.gif  
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 03:02   #2
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 960
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

Krijimtaria
Mjeda shkroi shumė krijime poetike, shkrime pėr fėmijės si dhe proza me karakter didaktik fetar. Por ai mbetet kryesisht poet. Veprat e tij kryesore janė "Juvenilja", "Liria", "Lisus", "Scodra".
Dy poemthat e para "Vaji i bylbylit" dhe "i tretuni" paraqitin interes jo vetėm si fillime tė krijimtarisė letrare tė Mjedės, por edhe pėr vlerėn atdhetare dhe artistike, si edhe pėr mundėsinė qė na japim tė ndjekim zhvillimin e personalitetit artistik tė poetit. "Vaji i bylbylit" ėshtė krejt lirik dhe shtjellohet nėpėrmjet njė simboli; bilbili i mbyllur nė kafaz ėshtė shqiptari nėn zgjedhėn osmane.
Ndonėse vepra mbėshtillet me tisin e hollė tė melankonisė, i kuptueshėm pėr moshėn dhe pėr gjendjen shpirtėrore nė tė cilėn u shkrua, pėrfundimi i saj ėshtė thellėsisht optimist, pasqyron ligjin filozofik tė pėrparimit tė jetės, qė frymėzon edhe besimin nė tė ardhmen e Shqipėrisė.
"I tretuni" dėshmon pėr njė pjekuri mė tė madhe ideoartistike. Melankonia e "Vajit tė bylbylit" kėtu ėshtė shndėrruar nė dhembje krenare, stoike, e cila shprehet mė sė miri nėpėrmjet paralelizmit me natyrėn nė shtrėngatė, qė e hap poemthin.
Ndryseh nga poemthi i parė, ky ka njė subjekt tė dhėnė nė forma lirike; fatin e njė atdhetari shqiptar, tė internuar nga pushtuesit. Poeti do tė ketė mendua se ky mund tė kishte qenė edhe fati i tij. Nė kėngėn e parė qė pėrshkruan ndarjen e tė mėrguarit me qytetin e lindjes, Shkodrėn dhe me atdheun, duken qartė elementėt autobiografikė. Po Mjeda nuk mbeti nė shtjellimin e thjeshtė tė njė materiali jetėsor; ai diti ta pėrgjithėsojė e t'i japė vlerė aktuale. Heroi i poemthit ėshtė njė fshatar i varfėr. Dhe tek zgjedhja e njė protagonisti tė tillė, ndihet dashuria e Mjedės pėr masat fshatare, ndjenjė qė do ta shtyjė gjatė tėrė krijimtarisė sė vet t'i zgjedhėheronjtė nga rradhėt e fshatarėsisė. Te "I tretuni" ndeshen figurat dhe mjetet e njohura romantike tė pasqyrimit tė realitetit si: ngjyrat e forta nė pėrshkrimin e natyrės, stuhia nė pjesėn e parė, qė ka edhe njė kuptim simbolik, bregdeti i ashpėr shkėmbor, ku ka qėndruar heroi duke kujtuar atdheun, ndonjė simbol, si lejleku qė e lidh me vendlindjen. Kėtu gjenden edhe elementė tė riprodhimit besnik tė mjedisit, nėpėrmjet kujtimeve tė protagonistitdhe sidomos vizatimi i figurės sė nėnės. Lirizmi dhe epizmi shkrihen nė mėnyrė tė harmonishme. Variacioni nė vargje e strofa pasqyron botėn shpirtėrore tė trazuar tė protagonistit. Poemthi mbyllet me njė frymė tė lartė burrėrore dhe optimiste: heroi nuk pendohet pėr rrugėn e zgjedhur, po ėshtė krenar se vuan pėr hir tė atdheut. Nėpėrmjet figurės sė nėnės "tė treturit" qė del nė kėngėn e fundit, lartėsohet figura e nėnės shqiptare, e dhembshur dhe kreshnike, qė rrit bij trima dhe atdhetarė. Qė nė kėtė poemth tė hershėm shohim atė qė do tė jetė njė meritė e rėndėsishme e veprės sė Mjedės: pasqyrimin e denjė tė figurės sė gruas shqiptare, veēanėrisht si nėnė. Ndėr lirikat e ndryshme tė pėrfshira ose jo nė veprėn "Juvenilja" ka njė varg vjershash me tė cilat poeti ndjek traditėn e Rilindjes ku himnizon bukuritė e atdheut ("Malli pėr atdhe", "Mikut tem Pal Moretti"), duke i kėnduar gjuhės si mjet zgjimi tė ndėrgjegjjes kombėtare ("Gjuha shqipe"), ku i kushton njė vėmendje tė veēantė problemit themelor tė luftės pėr pavarėsi, qė ishte bashkimi i shqiptarėve ("Bashkonju", "Shqypes arbnore").
Mjeda, gjithnjė nė vazhdėn e Rilindjes, ngre lart figurėn e heroit kombėtar, si simbol bashkimi dhe burim besimi nė fitore. ("Vorri i Skanderbeut", "Shqypes arbnore", "Bashkonju", "Pėr njė shkollė shqype mbyllun prej qeverisė otomane", "Mikut tem Pal Moretti", "Mikut Pal Moretti", "Lisus", "Liria"), duke theksuar nė kėtė poemė tė fundit lidhjen e thellė tė Skėnderbeut me popullin, me masat fshatare.
Nė vjershėn "Mikut Pal Moretti", Mjeda jep njė gjykim tė drejtė e tė mprehtė jo vetėm pėr rėndėsinė e Skėnderbeut, si shpėtimtar i qytetėrimit evropian, po edhe pėr politikėn dredharake tė fuqive tė mėdha tė Evropės sė kohės sė vet, qė, pėr interesat e tyre, mbanin nė kėmbė perandorinė e kalbur osmane. Qė nė kėtė vjershė romantike atdhetare vihen re nota shoqėrore. Motive shoqėrore janė vėnė nė bazė tė dy vjershave tė "Juvenilias": "I mbetuni" dhe "Shtegtari". Aty preken dy plagė tė dhimbshme tė Shqipėrisė sė kohės si: kurbeti dhe qėndrimi mospėrfillės i klasave tė pasura ndaj njerėzve tė thjeshtė tė popullit, bartės tė luftės pėr ēlirimin e vendit. Po trajtimi i kėtyre problemeve nga pozitat e romantizmit me gjurmė sentimentalizmi dhe fryma e humanizmit kristian qė i pėrshkon vjershat i ka zbehur deri diku dhe ka bėrė qė kėto vjersha tė mos kenė forcėn e vjershave realiste tė Ēajupit dhe tė Asdrenit, me tė njėjtėn tematikė.
"Lisus" (botuar mė 1921) dhe "Scodra"(1940) janė vepra, ku thelbi romantik vishet me njė formė klasiciste. Kėta dy poemtha liriko-epike karakterizohen nga njė stil i kėrkuar dhe retorik. Poeti himnizon kėtu tė kaluarėn e lashtė tė popullit tonė (te "Lisus" pėrmes materialit historik, kurse te "Scodra" nėpėrmjet legjendės). Interes ka te "Lisus" paraqitja e figurės sė Skėnderbeut, qė poeti ka dashur ta bėjė sa mė njerėzore.
Origjinaliteti dhe fuqia e vėrtetė e talentit tė Mjedės kanė gjetur shprehje nė krijimet ku ai arrin nė realizėm, si nė vjershėn "Mustafa Pasha nė Babunė", nė poemthin "Liria" dhe nė kryeveprėn e tij "Andrra e jetės".
Tek e para, duke u nisur nga njė fakt historik, tradhtia e Mustafa Pashė Bushatlliut, poeti ka tipizuar me forcė, duke e pėrshkruar "mbi thasė tė florinjve, ndėr valle jevgash" figurėn e feudalit tė zvetėnuar, anadollak, parazit, qė ėshtė kurdoherė gati tė bėjė flģ interesat e atdheut pėr tė vetat. Vjersha merr kėshtu njė kuptim tė gjerė pėrgjithėsues, duke tingėlluar si akuzė e fuqishme kundėr tė ashtuquajturve atdhetarė, pėrfaqėsues tė shtresave tė larta, qė pėrfitonin nga sakrificat e popullit. Figurės sė Mustafa Pashės poeti i kundėrvė masėn e fshatarėsisė sė ngriturnė kėmbė pėr mbrojtjen e atdheut, duke u bėrė zėdhėnės i urrejtjes sė saj kundėr feudalit tradhtar.
"Liria", poemthi epiko-lirik, i ndėrtuar me tingėllima, me problematikė politiko-shoqėrore, ėshtė, ndofta, vepra e Mjedės qė ka ide mė tė fuqishme. Nė tė ndihet jehona e kryengritjeve tė malėsorėve tė Veriut mė 1911, qė tingėllon me forcė qė nė vargjet e para:
"Lirim, lirim bėrtet gjithkah Malcia" dhe vjen duke u rritur nga njė tingėllimė nė tjetrėn. Poeti frymėzohet nga lufta pėr pavarėsi e amerikanėve kundėr kolonizatorėve anglezė, qė ishin edhe pronarė tokash, dhe ua tregon shqiptarėve si shembull. Nė mbylljen e poemės, ku paralajmėrohet shpėrthimi i kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare nėpėrmjet njė mjeti tė dashur pėr rilindasit, paraqitjes sė hijes sė Skėnderbeut, qė ngrihet nga varri. Poeti thekson se heroi kombėtar shkon "Ksollė pėr ksollė". Nė kėtė poemth ka vargje qė dėshmojnė pėr afrimin e Mjedės me idetė demokratike. Kėshtu, ai pohon se kryengritėsit mundėn "kėshtjellat atnore", gjejmė aluzione pėr shfrytėzimin e fshatarėsisė (…s'ka me dalė ushtari me i grahė bulkut si kaut me sjeēe t'begut"). Kėto mund tė dėshmojnė se Mjeda e sheh lirinė tė fituar prej amerikanėve jo vetėm nė plan kombėtar, po edhe nė plan shoqėror dhe shpreson se populli shqiptar do tė shkundė shfrytėzimin e egėr bashkė me zgjedhėn feudale.
Nė kėtė poemė shkrihen konēiziteti dhe forca shprehėse. Krahasimet dhe antitezat janė tronditėse ("lirinė e keni ju/ ne hekra kemi…", "Posi berra qė bleu mishtari vemi"). Romantizmi ia ka lėnė vendin njė realizmi ngjethės, njė pasqyrim plot dramatizėm tė gjendjes sė atdheut.
Vargu ėshtė njėmbėdhjetėrrokėshi, i cili krijon atmosferėn e madhėrishme, pėrdorimi i bartjeve i jep dinamizėm stilit dhe shoqėron alternimin e ndjenjave dhe tė mendimeve. Lloji i zgjedhur i organizimit tė vargut nė tingėllima i disiplinon shpėrthimet lirike. Gjuha ėshtė e pasur, megjithatė veēoritė krahinore e vėshtirėsojnė leximin e lirshėm.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 17:17.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual