Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia

Andon Zako CAJUPI



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 31-07-08, 02:48   #1
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 960
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim Andon Zako CAJUPI


Shkrimtar i periudhes e Rilindjes. U lind ne 1866 ne Gjirokaster. Ne moshen 15 vjeēare shkoi ne Egjipt per te studiuar ne nje kolegj Francez. Pasi mbaroi shkollen shkoi ne Gjeneve per te studiuar per Drejtesi. Me pas u rikthye ne Egjipt ku ishte gjalleruar levizja shqiptare. Vepra e tij e mirenjohue "14 vjeē dhenderr" eshte vene ne skene shpesh neper teatret Shqiptare dhe TV. Arriti te shohe me syte e tij Lirine e Shqiperise te cilen e ksihte deshiruar shume dhe vdiq ne 1930 ne Egjipt.

Emri i tij i vėrtetė ėshtė Andon Ēako, nuk dihet pėr ē'arsye ai pėrdori edhe formėn Zako. Emri letrar Ēajupi ėshtė emri i njė mali tė vendlindjes, mallin dhe kujtimin e sė cilės e nguliti dhe e pėrjetėsoi nė pseudonimin e tij. Lindi nė Sheper tė Zagorisė mė 27 mars 1866. Mėsimet e para i mori nė vendlindje ku kreu dhe njė shkollė gjysėm tė mesme greke. Po shkolla mė e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes sė jetės dhe tė shpirtit tė popullit, tė gėzimeve dhe tė brengave tė bashkėfshatarėve tė tij. Rol tė madh nė formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ėma, i cili e futi nė botėn magjepėse tė pėrrallave, tė legjendave e tė kėngėve popullore, prej sė cilės poeti i ardhshėm nuk do tė ndahej mė kurrė. I ati i Ēajupit, Harito Ēakua, ishte kurbetēi nė Misir, ku qe aktivizuar nė lėvizjen atdhetare. Ai e tėrhoqi tė birin nga fshati pėr tė vazhduar studimet. Andoni ishte vetėm 15 vjeē, kur la shoqėrinė pėr tė ndjekurnjė kolegj francez nė Aleksandri, duke marrė me vete mallin e sė ėmės Zoicės, dhe tė gurėve e maleve tė Zagorisė. Nė kolegj mori njė kulturė tė mirė dhe u dallua ndėr tė parėt midis shumė nxėnėsve tė kėsaj shkolle qė vinin nga vende tė ndryshme tė Mesdheut. Me kėtė kulturė ai i kishte tė hapura dyert e universitetit, tė cilin e ndoqi nė vitet 1887-1893 nė Gjenevė, ku studjoi pėr drejtėsi. Kėtu u njoh me njė vajzė vendase Evgjeninė, e cila e bėri tė lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas njė vit martese, duke lėnė jetim tė birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellė poetin dhe i la vragė tė thellė.
Ajo u bė shkak qė, pas dhjetė vjetėsh, tė shkruante elegjinė "Vaje", njė nga elegjitė mė tė bukura dhe mė prekėse tė poezisė sonė.
Mė 1883 me dokumentin e drejtėsisė nė xhep dhe me djalin nė krahė u kthye nė Misir dhe u vendos nė Kajro, ku nisi tė ushtronte profesionin e avokatit. Po prej kėtij profesioni hoqi dorė shpejt. Shkak u bė njė konflikt me autoritetet e vendit gjatė njė proēesi gjyqėsor ku avokati i ri mbrojti tė drejtėn dhe nuk u lėshoi pe pushtetmbajtėsve. Jetoi me pasurinė qė i kishte lėnė i ati, dhe iu kushtua tėrėsisht ēėshtjes atdhetare dhe krijimtarisė letrare.
Ēajupi gjeti nė Misir njė lėvizje patriotike tė zhvilluar. Shqiptarėt e ngulimeve tė Egjiptit kishin organizuar njė shoqėri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqėrinė e Stambollit". Por kėtė lėvizje u munduan ta kthenin nė anėn e tyre disa rrethe grekomanėsh, tė cilėt intrigoni kundėr patriotėve tė vėrtetė dhe kundėr Ēajupit. Ai u bė shpirti dhe figura mė e njohur e kolonisė patriotike tė Misirit, Ēajupi mbrojti interesat e shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, tė grekomanėve dhe tė gjithė armiqve tė tjerė tė ēėshtjes sė kombėtare.
Emri i tij nisi tė njihej nė rrethet e atdhetarėve qė nė fund tė shekullit, kur botoi mė 1898 artikullin e gjatė "Duke kėrkuar njė alfabet", nė tė cilin spikat shqetėsimi i tij pėr unitetin e lėvizjes kombėtare dhe kulturore, pėr shkrimin dhe lėvrimin e gjuhės amtare pėrmes njė alfabeti tė njėsuar. Por vepra qė e bėri tė njohur nė mbarė botėn shqiptare ishte pėrmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku pėrfshiu komedinė "katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr". Me kėtė vepėr ai u bė poeti mė i njohur pas Naimit, figura qė zuri vendin qė mbeti bosh pas humbjes sė poetit kombėtar mė 1900.
Vjershat patriotike dhe luftarake tė "Baba Tomorrit" frymėzuan ēetat e lirisė dhe kryengritjet e mėdha qė i sollėn pavarėsinė Shqipėrisė mė 1912. Kėtė ngjarje poeti e priti me gėzim, u duk se iu hap udha pėr t'u kthyer nė mėmėdhč, por, Lufta e Parė Botėrore dhe trazirat e mėvonshme e shtynė larg kėtė shpresė. Megjithatė ai i ndiqte nga afėr ngjarjet nė Shqipėri, duke mbetur gjithmonė nė krah tė forcave pėrparimtare e demokratike. Mė 1919 Ēajupi ishte nė ballė tė pėrpjekjeve tė shqiptarėve tė Misirit, pėr tė mbrojtur tė drejtat e popullit shqiptar nė Konferencėn e Paqes qė mblidhej nė Paris. Ai dėnoi qeverinė e Durrėsit, qė ishte vegėl e fuqive imperialiste, ashtu siē dėnoi pėrpjekjet e feudalėve tradhėtarė pėr ta bėrė Shqipėrinė ēiflik tė tyre e pėr ta nxjerrė nė ankand sipas interesit. Me kėto qėndrime ai thelloi demokratizimin nė lėvizjen mendore dhe nė letėrsinė shqiptare. Kjo u shpreh nė frymėn antifeudale tė veprės sė tijdhe nė vendin qė ai u dha problemeve shoqėrore nė krijimtarinė e tij letrare e publiēistike. Nė kėto vite Ēajupi , si shumė atdhetarė tė tjerė, pėrjetoi krizėn e idealeve tė bukura tė Rilindjes. Nė krye tė punėve nė Shqipėrinė e pavarur, nė vend tė atdhetarėve tė ndershėm po vinin njerėz qė i binin pas interesit tė tyre, pa menduar pėr fatet e kombit. "Nė Shqipėri, -shkruan ai mė 1922- njė turkoman, njė grekoman, njė sllavoman, njė intrigant, njė tradhėtar, takon tė bėhet … regjent, ministėr, prefekt, faqe me nder dhe mbret".
Ēajupi ishte pėr demokracinė dhe qytetėrimin, prandaj e pėrshėndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924, frytet e tė cilit nuk arriti t'i gėzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetėn e shkurtėr dhe, nė vend tė saj, u rikthye pushteti i feudalėve me ardhjen e A.Zogut nė fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, Ēajupi qė ishte nė krye tė "Shoqėrisė sė miqve", tė themeluar nė Kajro, i drejtoi Qeverisė sė Tiranės njė protestė, midis tė tjerave thuhej se koha e mbretėrve shkoi, "kurse edhe ata qė i kanė, po vėshtrojnė t'i pėrzėnė", Ky qėndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli pėrfundimisht poetit rrugėn pėr t'u kthyer nė Shqipėri, qė tė tretej nė "baltėn mė tė ėmbėl se mjalta" tė mėmėdheut. Vdiq nė Kajro mė 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar nė Shqipėri e kaloi vdekjen e tij pothuajse nė heshtje.
La nė dorėshkrim pjesėn mė tė madhe tė veprave tė tij, poemėn "Baba Musa lakuriq", njė parodi e biblės, tragjedinė "Burri i dheut", qė u botua pas vdekjes mė 1935, komedinė "Pas vdekjes" qė u botua mė 1937, pėrmbledhjen poetike "Kėngė e vome", fati i sė cilės nuk dihet. Me gjallje, pėrveē "Baba Tomorrit" botoi Pėrrallat e La Fontenit (1921) pėrshtatur prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), njė tufė vjershash tė letėrsisė sanskrishte, nga artikujt e paktė qė botoi nė shtypin e kohės duhet pėrmendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), njė nga kulmet e publiēistikės sė Rilindjes. Nė kėtė pamflet Ēajupi demaskoi demagogėt e xhonturqve dhe tė veglave tė tyre, qė kishin hyrė nė lėvizjen kombėtare pėr interesat e ngushta tė kastės sė bejlerėve turkoshakė e fanatikė, tė zellshėm pėr t'i zgjatur jetėn tė "sėmurit tė Bosforit", perandorisė sė kalbur tė sulltanėve osmanė
Fotografitė e Bashkengjitur
andon-zako-cajupi-cajupi.jpg  
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 02:50   #2
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 960
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

Krijimtaria


Krijimtaria e Ēajupit si poet ėshtė e gjerė, por vepra e tij kryesore ėshtė "Baba Tomorri", njė nga pėrmbledhjet poetike mė tė rėndėsishme botuar gjatė Rilindjes. Interesi i gjallėqė zgjoi ajo, pritja qė iu bė nga lexuesi e kritika e kohės, lidhet me forcėn e fjalės poetike tė Ēajupit me rininė e frymėzimit tė tij si poet qė do tė shprehte aspiratat, ėndėrrat dhe idealet e njė faze tė re tė lėvizjes kombėtare , e cila nė fillim tė shekullit tonė njohu njė ngritje tė pėrgjithshme qė shpuri nė kryengritjet e mėdha tė viteve 1910-1912 dhe nė fitoren e pavarėsisė.
"Baba Tomorri" shėnonte njė nga kulmet e poezisė sė Rilindjes, pra me "Baba Tomorrin" i hapeshin shtigje tė reja poezisė shqiptare, frynte nė tė njė flladi ri dhe hynte nė tė njė notė e re, mė e fortė dhe mė konkrete nga fryma sociale. Prandaj "Baba Tomorri" si vepėr qėndron nė kapėrcyell tė dy epokave, me rrėnjė tė forta nė traditėn romantike tė Rilindjes, si vazhdim i saj, dhe me vėshtrim nga horizontet e njė poezie tė ardhshme realiste dhe sociale. Fryma popullore, me tė cilėn janė gatuar vjershat e "Baba Tomorrit", u dha atyre njė vulė origjinaliteti tė veēantė, njė tingėllim aq magjepės pėr veshin e lexuesve, sa ato u bėnė shpejt popullore dhe pushtuan zemrat e tyre.
Pėrmbledhja poetike "Baba Tomorri" pėrbėhet nga tri pjesė qė autori i titullon: "Atdheu", "Dashuria" dhe "Pėrralla tė vėrteta e tė rreme".
Motivi atdhetar, dashuria pėr baltėn dhe gurėt e mėmėdheut dhe malli pėr ta, kujtimi i sė kaluarės heroike dhe krenaria pėr traditat e tė parėve, dėshira pėr ta parė atdheun tė lirė dhe thirrja pėr tė rrokur armėt kundėr pushtuesit, i japin poezisė sė Ēajupit atė tharm frymėzimi dhe atė patos luftarak qė e bėn tė hyjė thellė nė shpirtin e shqiptaritdhe ta trondisė atė.
Tema atdhetare fiton nė poemėn e Ēajupit njė pėrmbajtje konkrete e tė prekshme, sepse ai shprehu ndjenjat dhe mendimet e njeriut tė thjeshtė, tė bujkut e tė bariut, lidhur me baltėn e mėmėdheut dhe me varret e stėrgjyshėve. Mėmėdheu ėshtė si toka ku njeriu lind, mėson gjuhėn e nėnės, njeh prindėrit, ku rron me ėndrra dhe me shpresa, ku dėshiron tė ketė varrin. Ky vend pėr shqiptarin ėshtė Shqipėria.
Ku i duket balta
Mė e ėmblėl se mjalta,
shkruan poeti. Atdheu i jep njeriut nder, i jep kuptim dhe vlera morale jetės sė tij. Poezia e Ēajupit kėto ide tė Rilindjes i shprehu me njė gjuhė tė thjeshtė, me njė njė varg qė rrjedh i ēlirėt, si nė kėngėt e popullit, me njė fjalor poetik konkret dhe me njė ndjenjė aq tė sinqertė e aq tė ēiltėr, sa e bėn aty pėr aty pėr vehte lexuesin dhe i ngulitet nė mendje e nė zemėr.
Jeta ėshtė e bukur nė atdhe kur njeriu gėzon lirinė, liria ėshtė gjėja mė e shtrenjtė pėr njeriun, do tė shkruante poeti, por shqiptarėt e kishin humbur atė dhe kishin rėnė nė njė robėri tė rėndė shekullore:
Pesėqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurė kėmb' e duar
me zinxhir!
Shkruante Ēajupi nė poezinė "Shqiptar", duke lėshuar kushtrimin:
Ēvish rrobat e robėrisė,
Mėmėdhč,
Vish armėt e trimėrisė,
se ke ne!
Nė kėto vargje tė pėrziera, katėrrokėshi thyen rrjedhėn e tetėrrokėshit, duke i dhėnė njė ritėm tė ri shprehjes poetike, kurse aliteracioni i jep njė timbėr tė veēantė. E gatuar me frymėn kryengritėse, poezia atdhetare e Ēajupit ishte kėshtu njė kushtrim lufte; nė tė shpirti luftarak dhe motivi atdhetar i poezisė sė Rilindjes gjeti shprehjen e vet mė tė gjallė dhe mė tė hapur. Poezia atdhetare e Ēajupit ėshtė kėshtu poezia e toneve tė forta, njė poezi e trazuar qė vlon nga malli e dashuria pėr vendlindjen dhe nga zemėrimi e thirrja pėr luftė.
Ajo shėnoi kulmin e poezisė atdhetare tė Rilindjes, prandaj dhe u bė himn atdhedashurie edhe vetėmohimi pėr ēetat e lirisė, gjatė Rilindjes e mė pas.
Njė notė tė re, tė freskėt solli poezia e Ēajupit edhe nė lirikėn e dashurisė. Ai i kėndon njė dashurie tokėsore, duke e zhveshur poezinė dashurore nga konvecionalizmi. Ēajupi nuk pėrsiat pėr dashurinė, ai e pasqyron atė si njė ndjenjė tė jetuar, si njė kujtim tė gjallė a pėrjetim tė sinqertė, tė cilin e jep me thjeshtėsinė dhe konkretėsinė e lirikės popullore. Poeti i kėndondashurisė sė parė, i kėndon vashės qė i prish gjumin; i kėndon mikes sė jetės, bukurisė sė saj, u kėndon gėzimeve dhe brengave qė i sjell njeriut njė dashuri e pėrjetuar thellė, si njė ndjenjė e bukur qė pasuron jetėn e njeriut.
Bukuria jote, leshėrat e tua
Po si pendė korbi tė gjata mi thua,
Ballėtė si diell, faqetė si mollė
Qafa jot'e gjatė, mesi yt i hollė.
…Gjithė mė kėnaqin, tė tėra t'i dua
Po zemra jote u bė gur pėr mua!…
Shkruan poeti nė njė nga lirikat e ciklit "Dashuria", qė ėshtė nga mė tė bukurat e poezisė sonė dashurore. Midis kėtyre lirikave vend tė veēantė zė tufa e poezisė me titullin "Vaje". Ėshtė njė elegji e rrallė frymėzuar nga klujtimi i bashkėshortes sė vdekur, njė kujtim i thekshėm dhe cfilitės pėr zemrėn e plagosur tė poetitqė s'gjen shėrim, njė plagė qė orė e ēast e lėndon jetimi i mitur pa dashurinė dhe pėrkėdhelitė e nėnės.
Ndė ē'kopshte me lule ke qėndruar vallė?
Stė vjen keq pėr mua? Stė vjen mall pėr djalė?
E gatuar me njė ndjenjė tė thellė njerėzore, e derdhur nė modelet e folklorit, ajo u bė popullore dhe u kėndua si kėngė popullore.
Ashtu si nė jetėn e njeriut, gėzimi dhe hidhėrimi janė pranė e pranėdhe nė poezinė e Ēajupit kėmbehen shpesh, duke mbizotėruar nė tė notat optimiste , gazi qė i sjell njeriut dashuria. Si njė kėngė plot dritė e ngazėllim tingėllon vjersha "Kopshti i dashurisė". Ky kopsht pėr poetin gjendet nė atdhe, ku do ta sjellė miken qė ti gėzojnė gėzimet e dashurisė, bukurisė dhe mirėsitė e vendlindjes, tė jetės sė thjeshtė fshatarake e baritore tė mėmėdheut. Ēajupi e zbriti lirikėn e dashurisė nga qiejt romantikė nė tokė, nė jetėn e pėrditshme tė njeriut shqiptar,
Me kėtė frymė tokėsore e jetėsore do tė emanciponte Ēajupi mbarė poezinė e tij, sidomos poezinė me motive shoqėrore, tė cilat i trajtoi ndėr tė parat nė letėrsinė tonė, si njė shkrimtar qė i hap udhė realizmit.
Ēajupi nė poezinė e tij ngre zėrin kundėr pabarazisė shoqėrore, ai ėshtė mik i demokracisė dhe armik i despotizmit politik. Poeti merr nė mbrojtje tė drejtat e vegjėlisė, tek e cila gjen vlerat morale qė krijon puna e ndershme. Vjersha "Misiri" e pasuron poezinė e kohės me ide tė reja, kundėr shtypjes e arbitraritetit tė klasės sė bejlerėve, tė sundimtarėve qė e ngrenė lumturinė e tyre mbi djersėn dhe gjakun e njerėzve tė punės. Ai vuri gishtin nė disa plagė tė rėnda tė shoqėrisė shqiptare tė kohės, shkroi me dhembje pėr pozitėn e gruas nė kėtė shoqėri ("Fshati im") dhe pasqyroi me realizėm dramėn e kurbetit ("Kurbeti") si njė fatkeqėsi me pasoja tragjike nė jetėn e shqiptarit dhe pėr fatet e kombit.
Nė poemėn "Baba Musa lakuriq" qė mbeti e pabotuar, Ēajupi thelloi kritikėn edhe ndaj moralit tė shoqėrisė sė kohės dhe i zgjeroi shumė diapazionin tematik tė poezisė shqiptare. Veprėn e pėrshkon rryma satirike ndaj dogmės dhe klerit. Duke parodizuar biblėn, poeti shprehu skepticizmin e vet edhe ndaj thelbit moral tė njeriut dhe ndaj normave tė marrdhėnieve morale atje ku bėn ligjin paraja dhe pasuria. Pėr poetin ėshtė e padrejtė ajo ajo shoqėri ku blihet e shitet njeriu, ku blihet e shitet dashuria.
I pasur tė palltė varri,
ti qė bleve dashurinė,
do tė shkruante Ēajupi. Ai aktualizoi edhe shumė ide morale tė fabulave tė La Fontenit, pėrmes pėrkthimit tė tyre mjeshtėror nė gjuhėn shqipe.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 02:51   #3
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 960
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

Komeditė

Realizmi dhe fryma kritike ndaj bukurive tė jetės shoqėrore dhe politike tė kohės shprehen, sidomos nė komedinė e Ēajupit. "Katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr" ėshtė njė pjesė nė vargje. Mė shumė se njė tė tėrė si komedi, Ēajupi ka krijuar disa skena plot humor tė kėndshėm pėrmes tė cilave vė nė lojė mendėsi tė prapambetura dhe zakone anakronike tė jetės sė fshatit shqiptar. Janė probleme qė Ēajupi i pat rrahur dhe nė krijime tė tjera, por kėtu ato tingėlluan nė harmoni me njė atmosferė humori popullor qė pėrshkron tėrė veprėn dhe qė pėrbėn njė nga veēoritė dhe meritat e saj.
Shigjetat e kėtij humori godasin zakonin prapanik tė martesave tė tė rinjve me moshė tė papėrshtatshme pėr njėri tjetrin, zakon qė e kishin sjellė kushtet ekonomike tė jetės nė fshatrat malore. Tana do tė martojė tė birin katėrmbėdhjetėvjeēar me njė vajzė mė tė madhe se ai: ajo "nuk do nuse pėr sisė, po pėr punėt e shtėpisė". Kjo bėhet shkak pėr njė varg situatash e skenash komike dhe batutash plot humor qė fshikullojnė mendėsi tė mykuara patriarkale e zakone tė prapambetura. Dritėshkurtėsia e njė nėne, qė ėshtė bartėse dhe viktimė e patriarkalizmit, dembelizmi i burrave tė malėsisė dhe kapadaillėku i tyre, grindjet e kota dhe thashethemet e njė mjedisi tė prapambetur, figura groteske e njė prifti qejfli, tė gjitha vihen nė lojė me njė ton hokatar qė pėrshkron dialogun e personazheve.
Personazhi mė i realizuar ėshtė Tana, tipi i gruas fshatare, tė cilėn kushtet e jetės e detyrojnė tė ngulė kėmbė pėr njė martesė qė nuk i sjell lumturi tė birit, duke u bėrė qesharake nė sy tė fshatit e tė njerėzve me ēiftin qė sajon dhe me dasmėn e tyre. Po kėto kushte e shtyjnė nga ana tjetėr, tė shpotisė tė shoqin dembel dhe indiferent pėr problemet jetike tė familjes. Kėto cilėsi, tė bashkuara nė njė personazh tė vetėm, e bėjnė Tanėn e Ēajupit njė tip interesant, tė vizatuar me pak viza por tė dhėnė nė mėnyrė tė gjallė, plot humor e kolorit, nė sfondin e njė jete tipike fshatare, tė katundeve malore tė Shqipėrisė sė Jugut.
Me "katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr" Ēajupi krijon komedinė realiste tė zakoneve; ajo ka hyrė nė fondin klasik tė veprave komike, pėr shkak tė humorit tė kėndshėm, tė gjuhės plot kolorit popullor, tė personazheve dhe tė shkathtėsisė sė dialogut. Situatat komike e ngjarjet qė paraqet autori ngjajnė si skena tė marra nga jeta e pėrditshme, me aq realizėm thjeshtėsi dhe e natyrshmėri janė dhėnė ato nė kėtė vepėr.
Vepra tjetėr dramatike e Ēajupit "Pas vdekjes" ėshtė njė komedi politiko-shoqėrore. Demaskimi i demagogjisė sė xhonturqve dhe i bejlerėve qė u bėnė vegėl e tyre, problem qė Ēajupi e pat trajtuar edhe te pamfleti "Klubi i Selanikut", ėshtė vėnė nė qendėr tė kėsaj vepre. Edhe ngjarjet zhvillohen nė zyrat e gazetės "Liria" tė kėtij klubi, por kuptohet se pėrmbajtja e komedisė ėshtė shumė mė e gjerė dhe mė e thellė. Ajo zbulohet pėrmes njė situate komike, tė gjetur me mjeshtėri prej shkrimtarit. Doktor Adhamudhi vjen nė zyrat e "Lirisė" t'i tregojė Skėndo beut abetaren e tij shqipe. Atje doktori sheh rastėsisht njė nekrologji pėr deputetin Haxhi Aliu, qė ende s'ka vdekur dhe i lind dėshira tė dijė edhe ai se ē'do tė shkruhet pėr tė pas vdekjes. Kėtė dėshirė e shfrytėzon me zgjuarsi shėrbėtori i klubit Zeneli, i cili fut nė vrullin e shakasė sė tij dhe tė tjerė, mėsonjėsen Lulushe dhe gazetarin Vurko, qė i vjen rrotull asaj. Por dy janė personazhet mė tė goditura tė veprės: dr. Adhamudhi dhe Zeneli.
Pėrmes doktor Adhamullit Ēajupi ka demaskuar tipin e politikanit sharlatan qė bėn lojėn e xhonturqve dhe hiqet si atdhetar. Por, pėrmes kėtij personazhi, shkrimtari ka vėnė nė lojė edhe njė mendėsi tė caktuar, mendėsinė e atyre njerėzve mendjemėdhenj qė, ndonėse e kanė kokėn e zbrazėt dhe shpirtin e varfėr, kujtojnė se asnjė punė atdhetare ose punė tjetėr, nuk vlen se s'kanė qenė ata tė pranishėm nė tė. Ē'ėshtė fjala vjen; Kongresi i Manastirit pėr doktor Adhamudhin kur s'ishte ai atje? Asgjė, sipas tij. Ky kompleks nuk ėshtė bėrė rastėsisht objekt satire nė komedinė e Ēajupit, por sepse ishte njė mendėsi e pėrhapur qė dėmtonte lėvizjen atdhetare e kulturore tė shqiptarėve gjatė Rilindjes e mė pas.
Zeneli ėshtė njė tip molieresk, qė pėrfaqėson njeriun e thjeshtė tė popullit me zgjuarsinė e tij karakteristike dhe me shpirtin praktik. Ky shėrbėtor hokatar, qė vė nė lojė njerėzit e tipit tė Adhamudhit, sjell nė vepėr menēurinė dhe humorin popullor.
Ēajupi si poet lirik i solli lirikės shqiptare njė ndjesi tė re poetike, nė kėtė vepėr i hapi udhėn komedisė politike nė letėrsinė shqiptare. Vepra u botua pas vdekjes sė shkrimtarit, dhe u bė njė nga pjesėt e repertorit tė qėndrueshėm tė teatrit shqiptar.
A.Z. Ēajupi zė njė vend tė veēantė nė historinė e letėrsisė shqiptare. Pas Naimit, ai ėshtė njė nga figurat mė tė rėndėsishme tė epokės sė Rilindjes Kombėtare dhe njė nga pėrfaqėsuesit e epokės sė re qė po niste pėr letėrsinė shqiptare. Realizmi fryma kritike, lidhja e ngushtė e frymėzimit tė tij me folklorin janė disa nga tiparet qė e pėrshkruajnė veprėn e tij.
Ēajupi si poet lirik i solli lirikės shqiptare njė ndjesi tė re poetike, njė ndjenjė tė freskėt e tė ēiltėr, tė shprehur me njė thjeshtėsi qė tė magjeps. Kur shkruan pėr bariun qė i bie fyellit mbas stuhisė, ose kur bie nė mendime pėr shkurtėsinė e jetės dhe pashmangshmėrinė e cdekjes , shkruan Konica pėr lirikėn e kėtij poeti tė pavdekshėm, vargjet e tij tė bėjnė pėr vete me ėmbėlsinė dhe ritmin e tyre.
Si dramaturg Ēajupi i dha pėrmbajtje e vend tė ri komedisė nė letėrsinė shqiptare; fryma e kritikės sociale e politike dhe humori popullor e pasuruan ketė zhanėr pak tė lėvruar mė parė. Dy veprat e tij "Katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr" dhe "Pas vdekjes" qėndrojnė nė themelet e komediaografisė shqiptare.
Si publiēist, ndonėse botoi pak nė shtypin e kohės, Ēajupi ėshtė nga krijuesit e stilit satirik nė publiēistikėn shqiptare.
Si pėrshtatės Ēajupi hapi udhėn e krijimit tė vėrtetė, nė gjuhėn shqipe tė vlerave tė letėrsive tė tjera, sidomos pėrmes fabulave tė La Fontenit dhe disa lirikave nga poezia gjermane e sankritishtja.

Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 03:04   #4
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 960
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

Baba Tomori

Baba-Tomor, kish’ e Shqiperise,
mal i larte, fron i perendise,
tek ti vinin njerezit qe moti
per te msuar se c’urdheron zoti...
Tek te lutem dhe u duk’ e qare
te msoj q’thot dhe per shqipetare.
Kane qene trima te levduar
dhe ne lufte s’jane turperuar,
qene trima dhé memedhetare,
besa, feja s’i kishne dhe ndare,
Shkonin jeten me pucke ne dore,
Donin shqipen, s’qene tradhetore,
lulezonte gjithe Shqiperia,
s’e s’kish shkelur si sot roberia,
gra e burra donin Shqiperine,
djem e cupa kendonin Lirine.
Sot qysh gjendet komb’ i Shqiperise!
I permbysur nga zgjedh’ e Turqise,
shqipetaret, si dhe bagetia,
zbathur, zhveshur vdesen nga uria!
Shqipetaret? Sot s’ka shqipetare,
turku, greku na kane perndare!
Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia,
Na genjejne... U prish Shqiperia...
Mal i larte, me krye ne diell,
fron i zotit q’eshte mbret ne qiell,
Baba Tomor, o mal’ i uruar,
c’kane ngjare, gjithe c’kane shkuar,
i di vete, s’dubet te t’i themi;
C’do te ngjajne, te lutem rrefemi,
Sot e tutje, c’thote perendia?
Do te heqe shume Shqiperia?
cfaj ka bere, c’gjynahe paguan?
Nga Turqia te tere shpetuan:
Greku, serbi, velau, bullgari,
nene zgjedhe mbeti shqipetari
cthote zoti per kombine tone,
do ta lere pene sulltan qene?
Na shkretoi, na preu, na griu,
na c’nderoi dhe gjakne na piu,
na mundoi, shpirtin na nxori!!1
Fshiu lotet dhe me tha Tomori:
0 shqipetaret e gjore,
Ndegjoni Baba-Tomore:
Kombi tuaj s’vete mbare
se beset u kane ndare.
Besa e bashkon njérine:
Ju pse e ndani perendine?
Si ungjilli dhe kurani:
nuke na dihete fundi;
me qiejte mos u mbani
se nuke mbahen gjikundi.
Te krishter’ e myslimane
gjithe nje perendi kane;
ini nje gjak, mor te ngere,
se nde nje vend kini lere.
Ini gjithe shqipetare,
s’ini greker a tartare,
hiqni dore nga rreziku,
shihi se c’punon armiku
i pabesi dhe i ligu.
Mblidhuni te béni bene,
te kujtoni Skenderbene,
te duani Memedhene,
te mos e lini te shkrete...
Ngrihi ta shpetoni vete,
se u ndin zot’ i vertete,
mos e peshoni Turqine,
mos e besoni Morene
te duani perendine;
te duani Memedhene
Erdhi dita te leftojme
per lirin’ e Shqiperise;
ja te vdesim, ja te rrojme
si burrat’ e trimerise
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 10:34.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual